Ilirian01 me fal por je aq i merzitshem ne menyren tende e te shkruarit!
Me jep pershtypjen e nje thesi te mbushur plot e perplot vetem me kopertina librash dhe me ideologji boshe
me pak fjale flet shume e per lume.....
Ilirian01 me fal por je aq i merzitshem ne menyren tende e te shkruarit!
Me jep pershtypjen e nje thesi te mbushur plot e perplot vetem me kopertina librash dhe me ideologji boshe
me pak fjale flet shume e per lume.....
Gjysma e gjerave qe them nuk ka kuptim, por ti them, qe gjysma tjeter te te arrije...
K.G
Dua te kujtoj vizitoret e kesaj teme qe tani (pa pritur qe kjo teme te devijoje neper shtrate lumenjsh te paformuar me keq sec ka devijuar) se ketu jemi ne forumin e letersise. Nese nje anetar ka deshire te vendose shkrimet e tij, ka te drejte te beje keshtu, edhe sikur shkrimet te jene tema dashurie, politike, budallalleku, zgjuarsie, madje dhe temat Marsiane jane te mirepritura.
E mira e ketij forumi (forumit te letersise) eshte se vizitohet nga njerez te te gjitha ideve dhe secili nga ju qe lexoni ka mundesine te lexoje vetem tema qe ju pershtaten ideve tuaja. Cfare dua te them mė shqip nq se shkrimet e brarit per dike nuk jane shkrime te mirefillta atehere mjafton mos lexoje keto por te hidhet ne nje teme qe i duket me interesante per te kaluar kohen.
Duke i kaluar temat ne biseda kush jam une kush je ti, pse shkruan keshtu pse shkruan ashtu, cfare eshte e drejte te shkruhet dhe cfare jo, largoheni dhe nga qellimi i vet ketij forumi, pra letersia...dhe e ktheni forumin ne biseda pa fund e krye te cilat nuk i hyjne ne pune njeriu, aq me teper dikujt qe ka qejf te shkruaje e te lexoje shkrime letrare.
Cdo pergjigje ne vazhdim te kesaj teme do te ndahet nga ky forum nq se eshte thjesht nje replike per mbrojtje idesh.
¤***¤***¤***¤***¤***¤***¤***¤***¤
¤***¤ Po vjen Viti Ri ! ¤***¤
Atje nga malet me bore..
Ngarkuar me thesin magjik,
Me sajen terhequr nga kaprollet
Vjen plaku i vitit te Ri..
Qerpiket akulli ja ngriu
Pishat faqet ja gervishti..
Era e acarte hunden ja skuqi
E Hena ... syte ja shendriti..
Eja Plaku i mire eja..
Te presin kudo njerezia
Ditet e zymta largoja..
Plotsoja te thjeshtat deshira..
Ndalo ne katundet e gjora..
Ku zbathur po ecin femija..
Pa ngrene nen zhele te presin..
Harruar nga Bota e Qeveria..
E di o Plak fisnik e di
Nat eshte, me zor dallon udha..
Pa drita i le shqipot vjet
E sonte mezi te qesh buza..
Rralluar gjen pyjet ne male
Plot trungje pa dege, sakatuar
Por.. hyre ne shtepijat me halle
Plot njerez me shpirtra copetuar
Plot Prinder me syte nga rruga
Qe bijte kaq vjet s'i kane pare
Tryezat me lot i kane shtruar
Gezoi pak... o Plak zemer bardhė..
Kjo nate e shenjte me yje..
Kaproj..zile edhe endrra..
Ec Babagjysh mbi dete dhe pyje
Afroi... Zemrat me Zemra..
¤***¤***¤***¤***¤***¤***¤***¤***¤
Ju uroj te gjithve .. gezuar vitin e Ri !!!!
¤***¤***¤***¤***¤***¤***¤***¤***¤
Bukur Brari! Por ne se do te me lejonit, do te shtoja edhe nje foto, per ti dhene asaj poezie ngjyre me festive.
Where does a thought go when it's forgotten?
Ohh ..shume e bukur ajo kartolina.. thx Corazon..
E paskeni vene pemen e vitit te ri juve..sa mire..
Une do shkoj nga liqeni mos kepus ndoj dege pishe..sa per simbol..se ka lezet viti ri me pem vitiriu..
Po me petat moj aman si jeni..andej..
E qe thate ju sthate asgje.. Ne hyrjen tone vetem teto Refija di te benj peta bakllavaje..
Tere hyrja e pallatit aty i ben petat..
Edhe Nafija di te beje po perton dhe thote..ehh te bej shpine pis ter miell..jo moj xhan se mezi kam lare me qylyma me rrugica.. me mbulesa krevati e me perde.. Po ja rras Refijes .. thote.. se ajo shejtan i ben te mira..
Refija shkrete spyet..tere shpine e ve ne dispozicion te Komshive te cilet bien vetem miellin aty dhe Refija tere javen shtron peta per te tere..
Te zinjte kalamaj te Refijes skane ku rrine .. se me krevate e me mindere jane te zene me petat e komshive..
Shkoni..ikni..dilni jasht mer qena..u thote Refija..mos m'luni ktu mren se ben namin Aspasia qe i do petat te pa prishura e te holla si letra cigaresh...
Kalamajt e shkrete dalin..po jasht ftohte..ku te vene e vine brenda prap..
Ajo prap i perzen..ikni mer kopila se po mi prishni petat e bakllavave..
Po ku te shkojm o maaa..qajne kalamajt e shkret me duar te kallkanosura..
Shkoni lart te Aspasia se ajo ka televizor..u thot Refija kalamajve te vete..
Eee ku te fut Aspasia o maaa me pa televizor..
E mir shkoni te Angjelina.. se ajo tarallakja s'thot gjo..
Kalamajt njisin shkallet e bin deres Angjelines..jo mfal..as nuk i bin deres po hyjn direkt dhe ashtu me komet gjith balt drejt e ne qylymin e Angjelines dhe jan msu ..e shkojne hapin dhe televizorin vet..
Ke Aspasia i heqin kpucet qe ne shkall e si pula rrin..po prap ajo i perze..ikni u thote se po fle Kozmai..burri vet..drejtori NTSHUSIT..
E mer cunat e Refijes..thot Angjelina..ke un ju pruri mami juve..mir uluni..a keni hanger..i pyet ajo..
Ata ulin kokat e s'ndihen..
Ajo ja jep ka i cop buk me djath..Ata hane si te babezitur..
Po ajo moma juj i thot Angjelina..ju nisi ktu..ke un..sh-urruflla dreqit. por.. ato Petat nuk osh tu mi bo mu po.. po po ja bon grave te drejtorave dhe ato ..as ke dera sju qasin..qelbsinat e mu-tit..thot Angjelina gjith nerva..
Angjelina vet nuk ben peta.. Sja ka ngene..Ka i qind pun..e nuk o si Refija qe kur bo petat e grave te drejtorave..per Vit Te ri.. sdo me dit ku flejn.. ku han e ku pijn ata 7 kalamojt e vete..
Angja blen nji kadaif te gatshem ne dyqan e ec maro pun sa me gzu ata kalamaj..
Eh mer Viti ri viti ri..Sa dhom njerzish ti ke thy..me levozhgat e Arrave..
Po ke lagje ju kush ka pas bo petat..ma te holla per bakllava?
Bakllava o Bakllava..
mjer kush lodhet..me te ba
e lum kush ka fat e te ha..
JA NA ERDHI VITI I RI!
Ja po vjen dhe Viti i Ri
Kush gėzon nė Shqipėr???....
......................................
Ikin vitet, tė ēuditur
Po afrohet Viti i Ri!
ēdo fėmijė mė shumė i rritur.
Vetėm Beni ka uri!...
Beni ėshtė jetim i shkreti.
Nuk ka nėnė, nuk ka babą.
Poshtė njė ure, flė i shkreti.
bukė e gojė 2 vakte ha...
Ulur Beni mbi bordurė
ka vėnė para njė gazetė
ca qindarka hedh njė burrė
Beni shtrin dorėn e zbehtė...
"Jam jetim! Mė fal diēka!"...
Belbėzon nė rrugė lypsari
Lana rrjedh, nuk bėn shaką!
Plot me lypsa trotuari...
Bulevardi brinjėdalė
Pak mė tej njė ulėrimė.
ēmimet ngrihen si tė marrė(!)
vajzat marrin petidinė...
Ambasadat rradhė pėr vizė.
Hotel "Rogner" prenoton...
njė kinez shet djath e gjizė(!)
gjuha greke mbretėron!...
Beni pret krejt i shastisur
Qė t'i fal dikush lėmoshė
3 ministra kapardisur
dalin rrugėve osh e oshė.
Pėrshėndesin militantėt
me ata qė u dhanė Votėn.
Nė njė sallė janė diskutantėt
qė "luftojnė" tė ngopin Botėn!
Beni futet tek kjo sallė
Zė njė vend andej nga fundi.
Me lugė shprazur vijnė vėrdallė:
"Kush e bėri, e kush e tundi?..."
Nė tribunė ka dhe tė ftuar
Nga UNESCO dhe Europa
Beni ikėn i trishtuar:
"Me kto rrenca boll u ngopa!"...
Ikėn Beni me bark bosh
shkon tek ngrihet Piramida(!)
Njė kėmbanė me gzhoja bosh
rri e shurdhėr dhe bėn "sfida"...(!)
Ikin ditėt, ikin netėt
Beni flė tek kėmbė e Urės
Lana rrjedh dhe vadit jetėn
Lana lum i lashtė i shurrės!!!!.....
...........................................
Ja na erdhi Viti i Ri
Kush gėzon nė Shqipėri?.....
Agimi
Jo vetem ne Shqiperi, por ne mbare boten ka femije qe nuk gezojne dot Krishtlindjet apo Vitin e Ri.
Ndaj miqte e mi.......Blini ca dhurata (mos mbushni llogarite bankare, sepse skeni per te marre gje "me vete") por shkoni ne ndonje spital femijesh ose ne ndonje jetimore dhe gezoni ata femije atje, aq sa te mundni. Besoj se kjo do tju qetesoje sadopak shpirtrat e trazuar e do tjua lehtesoje dhimbjen qe lexohet ne cdo varg poezie.
Where does a thought go when it's forgotten?
O Agim o pene e madhe
Shqiperia nuk ka vdek fare
per ate ne po mesojme
qe dhe Benin ta rregullojme.
Lana lum i shurrave asht
vec ma shume une nuk du
qe ta shof edhe nje here
e si un jane te gjith ktu.
njerezit lodhen e mundohen
nga politikanet rroptohen
vec ne 12 te nates'fundit
pse te mos e festojne mundin?
Shqiperia zoj e madhe
ngrihe pak at kryen tat
njerez hajt te hedhim valle
optimizmin me mbajt lart.
ikin ditet ikin netet
Vit i Ri erdhi prape
Shqiperia ska leviz
vec une nje oqean larg.
Mi Corazon dhe Nimf!
Ju marrsha tė ligat qė jeni tė dy tė mrekullueshėm! Unė ndoshta "gabova" qė pėrshkrova Benin...Ashtu ėshtė janė plot fėmijė nė botė qė vdesin nga urija! Rreth 2 miljon nė vit!!!!! Por ajo qė shkruani ju tė dy se: Ndaj po mėsojmė qė Shqipėrinė t'a bėjmė Zonjė!" - vlen mė shumė se bargjet e mija vajtimtare! Pra edhe njė herė gėzuar dhe ju lumtė!
Ju pėrqafoj Agimi
Krijoni Kontakt