Moisiu: Humbja e Kadri Rroshit eshte humbje per te gjithe shqiptaret kudo qe jane
Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė Alfred Moisiu, e konsideroi tė mėrkurėn humbjen e aktorit tė shquar Kadri Roshi , njė boshllėk tė madh nė kulturėn shqiptare qė do tė kėrkojė kohė tė plotėsohet, pavarėsisht se vepra e tij mbetet e pėrjetėshme.
I pranishėm nė mesditė nė homazhet e zhvilluara nė Teatrin Kombėtar, presidenti Moisiu u shpreh pėr median se, Kadri Roshi, Nderi i Kombit, Mjeshtri i madh i skenės ėshtė njė humbje pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė.
Nė librin e ngushėllimeve, Presidenti Moisiu shkroi, Kujtimit tė Nderit tė Kombit. Kadri Roshi ka lėnė boshllėk jo vetėm nė familje, por tek tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė. Njė boshllėk qė duhet kohė pėr tė plotėsuar. I paharrueshėm qoftė kujtimi i Juaj, e pavdekshme do tė jetė vepra Juaj.
Nė homazhet e organizuara sot kanė marrė pjesė gjithashtu Kryeministri, Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, nėnkryetari i Partisė Demokratike, Bamir Topi, Kryetari Partisė Socialiste Edi Rama si dhe pėrfaqėsues tė tė gjithė spektrit politik shqiptar.
Lajme.net
Krijoni Kontakt