Lufte midis besimit dhe diturise!
Eshte me te vertete per te ardhur keq kur sheh qe shteti me i fuqishem ne bote USA po anon rrezikshem drej fese!
Kur presidenti i USA thote "zoti ju bekofte, ai ruajte Shtete e Bashkuara te Amerikes" sikur te jete prift atehere kjo te le te mendohesh se a po shkojme drejt nje epoke te re te erret?
Prof Kenneth Miller i Brown University prononcohet "I truly regard America's scientific soul to be at stake in this struggle, and loosing that would be a tragedy" - "Ne te vertete e shoh shpirtin shkencor te Amerikes ne hell ne kete lufte, dhe me e humbur kete do jete nje tragjedi e madhe"
Disa "shkencetare" fetare skuthe kane dale me nje ide te re "Intelligent Design" - "Ndertues i Zgjuar" per te goditur idene e Darwinit te Evolucionit te specieve!
Ata te ID besojne qe jeta eshte shume kompleks qe te kete evoluar sipas teorise se Darwinit dhe duhet te jete nje krijues qe ka krijuar tere gjallesat.
Nje shkencetar shprehet "Te gjithe organizatat kryesore drejtuese shkencore kane marre nje pozicion qe "Intelligent Design" nuk eshte shkence dhe injekton konflikt midis fese dhe shkences kur nuk ka nevoje te ekzistoje nje lufte e tille".
Ata duan te zevendesojne shkencen me zotin dhe nese vazhdojne ne kete menyre jemi nisur per nje tjeter epoke te erret shkencore.
David Attenborough zoologist qe kemi pare shpesh here ne emisionet e kafsheve dhe natyres te BBC'se shprehet: "Feja eshte rrenjesisht kunder cdo principi shkencor qe mund te mendohet dhe ti vendosesh ne te njejtat kllapa eshte qe ne menyre serioze te ngaterrosh te menduarit". Gjithashtu rreth gjenezes ai shprehet "Ka njerez qe mendojne qe Zanafilla/Gjeneza ne bibel duhet te merret fjale per fljale qe zoti mori balte dhe i fryu dhe krijoi njeriun, baza e tyre qe mendojne keshtu eshte nje doreshkrim i cili eshte dokument njerzor dhe nuk ka te beje fare me jeten ketu rrotull nesh".
Te tera semundjet infektive qe shume njerez ne bote vuajne prej tyre ne syte e fese jane ndeshkim nga zoti per degjenerimin dhe mekatet e njerezve dhe nuk jane viruse apo bakterie qe shkaktojne keto semundje!
Fetaret fanatike, e perseris fanatike, keqberes dhe manjake e jo ata te besimtare te ndershem kane planet gati per ta kthyer boten drejt fese dhe shkaterrim te shkences dhe shkencetareve si ne kohen e Galileut.
Arsyeja per kete eshte se fetaret jane militante te lidhur si komunitet, dhe ne njerezit e arsyes nuk na ha palla fare dhe jemi "te shthurur", pasi nuk ka gje me u lidhur ose shtrenguar ose organizuar rreth se vertetes natyrore! Ne kete aspekt fetaret dalin fitimtar pasi kane strukturat dhe ushtaret gati, dhe eshte kjo frike e imja qe Amerika po shkon kunder arsyes!
Pse duhet te jete Kristianizmi apo Islami ose ndonje fe tjeter baze e se vertetes per njerezimin? Po kumunitetet si Kina, Japonia apo India qe kane mijera vjet me besimet apo mosbesimet e tyre si e kane organizuar jeten, dhe si mbijetojne?
Kjo lufte e re ka per te qene me e ashper pasi kesaj rradhe shkencetaret dhe njerezit qe i therrasin arsyes nuk kane per te bere sehir po do i mbrojne principet e se vertetes.
Ne 1987 gjykata me e larte ne Amerike vendosi qe tu mesesh nxenesve creationism eshte antikushtetuese, dhe dhunoi ndarjen e kerkuar midis shtetit dhe kishes, dhe creationism u ndalua!
Shkenca kunder besimeve fetare!
Njohuria kunder fese dhe miteve!
Krijoni Kontakt