Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252

    Rreziku dhe kërcënimi fetar - Luftë kundrejt shkencës

    Lufte midis besimit dhe diturise!

    Eshte me te vertete per te ardhur keq kur sheh qe shteti me i fuqishem ne bote USA po anon rrezikshem drej fese!
    Kur presidenti i USA thote "zoti ju bekofte, ai ruajte Shtete e Bashkuara te Amerikes" sikur te jete prift atehere kjo te le te mendohesh se a po shkojme drejt nje epoke te re te erret?
    Prof Kenneth Miller i Brown University prononcohet "I truly regard America's scientific soul to be at stake in this struggle, and loosing that would be a tragedy" - "Ne te vertete e shoh shpirtin shkencor te Amerikes ne hell ne kete lufte, dhe me e humbur kete do jete nje tragjedi e madhe"

    Disa "shkencetare" fetare skuthe kane dale me nje ide te re "Intelligent Design" - "Ndertues i Zgjuar" per te goditur idene e Darwinit te Evolucionit te specieve!
    Ata te ID besojne qe jeta eshte shume kompleks qe te kete evoluar sipas teorise se Darwinit dhe duhet te jete nje krijues qe ka krijuar tere gjallesat.
    Nje shkencetar shprehet "Te gjithe organizatat kryesore drejtuese shkencore kane marre nje pozicion qe "Intelligent Design" nuk eshte shkence dhe injekton konflikt midis fese dhe shkences kur nuk ka nevoje te ekzistoje nje lufte e tille".
    Ata duan te zevendesojne shkencen me zotin dhe nese vazhdojne ne kete menyre jemi nisur per nje tjeter epoke te erret shkencore.
    David Attenborough zoologist qe kemi pare shpesh here ne emisionet e kafsheve dhe natyres te BBC'se shprehet: "Feja eshte rrenjesisht kunder cdo principi shkencor qe mund te mendohet dhe ti vendosesh ne te njejtat kllapa eshte qe ne menyre serioze te ngaterrosh te menduarit". Gjithashtu rreth gjenezes ai shprehet "Ka njerez qe mendojne qe Zanafilla/Gjeneza ne bibel duhet te merret fjale per fljale qe zoti mori balte dhe i fryu dhe krijoi njeriun, baza e tyre qe mendojne keshtu eshte nje doreshkrim i cili eshte dokument njerzor dhe nuk ka te beje fare me jeten ketu rrotull nesh".
    Te tera semundjet infektive qe shume njerez ne bote vuajne prej tyre ne syte e fese jane ndeshkim nga zoti per degjenerimin dhe mekatet e njerezve dhe nuk jane viruse apo bakterie qe shkaktojne keto semundje!

    Fetaret fanatike, e perseris fanatike, keqberes dhe manjake e jo ata te besimtare te ndershem kane planet gati per ta kthyer boten drejt fese dhe shkaterrim te shkences dhe shkencetareve si ne kohen e Galileut.
    Arsyeja per kete eshte se fetaret jane militante te lidhur si komunitet, dhe ne njerezit e arsyes nuk na ha palla fare dhe jemi "te shthurur", pasi nuk ka gje me u lidhur ose shtrenguar ose organizuar rreth se vertetes natyrore! Ne kete aspekt fetaret dalin fitimtar pasi kane strukturat dhe ushtaret gati, dhe eshte kjo frike e imja qe Amerika po shkon kunder arsyes!
    Pse duhet te jete Kristianizmi apo Islami ose ndonje fe tjeter baze e se vertetes per njerezimin? Po kumunitetet si Kina, Japonia apo India qe kane mijera vjet me besimet apo mosbesimet e tyre si e kane organizuar jeten, dhe si mbijetojne?
    Kjo lufte e re ka per te qene me e ashper pasi kesaj rradhe shkencetaret dhe njerezit qe i therrasin arsyes nuk kane per te bere sehir po do i mbrojne principet e se vertetes.
    Ne 1987 gjykata me e larte ne Amerike vendosi qe tu mesesh nxenesve creationism eshte antikushtetuese, dhe dhunoi ndarjen e kerkuar midis shtetit dhe kishes, dhe creationism u ndalua!
    Shkenca kunder besimeve fetare!
    Njohuria kunder fese dhe miteve!
    Ndryshuar për herë të fundit nga saimiri-uk : 14-03-2007 më 21:11

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Saimiri-uk te pershendes. E lexova kete artikull tendin, dhe nuk di se cfare te them. Une personalisht mendoj se Bota (dhe gjithcka qe gjendet ne te) u krijua nga Perendia, por une nuk mund t'ia imponoj kete ide ndonje ateisti apo agnostiku, dhe as qe do te provoj ta bej kete. Ne e dime se Kisha ne mesjete keqperdori besimin krishter per ta mbajtur pushtetin. Galileo Galilei ishte besimtar i devotshem krishter, por ai ishte kunder Kishes e cila ne ate kohe ishte e korruptuar.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,953
    Bota do të marr rrugën e duhur kur të shkëputet politika e drejtimit të shtetit nga feja dhe pastaj ngadalë do të vërtetohet ajo thënia e mënçur profetike:
    "Do të vij një kohë që, të gjith fetarët populli do i vërë përpara si bagëtinë"Nuk po e përmëndim profetin, sepse është i dënuar nga feja!
    Dhe kjo kohë do vij.Kjo është shkencore dhe e ka sqarimin e vet.

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga saimiri-uk
    [B]
    Pse duhet te jete Kristianizmi apo Islami ose ndonje fe tjeter baze e se vertetes per njerezimin? Po kumunitetet si Kina, Japonia apo India qe kane mijera vjet me besimet apo mosbesimet e tyre si e kane organizuar jeten, dhe si mbijetojne?
    Misioni i Jezusit nuk ishte qe 'ta qoje shkencen perpara e as ta ktheje prapa', as te beje revolucion shoqeror, ta marre pushtetin dhe t'i zhduke te tjeret, djalli ia ofroi te gjitha ato, Ai i kundershtoi, por ne fakt Ai vdiq per armiqte e Tij, solli bukurine e Perendise nga Qielli, pasuesve te Tij u tha qe t'i duan armiqte e tyre, te luten per ta, perderisa te tjeret benin thirrje qe te mbyteshin, Ai i fali edhe ata qe e tallnin dhe e perqeshnin madje edhe per ata qe e kryqzuan lutej 'At fali se nuk e dijne sec bejne', ata qe e pranuan si Shpetimtar dhe Zot te tyre kane jeten e Perjetshme, ata qe nuk e pranojne, ne 'fe' apo evolucion dhe 'shkence' big-bangu do te kerkojne shpetim por nuk do te gjejne. Jo as Krishterimi e as Islami e as Katolicizmi nuk te shpetojne i nderuari saimiri, vetem Jezusi, Jezusi thjesht tha se 'Ai eshte rruga dhe e Verteta'.

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga saimiri-uk
    [B]
    Pse duhet te jete Kristianizmi apo Islami ose ndonje fe tjeter baze e se vertetes per njerezimin? Po kumunitetet si Kina, Japonia apo India qe kane mijera vjet me besimet apo mosbesimet e tyre si e kane organizuar jeten, dhe si mbijetojne?
    Kjo lufte e re ka per te qene me e ashper pasi kesaj rradhe shkencetaret dhe njerezit qe i therrasin arsyes nuk kane per te bere sehir po do i mbrojne principet e se vertetes.
    Ne 1987 gjykata me e larte ne Amerike vendosi qe tu mesesh nxenesve creationism eshte antikushtetuese, dhe dhunoi ndarjen e kerkuar midis shtetit dhe kishes, dhe creationism u ndalua!
    Shkenca kunder besimeve fetare!
    Njohuria kunder fese dhe miteve!
    Jo ti saimiri mund te i mesosh femijet e tu p.sh. se prejardhjen e kane edhe nga nje bretkose, ajo s'me hyn mua ne pune hiq, si mik ta them kete, edhe mua ne shkolle fillore dhe te mesmen ate sesi prej majmunit po fitojka njeriu ma kane mesuar, por nuk e di sa eshte e vertete ajo, por ti ke jeten tende, une kam timen, Jezusi nuk eshte dicka qe imponohet me dhune, mua me ka rene rast bile kur para meje e kane fyer Jezusin me fjale te ndyra madje vetem per inatin tim, mua s'me intereson, eshte qeshtje e jotja se cfare ben ti me Te, eshte dicka shume personale. Mund ta refuzosh, mund ta pranosh, mund ta shash para meje madje, une njejte do te te dua ty si ateist, mysliman, budist etj.

    U ndalua Jezusi neper shkolla de ne ShBA, ne shtetet Islamike qe moti, shiko se cfare behet atje, ne ShBA pornografia lulezon, drogat, krimi, aborti, homoseksualizmi ateistet e tu fundamentaliste madje Zotin e fajesojne per kete, po si more Jezusi po u thojka prinderve qe te mbysin foshnjat e tyre, qe ta marrin drogen te rinjte, qe te marrin arme ne shkolla, une askund ne Ungjill nuk i kam lexuar ato, m'i gjej ti mua qe te bindem une sepse une nuk po mund t'i gjej. Mua ky Jezus me jo me meson por me urdheron qe ta dua fqiun tim si vetveten, ata ateistat e tu nuk ta tregojne kete, ateistat edhe misionaret islame te genjejne se Hitleri ka qene i krishter, se Krishterimi ka nxitur nazizmin, une te them se nuk eshte e vertete kjo sepse urdherat e Jezusit dishepujve te Tij ishin urdhera qe t'i duam armiqte. Gjithashtu ne shtetet islamike shpata dhe xhihadi, hoxhallaret i genjejne djemte e rinj se po i pritka xheheneti nese vdesin per Islamin, mjeket qe kane detyre te shpetojne jete i mesojne qe t'i marrin ato me bomba, ti si nuk beson ideologjine e shtetit rrezikohesh te te pritet koka nuk ekziston asnje liri e shprehjes se mendimit sepse menjehere te mbysin, dhe kete ne emer te Zotit ta bejne a eshte fajtor Zoti Jezus per kete, jo ketu i ka fajet 'feja' i nderuari saimir.

    Pershendetje per ty dhe familjen tende, te gjitha te mirat. Zoti te bekofte
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 27-07-2007 më 23:53

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-08-2007
    Postime
    192
    Citim Postuar më parë nga [B
    pasuesve te Tij u tha qe t'i duan armiqte e tyre, te luten per ta, perderisa te tjeret benin thirrje qe te mbyteshin, Ai i fali edhe ata qe e tallnin dhe e perqeshnin madje edhe per ata qe e kryqzuan lutej 'At fali se nuk e dijne sec bejne', ata qe e pranuan si Shpetimtar dhe Zot te tyre kane jeten e Perjetshme, ata qe nuk e pranojne, ne 'fe' apo evolucion dhe 'shkence' big-bangu do te kerkojne shpetim por nuk do te gjejne. Jo as Krishterimi e as Islami e as Katolicizmi nuk te shpetojne i nderuari saimiri, vetem Jezusi, Jezusi thjesht tha se 'Ai eshte rruga dhe e Verteta'.
    nuk e kuptoj se cfar ke mesuar ti vete nga keto porosi te jezusit.per mua mesimet e tij jane qetesuese dhe paqesore.

  7. #7
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Nuk e di si mbaroi ceshtja por para pak vitesh sikur donin te shkonin perseri para gjykates kushtetuese per te bere te mundur mesimdhenien e teorise se evolucionit neer shkolla ne vend te asaj darwiniste. Dhe kjo me mbeshtjetje direkte nga Shtepia e Bardh ( xh.w.Bush)
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  8. #8
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    (po flas lirshem) Saimiri duhet me inkuraju shkencen me zhvillu qe te permiresohen jeterat e njerzve e asesi te behet lufte kunder saj. Por mos thuani se eshte shkencore qe nje qenie mund te evoluoje dhe te kthehet ne nje tjeter se kjo kurre nuk mund te provohet dhe kurre nuk do te ndodhe perderisa te ekzistoje bota. Pyetja e rradhes. Nese evolucioni qenka i vertete, atehere perse nuk kthehet sot nje qenie (kafshe) ne nje qenie tjeter? Pra ai duhet te jete nje proces i vazhdueshem. Perse eshte ndalur...?!

    Saimiri kjo veb-faqe t'i ofron 250 000 dollare nese ...

    http://drdino.com/articles.php?spec=67

    Te uroj fat sinqerisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 28-09-2007 më 23:39

  9. #9
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Saimiri-uk te pershendes. E lexova kete artikull tendin, dhe nuk di se cfare te them. Une personalisht mendoj se Bota (dhe gjithcka qe gjendet ne te) u krijua nga Perendia, por une nuk mund t'ia imponoj kete ide ndonje ateisti apo agnostiku, dhe as qe do te provoj ta bej kete. Ne e dime se Kisha ne mesjete keqperdori besimin krishter per ta mbajtur pushtetin. Galileo Galilei ishte besimtar i devotshem krishter, por ai ishte kunder Kishes e cila ne ate kohe ishte e korruptuar.


    Mos ja fut kot mesia4vere . Kisha ne mesjete paska keqperdorur besimin kristijan. Pse nuk e tregon te verteten , po thua paska keq perdorur. Kisha ne mesjete mbronte parimet BIBLIKE dhe njerezit qe i thenin parimet BIBLIKE - diheshte fati i tyre ( Xhordano Bruno ).
    Parimi numer 1 ne ate kohe ishte se TOKA ESHTE QENDRA E UNIVERSIT. CDO GJE ROTULLOHET THER TOKES.
    E di pse e mbronin kete parim , sepse BIBLA ashtu i mesonte , qe diten e pare u krijua TOKA - dhe pastaj sendet tjera , by the way , vetem te ta perkujtoj se ben vaki e ke harruar Dielli eshte krijuar ne diten e katert sipas Bibles dhe diten e shtate Perendija e mori pushim qe te clodhet nga punet e bera.
    Keto ishin te gjitha mesime qe vinin nga Bibla dhe akoma sot e kesaj dite te njejta mesime marim.
    Edhe dicka nuk ka qene asnjehere kisha e koruptuar , por bjeri shqip dhe pranoje te verteten , thuaj BIBLA KA QENE DHE ESHTE E KORUPTUAR ( them qe akoma eshte e koruptuar nga shkaku edhe sot nese lexon Biblen do te shikojsh qe Toka eshte krijuar para Diellit - dmth korupcioni i bibles eshte para syve te cdo lexuesi )

    ME Respekt Gostivari_usa

  10. #10
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Dhe kurani deklaron paster,qe Allahu krijoj token me te gjitha gjerat qe jane ne te,dhe pastaj krijoi qiellin me shtate nenqiejt,kjo eshte absurde,ne kundershtim te plote me shkencen.tung
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. A e ruajti feja islame popullin shqiptar nga asimilimi?
    Nga imaas në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 09:27
  5. Rreziku Berisha si deshtim i socialisteve (Fatos Lubonja)
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 09:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •