Ka nja nje jave qe ne serialin e perditshem Hollyoaks qe shfaqen ne Channel 4, eshte futur nje personazh shqiptar me emrin Aleksander. I ardhur ilegalisht ne Angli, atij i duhet te martohet me nje angleze (Jackie) per te perfituar lejen e qendrimit. Jackie i ka borxh nje personi qe merret me pune te pista, Davey, i cili nga ana tjeter i ka premtuar Aleksandrit qe do te martohet me Jackie ne kembim te parave. Deri tani si personazh e kane paraqitur si nje person punetor, qe mban me te ardhura familjen e vet ne Shqiperi. Te shohim car nami do nxjerrin me vazhdimin e serialit.
Krijoni Kontakt