
Postuar mė parė nga
Konig
Se pari desha te sqaroj 2 pika.
E para eshte se cdo individ ka kombesine dhe fene e tij. Ne shqiptaret kemi luftuar vetem per atdhe. Shume e vertete. Na fyen kombin, s'kemi marre parasysh se kush, vetem se kemi ngritur menjehere shpatat e jemi dukur ne fushen e luftes. Por mos mendo se nuk kemi luftuar per fe. Ushtria Osmane kishte shume shqiptare nder te gjitha koherat e saj, keshtu eshte e natyrshme se shqiptaret luftuan edhe per fe. Gjithashtu edhe kur kemi luftuar kunder serbeve e grekeve (sidomos kosovaret e camet) ka dale ne pah ngjyrimi fetar: Kryqi kunder Islamit.
Po ashtu ka pasur edhe "incidente" brenda trojeve tona p.sh.: Mirditoret ishin te njohur se cdohere qe fyhej feja katolike (dhunohej ndonje kishe, rrahej ndonje katolik apo fyhej) ato sulmonin.
Po te permend edhe nje rast tjeter. A nuk eshte lidhja e shqiptarit me fene (ngjyrimi fetar) ai qe i beri sot shume himariote te flasin greqisht dhe ndonje thote jam grek.
Eshte pikerisht lidhja e cdo individi me Zotin e tij ajo qe ndikon ne jeten e gjithsecilit. Kombi eshte nje koncept qe gjithmone na ka bashkuar atehere kur ka qene ne rrezik, por eshte feja ajo qe na ndan ne kohe "paqeje". Dhe prandaj disa gjera duhen sqaruar. Sot mund te kete tolerance fetare, por ta dini se duhet pare me seriozisht kjo puna e tolerances, pasi sic po e shohim kohet e fundit sikur po pakesohet. Derisa koncepti fe nuk sqarohet, ajo gjithmone do te shfrytezohet nga armiqte tone, dhe do te na ndaje e te na fuse ne sherr.
Pikerisht ne kete pike duhen vene disa piketa. Ka dy alternativa:
1. Te gjitheve te na imponohet nje fe
2. Te vendosen disa piketa, disa kufinj, disa percaktime, disa sqarime ne "tolerancen fetare".
Me qene se e para eshte nje pike, qe edhe une si musliman (si shumice) e kundershtoj, dhe kushdo tjeter duhet ta kundershtoje (imponimin), atehere mbetet e dyta. Te sqarohet toleranca fetare.
Se dyti do te dija te dija se ke quan arabe ekstremiste? Ne qofte se quan ato qe hidhen ne ere, apo ato si Bin Laden, Mulla Omar apo ndonje tjeter si puna e tyre, ato nuk jane aspak fytyra e islamit, por jane nje fytyre nga me te shemtuarat e njeriut. Pastaj miku im, te pish alkool dhe te hash mish derri, jo vetem qe ta ndalon Zoti, por mbi te gjitha te demton trupin, trurin dhe shendetin.
Krijoni Kontakt