Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Parashijim i Lavdise. Per ortodokset adhurimi eshte Qielli mbi Dhe

    Ne vitin 987, princi Vladimir i Kievit dergoi emisare ne vende te ndryshme per te mesuar mbi religjionin edhe adhurimin e secilit prej tyre, pasi ai ish ne kerkim per nje Besim per popullin e tij.

    Emisaret shkuan fillimisht tek Bullgaret e Vollges. Keta muslimane, sic edhe njoftuan ata, iu duken per te ardhe keq edhe te pahirshem. Midis gjermaneve (te krishtereve perendimore), ata njoftuan, se nuk pane ndonje "Lavdi". Ne Konstandinopoje, ata u shpune ne Shen. Sofia, katedralja e Kryeqytetit. Njoftimi i tyre:

    "Nuk e dinim ne ishim ne qiell apo mbi dhe. Pasi mbi dhe nuk ka kaq shkelqim e bukuri, edhe na mungojne fjalet qe ta pershkruajme. Ajo qe dime eshte se Zoti atje banon midis njerezve, edhe sherbesa e tyre eshte me e pranueshme se ajo e kombeve te tjere. Edhe ne as qe mundemi ta harrojme ate bukuri."

    Princi Vladimir u bind, edhe keshtu populli i tij pranuan krishterimin grek edhe u pagezuan.

    Kjo shenoi edhe fillimin e ortodoksise nder ruset.

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Mua me kane treguar ne familje se nje nga shkaqet ka qene pervec madheshtise se Shen Sofise, dhe rrobat e mrekullueshme qe veshin prifterinjte apo peshkopet ortodokse gjate ceremonive fetare ne kishe.

    Tek katoliket, ne pergjithesi kemi nje veshje te thjeshte te tyre, kurse tek ortodokset te bie me njehere ne sy vezullimi i arte i rrobave nder te tjera.

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Dihet qe shume mire ta kane thene...

    ..pervec se duhet ditur po ashtu se disa nga Stolirat e sotme te para ne veshjet festive te peshkopeve ortodokse jane marre nga ato te perandorit bizantin ne kohen e pushtimit turk te Konstandinopojes. Keshtu Mitra, Bastuni edhe Rrobja e pare visheshin prej Perandorit kur ai merrte pjese ne liturgjite kishtare.

    Edhe vendi ku sot ulet Dhespoti ne te djathte te Kishes, para ikonostasit, ka qene vendi i perandorit.

    Megjithate mesazhi qendron tek forca e aadhurimit shpirteror qe ekziston ne liturgjine ortodokse, edhe pershtypja qe ajo krijon tek shume njerez se jane momente te te qenit ne qiell edhe pse mbi dhe.

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    patjeter qe nga Bizanti jane keto gjurme, derisa ne Bizant perandori i perandorise ishte dhe kreu i Kishes.

    Por interesant do ishte te shpjegohej prejardhja e robave te vete perandorit.
    Une mendoj se tere ai vezullim dhe paraqitje e bukur do e kete origjinen nga Roma e Lashte.

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Mbi cilen baze mendon ti se perandori ishte kreu i Kishes? Ka dhene gje dogma kishtare, apo ka pyetur mbi to? Ka nxjerre kanone kishtare, apo i nxorren koncilet?

    Perandori eshte Kreu i asaj qe Zoti, sic pohohet edhe ne Bibel, ia ka dhene te jete Kreu. Dmth Kreu i shtetit, i Fuqise tokesore, ligjeve te saj, edhe ai kuure nuk mund te jete Kreu i asaj pjese te Kishes qe shpreh vullnetin hyjnor. Ne Kishen ortodokse eshte pare vetem si nje bashkedrejtues ne karakterin fiziko-frymor te besimit.

    A nuk e di ti se Shen Ambrozi e perzuri edhe nuk e la te hyjne ne Kishe Theodhosin e madh, per shkak se ky kishte shkelur ligjin hyjnor duke vrare paganet?

    Ku ishte kreu ne ate rast.

    =========

    e bera kete nderhyrje se po ta leja ashtu, kishte vende per keqkuptime...

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    E di per ndalimin e hyrjes ne Kishe te perandorit Theodhosi i Madh qe therri ne Kavalle te Greqise 50 000 vete.

    Ndoshta jam shprehur gabim me siper.

    Perandoria Bizantine ishte teokratike, perandori ishte i pakundershtueshem e qe ne krye te vete shtetit.
    Ne krye te Kishes ishte patriku ekumenik, por perandori kishte teper influence ne punet e kishes, kete duhet te thoja me mire.

    Ne Bizant ka pasur nje nderthurrje te habitshme te dy institucioneve Kishe e Shtet.

    P.sh. koncilet fetare thirreshin nga perandori, sic ishte i Nikese e ndonje tjeter, dhe ne shek.8-9 gjate konfliktit ikonoklast perandoret bizantin kane luajtuer nje rol teper aktiv ne jeten fetare te perandorise.

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Te lumte....keshtu Po!


    Jo vetem theodhosi i madh, po ne kemi edhe shen. Joan Gojartin e sa e sa patrike te tjere qe kundershtuan tejkalimet ne nderhyrje te perandoreve, qe nga njera eshte normale te gabojne ne nderhyrje, sikunder eshte normale te ndodhe e kunderta, dmth qe ndonje here kleri te tejkaloje nderhyrjet e veta ne punet e botes.
    Por duhet ditur e besuar se Kisha asnje here nuk e mbeshtet ruajtjen e pastetise se saj me ane te rregullave, por ne baze te premtimit hyjnor se Zoti do ta rruaje Kishen aq sa madje edhe Dyert e Ferrit nuk do ta mundin dot!

Tema tė Ngjashme

  1. Seria Shpirtėrore III: Kisha dhe shėrbesat
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-08-2006, 00:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •