Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Robert Aliaj Dragot

    meqe spo me lejohet te shkepus imazhe nga punet e tija jeni te lutur te vizitoni faqen e tij tek

    www.dragot.com
    mua me pelqeu me shume fotografia edhe pse ishte teper e perpunuar.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016


    Me pelqen menyra si perdor ngjyrat.





    Kete po ta shikoni nga larg dhe te perqendroheni pak do futeni ne nje bote krejtesisht tjeter nga ajo e pamjes se pare.





    Qepariset e Elbasanit, nen driten e henes.





    Autoportret

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Static-X
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Usa
    Postime
    73
    Pa koment.....
    (shume ngjyra intriguese)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    copyright © 2002 shqiperiachat.tk

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Robert Aliaj

    DRAGOT













    Robert Aliaj DRAGOT lindi ne Tirane me 18 shkurt 1960, ne nje familje me tradite te vjeter ne artin e piktures. I rritur ne mjedis artistik, interesi dhe pasioni per pikturen i lind qysh ne moshe feminore. Kreu studimet per pikture ne Liceun Artistik te Tiranes.

    Nen presionin e diktatures, armikut te artit jooficial, dhe qarqeve zyrtare qe e konsideronin si artist dekadent dhe vepren e tij si nje veper qe nuk perputhej me normat e artit te realizmit socialist, u detyrua te nderprese studimet artistike ne vitin 1981.

    Me 1991 braktis vendlindjen per t’u vendosur ne Greqi, ku se fundi i lire realizon dhe zhvillon me tej ambiciet e tij profesionale ne pikture.
    Aktualisht jeton dhe vazhdon karrieren e tij artistike ne Bruksel ku punon intensivisht dhe disa here ne vit prezanton koleksione te punimeve te tij te reja ne galeri te ndryshme dhe ambjente artistike

    Gjate ketij 10-vjeēari ka kryer nje numer te konsiderueshem ekspozitash vetjake e ne grup ne disa vende te Evropes , si ne Greqi, France, Zvicer ,Belgjike. Ka marre pjese gjithashtu ne aktivitete nderkombetare arti, si ne International Fair’s Art. Veprat e tij gjenden te perhapura ne koleksione tendryshme private neper bote dhe shume prej tyre jane bere prone e galerive.










    --------------------------------------
    marre nga :
    Shoqata RINIA

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    shume falenderime

    Urime per autorin-piktor dhe falenderime per ata qe mundesuan kontaktin tim me keto njgyra fantastike e plot emocione.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    maces..

    cfare emocione te dha ty ky roberti?
    Aman me tregoni ju lutem cfar ka ketu per tu emocionuar..

    pervec asaj mullaqes qe mund te jete interesante per nji mashkull cka ketu per art?

    majmuna fallco publik majmun.. te gjith ju ketu.

  7. #7
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  8. #8
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  9. #9
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    vizitoni faqen e re te robert alias pasi e ka ndryshuar kohet e fundit.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  10. #10
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    pėr Kosovėn

    Ngjyra tė hedhura bashkė si njerėzit e vuajtur tė Kosovės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #11
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    pėr Kosovėn

    mė pėlqejnė ngjyrat e mbledhura, duket qė punon me faza tė ndryshme, pra "layers" se nuk e di sesi thuhet nė Shqip :(
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #12
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    mė pėlqejnė prapė ngjyrat, Roberti ėshtė ekspert nė ktė fushė :)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. #13
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Po prap ngjyrat dhe format e ēuditshme. Ai duhet tė bazohet nė intuitė nga mynyra sesi kompozon.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  14. #14
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Mė duket njė kompozim shumė i lezetēėm. Shpresoj qė njė ditė Roberti ta gjej ktė faqe ku ne flasim pėr tė :)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  15. #15
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Jam shume tekanjoze kur pelqej pikturat, dhe me te shumtat e tij s'me pelqyen. Megjithate, s'e mohoj qe pikturat e tij kane imagjinate dhe jane shume intriguese.
    Duke pare pikturat e tij, mendoj, "Si do ishte ky njeri si shkrimtar?"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  16. #16
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    "Si do ishte ky njeri si shkrimtar?"

    epo kjo eshte pyetja me intriguese qe mund te behet per nje piktor.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  17. #17
    C'kemi? Unė jam Leandro, nipi i Bertit. Kush edi ajo pyetja nuk ėshtė aq intriguese pasi xhaja im ka qėnė kėngėtar dhe ka shkruajtur kėngė.

    Me qė njėri e kėrkoi, unė do ti them pėr kėtė forum, dhe kush e di ai mund tė shkruaj njė gjė kėtu. Merret mjaft me kompjuterat dhe Internetin.

    Njė faqe e re po bėhet tani qė ėshtė 100% nė flash. Sė shpejti do tė jetė nė Internet.

    (Berti ėshtė fanatik Shqiptar!)
    If you understand, or if you don't
    If you believe, or if you doubt
    There's a universal justice
    And the eyes of truth
    Are always watching you

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17
    Robert Aliaj: Pas mikpritjes shqiptare, rikthehem me nje format te ri

    Izaura Ndoj

    Ambicia dhe pasioni qe ka per artin e kane bere te jete nje artist me permasa dimensionale. Ne nje interviste per "Koha Jone", Robert Aliaj Dragot rrefen punen mbi ekspoziten qe do te hape ne Belgjike, pervojen e shkelqyer qe pati ne emisionin "3 per nje strehe" ku testoi per disa jave bujarine dhe mikpritjen shqiptare, punen me Festivalin e Filmit "Tirana 48 Hour Film Project", si dhe pritshmerite e tij si artist. Pervec ketyre fushave te artit, Roberti na tregon edhe per projektet e tij ne muzike dhe rikthimin e tij me nje format te ri televiziv, ku do te shpalose realitetin shqiptar ne cdo familje. Nje pasion qe eshte rritur bashke me te. Robert Aliaj Dragot eshte artist multi-disiplinor bashkekohor shqiptar. Pervec si piktor, ai njihet ne Shqiperi edhe si nje kengetar i suksesshem i muzikes se lehte i viteve '80 - '90. Pas vitit 1990, Dragot kryen nje karriere nderkombetare duke u njohur ne te gjithe Europen per ekspozitat e tij vetjake. Ai ka ekspozuar ne gjithe Europen dhe ne SHBA, ku shume vepra te tij gjenden ne shume koleksione private e publike.

    Robert, sapo ka nisur sezoni i ri artistik dhe akoma nuk ju kemi pare te angazhuar me ndonje emision apo spektakel. Me cfare po merreni aktualisht?

    Aktualisht jam duke pergatitur nje ekspozite qe do te behet ne nje galeri ne Gent, ne nje qytet te Belgjikes. Do te jete nje "one man show" shume minimalist dhe i kursyer, qe nepermjet nje simbolike dhe ne menyre figurative dhe konceptuale do t'i referohet realitetit te veshtire shqiptar.

    Pas shfaqjes si moderator ne nje emision televiziv, do te vazhdoni ende te jeni pjese e ketyre formateve?

    Aktualisht jam duke punuar per nje tjeter reality-show, i cili ka per qellim te tregoje ngjarje jete dhe protagonistet e tyre qe nuk mund te gjejne hapesire ne faqet e para te gazetave. Ne te vertete, udhetimet e mia do te karakterizohen nga spontaniteti, jeta, sinqeriteti njerezor i komunikimit. Keto udhetime do te jene te mbeshtetura ne takime humane te rastesishme, nuk do te jene udhetime turistike te zakonshme, por me teper me nje perqasje (aproch) njerezore e sociale, per te zbuluar si jetojne bashkeqytetaret tane, ku jetojne, si mendojne, eshte me teper per t'iu dhene shansin njerezve te thjeshte te rrefejne jeten e tyre, dhimbjen dhe preokupimin e tyre, dhe te tregojne pse jo dhe filozofine e tyre!



    Mendoni se arritet sukses me "testimin" qe i bete mikpritjes shqiptare?

    Ndersa sezonin qe sapo mbarova me "Vizion Plus" e quaj te mjaftueshem. Nuk mendoj se do te doja ta testoja me tej mikpritjen shqiptare, e cila nuk mungoi kudo qe shkova. Edhe nje here tjeter u rikonfirmua miti i vjeter i mikpritjes shqiptare, gje qe do ta quaja repetitive dhe jo me ndonje vlere te vecante zbuluese, nese do te shkoja me tej me testimin e saj. Tani une mendoj per nje format me te evoluar, ku njerezit e thjeshte te kene me teper hapesire mediatike, me ngjarjet e jetes se tyre ata do te behen protagoniste te emisionit tim, do te behen pikerisht ata qe nuk mund te gjejne hapesire ne faqet e para te gazetave per te thene fjalen e tyre. Kjo gje qe do t'ju lejoje shikuesve nje vizion te realitetit te pa dhunuar e te pa manipuluar, ideale per te percjelle mesazhe sociale dhe njerezore ne cdo episod.



    Po Festivali i Filmit, "Tirana 48 Hour Film Project", ne cfare faze eshte?

    Eshte heret te flasim sot, sepse jemi akoma ne proces te aplikimit, kur dihet qe ne shqiptaret gjithcka e leme per minuten e fundit. Por, tashme eshte iniciuar regjistrimi on-line i edicionit te 3-te te fundjaves konkurruese te "Tirana 48 Hour Film Project 2012". I cili do te zhvillohet me date 16 nentor. Kete vit do te jete nje edicion special me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se Pavaresise. Krijues te filmave nga i gjithe vendi dhe nga te gjitha vendet ku jetojne shqiptaret do te konkurrojne per realizimin e nje filmi te shkurter brenda 48 oreve. Filmi fitues do te konkurroje me filmat fitues nga e gjithe bota per titullin "Best 48 hour Film of the Year 2012". Te interesuarit mund te aplikojne, duke u regjistruar fillimisht ne mail-listen tone ne faqen e internetit, http://www.48hourfilm.com/tirane.

    Ju si drejtues i ketij festivali, mendoni se prurjet dhe risite qe "Tirana 48 Hour Film Project" ka sjelle ne Shqiperi do te jene tashme nje tradite e gjate?

    "Tirana 48 Hour Film Project" do te ndikoje ne rritjen e jetes kulturore te qytetit te Tiranes", ne zbulimin dhe stimulimin e kineasteve te rinj te talentuar shqiptare, do te ndikoje fuqishem ne prodhimin e filmave te rinj nepermjet prurjeve te forcave te reja krijuese. "Tirana 48 Hour Film Project" do te kontribuoje fuqishem ne promovimin e imazhit te qytetit te Tiranes ne nivel nderkombetar, ku serioziteti dhe angazhimi i pjesemarresve do ta shnderroje kryeqytetin ne nje nga qendrat e kinematografise boterore, duke krijuar keshtu lidhje te ngushta me metropolet e tjera boterore si; Parisi, Londra, Berlini, Casa Blanca, Hong Kongu, Singapori, Seuli, Sidnei, Mumbai, Pekini, Los Angeles, New York, Chicago, San Francisco etj. Festivali, kontribuon ne krijimin e nje rrjeti bashkepunimi kombetar dhe nderkombetar te krijuesve te rinj. Infrastruktura e Festivalit ne rang nderkombetar krijon mundesite e bashkeprodhimit me producente te huaj amerikane dhe europiane.

    Veshtiresite jane pjese e cdo institucioni. Po ju keni hasur veshtiresi ne realizim e tij?

    Veshtiresite qe po hasim me detyruan ta shtyjme zhvillimin e Festivalit. Veshtiresite e "Tirana 48 Hour Film Project" nuk jane vetem financiare, nuk kane lidhje vetem me krizen aktuale. Ne jemi viktime e mentalitetit tone kolektiv te prapambetur, te cilin e shprehim qarte ne keto momente, kur ne vend qe t'i pervishemi punes, presim zgjidhje nga te tjeret.

    Pervec se jeni piktor, jeni aktivizuar ne kinematografi, nje sukses tjeter i juaji eshte edhe muzika. Mendoni te realizoni ndonje kenge apo klip te ri?

    Kam shume projekte per muziken, te cilat kane mbetur ende ne sirtar, fatkeqesisht jo vetem per mungese kohe.

    Cilat jane projektet tuaja artistike ne vazhdim?

    Para se te mberrija ne memedheun tim te dashur, ne Bruksel kete periudhe kam qene vazhdimisht i angazhuar per realizimin e nje ekspozite ne Gent, nje qytet shume kulturor e artdashes ne Belgjike. Nderkohe qe nje tjeter ekspozite eshte ne vazhdim ne Bruksel.

    Koha Jone

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anėtarėsuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    cfare emocione te dha ty ky roberti?
    Aman me tregoni ju lutem cfar ka ketu per tu emocionuar..

    pervec asaj mullaqes qe mund te jete interesante per nji mashkull cka ketu per art?

    majmuna fallco publik majmun.. te gjith ju ketu.
    brar,e di pse e vlersoi une kete djaloshin?
    ishte ne juri te zgjedhjes se femijes talent ne muzike "gjeniu i vogel" ishin aty edhe 3 persona tjer te cilet vlersimet i jepnin shum siperfaqesore dhe me shum mikeluese.
    Ky i dha drejtim vlersimit te drejt dhe te ndergjegjeshem te secilit femije talent pa dallim vendi,moshe dhe gjinije.
    une e rrespektoi shum kete.

    kete talentin ne art e kam degjuar ,por here e par qe e shikoi.edhe kendon.

  20. #20
    Robertin dhe familjen e tij e kam njohur nga afer ne Athine, kur ai ishte atje familjarisht.
    Eshte nje njeri i nderuar, fisnik, shume i talentuar, i shkathet, qe ta thote te verteten ne sy e jo pas kraheve.
    Ka nje familje te mrekullueshme, fisnike, vete ai me bashkeshorten e tij Mozen, (qe ka nje nene shume te mire), me ndihmuan menjehere kur kisha nje problem e hall te madh jete.
    Ne Athine eci goxha me piktura, hapte ekspozita, shiste, blinin edhe koleksioniste, shkurt u be emer i njohur, beri edhe nje album me kenge shqip e greqisht.
    Me pas me ane te piktures shkon dhe vendoset ne Belgjike, dhe aty pati mjaft sukses qe vazhdon edhe sot e kesaj dite. Me pas, aty merret me filmin e shkurter, video artin etj.

    Eshte nje artist i kompletuar si ne pikture ashtu edhe ne kenge...
    Ne kenge per mua ishte me i talentuari ne dhjetevjecarin e fundit komunist te '80-tes.
    Dhe qe e shoh te rikthyer e me shume projekte me behet shume qefi.

    Si njeri mund te them qe eshte shume i mire, kuptohet ka veti te artisteve te vertete, qe jo gjithmone kuptohen nga te tjeret.

    Dhe ka nje zemer 100% shqiptare.

    Me shume respekt per te dhe familjen e tij fisnike.


    per kenaqsine time dhe tuajen po sjell ketu video me kenge nga Roberti:

    Kėngė nga koncerti kur vjen pranvera tė vitit 1987 nė RTSH
    Muzika: Gazmend Mullahi Teksti: Rudolf Marku
    Robert Aliaj - Dashuria

    http://www.youtube.com/watch?v=m9nG6723shE

    Nje tjeter kenge e mrekullueshme me tekst nga Musa Vyshka.
    Kompozimi nga Gazmend Mullahi
    Robert Aliaj - Dy gjysma molle

    http://www.youtube.com/watch?v=i_YD5ZjrV3Q

    Robert Aliaj - Njė ēast
    Kėngė nga emisioni i TVSH koha nė pentagramin tim, viti 1989

    http://www.youtube.com/watch?v=_xCKYJo9nFs
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 27-09-2012 mė 03:16

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. ENIGMA - Robert d'Angély
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-06-2012, 14:35
  2. Robert d’Anzhelit dhe shqiptarėt
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 04:41
  3. Robert D'Angely
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 01:23
  4. Letėr e hapur Robert Papės
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 09:04
  5. Vritet ne Athine "i tmerrshmi i Vlores" Robert Boraku
    Nga Asteroid nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 10:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •