Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 127
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Korazon..

    Her me humor e me nga pak lirizem ..a e di se po krijon shpesh Poezi aq te bukura sa qe do te lutesha qe mos le asnji rast pa shkruar ne se ndjen frymezim..

    Poezia lart e Vangjelise..kur e lexova ne fillim mendova mos eshte ndonji Lirik e Cajupit ose Ali Asllanit..mirpo jo..qenka shkruar nga ju..
    Nga Tirana je e ti Japesh asaj Poezie aq bukur ngjyren e melodine e Lirikave te Bukura Toskerishte eshte aftesi dhe te pergozoj plot respekt..

    Urime e Vazhdo..por mos harro dhe ate Stilin tone fishtjano-arbnor...lol.





    Lum Lumi si je ti?

    A po na i bjen ato lirikat e Lame Kodres ne se ke ndoj liber te tij..

    Psh..eshte nji me Yjet..nji me "pas Termetit"..nji me SHterngata etj..

    Cdo te mire..

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Vetėm pėr Brar djalin dhe shoqėrinė.....


    LAME KODRA: "Kėnga e plakut"


    Kėmbėkryq pėrmbi selishte,
    po nis kėngėn pleqėrishte,
    ndez cibukun e kujtoj
    djalėrinė qė mė shkoi...

    Po si, vallė, njerėzia
    nuk u lodh nga robėria?
    Po si, vallė, s'ka njė djalė
    me flamur qė tė na dalė?

    Bini armėt kėtu mua,
    do lėftoj si njė dragua,
    sa tė zhduken anembanė
    sundimtarė dhe tiranė.

    Ngrihem unė mbi selishte
    dhe nis vallen djemurishte,
    tund shaminė edhe kėndoj;
    Pėr liri do tė lėftoj.

  3. #113
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Qėndistarja...... e madhe (lol)

    Ndėnė dardhė isha unjur,
    po qėndisnja e mejtonja.
    Pėr te bukurin djalė gjiton,
    qė vjen fshehtas natėn vonė.

    Ē'bukuri moj perėndia
    ka qėndisur nė at' djalkė.
    Syt e shkruar , flokt e artė,
    por mė shumė buzėn e zjarrtė.

    Por nuk zgjati ėndėrr shkreta
    se na duart ra gjergjefi.
    Ah njė dhėmbje befas ndjeva,
    njė dardhė kokės seē ma ngjeshi.

    P.S...Ē'ka kujtut mar njerz , se po ju diftojsha edhe emrin e "trimit" a???
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    N'mujsh e pse jo,ti themi se je goc me paje.lol
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Skjarim..


    Nje forumist me nick Gjorgu ne mesazh me kerkon skjarim per poezine Mrika qe moti e kisha postue ne forum e qe po e ripostoj per te ba nje kjartesim per "gjorg"-un..:

    ..............


    Migjeni ra ne dashuri me Mriken, vajzen malsore.



    E bukur je Mrik porsi lule e malit
    E aromen tande kerkush nuk e provoj
    E syt e tu te zeza vec un po i andrroj
    Por nuk guxoj
    Dy fjal te ambla rruges kur kalon
    Qe zemra don me ti than
    Por droja mi ndalon ..


    Ne syt e mi Mrik u rrite
    E shtatin per dit e zbukuron
    E hijeshin tande vec mali e shikjon
    Kur shtegut hapi yt sorkadhet xhelozon
    E mu te ngratin shpirti po me leshon
    Nji pytje e rand kah mot po me mundon
    A thue Mrik dhe ti me Dashunon?


    Ehh Mrik sa kishe me dasht
    Ne zemren tande me dit cka valon
    E kte dashuni te heshtun
    Qe ti vec hanes ndoshta ja kallxon
    Nji dit dhe mue t'mjerit me me than
    Ashtu tuj u kuq me ato buzet burbuq:
    Te due edhe un o djal shkodran!


    Dikur Mrik ne Zot un nuk besova
    E fjal te ashpra Atij une ja drejtova
    Por e shof qe jam gabue
    Kur zemra jeme ne ty asht dashunue
    E lumtuni ma te madhe kurr nuk kam provue
    O Mrika jeme o gonxhja jeme ambel
    Ti je zot per mue..you are my Angel !!


    .................


    Gjorg !

    Kjo eshte poezi e imja dhe frymezohet nga Migjeni i cili ka punuar mesues ne fshatra te Pukes e Shkodres e duke njohur mentalitetin e brezit te Migjenit prej thenieve te bashkmoshatareve e shokeve te tije te afert e konceptova nje Migjen qe dashuron ne keto forma te bukura romantike, pastorale e platonike.

    Per te mos krijuar keqkuptim per autoresine e kohen kur eshte shkruar une kam bere ne vargun e fundit nje "you are my Angel "..qe heq cdo medyshje tek lexuesi..

    Ka dhe poezi tjera ne Forum qe une i kam bere e postuar e qe per humor osearsye tjera i kam vene emra tjere kinse si autore..

    cdo te mire....

  6. #116

    lajmerim

    njoftohemi se jane gjetur pjese te tjera doreshkrimesh pervec Mrikes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 18-05-2004 mė 19:38 Arsyeja: gafe

  7. #117

    fragmente nga "Poema e Dashurimit"

    Kafshatė qė kapėrdihet asht, or vlla, dashnia,
    kafshatė qė s'mbet nė fyt edhe tė qesh njerzia

    ...

    Dashnia ka vulėn e vet tė zbukurueme;
    asht e dashurueshme, e mirė, e zhurmshme;
    balli qė e ka, sytė qė e shprehin,
    buzėt qė fare s'mundohen t'a fshehin -
    janė padijet e fėmisė e pėrqafjet e flisė,
    tė mbetunat e ambla rreth e pėrqark tryezės
    mbi tė cilėn hangri darkėn njė jetė e pamshirshme
    me bark shekulluer, gjithmon e pangishme.

    ...

    Dashnia punon, punon dit e natė
    tu' i vlue djersa nė gjoks, ulluk, edhe nė ballė,
    tue u zhigatun deri nė gjujė nė baltė
    e prap tekat nga uja i bahen palė-palė.
    Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh
    nė shtrat - vetėm: orgazma tre-katėr dhe "marsh!".

    ...

    Dashnia tėrbohet n'mjerim epshor.
    Nėpėr kulme t'ēelta, bashkė me dema, lepuj, gica,
    nėn tangat e rrypta, tė athta, tė ngushta, tė lagta
    lakuriqen mishnat, si zhangė; tė kuq e dirsa;
    kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
    kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta
    edhe shtohet uja, dhe fashitet vetja
    n'epshin kapėrthyes, kur zhuritet etja.
    Dhe aty zajnė fillin kodoshėt, dashnorėt dhe kurvat
    qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.


    Tigjeta

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659


    Shume e bukur...

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e anadoktoresha
    Anėtarėsuar
    05-08-2004
    Vendndodhja
    TR
    Postime
    10
    te gjitha shume te bukura dhe krijimet tuaja , po ashtu dhe ato te sjella ketu...
    pikante kjo teme

  10. #120
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga anadoktoresha
    .......................
    pikante kjo teme
    Ehh po doemos , doktoreshė ! Pjesėmarrėsit nė kėtė temė janė lindur nė Can Cun e Acapulco ...
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Batutat mė qesharake tė anėtarėve tė Forumit...
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 602
    Postimi i Fundit: 20-06-2014, 00:10
  2. Ēuditė e ditėve tona
    Nga zeus nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-02-2004, 17:52
  3. Akuza ndaj kryebashkiakut Rama
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 426
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 16:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •