Close
Faqja 6 prej 39 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 383
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e terili1
    Anėtarėsuar
    05-03-2007
    Postime
    124
    Citim Postuar mė parė nga Konig
    Nuk mund te pretendosh tani se u ndalua mishi i derrit ngaqe Arabia eshte vend i nxehte e se prishet shpejt dhe se Muhamedit nuk ia mori mendja se Islami do te vije edhe ne Shqiperi e me tej. Ketu e ke gabim.
    E para eshte se mishi i derrit eshte i demshem per shendetin. Te ta them pse-ne tani me fjale te mia, kam frike se po e ekzagjeroj, keshtu qe sapo te gjej materialet do ti postoj.
    E dyta eshte se Muhamedi eshte I Derguar per mbare njerezimin dhe per gjithe koherat. Ndryshe nga profetet e tjere te cilet u derguan te popujt e tyre, Muhamedi eshte I Derguar i mbare Njerezimit ( ke mjaft citime ne Kuran, te cilat mund ti postoje Ilyriumi, se me duket se ka njohuri me te gjera ne kete fushe).
    Gjithashtu Muhamedi ka pasur korrespondence me mbreterit e asaj kohe deri edhe me Herakliun, perandorin bizantin e mbretin persian, ne menyre qe te perhapej Islami sa me gjere, prandaj e ke gabim kur thua se Muhamedit nuk ia merrte mendja se Islami do te arrinte aq larg.
    E treta eshte kur thua se kemi vite qe pijme raki e hame mish derri dhe s'na gjeti gje!!! Ketu me dukesh si duhanpiresit, qe kur i thua mos pij duhan se te ben dem thote: "ka tash sa vjet qe pij dhe s'me ka gjet gje. Edhe baba im pi duhan qe ne ushtri e eshte bere 70 vjec shendosh e mire". Si thu ti a te ben dem duhani apo jo? E njejta eshte edhe me ate qe citove ti.
    E katerta eshte kur thua se nuk u zemerua Zoti. Ketu miku im ben shume gabim qe flet (jo vetem ti por kushdoqofte). Nuk mund te thuash se Zoti eshte i zemeruar apo i kenaqur pasi kete nuk e di askush. Dakord.
    Vazhdojme rradhes tjeter se tash jam pak vone.
    ]
    sa per dijeni herakliu ka pas jetu shume shekuj para krishtit dhe muhamedi ka lind sic kuptohet shekuj me vone .
    ktu dole bllof.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    Citim Postuar mė parė nga terili1
    ]
    sa per dijeni herakliu ka pas jetu shume shekuj para krishtit dhe muhamedi ka lind sic kuptohet shekuj me vone .
    ktu dole bllof.
    Perandori bizantin Herakliu para krishtit??? Bizanti para Krishtit??? Mos e ngaterrova me herkulin. Herakliu sundoi nga 610 deri me 641. Nga viti 602 deri me 610 kishte sunduar Foti, i cili kishte vendosur nje diktature ushtarake dhe kur Herakliu e mundi, te gjithe u gezuan. Herakliu mposhti rrezikun e madh pers dhe ne 2 dekatat e para te mbreterimit arriti te rimekembte Perandorine. Por dekada e fundit qe poshteruese. Me shume se gjysma e Perandorise u pushtua nga muslimanet dhe pas vdekjes se tij u shkaktuan trazira. Dinastia e tij sundoi per nje kohe te shkurter, por pasardhesit e tij ishin te paafte. Per kete Heraklit e kisha fjalen. Se ca te shkoi ne mend??? Jam qe jam po te sjell edhe korrespondencen e Heraklit me Muhamedin (sipas burimeve muslimane, te cilat jane te vetmet, ose te pakten une s'kam degju per ndonje version tjeter)ashtu perciptazi si e mbaj mend:

    Muhamedi saus i dergoi nje leter perandorit bizantin me ane te nje lajmetari musliman (sahab). Kur iu dorezua letra Herakli, pasi e lexoi, filloi te pyeste rreth Muhamedit. E pyeti se cfare ishte karakteri i tij dhe sahabi iu pergjigj se edhe para se ti mberrinte shpallja, banoret e therrisnin EMIN (i besueshem), dhe se nuk eshte perzier asnjehere me llumin e jetes qe e rrethonte (pavaresisht se shpallja nuk i kishte zbritur ende). E pyeti se a ka kundershtare dhe cilet jane dhe sahabi iu pergjigj se ka dhe kryesisht e kundershton paria. E pyeti se a ka perkrahes dhe sahabi iu pergjigj se po. E pyeti se a e perkrahin te varfrit (shtresa e ulet) dhe sahabi iu pergjigj se shume prej tyre e perqafuan fene e re. Pastaj se mbaj mend se cfare pyeti, por mbasi mbaroi pyetjet tha: Te pyeta per karakterin e tij dhe the se eshte i besueshem dhe i drejte. Te pyeta per kundershtaret dhe the se kryesisht e kundershton paria. Te pyeta per perkrahesit dhe the se kryesisht e perkrahin shtresa e ulet. Keto jane shenja te qarta te permendura edhe ne librat tone (inxhil, teurat, zebur) dhe une besoj se ai eshte profeti i fundit.

    Herakli besoi, por donte pushtetin. Ne nje version doli para sinodit te shenjte dmth prifterinjve te tij ( ne nje tjeter doli para popullit ) dhe i tregoi per Profetin dhe i pyeti nese ata besonin ne te apo jo dhe ata iu pergjigjen se nuk besonin sepse e kishin nje fe (ortodoksine). Pastaj i pyeti se nqs ai e besonte cfare do ti benin dhe ata iu pergjigjen se nuk do ta njihnin per perandor dhe se do ta vrisnin e ta zvarrisnin kufomen e tij rrugeve te Kostandinopojes. Keshtu Herakliu vendosi te mbetej Perandor. Kjo ndodhi ne vitet e fundit te viteve 20 te shek VII. Herakliu ishte ne kulmin e suksesit dhe shiko cfare pergjigje mori. Sic e thashe me siper fundi i tij qe nje poshterim, jo vetem qe nuk mundi te mbronte Perandorine nga muslimanet, por pati shpesh konflikte me papet dhe prifterinjte( ndoshta nga ajo qe permenda me siper). Historianet thone per te: Nqs Herakliu do te kishte vdekur me 629 ( kulmi i suksesit te tij- shtese imja), pa dyshim qe sundimi i tij do te kishte qene me i lavdishmi ne historine e Bizantit.

    Kete e thashe jo se kishte lidhje me temen, por thjesht sa per kulture.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    Citim Postuar mė parė nga Ermal 22
    Sic po shihet nga komentet e disa myslimanve shqiptare, po na flitet hapur per benefitet e shtetit islamik dhe kalifatit islamik, dhe po na zbukurohet periudha 'tolerante' e periudhes osmane.
    Asnje grup tjeter fetar shqiptaresh nuk flet per shtet fetar, vetem ju myslimanet e beni kete pune! Kjo eshte nje nga arsyet qe na keni ngjallur alergji dhe e kemi veshtire t'ju rrespektojme pasi ju mendoni si arrogante dhe me mendimet tuaja fyeni shpirtin e lirise, fyeni e shkelni mbi shqiptarizmin, dhe na largoni nga deshira per bashkom kombetar, dhe na frikesoni per te ardhmen. Por islami nuk njeh komb etnik, prandaj nuk ju vihet shum faj se ca nga ju vetem islam doni te perhapni e nuk e cani koken per pakica apo per te tjeret qe ju shohin si primitive dhe anti kombetare. Sa me shume po e mesoni fene islame aq me shume po shtohen komentet se as muzika e as instrumentet muzikore nuk duhen perdorur. Pse a do pritet qe ju te zhvilloni kulturen muzikore kombetare ne te ardhmen, apo ju do beheni vec pengese per shume zhvillime te tjera?
    Historikisht myslimanet e nje pjese te fshatrave shqiptare, sidomos ne veri e Shqiperi te mesme, kane qene gjithashtu djep i fanatizmit dhe pengese per zhvillimin social-kulturor te kombit. Pikerisht nga keto zona do na dalin nje dite femra e mbuluara me burka dhe konservatorizmi i theksuar e i prapambetur fetar.
    Le te qartesojme nja dy-tri gjera

    1.Ne po flasim per shtet musliman se tema eshte e tille dhe me sa di une nuk e hapem ne nje teme te tille.
    2.Pse duhet qe Europa te bashkohet, nderkohe qe popujt e saj nuk i bashkon as etnia e as feja.
    Pse duhet qe USA te jete nje bashkim prej 52 shtetesh.
    Dhe pse kundershtohet bashkimi i muslimaneve nderkohe qe dy te mesipermet jane mese normale. Kjo eshte pika kryesore e debatit.
    3.A nuk eshte Vatikani qendra e te krishtereve, nje shtet-institucion qe drejton gjithe veprimtarine fetare krishtere dhe i ve asaj kufinjte me aq sa ka fuqi.
    Dhe pse nuk duhet te kete Kalifat ( te ngjashem me Vatikanin), pra te pakten nje ze perfaqesues te te gjithe muslimaneve?
    Sikur dicka e tille te realizohej, nuk do te kishte me probleme me terrorizmin ( pasi te gjithe do te denoheshin sipas ligjit islam) apo fenomene te tjera qe po shurdhojne. Por shumekujt nuk i intereson kjo dhe besoj se e kupton pse.

    4. Ne nuk po fyejme askend, dhe as jemi arrogante, por me njemije ujqer mbi koke, besome se eshte e veshtire, por jo e pamundur, te ruash gjakftohtesine e cmueshme.
    5. Ne nuk shkelim mbi shqiptarizmin, por duke pare nje shkelje me kembe tonen prej klases politike dhe komuniteteve tjera (ate punen e Nene Terezes ta sqaroj pas pak), atehere edhe ne kerkojme te drejtat tona, qe me sa duket po iu duken ekstremiste.
    6. Islami nuk njeh komb etnik?!!!?? Pa me thuaj pak historine e shqiptareve.
    Mos valle te njohu Roma qe deshi te te romanizonte, bizanti qe na la si trashegim greket, apo serbet qe s'kane koment. Te pakten nen Islamin (perandorine osmane) nuk ka dashur kush shfarosjen e shqiptareve (dhe te askujt tjeter). Zoteri i dashur nen Perandorine Osmane ke pasur sa krahina autonome si Mirdita, Kelmendi,Suli, Himara, Shpati, etj. Kurse ne perandorite tjera ke pasur ndonje?! As edhe nje. Madje gjithnje kane dashur te na asimilojne, te na kthejne ne greke, romake e serbe, dhe ti thu me paturpsi SUNDIMI SHUME SHEKULLOR OSMAN QE LA SHQIPERINE MBRAPA, duke lene ne hije pjesen tjeter te historise qe u tha me lart. Nqs je respektuar si komb etnik, je respektuar vetem ne shtetin islam (ti si shqiptar) dhe prape respektohesh. As roma, bizanti, serbi e normani nuk te respektuan, perkundrazi deshen te te shfarosnin. E mos valle te respekton Europa sot? Europa e perparuar qe ka 100 vjet e me qe rregullon hesapet e veta me te tjeret ne kurriz tone? ....e gjykon vete ti tash.... Me fal se ndoshta e cova pak zanin, por pa dashje.

    7. Ne kete gjendje qe jemi ne sot, ty te bie nder mend te zhvillosh muziken e instrumentet. Lene mar! Ne hala s'kena shtet e eshte marre me fol per kete muhabet. Te lutem nuk eshte gje ia vlen te diskutohet, te pakten jo sot.

    8. Nuk e di se ke quan ti fanatik.

  4. #54
    Perjashtuar Maska e riu
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Ej fakti qe ti ke probleme me racen dhe kombin shqiptar sdmth qe nuk do ekstradohesh me deshire ose jo per ne Arabazi bashke me bastardet e tjere mulate me kuran ne dore qe te jesh me prane popullit tend islamik. Eshte zgjidhja me e shpejte dhe me e mire. Gabimisht ke ngaterruar kontinent po s'ka gje, se gjera qe ndodhin jane, e rregullohen.

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    Citim Postuar mė parė nga Ermal 22
    Disa nga ju myslimanet e Shkodres dhe shoqatat rinore islamike per shembull ishit nder kundershtaret me te ashper qe mos ti ngrihej hic bust Nen Terezes ne Shkoder. Tani jeni po ju myslimanet e flakte qe gezoheni dhe luftuat qe nje nga bustet me te medha ne qender te prefektures Shkoder ju ngrit komandantit osman Hasan Riza Pasha, te cilit ministria turke e luftes athere i dha urdher qe te terhiqej prej Shkodres se rrethuar, sic u terhoqen nga Plava e Gucia. Por juve ju pelqen qe me nje person qe luftoi per Shkodren privatisht, ta lartesoni ne nivelin e nje komandanti te perandorise se semure osmane qe na la kaq prapa ekonomikisht, kulturalisht, politikisht, mentalisht etjer.
    Une jam shkodran dhe kam qene pak a shume i lidhur me keto ngjarje dhe i njoh disi me afer. Nene Tereza eshte nje shenjtore katolike, qe ka krye dekada sherbimi ne Kalkuta, per te ndihmuar te varferit. Ajo punoi ne sherbim te fese se saj, katolicizmit. Tani nuk e kuptoj pse ajo duhet te njihet figure kombetare, nderkohe qe nuk kontribuoi asgje per vendin. Edhe kur erdhi ne Shqiperi hapi qendra katolike, ne fillimin e demokracise, atehere kur s'kishte ende kisha e xhamia.
    Ti mund te thush se Nene Tereza na sjell krenari, pasi eshte nje figure e vleresuar kudo. Ketu po. Jam pak a shume nje mendje me ty. Por a eshte nevoje qe te te shfaqet Nene Tereza edhe ne enderr? Nene Tereza aeroporti, Nene Tereza sheshi, Nene Tereza qendra, Nene Tereza materniteti, Nene Tereza fakulteti, kryq ne Bushat, ne Berdice, ne Dropull, ne Velipoje, ne Elbasan e kushedi se sa tjere ka, kisha ne Koman qe rrine bosh shkrepave ( te gjitha te ndertume pas 90' dhe kot nuk ndertohen jo) e ne sa vende tjera... Por mor zotni na u ben kryqat si njerez te shtepis. E tash edhe me dasht me hi ne shtepi duhet me kalu para Nene Terezes? Po a ka ma absurditet me vendos bustin e nje figure puro fetare katolike ne hyrje te Shkodres me mbi 60 % muslimane dhe ne nje lagje 100 % muslimane (Tophane, Xhabiej)?
    Keto jane gjera qe nuk duhen nenvleftesuar.
    Lexo Sokol Pepushen ne gazeten Shqiperia Etnike, kur thote Shkodra eshte Roma e Ballkanit.
    Apo a di nje gje interesante. Ne 1993 kur erdh papa Gjon Pali II ne Shkoder pyeti priftin: A keni katolik? Prifti i tha: Kemi, kemi, por jane ne male (malesoret katolike) dhe ne qytet shumica jane muslimane. Papa i tha: Po cfare prisni atehere, pse nuk i ulni?
    Shikon... se sa holle luhet. Dhe ne te vertete erdhen sic i thome ne ne Shkoder DUKAGJINASIT ne 1997-8 dhe zune gjithe postet administrative ne Bashki, Prefekture e Tatime, ngulin kryqe e ndertojne kisha kendej e andej e vend e pa vend. Ti mund te pyetesh se si ndodhen keto gjera. Po keshtu eshte kur eshte Jozefina Topalli me Vatikanin mbrapa ( me tej nuk po e zgjas).


    Per sa i perket Hasan Riza Pashes:
    Hasan Riza Pasha ishte me baba turk (qeveritar i Bagdadit, me perpara kishte punuar ne Shqiperi) dhe nenen e kishte shqiptare. Hasan Riza Pasha u emerua komandant ne Shkoder pak para luftes ballkanike. Kur plasi lufta osmanet u terhoqen, por Hasan Riza Pasha kundershtoi. Pasi kishte marre fjalen e banoreve per qendrese, ai they urdherin e terheqjes dhe filloi qendresen. E mbrojti Shkodren deri sa e vrane. Dhe kur theu urdherin osman tha "Edhe une jam shqiptar, dhe do luftoj per kete vend". Nqs nuk e meriton Hasan Riza Pasha nje bust ne qender te Shkodres, atehere te jesh i bindur se askush tjeter nuk e meriton, as Skenderbeu. Hasan Rizai luftoi ne ditet me te veshtira, kurse Nene Tereza jetoi ne Kalkuta duke ndihmuar te varferit (qeveria indiane e akuzon se i ka dhene para banoreve, me kusht qe te kthehen ne katolike). Te lutem shume, as qe mund te krahasohen.
    Vepren e Hasan Riza Pashes nuk e lidh askush me te Perandorise Osmane dhe pastaj nuk ka bust te Hasan Rizait ne Shkoder (megjithese eshte gati) dhe madje varri i tij ne Shtoj, eshte ne gjendje te mjere dhe asnje institucion nuk ka vene dore ne te, pervec turqve (shteti apo shoqata te tjera).

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    Ermal 22 per Perandorine Osmane.
    Jam krejtesisht i mendimi me ty se Perandoria Osmane na la mbrapa ne shume fusha, por gjithsesi mendoj se ke nevoje per nje rishikim te marredhenieve shqiptaro-turke. Eshte nje pjese e shkeputur nga nje shkrim i imi.

    Ndėrsa marrėdhėniet shqiptare mė turqit janė disi mė tė ndėrlikuara. Fillimisht kėto marrėdhėnie ishin pushtues-i pushtuar. Nė vitet e para tė pushtimit osman vėrehet njė heshtje e gjallėrisė nė trevat shqiptare. Por shpejt shqiptarėt u integruan nė Perandorinė Osmane dhe u kthyen nga tė pushtuar nė drejtues tė Perandorisė. Gjatė historisė sė saj Perandoria Osmane pati dy kulme qė nuk u arritėn mė kurrė. Mjafton ti hedhim njė sy kėtyre dy kulmeve qė tė krijojmė njė ide tė vogėl tė elementit shqiptar dhe ndikimit tė tij nė Perandori. Kulmi i parė ėshtė nė kohėn e veziratit tė Ibrahim Pashės (1522-1536) gjatė sundimit tė sulltan Sulejmanit tė Madhėrishėm (1520-1566). Ai ishte me origjinė nga Praga e Epirit. Nė tė vėrtetė si kulm i Perandorisė cilėsohet sundimi i Sulejmanit, por nga sundimi i tij, periudha mė kulminante ėshtė ajo e veziratit tė sipėrpėrmendur. Perandoria u zgjerua mjaft dhe ishte fuqia mė e madhe politike, ekonomike e ushtarake e kohės. Shtetit Osman i paguante haraē Perandoria Ruse dhe ajo Austro-Hungareze, kurse Francėn e kishte aleate. Njė delegat polak i pat thėnė Ibrahim Pashės “ Ti i drejton supet e sulltanit”. Kulmi i dytė ėshtė gjatė veziratit tė Qyprylinjve (1656-1683), tė cilėt arritėn me zotėsinė e tyre tė trashėgonin postin e Vezirit tė Madh, pra tė krijonin njė dinasti nė veziratin e madh, rast ky unik historinė e Perandorisė Osmane. Qyprylinjtė ishin familje me origjinė nga Rushniku i Beratit, qė kanė emigruar nė Turqi (qytetin e vogėl Kopru, nga ku morėn dhe emrin) nė vitet 20’ tė shekullit XVII. Qyprylinjtė arritėn tė rikthejnė Perandorinė e Sulejmanit, pasi nė periudhėn afro 100 vjeēare qė i ndan, ajo ishte tronditur nga trazirat e brendshme. Qyprylinjtė arritėn madje edhe tė fitonin territore tė reja. Pasardhėsit e tyre gjenden sot nė Rushnik tė Beratit, nė vendin e tyre tė origjinės, pasi kanė emigruar pėrsėri nga Turqia dhe sot mbajnė mbiemrin Beqiri. Qyprylinjtė i dhanė 5 vezirė tė mėdhenj Perandorisė.
    Shqipėria i dha Perandorisė Osmane jo vetėm vezirė tė mėdhenj (mė shumė se gjithė popujt tjerė), por mjaft nėpunės, vezirė, pashallarė, oborrtarė, administratorė, gjeneralė, etj. Kėtė e thotė edhe Eqrem bej Vlora nė “Kujtime”-t e tij : “...kudo ku shkoja shikoja shqiptarė tė jepnin urdhra e tė drejtonin...”. Kėtu bėhet fjalė pėr vitet 1902-1905 dhe Eqrem bej Vlora po kalonte nga Stambolli pėr nė Medine si pjesė e delegacionit qeveritar. Pra, marrėdhėniet turq-shqiptarė ndryshuan nga pushtues- i pushtuar nė bashkėsundues. Kėtė e konkretizon biseda e Eqrem bej Vlorės me Talat Pashėn (nė kohėn pa u bėrė ende ministėr i xhonturqve) dhe kur bie biseda pėr pavarėsinė e shqiptarėve, ndėr tė tjera Talat Pasha thotė:”Unė e di si qėndron puna e shqiptarėve. I njoh mė mirė nga ē’kujton ti. Shqiptarėt kanė pėrfituar nga Perandoria madje mė shumė se turqit dhe janė mėsuar tė administrojnė nė tokat tona tė pamata dhe tani qė anija po mbytet ata duan ta lėshojnė, nė vend qė tė na japin njė dorė nė shpėtimin e saj...”. Turqit i kanė parė shqiptarėt nė shumė role e sigurisht edhe nė atė tė kryengritėsve. Kryengritjet qenė tė shumta jo vetėm nė tokat shqiptare, por ka pasur mjaft kryengritje tė tjera, qė kanė ndodhur nė vetė Stambollin sulltanor, tė udhėhequra nga shqiptarė. Mjafton tė pėrmendim kryengritjet e shumta tė jeniēerėve, tė agallarėve, etj. Shpesh kėto rebelime kanė kėrcėnuar edhe jetėn e sulltanit e indirekt tė Perandorisė, por ka pasur raste kur grupe tė caktuara tė udhėhequra nga shqiptarė kanė qenė mbėshtetja e vetme e sulltanit dhe ekzistencės se tij. Shpesh shqiptarėt kanė ngritur krye kundėr osmanėve dhe osmanėt pėrgjigjeshin me ushtrinė e tyre tė madhe e tė pajisur mirė. Kur shqiptarėve u kėrkohej tė dorėzonin armėt, kėta tė fundit iu pėrgjigjeshin me shprehje tė tillė si “Hajdeni ti merrni’ apo “Urdhėroni”. Rasti flet vetė pėr njė kryeneēėsi stoike, pėr njė damar , ndoshta tė pashoq, qė turqit e kujtojnė ende sot. Pra, nuk ėshtė pėr tu habitur prania e kėtyre shprehjeve te turqit, pėrkundrazi ato janė mjaft reale edhe sot. E parė nė rrafshin e mėsipėrm del se turqit i janė borxhli shqiptarėve pėr shkėlqimin, madhėshtinė dhe jetėgjatėsinė e Perandorisė sė tyre, por e parė nga njė rrafsh tjetėr shqiptarėt i janė disa herė mė shumė borxhli turqve. Pse? Pasi po tė mos ishin fitoret e famshme osmane nė Fushė-Kosovė, Varnė e mė tej shqiptarėt do tė mbeteshin nėn sundimin dhe aq mė keq, nėn ndikimin fetar tė serbėve e grekėve, dhe sot me plot gojė mund tė thuhet se nuk do tė ekzistonte njė komb shqiptar. Feja e re e pranuar nga shqiptarėt u bė njė tipar dallues qė thelloi konfliktet racore e fetare me fqinjėt tanė, por e ruajti mė sė miri identitetin tonė kombėtar.. Se si u shndėrrua konflikti racor nė konflikt fetar kemi rastin e djegies sė xhamisė sė vetme tė mbetur nė Beograd (monument kulture) si kundėrpėrgjigje e djegies sė kishės nė Kosovė. Shqiptarėt kanė pasur dhe kanė diēka mė shumė se fqinjėt serbo-grekė: Ne na bashkon kombi dhe mbizotėron toleranca fetare, kurse fqinjėt tanė nuk e njohin kombin pėrtej kufijve fetarė. Me turqit sot na karakterizojnė marrėdhėnie tė ngrohta e miqėsore dhe sa pėr kuriozitet 7’000’000 shtetas turq janė me origjinė shqiptare, kurse me serbo-grekėt jemi nė njė gjendje “lufte”, e cila s’dihet se kur dhe si do tė pėrfundojė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Konig : 13-04-2007 mė 18:10

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2007
    Postime
    200

    Teril, per mishin e derrit...

    Shume mjek te te gjitha aneve te botes u rekomandojn shume pacientve qe mos ta perdorin mishin e derrit per arsye se atyre ju bene dem edhe me te madh...
    Kjo nuk eshte thenje e zbrazet por eshte e vertet.
    Mishi i derrit eshte i rende dhe si i till shkakton semurje te shumta tek njeriu...
    Principieli ka spjeguar ndalimin e mishit te derrit nga aspekti fetar por edhe nga ai shkencor, e Une po i perserise por edhe do te mundohem ti spjegoj pak edhe nga pervoja ime si Mjek Popullor, me qe kam sheruar pacienta te shumte nga semurjet me te ndryshme (semurje keto qe per mjeksin shkollore zakonisht jan te pasherueshme) pse mishi i derrit eshte i demshem.

    Hebrejėt dhe tė krishterėt gjithashtu e kanė tė ndaluar ta hanė mishin e derrit. Nė vazhdim po e citoj njė pjesė qė ka tė bėjė me kėtė ēėshtje nga Dhiata e Vjetėr:
    “ Edhe derri ėshtė i ndaluar pėr ju. Ai ėshtė me thundra tė ndara, por nuk ėshtė ripėrtypės. Mos hani asnjėren prej kėtyre kafshėve dhe mos i prekni kur ngordhin.(Deuteronomy- Libri i Vtė i Moisiut- Libri i Besėlidhjes sė ripėrtėrirė 14:8).
    Shumė krishterė mendojnė se kjo ndalesė ju ėshtė drejtuar vetėm hebrejėve.
    Mirėpo vet Jezusi (Isa a.s.) thonte gjatė njė fjalimi fetar nė mal.“ Mos mendoni se unė kam ardhur pėr t’ju shkatėrruar „Ligjin“ (Fenė tuaj) apo (t’i) zhvleftėsoj profetėt. Unė nuk kam ardhur pėr tė shkatrruar, por pėr tė plotėsuar.“
    Disa krishterė thonė se sipas njė verzioni tė Sh. Pjetrit, Zoti i ka pastruar tė gjitha shtazėt, i ka bėrė tė pėrshtatshme dhe tė ligjshme pėr konsumim njerėzor. Nėse tė gjitha shtazėt janė pastruar sipas verzionit tė SH. Pjetrit, atėherė kėtu pėrfshihen qentė, macet, hutėt dhe minjtė. Por mos i shikoni njerėzit tė befasuar kur shihni se si e marrin senduiēin me mish mace, kur ata e marrin mishin e derrit tė fėrguarė nė skarė apo postėrmėn e derrit.
    Tė tjerėt thonė se Pauli ishte ai qė kishte shfuqizuar ligjin qė ua ndalon njerėzve konsumimin e mishit tė derrit, me qėllim qė t’i qetėsojė romakėt. Janė shumė arsyetime, por asnjėri prej tyre nuk ėshtė i qėndrueshėm – i pranueshėm.
    Sipas kujtesės historike nga Lindja e Largėt njerėzit kėshilloheshin qė mos ta konsumojnė mishin e derrit. Libri tremijė vjeēar i Konfuqios i riteve thotė: „Zotėriu nuk hanė mishin e derrave apo tė qenve“.
    Megjithėse sot shumė tė krishterė janė konsumues tė flakėt tė mishit tė derrit, mjekėt e vjetėr tė Kinės kanė konstatuar se ngrėnia e mishit tė derrit ėshtė shkaktar kryesor pėr paraqitje tė shumė sėmundjeve tė njerėzve. Budistėt , jainėt dhe hindusit nuk preforojnė asnjė lloj mishi.

    Efektet e kėqija nga konsumimi i mishit tė derrit
    Trupat e derrave pėrmbajnė elemente toksike-helmuese, krimba dhe sėmundje latente.
    Megjithėse disa nga kėto parazite gjenden edhe nė kafshėt tjera, veterinarėt bashkėkohorė thonė se ata parazitė qė gjinden nė mish tė derrit janė shumė mė tepėr predisponuas tė kėtyre sėmundjeve se sa ata tė kafshėve tjera. Ky konstatim ėshtė bazuar nė faktin se derrėt ēukėrmojnė dhe ushqehen me ēdo lloj ushqimi duke pėrfshirē insektet, krimbat, stėrvinat, jashtėqitjet (duke pėrfshirė edhe atė tė tyre), mbeturinat dhe derrat tjerė.
    Gripet -rrufėt e forta, janė ndėr sėmundjet mė tė njohura, tė cilat kaplojnė derrat dhe njerėzit.
    Kjo sėmundje godet mushkėritė e derrave gjatė muajve tė verės dhe ka tendenca qė t’i godasė derrat dhe njerėzit edhe nė muaj tė ftohtė. Suxhuku pėrmban pjesė nga mushkėritė e derrit. Andaj ata qė hanė suxhuk vuajnė shumė nga epidemitė e gripit. Mishi i derrit pėrmban sasi tė tepėrta tė komponenteve tė histamines dhe tė imidazolės (komponente tė rėndėsishme biologjike), tė cilat mund tė shkaktojnė kruarjen dhe inflamacionin, rritjen e hormoneve, e kjo shkakton pezmatime dhe rritje tė sulfurit qė pėrmban mykoza mezenkine. Kėto shkaktojnė tė ajurit dhe deponimin e mykozave nė laqe tė kyqeve dhe nė kėrce, tė cilat rezultojnė nė shfaqjen e sėmundjes sė artritit, reumės e tj.
    Sulfuri ndihmon qė laqet e forta tė kyqeve dhe kėrceve tė njeriut dhe ligamentet tė zėvendėsohen me indet mezenkine (rrjet i indit lidhės tė emrionit) tė buta tė derrit dhe degjenerimin e kėrcit tė njeriut. Ngrėnia e mishit tė derrit mund gjithashtu tė shkaktojė gur tėmthi dhe grumbulllim tė tepėrt tė dhjamit. Me gjasė kėto ndryshime paraqiten pėr shkak tė kolesterolit tė lartė dhe dhjamit tė ngopur qė pėrmban mishi i derrit.
    Mishi i derrit ėshtė bartėsi kryesor i krimbit „taenia solium“, i cili gjendet nė mishin e tij. Kėta krimba gjenden nė zorrėt e njerit, e mės sė shpeshti te ata njerėz – popuj qė e hanė mishin e derrit. Ky lloj krimbi i quajtur „livrizė” mund tė kalojė perms zorrėve dhe tė godet shumė organe tjera dhe ėshtė i pashėrueshėm kur arrin fazėn e vet kritike. Nė ēdo 6 persona , njėri person nė SHBA dhe Kanadė vuan nga trikinoza duke ngrėnė krimbat „trihina“, tė cilėt gjenden nė mish tė derrit. Te shumė njerėz nuk ka simptome paralajmėruese, mirėpo kur paraqiten , ato simptome ju gjasojnė shumė simptomeve tė sėmundjeve tjera. Kėta krimba nuk vėrehen gjatė kontrollimit tė mishit, e ata nuk mbyten as duke i hedhur kripė e as duke e tymosur mishin. Njė numėr i vogėl i njerėzve e ziejnė mishin e derrit pėr njė kohė tė gjatė pėr ta mbytur trihinėn. Miu gjirizėsh (njė insekt mbeturinash) gjithashtu shkakton kėtė sėmundje.
    Ka dhjetra krimba tjerė, mikroorganizma dhe bakterie , tė cilat gjenden nė mishin e derrit.
    Derrat nė aspektin biologjik janė tė ngjashėm me njerėzit dhe thuhet se mishi i tyre ka shije tė ngjashme me mishin e njeriut. Derrat janė shfrytėzuar nė laboratore biologjike pėr analiza pėr shkak tė ngjashmėrisė nė mes organit tė tyre dhe tė njeriut.
    Njerėzit qė janė tė varur nga insulina kundėr diabetit, zakonisht e marrin insulinėn e derrit me inxheksion.

    Mirėsjellja ndaj shtazėve

    Ēdo krijesė ėshtė krijuar nga All-llahu pėr njė qėllim tė caktuar. Profeti (Muhamedi a.s.) i ka inkurajuar besimtarėt tė sillėn mirė ndaj shtazėve.
    Edhe pse ne nuk duhet t’a hamė mishin e tyre, kjo nuk do tė thotė se ne duhet t’i urrejmė ata. Ne duhet tė kemi mirėsjellje ndaj tyre sikur ndaj tė gjitha shtazėve tjera, mos t’i keqpėrdorim apo t’i torturojmė ata. Gjatė dias testimeve tė bėra me shtazė derrat kanė treguar intelgjencė mė tė lartė krahasuar me shazėt tjera. Kjo me fjalė tė tjera , do tė thotė se janė shumė intelegjentė. Evropianėt thonė janė tė bindur se nėse mishi i derrit ka shije mė tė mirė nėse ai zhytet nė dytėsira. Mirėpo kjo nuk ėshtė prirje e natyrshme e tyre. Kur i lėnė derrat te gjėsendet e tyre, ata nuk i kryejnė nevojat e tyre fiziologjike nė shtratin ku e bėjnė gjumin. Sa i pėrket shprehisė sė tyre pse ata zhyten nė baltė, ata e bėjnė kėtė gjest me qėllim tė freskimit tė tyre.

    Referencat:
    Animals in Islam , by Al-Hafiz B. A. Masri
    Diet for a New America, by John Robbins,
    Homotoxicology, by Dr. Hans-Heinrich Reckweg
    Islam Dietary Laws and Practices, by M.M. Hussaini, M.S. and A.H. Sakr, Ph.D.
    Muslims in Alien Society, by Muhammed Samiallah
    http://www.albforumi.com/pf/printthr...5556/type/post

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2007
    Postime
    200

    Teril, per mishin e derrit...

    I madhi Zot, ka krijuar shumė ushqime pėr t'i pėrdorur ne. Por disa gjėra tė dėmshme janė tė ndaluara. Allahu (xh.sh.) ėshtė i Mėshirshėm dhe i do robėrit e Vet, prandaj nuk i ngarkon njerėzit me shumė detyra nga sa ata mund tė mbajnė. Njerėzit me lehtėsi mund t'i kryejnė urdhėrat e Allahut (xh.sh.) e mund tė shmangen nga ndalesat e Tij. Ēfarė humbet njeriu kur nuk pi pije alkoolike e kur nuk ha mish derri?


    Mishi i derrit ėshtė njė mish shumė me dhjam, dhe mbas konsumimit ky dhjam kalon nė gjak dhe nė njė tė ardhme rrezikon shėndetin e njeriut. Kjo yndyrė qė shėtit nėpėr damarėt e njeriut, bėhet shkak pėr rritjen e tensionit (hipertension), bllokimin e damarėve dhe pėr infarkt tė zemrės.
    Nė mishin e derrit gjendet dhe njė lėndė e dėmshme e quajtur "Sutoksin". Pėr t'u hedhur jashtė trupit tonė kjo lėndė qė hyn me mishin e derrit, duhet qė gjėndrat linfatike tė punojnė mė tepėr. Tek fėmijėt kjo gjėndje bėhet shkak pėr qelbėzimin dhe fryrjen e tyre. Qafa e fėmijės sė sėmurė fryhet nė mėnyrė anormale dhe ngjan me atė tė derrit. Pėr kėtė arsye kėsaj sėmundje "skrofuloz" i vihet dhe emri "sėmundja e derrit". Me avancimin e sėmundjes gjithė gjėndrat limfatike nė trup infektohen, fryhen, temperatura rritet, nisin dhimbjet dhe paraqitet njė gjendje e rrezikshme.
    Mishi i derrit ėshtė i pasur me squfur dhe me konsumimin e tij nė trupin e njeriut hyn njė sasi mė e madhe se normalja. Ky squfur i tepėrt depozitohet nė pjesėt kėrcore, nė muskuj dhe nerva, dhe nė artikulacione (kyēe) shkakton inflamacion, prishje tė tyre dhe sėmundje tė tjera. Nė qoftė se mishi i derrit konsumohet vazhdimisht, pjesėt e forta kėrcore nė trup fillojnė tė dobėsohen dhe me kohė shtypen nėn peshėn e trupit, dhe kėshtu kyēet (artikulacionet) prishen. Duart e njerėzve qė konsumojnė vazhdimisht mishin e derrit, qullosen, e nė to formohen shtresat e dhjamit. Nėse njė sportist vazhdimisht ha kėtė mish, bėhet dembel, ndien lodhje dhe lėviz mė pak e mė ngadalė.Hormoni i rritjes, ėshtė njė tjetėr lėndė qė gjendet me shumicė nė trupin e derrit. Derrkuci kur lind ėshtė disa qind-gramė por brenda 6-muajsh shkon nė 100 kg. Kjo rritje kaq e shpejtė bėhet shkak pėr infeksion dhe enjtje nė organe tė ndryshme.
    Gjithashtu bėhet shkak pėr njė rritje anormale nė kockat e duarve, tė kėmbėve, hundės, dhe nofullave si dhe shkakton dhjamosje tė trupit.

    Mjeku gjerman, Prof. Dr. Reckeweg nė veprėn e tij "Mishi i derrit dhe shėndeti i njeriut" tregon njė kujtim tė vetin duke thėnė: "Pėr t'u ēlodhur kisha vajtur nė njė fermė larg qytetit. Nė familjen ku qėndrova, babai vuante nga antroza (sėmundje degjenerative e kyēeve) dhe nga qelbėzimi i kyēit tė ngofjes (pjesa e bashkimit tė kofshės me trupin). Gjithashtu kishte dhe shqetėsime nga mėlēia. Nėna kishte variēe dhe njė ekzemė qė i jepte shumė bezdi nė kėmbė. Vajzat e familjes vuanin nga insufiēenca e zemrės dhe romatizma. Edhe djali qė dukej mė i shėndetshmi, pasi vuante nga angina filloi tė kishte dhe ai insufiēensė zemre. Njė tjetėr vajzė vuante nga bronshiti kronik. Ndėrsa djali i vogėl i shtėpisė vuante nga pleuriti kronik. Gjatė vizitės mjekėsore qė ju bėra banorėve tė sipėrpėrmendur tė fermės vura re diēka; nė oborrin e fermės njė derr i madh e i pisėt shėtiste sa andej-kėndej e futej kudo.
    Ndalova vizitėn dhe i thashė banorėve tė fermės: "A e shihni atė derrin atje? Mishi i tij, lėndėt e dėmshme qė ai pėrmban e qė ju i konsumoni vazhdimisht janė shkaktarė tė sėmundjeve tuaja.

    Alkooli ėshtė njė substancė mjaft stimuluese pėr organizmin dhe shkakton depresion nė sistemin qendror nervor, prej saj vjen edhe mė pas varėsia e personave nga alkooli, alkooli thithet nga trupi nga mukoza e stomakut, duke depėrtuar nė gjak dhe nė tru brenda 10 minutash. Alkoholizmi eshte nje semundje e padurueshme,acaruese dhe po ashtu e njohur si humbese e kontrollit dhe te sjelljeve te njeriut.prberja kimike e alkoholit eshte ne nje menyre te tille qe ajo ve nen ndikimin e saje cdo qelize te gjalle te njeriut,dhe nje prej ketyre qelizave jane ato te sistemit nervor ne tru,nderkohe qe alkoholi ka nje ndikim tepere negativ ne sistemin nervore, poashtu ne baze te eksperimenteve te ndryshme dhe operacioneve verehet se sistemi nervore dhe te gjitha pjeset e trurit demtohen rende nga alkoholi. Doktorri Francez Aleksis Karel shkruanlja e zgjuarsise dhe te forcave te llogjikes ne tru rritet me perdorimin e alkoholit dhe pijeve alkolike dhe qe kane nje ndikim ne sistemin e kontrollit,dhe pa dyshim qe ka lidhje midis perdorimit te alkoholit dhe uljes se fuqise se trurit.
    Alkooli konsiderohet si njė ndėr problemet mė shqetėsuese tė njerėzimit.

    Ja nje artikull rreth alkoolit ne BBC

    ky tjetri me sa duket e ka marre nga
    http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2...4_alkool.shtml

    une e morra nga http://www.diskutime.com/disk/thread.php?id=874

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    Edhe dicka.
    Pse rrini e permendni Shqiperine?
    Mos valle na pandehni per jo shqiptare.
    Cfare iu ben te kujtoni se e doni kete vend me shume se ne...
    Per disa gjera mos flisni kot, se ndonjehere vjen rende.
    Shqiperine e kena gjithmone parasysh.
    Vetem po kerkojme qe te trajtohemi njesoj me te tjeret.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e terili1
    Anėtarėsuar
    05-03-2007
    Postime
    124
    Citim Postuar mė parė nga Konig
    Edhe dicka.
    Pse rrini e permendni Shqiperine?
    Mos valle na pandehni per jo shqiptare.
    Cfare iu ben te kujtoni se e doni kete vend me shume se ne...
    Per disa gjera mos flisni kot, se ndonjehere vjen rende.
    Shqiperine e kena gjithmone parasysh.
    Vetem po kerkojme qe te trajtohemi njesoj me te tjeret.
    ca flet o konig. neve, meqe e do kshu ti nuk kemi problem me fene islame se ne radhe te pare jemi njerez dhe bashkombas , juve jani gjithmone ata qe krijoni njefare distance me te krishteret, duke i quajtur dhe "kaurre " dhe po ta vesh re te gjithe krishteret e shqiperise folin shqip , zotit i thone zot dhe jo ne gjuhe tjeter sic e thoni ju (allahu ) kjo eshte arabisht o bashkombas, a me kupton tani.
    po nejse.......... juve ishit ata qe ne shkoder nuk lejuat te ngrihej monumenti i nene terezes qe ishte me te vertet njeri i shenjte por mbi te gjitha shqiptare.
    kjo na ben te ndihemi krenar per te se nuk ka shume shqiptar qe i njeh dhe i respekton gjith bota . prandaj mendohu mire per akuzat qe ben se nuk jane aspak reale . akuzat duhet te ishin te krishtereve ndaj jush dhe jo anasjelltas.
    dhe nuk eshte nevoja te permedni gjithmone greqine dhe serbine per pune fesh se qe te jesh krishter sdo te thote te duash grekun .
    greku turku dhe serbi nuk kane per te qene kure miq te shqiperise sepse ne saje te tyre jemi keta qe jemi.
    po te dush kupto po te dush mos kupto . kaq kisha une....

Faqja 6 prej 39 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Shoqėria "Bashkimi" nė 100 vjetorin e saj.
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-11-2010, 20:34
  3. Bashkimi Kombėtar: Sfida Dhe Realiteti
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 14:01
  4. Bashkimi Tirane, Shprefeja e re?
    Nga Tulipani Zi nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 21:27
  5. EUKARISTIA - BURIM BASHKIMI dhe PERSOSMERIE
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-03-2006, 19:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •