Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 50

Tema: Kadri Roshi

  1. #31
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Ngushellimet me te sinqerta per shoket/miqt dhe vecanerisht familjes.
    Feel the pump √

  2. #32
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Unhappy Aktori i madh

    Skena shqiptare humbi nje prej aktoreve me te medhej te saj.
    Shqiperia nje artist te popullit, kolosin e artit te saj.

    Ngushellimet e mija familjes se tij,
    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #33
    your "wrost" nightmare Maska e Militik
    Anėtarėsuar
    19-01-2007
    Postime
    246
    Shum aktore po vdesin kto vitet e fundit.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Pamvaresisht prej bindjeve te tij ai ngelet nje aktor i madh i skenave shqiptare.
    Ngushellime familjes Roshi

  5. #35
    LE TE BEHET DRITE! Maska e Aloa
    Anėtarėsuar
    30-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku qielli takon detin
    Postime
    71
    I Paharrueshem Mbetet..................
    Everything I do, I do it for you.

  6. #36
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ngushellime familjes

    Zemrushja

    ps. sikur ishte dhe nje teme tjeter..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #37
    U shuajt nje nga yjet e kinematografise Shqiptare
    50 vjet karriere ne supe,Aktori I Shekullit per Shqiperine.
    Nderime Kadri Roshit per cfare i ka dhene Artit Shqiptar.
    I perjetshem qofte kujtimi i tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ShocK : 07-02-2007 mė 17:39

  8. #38
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nje respekt te vecante per kete aktor te madh....
    Nje humbje e madhe per familjen e tij...per kinematografine shqiptare dhe per te gjithe popullin tone...Vepra etij do ngelet e pavdekshme ne historine e kinematografise sone.
    Ngushellime ndaj familjes...

    respekte
    "Carpe Diem"

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anėtarėsuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    Tung!
    Jeta e artisteve si Kadri Roshi shenohet vetem nga nje date. Nga ajo e lindjes!Ajo cka e ben ate te pavdekshem eshte arti i tij. Them te Pavdekshem se me te vertete se shume njerez, me siguri, do te harrojne diten kur ai u nda fizikisht prej nesh. Dhe ka mundesi qe prej kesaj dite do te mbajne mend,qe diten qe u varros ky mjeshter i madh i aktrimit, moti shprehu hidherimin e tij.
    Por askush nuk do te harroje kurre emocionet e thella qe ky kollos i teatrit dhe ekranit, i ka falur gjate karrieres se tij! Dhe keto emocione do ti rijetoje sa here te permendet, qofte edhe shkarazi, emri i "Artistit te Popullit",Kadri Roshi!
    Te faleminderit per gjithshka!

  10. #40
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Vjeshta e dytė e Kadri Roshit

    Elsa Demo

    Gjendja e aktorit duket e pėrmirėsuar nė njė nga dhomat e pavionit VIP nė spitalin ushtarak. Me njė kujtesė vitale, 79- vjeēari Kadri Roshi nuk mendon se do tė ngjitet nė skenė dhe nga ana tjetėr shpreh qėndrimin e tij politik pėr forcėn e majtė qė shpreson tė fitojė zgjedhjet lokale
    Ėshtė vjeshta e dytė qė aktori humbet nė peshė dhe nuk kontrollon dot raportin me ushqimin. Gjendja shėndetėsore e Kadri Roshit, i shtruar prej nėntė ditėsh nė pavionin VIP tė spitalit ushtarak erdhi nė qendėr tė vėmendjes nga njė vizitė shoqėruar nga kamerat televizive qė do t'i bėnte Ministri i Shėndetėsisė dhe ajo "vajza e shkathėt" e qeverisė qė quhet Ermelinda Meksi. "Kjo ėshtė hapėsira mė e madhe qė kam pasur ndonjėherė", thotė si me shaka artisti, pėr dhomėn ku i shėrbejnė disa infermiere, tė cilat me tė parė aparatin fotografik nė dorė tė bėjnė shenjė pėr njė foto me aktorin. Gjendja duket e pėrmirėsuar, por fiziku i tij ėshtė i hollė e i brishtė nėn pizhamėn e ēngjyrosur. Nostalgjia, si njė ankth i padukshėm dhe i pranishėm shtohet sa herė qė vizitorėt, tė afėrm e tė largėt, tė njohur e tė panjohur, patriotė nga Myzeqeja e kolegė tė skenės, i kujtojnė se duket mirė. Njė regjisor i ardhur nga larg i thotė se ka shkruar njė dramė pėr Ismail Qemalin duke pasur parasysh portretin e Kadri Roshit. I shtrėngon dorėn dhe i thotė se njė rol tė vogėl do donte ta luante aty "sa pėr tė kujtuar se jam gjallė". Aktori tregon njė lloj bindjeje se nuk mund tė ngjitet mė nė skenė, megjithėse tė tjerėt pėrqark nuk ia shpėrfillin haptazi. Ndez cigaret e veta "Slim" qė i mban nė xhep tė pizhamės dhe tė tjerė e shoqėrojnė me duhan tė fortė. Njė shef kabineti ministrish, ndėrsa bėhet gati tė largohet dhe pasi ka bėrė foto me artistin i premton se me tė dalė prej kėtej, rruga e parė qė do tė bėjnė sė bashku do tė jetė drejt Divjakės. Dhe ky njeri i premton se do tė jetė ai vetė qė do tė bėjė shoferin pėr aktorin e madh.

    Artisti e dėgjon si me veshė tė ngrirė dhe pėrshendeten pėr tė pritur vizitorė tė tjerė.

    Hyrje daljet e sforcojnė disi, aq sa nis e pi disa cigare njėra pas tjetrės. Thotė se kujtesėn ia pengon njė marrjemendje, megjithatė lutet se nuk do tė rrijė vetėm, se ka nevojė pėr njerėz. Dhe ia beh me vargjet e Shekspirit, vėnė nė gojė tė Hamletit, se ē'krijesė na qenka njeriu, duke kujtuar se dikur ka luajtur personazhe tė pakthyeshėm. Dhe pasi ka numėruar virtytet e krijesės humane tė Rilindjes sipas Shekspirit, aktori shton me tė qeshur "ky duhet tė ishte njeriu, por s'ėshtė".

    "Kadri, ajo qė na ke dhėnė me filmat e tu na ka hequr stresin",- thotė dikushi qė mė pas tregon se ka qenė figurant nė disa filma me artistin, nė profesion ėshtė bojaxhi dhe se njihen bashkė prej 30 vjetėsh. Pastaj i kthehet dhe i thotė se pas tė hėnės, kur mjekėt tė kenė vendosur daljen nga spitali, frymėn do ta mbajnė pėr peshk. Ndėrsa i njohuri i ka hapur bisedėn e kinemasė dhe nė krah i rri regjisori Viktor Gjika, Kadri Roshi mė nė fund bėn njė deklaratė jo tė zakontė, se cili paskėsh qenė roli i tij mė i mirė nė kinematografi. Pėrballė ka regjisorin e "Njeriut me top", ku ai ka interpretuar plakun Mere, tė parin e njė fisi fshati gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, i urtė dhe gojėzeher njėherėsh. "Plaku Mere, ėshtė kurora e roleve tė mi. Atė e kam ndėrtuar vetė nga e para si kam ditur", - thotė aktori. "Aty nuk dukej aspak dora e regjisorit. Kjo do tė thotė se ia kishė dalė mbanė."

    Por bisedės me aktorin nuk i shpėton dot atmosfera e fushatės pėr zgjedhjet vendore. U duk sikur e gjeti zbulur pyetja, pėrse nuk u bė pjesė e kėsaj fushate krah tė majtėve, ashtu si dy vjet mė parė, ku kishte shfaqur hapur qėndrimin e tij politik. "Fillimisht si figurė nderi pėrbri kandidatit Luan Rama",- kujton i ngacmuar ai. "Nuk e kam fshehur ndonjėherė se jam me socialistėt",- thotė ai dhe mė pas shton se ishte disi i zhgėnjyer prej tyre, pasi kishte marrė pjesė nė disa fushata nėpėr fshtara e qytete tė ndryshme tė vendit, ku figura e artistit tė madh ishte njė votė mė shumė pėr deputetin e zonės.

    Nuk deklaron qartė pėrse erdhi ky zhgėnjim i tij, e megjithatė nuk e vė nė dyshim se Partia Socialiste do t'i fitojė kėto zgjedhje, pavarėsisht ē'flitet pėr prapaskenat e saj politike. Me sa duket pėr artistin, e majta duhet tė korrigjojė diēka nė politikėn e saj nė emėr tė interesave mė tė mėdha, ato shqiptare, tė afrohet dhe dialogojė me "armiqtė" e saj.

    Pastaj kureshtarėt e pyesin nė veēanti se ē'mendon pėr kryetarin e bashkisė sė Tiranės Edi Rama, qė kandidon sėrish pėr kėtė post. Para se tė pėrgjigjet ul rėndė kryet, sikur tė mos dojė t'i shkojė pėrgjigja kot nė radhėn e shumė opinioneve nga mė ekstremet qė qarkullojnė sot pėr artistin politikan. "Ai punon dhe ka pėr tė fituar." Si pėr analogji ėshtė kthyer nga e kaluara e vet e vėshtirė, qė pėrtej modestisė thotė se ėshtė njeri "me katėr klasė shkollė". Lindi nė Ballsh nė vitin 1924, por prindėrit i kishte nga Libohova e Gjirokastrės. U ngjit nė skenėn e Teatrit Kombėtar prej vitit 1945. Pėr rrugėn qė ka bėrė prej asaj kohe, fjalėt janė tė tepėrta dhe tė varfėra pėr tė thėnė mė shumė se "vetėm puna tė nxjerr nė selamet, se talenti hyn nė punė vetėm nėse derdh lumenj djerse."

    Kjo dita e djeshme me pak erė nėpėr tė qė fryn nga dritarja dhe dera e hapur e ballkonit tė dhomės Vip, dhe me shiun qė duket se do t'ia behė nė ēast, i duket vėrtet ditė vjeshte. Kur vizitorėt nuk kanė mė ē'tė thonė, i ēojnė ndėrmend pėr tė qindėn herė peshkimin. Atėhere tė duket se ke plakun pėrballė detit, heroin e Heminguejit, qė pasi ka jetuar me kėtė zanat, nė moshė tė thyer, solli nė breg gjahun mė tė madh tė jetės sė vet. Pas kėsaj plaku shihte nė ėndrra luanė tė bardhė.

    Pėr tė rrėfyer nė vargje vuajtjen qė heq njeriu pėr t'ia dalė nė kėtė jetė, si nė njė gjendje jermi qė ia ka rrėmbushur mė parė zemrėn, e fytin mė pas, Kadri Roshit i vjen nė ndihmė Omar Khajami: "Shkėlqej, por syri i verbėr nuk mė sheh/bėrtas, por vesh i shurdhėr s'mė dėgjon."

    Kinema

    Njė ditė nga njė jetė (1994)

    Vdekja e burrit (1991)

    Fletė tė bardha (1990) (TV)

    Misioni pėrtej detit (1988)

    Pesha e kohės (1988)

    Rekonstruksioni (1988) (TV)

    Kur ndahesh nga shokėt (1986)

    Rrethimi i vogėl (1986)

    Dasma e shtyrė (1984)

    Fejesa e Blertės (1984)

    Apasionata (1983)

    Era e ngrohtė e thellėsive (1982) (TV)

    Dėshmorėt e monumenteve (1980)

    Partizani i vogėl Velo (1980)

    Ballė pėr ballė (1979)

    Kėshilltarėt (1979)

    Liri a vdekje (1979)

    Gjeneral gramafoni (1978)

    Njeriu me top (1977)

    Shėmbja e idhujve (1977)

    Zemrat qė nuk plaken (1977)

    Fije qė priten (1976)

    Lulekuqet mbi mure (1976)

    Pėrballimi (1976)

    Tokė e pėrgjakur (1976)

    Kur zbardhi njė ditė (1971)

    Malet me blerim mbuluar (1971)

    Tana (1958)
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •