Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    une shpesh kam udhetuar nga tirana ne qafe thane me fugon per rreth 6 vjet deri sa bleva makine.shume rralle kishte shofera qe zbatonin rregullat e qarkullimit.biles nuk kishte asnje qe i jepte ngadale sepse ato donin te kapnin dhe nje rruge tjeter.ne rastin konkret nuk e di kush eshte fajtore por se besoj qe ka faj qeveria.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  2. #12
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga miki_al2001
    une shpesh kam udhetuar nga tirana ne qafe thane me fugon per rreth 6 vjet deri sa bleva makine.shume rralle kishte shofera qe zbatonin rregullat e qarkullimit.biles nuk kishte asnje qe i jepte ngadale sepse ato donin te kapnin dhe nje rruge tjeter.ne rastin konkret nuk e di kush eshte fajtore por se besoj qe ka faj qeveria.
    Ka shume faj qeveria sepse po te doje mund ti parandaloje keto aksidente.
    Une banoj ne usa dhe gati 1 muaj para me vune gjobe se po ecja me makine 10 km/h me shume se tabela.
    Edhe ne Shqiperi po ta ndalosh shoferin e ti vesh nje gjobe te "majme" heres tjeter qe ai do nxitoje ka per ta menduar shume mire.
    Pastaj ne Shqiperi te paret qe duhet te zbatojne regullin jane ata legenat POLICAT.
    Kur po vija nje here nga Korca per ne Erseke polici rrugor me ndaloj dhe si nuk me gjeti ne gabim me kerkoi syzet e diellit.Eshte injorance e madhe kjo qe ndodh

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga Korca_Reli
    Ka shume faj qeveria sepse po te doje mund ti parandaloje keto aksidente.
    Une banoj ne usa dhe gati 1 muaj para me vune gjobe se po ecja me makine 10 km/h me shume se tabela.
    Edhe ne Shqiperi po ta ndalosh shoferin e ti vesh nje gjobe te "majme" heres tjeter qe ai do nxitoje ka per ta menduar shume mire.
    Pastaj ne Shqiperi te paret qe duhet te zbatojne regullin jane ata legenat POLICAT.
    Kur po vija nje here nga Korca per ne Erseke polici rrugor me ndaloj dhe si nuk me gjeti ne gabim me kerkoi syzet e diellit.Eshte injorance e madhe kjo qe ndodh
    Fiks ashtu eshte. Fajin e ka policia rrugore qe eshte nen drejtimin e Ministrise se Brendshme (dikur te rendit). Fajin e kane policet qe e shohin rroben qe kane ne trup si mundesi per te zhvat ndonji lek nen dore nga njerezit e zakonshem, dhe kur kalon ndonje makine me xhama te erret kalojne ne pozicion gatitu apo dhe duke nderuar, pa e njoft fare tjetrin. Ne si popull duhet te mesohemi te zbatojme ligjin dhe perderisa akoma nuk kemi arritur stadin qe ta respektojme sepse ne fund te fundit eshte ne te miren e perbashket (sot mund te parakalosh nje makine duke ecur me 150 kmh dhe spyet qe je duke rrezikuar tjetrin por neser te njejten gje mund te ta bejne te tjeret ty), atehere duhet kultivuar deri diku me frike. Ver gjoba 100 mij leke per tejkalim shpejtesie, hiq patenten per perseritje dhe shikoje pastaj e ben me ate gabim shoferi apo jo.

    P.S. Ne Londer, thone, eshte sukses kur e merr patenten me proven e dyte. Metarja eshte diku tek tre hereshi.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Ngushêllime Familjarêve ,Nje Trragjedi shum e thellê pêr tê gjith Shqipêrinê.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga gazeta...

    Pesë të ndjerat punonin së bashku në një serë buzë rrugës automobilistike

    Tragjedia, një 9-vjeçar në timonin e makinës

    Përcillen për në banesën e fundit 5 viktimat e aksidentit


    Fshati Sulovë e Elbasanit është tronditur nga vdekja e pesë grave nga një aksident automobilistik. Shkaku i këtij aksidenti mbetet devijimi i një kamionçine, që ecte me shpejtësi në rrugën e fshatit, aq më tepër kur tashmë mësohet se në timon, së bashku me shoferin, ka qenë edhe djali i tij 9-vjeçar. Varrimi i viktimave është bërë në orare të ndryshme të ditës së djeshme, porse tre jetët e një familjeje, nëna me dy vajzat, janë varrosur dje në orën 14 të pasdites, së bashku në një varr. Në orën 13 do të varrosej më e moshuara nga viktimat, Naze Plaka, 58 vjeçe, që mësohet se ka qenë halla e bashkëshortes së drejtuesit të mjetit aksidentues, Kadri Rusta, 35 vjeç, nga fshati Grekan, përballë Mollasit. Një orë më vonë do të varroseshin tri viktimat e një familjeje Lirie Asllani, 45 vjeçe, dhe vajzat e saj, Flutura 18 vjeçe dhe Esmaja 17 vjeçe, të dyja në shkollën e mesme të fshatit Klos. Ndërsa në orën 15 do të varrosej më e reja e këtij aksidenti tragjik, Hasbije Vishkulli, vetëm 13 vjeçe, nga fshati Qyrkan të së njëjtës komunë.

    Pesë të ndjerat punonin së bashku në një serë buzë rrugës automobilistike. Ka qenë pasdreke, kur së bashku pushimin e bënin në cep të rrugës, pranë portës së një shtëpie, në anën e sipërme të rrugës automobilistike. Nazja, 58-vjeçare dhe Hasbija 13- vjeçare kishin ardhur më herët dhe prisnin të vinin dhe Liria me dy vajzat e saj. Këto të fundit do t‘i sillte dhëndëri me makinën e tij, pasi vajza e madhe e çiftit, Seit dhe Lirie Asllani, kishte ardhur për drekë në shtëpinë e prindërve të saj. Sapo kanë ngrënë drekën, dhëndëri i familjes, Asllani, ka dërguar vetë me makinën e tij aty ku punonin ato, vjehrrën dhe dy kunatat dhe pasi i ka zbritur ka vazhduara rrugën drejt Mollasit. Pesë minuta pasi është larguar ka ndodhur tragjedia. Kamionçina e aksidentit vdekjeprurës udhëtonte nga Gostima drejt fshatit Mollas. Drejtuesi i mjetit, Kadri Rusta, kish hipur në kabinën e makinës gruan e tij bashkë më dy djemtë, njëri 9 vjeç dhe tjetri 13 vjeç. Mësohet se kabina mbante vetëm tre persona, kështu që të gjithë bashkë kanë qëndruara shumë ngushtë në sedilje. I ati, që mësohet se ishte duke pirë birrë në makinë, ia kishte lënë timonin djalit të tij më të vogël, 9 vjeç dhe pikërisht në këtë moment ka ndodhur edhe aksidenti i rëndë. Rreth 30 minuta më vonë, policia e Elbasanit ka mundur të ndalojë Kadri Rustën në breg të lumit të Devollit bashkë me djalin e vogël. Tashmë Rusta është arrestuar dhe do të ndiqet penalisht për veprën penale.

  6. #16
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Nje here kam udhetuar me furgon une, e qe prej atehere nuk hipi me.
    Shoferet me te rrezikshem ata jane.

  7. #17
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    ngushllime njerzve te tyre.

    KAcaku kur o shkru si ne fugon si ne avion si ntoke si ngjume tek shpia e han. Po thuj ishallah se ke fat.

  8. #18
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ngushellime familjeve ... nuk di c'te them tjeter, cfare mund te thuash para nje humbje, nje dhimbje te tille ...

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cu be ai ditua..qe thoshin ka ber aksident..

    po cka interesante artikulli mbi aksidentin ne mollas..

    krimineli katundar le femijen ..ndonje kopil i keq ..ne timon.. kurse grate fshatare.. ala kujtojn se esht koha enverit..kur 2 makina ne dit kalonin e ku mileti e kish rrugen.. rrug..kullot vend muhabeti.. pazar qebabtore.. shullez-ore.. buk-gjiz qep-ngrenore etjetj..
    pra ulen grate te rruga e muhabet per 7 pal qejfe..
    nuk e dine se rruga tani ne vitet berisho nano mekso mejdano moisio edvinore ..eshte si te jesh para tabeles qitjes se repartit e te pish duhan kur kercet kallashi e mitralozi.. e ti thuash plumbave me hani m.unë se un kam kemish fanellate te gabit .. .. e sme cpon plumbi..
    tralala te ngratet..

    gjynaf..



    kalova nje dizaj qaf krraben..
    cfar tmerri..
    rruga ala sic e ka lene zog-musolini kur e beri ktu e 70 vjet me pare..

    mos kaloni andej kurre..
    le kjo "autostrada" e lir-met kok madh hajdutit.. tiran-shkoder..
    ajo eshte therrtore e vertete..

  10. #20
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Fillon loja "e ka kush e ka, e ka Basha me qira"

    Aksidentet, Ibraj sulmon Bashën

    Pas ngjarjeve të fundit, drejtori i Përgjithshëm largon fajin nga policia: Përgjegjësia është e Transporteve dhe pushtetit vendor


    Gazeta Shqip


    Aksidentet e rënda, me pasojë vdekjen e shumë personave, kanë detyruar krerët e policisë dhe të rrugëve të mblidhen në takim për të marrë një sërë masash për parandalimin e këtyre ngjarjeve. Kreu i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, ka kritikuar Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve se nuk janë zbatuar rregullat teknike për qarkullim. Nga ana tjetër, ai ka thënë se policia ka shtuar numrin e efektivëve të shërbimit për kontrollin e vazhdueshëm të drejtuesve të mjeteve. Kështu, shqetësimi për aksidentet ka bërë që Ibraj të zhvillojë një takim pune me drejtoren e Përgjithshme të Rrugëve, Lejla Saraçin. Në këtë takim morën pjesë gjithashtu përfaqësues nga Drejtoria e Rendit dhe Sigurisë Publike, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. Sipas të dhënave zyrtare, në qendër të këtij takimi ishte diskutimi mbi masat e përbashkëta që duhen marrë me qëllim përmirësimin e treguesve të sigurisë rrugore për uljen e ngjarjeve aksidentale dhe të pasojave që i shoqërojnë ato. Gjatë takimit, kreu i Policisë së Shtetit vuri në dukje faktin se shërbimet e Policisë Rrugore në vazhdimësi janë angazhuar maksimalisht për kontrollin e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës dhe se janë shtuar masat dhe kontrollet, duke synuar në uljen e numrit të aksidenteve. "Por, rritja e parametrave të sigurisë rrugore kërkon bashkëpunimin e bashkëveprimin e shumë aktorëve të tjerë si Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, bashkitë apo komunat", u shpreh Ibraj. Sipas tij, të gjithë këto aktorë, përfshirë dhe organizma të tjerë shtetëror dhe shoqërinë civile duhet të punojnë së bashku me qëllim rritjen e sigurisë rrugore, pasi krahas kontrolleve të strukturave të Policisë së Shtetit është e nevojshme të punohet më shumë në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Në lidhje me këtë, kryepolici Ibraj kërkoi nga Saraçi që të ndërhyhet sipas linjave përkatëse për përmirësimin e sinjalistikës rrugore. "Këtë e kërkoj pasi sinjalistika në mjaft raste është e paplotë, konfuze jo e studiuar dhe për pasojë nuk i vjen në ndihmë drejtuesve të automjeteve. Në disa segmente rrugore, veçanërisht ai Fushë Krujë-Shkodër, me parametrat që ka, sinjalizimi i vendosur rrugor me vijë të ndërprerë që lejon parakalimin paraqet probleme serioze në drejtim të sigurisë rrugore, fakt ky që krijon dhe probleme serioze ligjore", u shpreh Ibraj. Më tej, ai vuri në dukje se në të gjitha akset rrugore vërehen mungesa të theksuara të sistemeve të sinjalizimit vertikal, ndërsa sinjalizimi horizontal është inekzistent, duke ndikuar në uljen e parametrave të sigurisë. Gjithashtu, nga ana e policisë, e cila është sulmuar në rastet e aksidenteve si fajtore, u kërkua edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore, pasi infrastruktura e dobët rrugore, gjendja e keqe e akseve rrugore apo dëmtimet serioze të shtresës së asfaltit përbëjnë rrezik për drejtuesit e automjeteve, nisur nga shpejtësia e lejuar në to. "Në mjaft raste është e nevojshme edhe ndërhyrja për të kryer përmirësime në elementë të sigurisë si ndriçues fosforeshent anësore ose mbi asfalt, përvijues në kthesa, mbrojtëse metalike, vendosja e mureve mbrojtëse, prania e të cilëve do të kishte shmangur aksidente me pasoja të rënda, si ai i ndodhur para pak ditësh në Dukagjin", tha me vendosmëri kreu i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj. Sipas tij, sa më shpejt duhet kryer eliminimi i mangësive në kryerjen e kontrolleve teknike vjetore dhe periodike të automjeteve nga strukturat përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. Gjatë takimit të zhvilluar u ra dakord për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve respektive dhe marrjen e masave me qëllim ushtrimin e kontrolleve të përbashkëta me grupe Task-Force nga të gjitha strukturat si për respektimin e normave të Kodit Rrugor nga drejtuesit e automjeteve, ashtu dhe për kontrollin teknik të automjeteve, respektimin e akteve normative për mjetet e shërbimit publik dhe respektimin e ngarkesës mbi aks në mjet. Palët deklaruan se plane të përbashkëta veprimi do të hartohen dhe do t‘i dërgohen për zbatim strukturave vendore respektive. Masat e marra për vënien në zbatim të tyre do të ndiqen nga drejtuesit e këtyre strukturave.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10
  4. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  5. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •