Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 127
  1. #21
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    Tung,Brari!

    Brari tungjat jeta!Si ke qene keto dite?po mendoj se jo bash mire.
    Po te ha shpirti per melqi te skuqura po me duket.Eh,ske qi ben.
    Ha kush ka, thone, e jo kush do.
    Me ke shti borgje bre Brari me ate poezi per mua po une vallahi nuk di me shkruejt poezi.Diqysh po duhet me ta kthye borgjin po spo di apo muj.Ketu sot ne Mancester po bie shi dhe une me shiun po ja nis:

    N`Mancester sot po bjen shi
    Po shkruen Dona poezi
    Hajde Brari erdhsh i bardhe
    ta ka ble dada nji shale.
    Ashte e mire e t`bjen per shtat
    ndoshta i len poet` rehat.

    Nuk e ka cilesin e poezise sate veq shka kam me ba.(sa per dialektet je specialist ti)
    Liridona

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    liridon oj qik e mire
    mbasi shalen ke ble lire
    n'baben tand ti bane prov
    e me te ti shko n'kosov
    kursen paret e avionit
    e i blen nanes corap naillonit

  3. #23
    Brari

    Vec nje korigjim nėse mė lejon.
    Nė Kosovė nuk para e pėrdorin ēorape najloni , po i thonė hallahupka dhe nuk di nėse Liridona tė ka kuptuar, prandaj them ti korrigjoj ato dy vargjet e fundit:

    Kursen paret e avionit ēupka
    E i blen nonit hallahupka.

    Pėrshėndetje Elna.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Brari ..ju qeras me ca poezi te vetat per miket e miqte e tije.



    Ti

    Ti engjell me krah e ze te bukur
    Motin ke ne dore
    Kur do sjell kaltersi e diell
    Kur do shi e bore..

    Ti me ate doren e vogel
    Muajt i nderron
    Dhjetorin e ben prill
    Gushtin e freskon..


    ................

    Takimet


    Oo takime ..oo sekonda te frikshme
    Ku ora ngec ne caste dramatike
    Ne doren tuaj ditet e ardhshme
    Sepata ndarese ose grepa magjike

    ..........




    Nostalgji

    ( per ato qe baballaret u kane studiuar ne Rusi e kan lene te dashurat atje.lol.)


    Te kujtohen ato nete mike e dashur ?
    Shetitjet tona buze Neves se ngrire
    Nen dritat e zbehta te fenerve te vjeter
    Dy zemra, dy duar pa then naten e mir

    Nuk ta harroj Natasha, akullin ne qerpik
    Ne syt e tu te kalter qe rrinin si kurora
    Pushkinin recitoje gjat bulevardit antik
    Dhe putheshim me zjarr gjer te Aurora

    U ndam mike dashur u ndame pa deshir
    Si akulli mbi Neva qe cahet nga pranvera
    Malli me keput tek degjoj Natalin*
    Lermontovin tend sonte ma sjell era.



    *Natali- kenge e kenduar nga J. Iglesias.
    .............................


    Lasgushi dhe Liqeni


    Ja liqeni vale kreshperuar
    I zemruar po me therret
    Pse fekalet mi hidhni mua
    O ju poradecar pis milet

    C'ju bera un miku i juaj
    Qe plehrat mbi mua i vervitni
    S'u mjafton uj qe ju jap
    E me te trendafilat i vaditni?

    O te pangopur zgjebarak
    Peshkun tim te pjekur e hani
    Po per mua nuk u bet merak
    Tek un by-th ... e ko-qe...lani

    Te kuptoj liqeni im kte maraz
    Po mua nuku ma var kush
    Vec ky qeni qe me vjen pas
    Tjeret thon.. gjall esht ky plakush?

    Te kam dashur o gjol i dashur
    Si femije e si plak i cale
    Ja do bej nji poezi per ty
    Derisa fryma s'me ka dale.


    ..............


    Migjeni ra ne dashuri me Mriken, vajzen malsore.



    E bukur je Mrik porsi lule e malit
    E aromen tande kerkush nuk e provoj
    E syt e tu te zeza vec un po i andrroj
    Por nuk guxoj
    Dy fjal te ambla rruges kur kalon
    Qe zemra don me ti than
    Por droja mi ndalon ..


    Ne syt e mi Mrik u rrite
    E shtatin per dit e zbukuron
    E hijeshin tande vec mali e shikjon
    Kur shtegut hapi yt sorkadhet xhelozon
    E mu te ngratin shpirti po me leshon
    Nji pytje e rand kah mot po me mundon
    A thue Mrik dhe ti me Dashunon?


    Ehh Mrik sa kishe me dasht
    Ne zemren tande me dit cka valon
    E kte dashuni te heshtun
    Qe ti vec hanes ndoshta ja kallxon
    Nji dit dhe mue t'mjerit me me than
    Ashtu tuj u kuq me ato buzet burbuq:
    Te due edhe un o djal shkodran!


    Dikur Mrik ne zot un nuk besova
    E fjal te ashpra Atij une ja drejtova
    Por e shof qe jam gabue
    Kur zemra jeme ne ty asht dashunue
    E lumtuni ma te madhe kurr nuk kam provue
    O Mrika jeme o gonxhja jeme ambel
    Ti je zot per mue..you are my Angel !!


    .................


    Migjeni ne peshkim


    Pun e vshtir asht or vlla peshkimi
    Qe te len pa gjum e te xen agimi
    Tu mbajt tan naten kallamin ne dor
    Ne shi e breshen ne tufan e bor
    E tu prit mos ndoj peshk budall
    Ne grep ka me ra tuj ardh verdall

    Por kot po lodhena o peshkatar
    Se peshku sotem nuk ha ma bar
    Un jam ka shkoj o miqt e mi
    Po zut gja ma bini ne shpi
    Se me ket ftoht e ket gazep
    Nuk jam i marr me ndej ne bregdet
    Ika pra.. ju uroj shendet

    ...............



    Forumit Albasoul


    Gati cdo mbremje hyj ketu
    O Forumi jone simpatik
    Dhe si ai ushtari sherbimit
    Qe cdo nate shikon qiellin
    Dhe une hedh syte
    Yjeve-nicka plot magji
    I bej apelin qiellit -forum
    Nga A-ja te zh-ja...
    Dhe lexoj mendimet-kometa
    Qe vezullojne e shuhen
    Ne te pafundmin Univers
    Por qe zemrave godasin
    E si asteroide bien diku
    Dhe si krateret ne Mars
    Ngelin gjurmet..

    ................


    Vajzat

    ka dhe vajza te "qeshura"
    qe brenda jane frigorifer
    por ka dhe tipe hije-gurta
    qe brenda jane sheqer.

    ...............................

    Nji Mikes

    Rrugicat perballe i kemi
    Ne mes bulevardi oqean
    Ti me therret kur don
    une kte drejt nuk e kam
    Megjithate e di qe me ke
    Por dhe une te kam xhan

    ....................................

    Per Lasgush qefliun


    Fshatarkes Mokrare


    Kur me zbrisnje monopatit
    Zbathur gureve te malit
    Si sorkadhe vithe bukur
    Ja shkermoqe zemren djalit

    Faqkat kuqe porsi shega
    Buzkat roz si trendafile
    Syckat zi si manaferre
    Kur mi hodhe ti me vdiqe

    Nje kosh ndrresa mban mi koke
    Edhe zbret posht te liqeni
    Mu te zalli i lag kembet
    Mua fryma sec me ngeli

    Heq shamine e floket derdhe
    Ller e gjinjte i freskove
    Koken pas njeher e ktheve
    Ah moj cupke c'me derrmove

    Qe pa gdhire ketu kam dale
    Ku do zbrese moj kemba jote
    Te te shoh kur lan e shplan
    Moj e bukura prej Mokre

    Per ty lash Vien e Tirane
    Lashe libra e fletore
    Te me thuac vec nji fjale
    Te ta puth nje her kraherorne


    .........

  5. #25
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    ...

    [i]HAZARDI I JETES – DASHURI PA NAZE

    L avė vullkani qė pėrvlon pėr rreth,
    I ke fjaltė magjike, mė mbaj se po vdes
    N atyrė e rebeluar, fare konvencile,
    D asmėn do ta bėjmė, gjumė s’do ketė fare
    I mbushur katundi, krejt me dasmorė
    T rishtimi do i zė, kush janė keta dashnorė?
    A janė nė mend, apo janė bėrė horė?

    A shtu do tė flasin gra e vasha tė lagjės
    L ojė e zjarrtė do prekė edhe djemtė e hallės
    I ishte njė tupan dhe nuse valltare
    U shkep shumė sheqer dhe shumė batare.
    T upani pėlciti, nuk po bėjė hajgare!

    S ikur nė kohė tė vjetėr, krisėn ca rafale
    K ėtu Zeusi, nuk kėrkoj hiq falje
    I shte i pa mėshirshėm, arenen mbushi plot,
    F toj kė gjeti nė rrugė, eni nė dasėm sot,
    T oka do dridhet, jooo ska gladiatorė,
    E dhe skllavėt s’do pėrgjakėn, jam moderator
    R adha tash ka ardhur edhe pė kurorė
    I them zemrės plas, ti je njė buzėhollė!


    Nga nje poet i panjohur per mua...

    por disi e mendova te frytshme ta shkruaj ketu...

    StarCraft...

  6. #26
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Brari ti je SHKOLLE POETIKE, i ftoj te gjithe POETET E RINJ te forumit tone simpatik te te lexojne me kujdes, mesues me te mire nuk kane per te gjet.
    THJESHTESIA e vargut, QARTESIA e tij, SINQERITETI i shprehur jane dhe VESHTIRESIA me e madhe ne te shkruar. Dhe ajo qe eshte me e VESHTIRA per tu bere, eshte NJEKOHESISHT dhe DETYRIMISHT me MJESHTERORJA me e BUKURA.
    Te falenderoj.

  7. #27
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    E diela
    (shume vite me pare
    ne Shqiperi)


    Nga baē' e Sanies
    luanin dy miushe
    njeri ishte gri
    tjetri i larushte...

    Mbi stolin e thyer
    rrinte nje zonjushe
    priste qe te vinte
    po s'po vinte kush(e)

    Zogjte ciceronin
    ne kupe te qiellit
    kishte rene shi
    tani doli dielli

    Njerzit gumezhinin
    tek rradha e miellit
    prit te vije shitesja
    te vendose rendin!

    Ne shkallet e pallatit
    jevgat pijne raki
    ne valle te futin
    qofsh plak a i ri!

    Une rri e shastisem
    ne ballkonin tim
    them te bej detyrat
    nhh, po rri dhe nje cik!


    p.s. Brari per bahcen e Sanies kishe degjuar ndonjehere ?

  8. #28
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    or'...
    sa per dije une nuk di te them me fal
    (sidomos per gjera qe i bej me dashje, dmth duke e ditur se cfare po bej)..jo per gje po jam prej andej ku me vjen era gic.
    megjitheate as nuk di te urrej ose te mbaj inat per gjithe jeten.
    dhe ne fund sado te te kem inat per gje ... nuk e shpreh inatin edhe ke gjeja tjeter... Ate qe nuk e dua ke ty dhe qe ma shpif ta them...duke mos e mohuar ate qe pelqej e qe me kenaq.
    ...
    ne postet e fundit ke filluar te imitosh shume brarin vecse dukesh pak me i shkolluar (perndryshe pak me i thelle)
    bye!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #29
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    Uh!

    Une skam nane tash Brari veq po ja blej nanes jote dhe te Elnas.
    Liridona

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Orni ..flmn !

    Une do desha qe ajo poezia per kendezin e pulen te kuptohej jo thjesht si humor po si pak filozofike.
    Ne njerzit i kuptojme gjerat nga librat, familjet, shkollat e filmat po Gjeli me pulen nga i mesojne detyrat e jetes. Devotshmeria e pules me rrit zogjt dhe e kaposhit te siguroj ushqim e mbrojtje pules me habisin.
    Sdi ... ndoshta zojusha qe studion natyren na sqaron dhe me shkenc kto gjera.

    Fiori !

    Ti je rrit ne shpi me bahce?
    Mendoj se ndryshojne njerzit ne Shqiperi mes vedi..ata qe kaluan feminin ne Shtepi me bahce dhe ata qe u rriten koteceve te quajtura pallate.

    Nuk e di Korca a e ruajti at bulevardin me blira me vilat e bukura lloj lloj stilesh me oborret me kangjella apo kapitalizmi jevgor demo-socialist e prishi dhe Korcen e bukur?
    Edhe per kete na sqarojn Ato qe ka qene ne Korce kohet e fundit...

    Ka lezet kur thuhej dikur...isha te gjyshja ne fshat ose..te bahce gjyshit..kur thot Lulka..
    Pik lezeti ska te thuhet..Isha te gjyshja ne kat te katert te pallatit parafabrikat...dhe hengra konserva peshku...iiii.sa pa lezet..lol.

    Sa bukur tingellon kur thot psh Gim Doci..isha ne malsi dhe kaluam naten pran zjarrit ku piqej nji Gic ose dash dhe pim raki mani ose ver shtoji e hengrem fasule me pasterma shupenze si Korazoni.

    Fleri psh kujton Borshin ku hante nerenxa te gjyshi se kujtonte se jan mandarina.


    Liridon oj qik e mire..

    Pi kahit je ne Kosov?
    Si e Mitrovices dukesh nga ecja. Nejse..hajgare bejm.

    Cdo te mire te gjithve.

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Batutat mė qesharake tė anėtarėve tė Forumit...
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 602
    Postimi i Fundit: 20-06-2014, 00:10
  2. Ēuditė e ditėve tona
    Nga zeus nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-02-2004, 17:52
  3. Akuza ndaj kryebashkiakut Rama
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 426
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 16:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •