Sulmohet me thike nje prift ortodoks.
http://www.balkanwe b.com/sitev4/ index.php? id=1337
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:00 te paradites se sotme
ne qytetin e Kucoves, brenda kishes “Ringjallja e
Krishtit”.
Ka ngjare si nje skene filmi, po ne fakt ka qene reale ajo
qe ndodhi paraditen e sotme ne nje kishe ne Kucove. Nje
burre i armatosur me 2 thika te kryqezuara sulmon priftin
ortodoks Bartolomeo Budhari, nderkohe qe lutej perpara
statujes se Krishtit duke thene shprehjet ‘une jam zoti i
plotfuqishem’ , ‘une jam zot i cifuteve’.
Skena e tmerrshme njeheresh dhe e pabesueshme eshte
perseritur disa here teksa agresori tentonte te plagoste me
2 thikat priftin, nderkohe qe ky i fundit fatmiresisht ka
pesuar vecse nje gervishtje te lehte ne fytyre dhe mantelin
i eshte grisur. Pas kesaj, agresori eshte ngjitur ne vendin
ku prifti mban meshat dhe eshte kryqezuar, pozicion ne te
cilin ka qendruar deri ne momentin kur ka mberritur
policia.
Edhe pse eshte shoqeruar per ne komisariat, identiteti i
tij ka mbetur mister, pasi as banoret e zones nuk kane
mundur ta njohin. Nderkohe policia tashme ka nisur hetimet
rreth motiveve qe kane nxitur agresorin te ndermarre nje
veprim te tille,qe fatmiresisht perfundoi pa tragjedi.
Krijoni Kontakt