ASTRIT LULUSHI

Nė shekullin e XVII, Njutoni zbuloi ligjet e lėvizjes dhe gravitetit qė pėrcaktonin marrėdhėniet mes planetėve dhe yjeve tė sistemit tonė diellor. Sipas tij, kur njė objekt ėshtė mė i madh sesa objekti tjetėr pranė, atėherė ky i fundit ėshtė satelit i tė parit. Kur dy objekte pranė janė thuajse tė barabartė nė masė atėherė ata krijojnė njė sistem binar, dyplanetar. Dhe pasi ēdo objekt afektohet nga forca e tėrheqjes dhe pesha e rėndesės sė objektit pranė, lėvizja e objektit kryesor gjithashtu afektohet nga ai i objektit mė tė vogėl. Kėto ligje tė gjithėsisė, tėrhoqėn menjėherė vėmendjen e politikanėve, tė cilėt shumė shpejt filluan t’i zbatonin ato pėr pėrcaktimin e marrėdhėnieve mes vendeve si dhe nė ndarjen e zonave tė ndikimit mes fuqive tė mėdha. “Shtet satelit” ėshtė njė term qė hyri nė fjalorin politik nė shekullin e XIX dhe nuk ishte rastėsi qė kjo pėrkoi me fillimin e shpėrbėrjes sė perandorisė osmane, shpėrbėrje qė hapi rrugėn pėr krijimin e shteteve tė reja, veēanėrisht nė Ballkan, ku kufijtė e shteteve u caktuan mbi bazėn e ndarjeve administrative tė vilajeteve tė krijuara sipas sistemit qeverisės osman, i ndarė kryesisht nė zona ekonomike sesa etnike. Kjo ėshtė edhe njė arsye, qė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Greqisė (1829) dhe Serbisė (1878), shqiptarėve mė 1912, u kishin mbetur vetėm pak territore pėr tė formuar shtetin e tyre, qė nė fakt ishin edhe zotėrimet e fundit osmane nė Ballkan. Prandaj, nė syrin e politikanėve tė Fuqive tė Mėdha, por dhe atyre tė shteteve fqinjė, Shqipėria nuk kishte si tė shihej ndryshe veēse si shtet i vogėl, pra njė satelit, qėndrimi dhe zhvillimi i tė cilit do tė ndikohej nga sistemi “dyplanetar”, Itali-Greqi, Serbi-Jugosllavi. Dhe njėkohėsisht, duke iu nėnshtruar ligjeve tė Njutonit, Shqipėria do tė afektonte qėndrimin dhe zhvillimin e marrėdhėnieve tė kėtyre shteteve ndaj saj, si dhe marrėdhėniet midis vetė shteteve anėtare tė kėtij sistemi "dyplanetar" tokėsor. Pėr shembull, Shqipėria iu gėzua mbėshtetjes sė Italisė pėr pavarėsi mė 1912, por kjo nuk e pengoi atė t’i hidhte nė det ushtarėt italianė mė 1920-n nė Vlorė, kur kuptoi se qėllimi i pėrkrahjes sė tyre kishte qenė pėrdorimi i vendit si njė trampolinė nė Ballkan.

Mbreti Zog kėrkoi dhe mori ndihmė financiare e institucionale nga Italia nė vitet 1930, por nuk pranoi tė bėhej vasal i saj, gjė qė solli pushtimin e vendit dhe arratisjen e tij. Po ashtu shfrytėzimi i territorit shqiptar nga Musolini nė luftėn italo-greke, nuk i kėnaqi shqiptarėt. Ata nuk donin tė pėrdoreshin si vegėl, "satelit", pavarėsisht nga ndjenja e tyre ndaj Greqisė. Gjithashtu mund tė thuhet se kjo gjendje krijoi kushtet e para pėr njė lidhje mes komunistėve shqiptarė e atyre grekė pėr tė organizuar luftėn kundėr trupave italiane, lidhje qė vazhdoi edhe mė pas nė vitin 1949, kur Shqipėria u bė vend strehim pėr komunistėt e dėbuar nga Greqia. Qė nga largimi mė 1939, mbreti Zog u end nėpėr kryeqytetet e Evropės perėndimore pėr tė kėrkuar pėrkrahje pėr organizimin e luftės anti-fashiste nė vendin e pushtuar. Por mesazhet nga kancelaritė e fuqive tė mėdha ishin qė Zogu tė ndalohej tė merrej me veprimtari politike e organizative tė shqiptarėve nė Shqipėri ose nė botėn e lirė. Ndėrsa shumė monarkėve dhe kryetarėve tė shteteve tė pushtuara, u ishte dhėnė statusi i qeverive nė mėrgim, mbreti Zog mbahej nė Britani me statusin e njė tė mėrguari tė thjeshtė politik. (O. Pearson) Kjo pėr arsye se fuqitė e mėdha ishin nė mėdyshje nėse pas luftės do tė kishte mė njė shtet shqiptar ose jo, mėdyshje e krijuar kryesisht nga kėmbėnguljet ruse, grekė e serbė pėr pėrmbushjen e synimeve qė nuk kishin mundur t’i realizonin mė 1913 dhe 1918; copėtimin e Shqipėrisė.

Ky qėndrim ndėrkombėtar, krijoi atė boshllėk qė u shfrytėzua nga rusėt e jugosllavėt duke krijuar e mbėshtetur lėvizjen komuniste nė Shqipėri, si dhe pėr tė pėrhapur mė pas njė frymė anti-perėndimore. Kjo dėmtoi gjithashtu popullaritetin e forcave tė djathta, legaliste e balliste, dhe bėri qė me largimin e pushtuesve naziste nė vitin 1944, komunistėt tė pėrbėnin forcėn mbizotėruese nė vend. Kėshtu, Shqipėria doli nga lufta e dytė botėrore me kupėn e fitores nė duar, kupė qė nuk dinte se nė ēfarė kahu ta drejtonte pėr tė pėrshėndetur; majtas apo djathtas. Mė 30 Nėntor 1944, Enver Hoxha i jep njė intervistė gazetės Nju Jork Tajms, ku mes tė tjerash thotė se Shqipėria u ēlirua, por ėshtė e shkatėrruar dhe tani pret ndihma. Por ndihmat pėr njė arsye a njė tjetėr u vonuan. Mė 2 Dhjetor 1944, ambasada britanike nė Uashington nė mesazhin qė i dėrgonte Ministrisė sė Jashtme nė Londėr thoshte se “nė kėtė moment Enver Hoxha nuk ėshtė as komunist dhe as bashkėudhėtar, por ėshtė sinqerisht i etshėm pėr t’i dhėnė vendit njė drejtim perėndimor”.(O. Pearson). Por koha e tregoi se etja e E. Hoxhės pėr pushtet ishte mė e fortė sesa ajo tė lidhjeve me perėndimin. Gjithashtu domethėnės ėshtė fakti se gjatė gjithė kohės sė regjimit komunist, kur kuptoi se po tėrhiqej nga forca e gravitetit tė Jugosllavisė, Shqipėria u tėrhoq nga aleanca me tė. Tė njėjtat prirje a pėrfundime u vunė re edhe nė aleancat dhe prishjen e tyre me Bashkimin Sovjetik e me Kinėn. Tė gjitha kėto zhvillimet historike tregojnė se Shqipėria kurrė nuk ka qenė e kėnaqur me pozitėn e caktuar nga tė tjerėt pėr tė luajtur rolin e njė “sateliti”.

Njė vend i vogėl, me popull tė ndershėm e krenarė, ndonjėherė naiv, nė fakt Shqipėria duket se nuk ėshtė e vetėdijshme pėr kėtė rol. Kjo pėr faktin se ajo gjithmonė ka hyrė nė marrėdhėnie me synime tė drejta e tė sinqerta dhe gjithmonė ėshtė tėrhequr deri nė vetizolim kur ka ndjerė se tė tjerėt kishin filluar ta pėrdornin si satelit, shtet klient a kukull. Duke pėrbuzur statusin e satelitit, Shqipėria, i ngjan njė mini planeti, qė nė njė takim tė ardhshėm, shkencėtarėt pritet ta shpallin tė barabartė me planetėt e tjerė. Kjo varet nga rezultatet e vėzhgimeve tė sjelljes sė kėtij mini-planeti dhe aftėsisė sė tij pėr tė qėndruar nė ekuilibėr pa rėnė nė orbitėn e asnjė prej planetėve pranė. Dhe ky takim "shkencėtarėsh" pėr Shqipėrinė ėshtė kur Bashkimi Evropian dhe NATO-ja tė mblidhen pėr tė shqyrtuar anėtarėsimin e saj, si vend i barabartė mes tė barabartėve. Deri atėherė, ēdo gjė varet nga Shqipėria; nga populli dhe nga ata qė e drejtojnė atė.