Leja sales edhe kte humdinger se ai do ju kete pre frenat atyre.
Ngjushellime familjeve te tyre .
Leja sales edhe kte humdinger se ai do ju kete pre frenat atyre.
Ngjushellime familjeve te tyre .
Hajde Ilir Hajde!Qeveria miraton dhënien e ndihmës financiare familjeve të viktimave e të mbijetuarve të aksidentit në lumin Kir
14/3/2007
Qeveria miratoi sot dhënien e ndihmës financiare familjeve të viktimave e të mbijetuarve të aksidentit tragjik të dy ditëve më parë, në aksin rrugor Kir-Dukagjin, gjatë të cilit humbën jetën 10 persona.
Familjeve të viktimave u jepet ndihma financiare prej 1 milion e 80 mijë lekë, ndërsa të mbijetuarve nga aksidenti u akordohet shuma prej 400 mijë lekë ndihmë për rehabilitimin e tyre shëndetësor.
Kryeministri i shprehu edhe një herë ngushëllimin familjeve të viktimave, duke theksuar se ngjarja është ndjekur me përkushtim të madh nga autoritetet qendrore dhe vendore. Me këtë ndihmë financiare, u shpreh Kryeministri, qeveria u vjen në ndihmë familjeve të viktimave, të cilët kanë një dhembje shumë të madhe, por janë edhe në kushte të vështira, pasi jetojnë në zona të varfra.
Keshilli Ministrave
Por ti je djal i mencur more si behesh rrip transmetimi i lajmeve thashetheme?
Paska dhene para qeveria dhe cdo gje u zgjidh! Autoritetet perkatese kushdoqofshin pergjegjes per rruget duhet te mbajne pergjegjshmeri dhe marrin masa per permiresimin e rrugeve dhe emancipimin e shofereve arnaut.
Pyetjet qe duhen bere jane: Cfare berin qe aksidenti te ndodhte? A jane rruget ne rregull? A ka qene shoferi i alkoholizuar apo droguar? Cfare po ben policia rrugore per parandalimin e ketyre aksidenteve? A po bejne kanalet televizive ndonje emision emancipimi rreth kesaj ngjarje, apo vetem sa e japin lajmin si sencacional ditor?
Ne nuk duam probleme dhe sencacionale por zgjidhje dhe permiresim te kushteve.
Keshtu do na e mbushin mendjen autoritetet shqiptare qe ne te kthehemi dhe invesojme ne Shqiperi? Ata duhet te tregojne me teper seriozitet dhe punojne me drejte.
Tung
U be nje muaj qe kur ndodhi kjo tragjedi, dhe keto humbje te tilla njerezore duhet te vazhdojne tu kujtohen organeve lokale, policise, ministrise se transportit qe te mos harrojne te punojne vazhdimisht per te shpetuar sa me shume shqiptare nga thonjte e vdekjes.
Nuk duhet vetem te hidhen akuza, por qe te rritet ndergjegjesimi per shume gjera qe mund te behen per te ndihmuar qe shqiptaret te mos jene kaq te pafat ne rruget e Shqiperise.
Shoferet qe kane timonin ne dore duhet te lexojne statistikat qe te bejne te rreflektosh per jeten.
ISHP, Aksidentet zënë vendin e parë të vdekjeve
PRANVERA KOLA
11 Prill Raporti pas aksidenteve, shkaqet e tjera janë helmimet dhe traumat, më të rrezikuar të rinjtë
gazeta Metropol
Aksidentet, helmimet dhe traumat, janë tre shkaqet kryesore të vdekjeve në vend. Në këtë mënyrë vdekjet e shkaktuara nga këto fenomene gjatë kohëve të fundit kanë ardhur në rritje, si pasoj e problemeve të shumta që po kalon shoqëria shqiptare. Ndërkohë që kategoria më e rrezikuar mbeten meshkujt e sidomos ata të moshave të reja. Këto janë konkluzionet e nxjerra nga studimet e bëra në Institutin e Shëndetit Publik. Ku ka rezultuar se rastet më të shumta të vdekjeve, shënohen në popullatën e meshkujve, përkatësisht me 30 raste për 100 mijë banorë. Ndërsa tek femrat, kjo shifër arrin në 9.8 për qind po për të njëjtën masë banorësh. Pjesën më të madhe të vdekjeve e shkaktojnë aksidentet rrugore. Ndërkohë që zonat urbane janë më të rrezikuara dhe paraqesin shifra më të larta të këtyre tregueseve se sa zonat rurale. Për sa i përket raportit meshkuj femra shifrat tregojnë se ky raport është katër me një për meshkujt, ndërsa në vdekjet totale që shkaktohen në vend, raporti meshkuj femra është tre me dy. Gjithashtu statistikat tregojnë se aksidentet shkaktojnë një numër të madh vdekjesh. Burime pranë repartit të vetëm të toksikologjisë në Spitalin Ushtarak bëjnë të ditur se çdo vit në këtë pavijon paraqiten rreth 6 mijë raste helmimesh. E ndërkohë që kapacitetet për trajtimin e tyre janë të kufizuara. Ky numër sipas mjekëve mendohet të jetë dhe më i lartë, pasi një pjesë e madhe e rasteve që ndodhin në rrethe nuk raportohen.
Raporti fshat-qytet
Përqindjen më të madhe të vdekjeve të shkaktuara nga këto fenomene, e zënë zonat urbane, ndërkohë që në nivele të përafërta mbeten dhe ato rurale. Në harkun kohor prej një viti në qytete llogaritet të shkaktohen, rreth 667 raste vdekjeje, ndërkohë që kjo shifër mbetet e lartë dhe në zonat rurale, ku shënohen rreth 557 raste vdekje në vit. Ndërsa në përqindje në popullatën urbane 46.8 për qind e vdekjeve shkaktohen nga traumat helmimet dhe nga aksidentet, në fshat kjo shifër arrin në 34.9 për qind. Sipas mjekëve të repartit të toksikologjisë, problematike situata bëhet sidomos në prag të kësaj stine ku fermerë të shumtë apo familjet që prodhojnë vetë produktet ushqimore në zonat rurale lënë të hapura në mënyrë të pakujdesshme helmet që përdoren për tokën apo bimët. Helme, të cilat nga pakujdesia mund të konsumohen nga fëmijët e moshave të vogla. Ndaj sipas tyre duhet bërë më shumë kujdes në këtë aspekt që të shmangen situatat e padëshiruara.
Aksidentet
Aksidentet dhe veçanërisht ato rrugore mbeten shakatarët kryesorë të vdekjeve në vend. Ku sërish më të kërcënuar ndaj pasojave fatale që shkaktojnë aksidenteve janë meshkujt. Në bazë të dhënave rezulton se në 10 aksidente rrugore, të paktën tetë persona pësojnë vdekjen. Ndërkohë që gjatë këtyre viteve ka ardhur në rritje numri i aksidenteve të ndodhura, raporti meshkuj femra llogaritet të jetë 4 me një në favor të meshkujve. Sipas specialistëve të ISHP-së, kategoria më e rrezikuar janë moshat e reja, ku grup-mosha me vdekshmëri më të lartë është 25-29 vjeç. Nga studimet e bëra të këtij instituti është treguar se 90 për qind e këtyre aksidenteve ndodhin si pasojë e gabimeve njerëzore. Ku shoferët mund të kenë pirë para se të ngasin makinën, ata nuk respektojnë qarkullimin rrugor duke ecur mbi normat e lejuara të shpejtësisë së qarkullimit. Ndërkohë që problematike në këtë rast mbeten akset rrugore, në të cilat mungojnë në masë sinjalistikat rrugore.
Situata
· Qarkullimi rrugor, 8.2 raste për 100 mijë
Banorë, raporti meshkuj femra është 7 me 1
· Vrasjet 5.3 raste për 100 mijë banorë,
raporti meshkuj femra është 4.7 me 0.1
· Të tjera të transportit rrugor, 5.6 raste për 100
mijë banorë, raporti meshkuj femra 5 me 1
· Traumat helmimet 5.9 për 100 mijë
banorë, raporti meshkuj femra 1.7 me 1.
· Vetëvrasjet 3.8 për 100 mijë banorë
raporti meshkuj femra është 2 me 1
Krijoni Kontakt