Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 127
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Gresi 30
    je tepėr simpatik. Ndoshta aty ku je cosinusi asht ma i madh se 1,5(!) tani avash avash do kujtohem pėr tė gjitha qyfyret qė kemi bėrė!
    Mė shkruaj e tė ēmallemi.
    Me dashuri e respekt Agim Doēi

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agim te pershendes!

    Po postoj nji shkrim prure ketu ne Forum nga Kallmeti.
    Le ta lexojne dhe lejfeneshat e lejfenat qe kullosin ketej nga letersia..

    Shikoni cfare heroine kjo vajza..se si vjen ne atdheun e Skenderbeut e Nen terezes e Gjergj Fishtes per ti hapur syte nji populli te futur ne Kafaz.

    --------------------------------------

    Nga libri"Post-scriptum per komunizmin"shkruar nga Vasil Qesari





    E denuar me vdekje !

    ... Reona Peterson, nje vajze nga Zelanda e re, adhuruese e flakte e Bibles dhe Jezuit, u njoh per here te pare me emrin e Shqiperise gjate nje konference evangjelistesh ne Zvicer, ne vitin 1970. Unė u tmerrova kur mėsova se, nė atė vend regjimi komunist kish shkatėrruar gjithė objektet e kultit dhe, njerėzve u ndalohej me dhunė ēdo lloj veprimtarie fetare - tregon ajo, nė librin e saj " Edhe po tė duhej tė vdisja", botuar ne Lozanė me 1976 .

    - Pas kėsaj, nisa t'i lutem Zotit ēdo ditė pėr atė vend krejt tė panjohur, dhe vendosa qė tė shkoj aty pėr tė ēuar mesazhin e Fjalės sė Tij.

    Natyrisht, njė ide e tillė ishte ēmenduri, po tė kihej parasysh pamundėsia absolute pėr tė hyrė nė Shqipėri e mė keq akoma, pėr tė kryer njė mision tė tillė tepėr tė rrezikshėm. Por, Reona Peterson, ishte e vendosur. Ajo qe e gatėshme tė bėnte ēdo lloj sakrifice pėr realizimin e misionit tė saj. Nė verėn e vitit 1973, me ndėrhyrjen e njė tė afėrmi, anėtar i njė grupi maoist nga Suedia, ajo dhe shoqja e saj e ngushtė, Evey Muggleton arritėn t'i bashkohen njė grupi tė rinjsh marksistė-leniniste francezė, tė cilėt, nė bashkėpunim me Albturizm-in do tė bėnin njė udhėtim dy javor nė Shqipėri. Tė dy shoqet, fshehėn nė njė ēantė me fund tė dyfishtė, 50 bibla tė botuara nė format tė vogėl, nė gjuhėn shqipe. Pėr fat, gjatė hyrjes nė kufi, mundėn t'u shpėtojnė kontrolleve nė doganėn shqiptare duke kaluar mrekullisht thesarin e tyre tė ēmuar.

    Qysh nė ditėt e para tė qendrimit nė Tiranė, kudo qė shkuan, nė stolat e parkut pėrballė Hotel Dajtit, nė shkallėt e Pallatit tė Kulturės, nė parmakėt e xhamisė sė Et'hem Beut, ato harronin padashje, nga njė egzemplar tė Biblės.Ēdo gjė dukej se po shkonte pėr mrekulli, gjer atė ditė kur, mbas njė nate tė kaluar nė Hotel Adriatik tė Durresit, ndodhi e papritura. Reona Peterson, tregon: 1)

    Atė natė nuk mbylla dot sy nga ca dhembje tė forta nė stomak. Nė mėngjez u binda se nuk isha nė gjendje tė shkoja nė eskursionin dy ditor qė ish organizuar pėr tė vizituar Beratin e Sarandėn. Megjithatė, mendova tė prisja dhe pak, me shpresėn se ndofta pėrmirėsohesha. Por, pėr fat tė keq, spazmat mė filluan pėrsėri. Atėhere, shoqja ime Evey, shkoi tek pėrgjegjsja e grupit e i tha se do tė ish mė mirė qė unė tė qendroja nė hotel.

    Nė orėn tetė grupi u nis, ndėrsa unė u pėrpoqa tė flija pakėz, pėr tė plotėsuar kėshtu kohėn e humbur tė gjumit. Aty, rreth mesditės, dėgjova njė trokitje nė portė. Ashtu, e pėrgjumur siē isha, me gjysėm zeri u pėrgjegja : Hyrė !. Nė dhomė u fut njė burrė, i cili me njė frengjishte tė keqe, mė tha se duhej tė ngrihesha nga shtrati e tė vija me tė. Tė shkoja me tė ?! ... I thashė se isha semurė e s'mundja. Ai, pėrsėriti prerė se mė priste jashtė, deri sa tė vishesha e t'a ndiqja pas. Nuk kundėrshtova. Vesha fustanin, kėpucet e dola. Duke ecur pėrgjatė korridorit, u pėrpoqa tė merrja me mend se ē'mund tė kish ndodhur, por qe e pa pamundur. Burri u ndal para portės 201 e mė tha tė futesha brenda.

    Dhoma qe e errėt, me perde tė mbyllura, mbushur plot tym duhani. Brenda saj ndodheshin pesė vetė. Dikush mė zgjati njė karrige e mė ftoi tė ulesha. Siē mėsova mė pas,

    __________________________________________________
    ______________________

    1) Reona Peterson " Et s'il fallait mourrir". Lausanne. 1976

    - 2 -

    njė prej tyre qe pėrkthyes, tjetri pėrfaqėsues i Albturizmit e tre tė tjerėt, tė ministrisė sė Puneve tė Brendėshme nė Tiranė. Hetimi filloi me pyetjet e njohura: emri, mbiemri, kombėsia, profesioni ...

    Pastaj, njė burrė thinjosh, i cili me sa dukej qe shefi i grupit, nxorri nga ēanta e vendosi mbi tavolinė njė egzemplar tė Biblės. Pėrkthyesi, mė pyeti, nė se e njihja atė libėr. I thashė se njė tė tillė e kisha parė por nuk qe i imi. Atėhere, shefi, qetėsisht, m'u pėrgjegj: Zonjushė! Eshtė e kotė t'a mohoni. Ky ėshtė libri juaj!. Kundėrshtova kategorikisht. Atėhere, ai nuk e pėrmbajti dot vehten e bėrtiti: Ne, nuk do tė lejojmė tė luani teatėr me ne! Sepse kemi prova qė ky libėr ėshtė i juaji... Mė pas, duke parė se unė vetėm heshtja, ai ndryshoi taktikė. Mė sugjeroi se, nėqoftėse do tė tregohesha e sinqertė, s'do kisha asnjė pasojė e do tė mė linin tė lirė.

    Gjatė hetimeve, ata ishin tė interesuar tė dinin sidomos, se nga vinin kėto lloj librash, ku botoheshin e si kishin hyrė nė Shqipėri. Me ato pyetje tė tėrthorta, ata mendonin se do bija nė kurth. Por, unė bėja gjithmonė tė paditurėn e u shmangesha pyetjeve provokuese. Atehere, shefi nuk duroi por, i nevrikosur, i ra me grusht tavolinės, duke bėrtitur pėrsėri: Mashtruese! Gėnjeshtare! Nuk flisni, hė?! Atėhere, kėtu do t'i u mbajmė! Mos t'i u shkojė mendja, se do tė dilni nga kjo dhomė, pa treguar...

    Orėt kalonin e mezi mbahesha nė kembė. Dy prej hetuesve dolėn. Ndofta pėr tė ngrenė diēka. Pasi ata u kthyen, dolėn tre tė tjerėt. Hetimi rifilloi. Pse kisha ardhur nė Shqipėri? Kush mė kish dėrguar me mision? A e dija se Bibla aty ishte e ndaluar? Se Shqipėria qe vendi i vetėm ateist nė botė?... Dikush trokiti nė portė. Nė dhomė hyri njė fotograf ngarkuar me ca aparate e blica jashtė mode. Duke iu bindur urdhėrave, ai mė fotografoi ulur, duke ecur, pėrballė e nė profil. Pas ikjes sė fotografit, dera u hap pėrsėri e dikush futi brenda dy burra tė veshur keq, tė ndrojtur e tė frikėsuar. Pasi shkėmbeu ca fjalė me ta, shefi i pyeti duke treguar diēka nė drejtimin tim. Ata pohuan duke aprovuar me kokė. Atėhere, ai mė pyeti, nė se i njihja ata persona. Kur i'u pėrgjegja nė mėnyrė mohuese, ai shpėrtheu pėrsėri: E pa cipė ! Kėta janė dėshmitarėt e krimit tuaj ! Ju do tė dėnoheni, pikėrisht, mbi bazen e deponimeve tė tyre...

    Ndėrkohė, kish renė mbremja e tė gjithė po jepnin shėnja lodhjeje. Njė nga hetuesit porositi tė mė sillnin njė gotė ujė. Shefi u afrua pėrsėri pranė meje dhe pyeti nė se i kisha prindėrit gjallė. Ju pėrgjegja se po. Atėhere, ai bėrtiti pėrsėri: Mirė, pra! Dijeni! Ju, s'keni pėr t'i parė kurrė mė, ata !... Sepse, ju jeni armike e Republikės Popullore tė Shqipėrisė. E, tek ne, njerėz si ju, pushkatohen ! Nesėr, nė orėn nentė, do vijme pėrsėri...

    Kuptova qė e kish me gjithė mend, por nuk e shfaqa tronditjen. Shefi vazhdoi pėrsėri: E morre vesh, ē'tė thashė?!. Mblodha vehten e i'u pėrgjegja: Po, zotėri! Ju thatė se, nesėr, do tė vini pėr tė mė pushkatuar!... Heshtje. Askush nuk foli. Qe ora njė e mengjezit. Kisha kaluar plot 13 orė pa venė gjė nė gojė. Aty, nė njė dhomė tė vogėl me ajėr mbytes, e terrorizuar nga pesė burra tė panjohur. Mė pas, mė ēuan nė dhomėn time e aty, para syve tė mi, kontrolluan ēdo gjė me imtesi. Hoqėn ēarēafėt e krevatit, kėllėfėt e jastėkeve, sirtarėt e komodinės, shqyen astarin e ēantės dhe nxorrėn qė andej gjithė biblat qė gjetėn brenda. Mbasi mbaruan punė, para se tė delnin nga dhoma, shefi me tha: Ne, e dimė qė ju jeni agjente e Vatikanit, por kėtė dėshirojmė t'a dėgjojmė nga vetė goja jote... Pra, mendohu mirė. Nesėr do tė vijmė pėrsėri. Nuk hapa gojė. Pėrse mė akuzonin si agjente? Unė s'kisha asnjė lidhje me Vatikanin ...

    Kalova njė natė plot endėrra tė kėqija. Nė orėn 9 tė mėngjezit mė ēuan pėrsėri nė dhomėn 201. Ēuditėrisht, atė mengjez, shefi kish ndėrruar mend rreth qenjes sime si agjente e Vatikanit. Ai mė paraqiti njė variant tjetėr akuze: Ne e dinim qysh nė fillim qė ju nuk jeni agjente e Vatikanit. Nė fakt, ju punoni pėr njė tjetėr shėrbim tė huaj, i cili ju ka ngarkuar tė mblidhni informata sekrete pėr vendin tonė.

    Ai "arsyetim", m'u duk aq qesharak, sa qė mblodha buzėt me pėrēmim e ironi. Shefit nuk i shpėtoi reagimi im e m'u drejtua plot nervozizėm: Nė se nuk do tregoni tė vėrteten, atėhere do t'ju dėnojmė me burgim tė pėrjetshėm !. Njė drithmė m'a pėrshkoi trupin nga kėmbėt gjer te koka. Burgim tė pėrjetshėm? Nė Shqipėri?! Oh, jo!... Do preferoja mė mirė tė mė pushkatonin ...

    Tė nesėrmen nė mesditė, fill mbas kthimit tė grupit nga eskursioni dy ditor, mė urdhėruan tė zbrisja nė hollin e hotelit. Aty qe vendosur njė tavolinė e madhe, ku kishin zenė vend hetuesit e mi, pėrkthyesi shqiptar si edhe njė person tjetėr, i cili u prezantua si Prokurori i Pėrgjithshėm i Shqipėrisė. Pėrballė, rradhitur nė formė gjysėm rrethi, qenė ulur nėpėr karrige gjithė pjestaret e grupit, e para tyre, nė qendėr, zumė vend unė e shoqja ime, Evey.

    Sė pari, e mori fjalėn prokurori i cili, me njė pamje tepėr serioze e solemne, shprehu pakėnaqesinė qė, pikėrisht mes njė grupi tė huajsh qė vendi i tij i konsideronte " miq", kishin penetruar dy " kriminele", tė cilat kryenin veprimtari spiunazhi nė dėm tė Shqipėrisė Socialiste. Nė fund tė fjalimit, prokurori urdhėroi: Dy kriminelet tė ngrihen nė kembė!. I'u bindėm menjėherė urdhėrit. Ai nisi tė lexojė akt-akuzėn. Nė tė thuhej se, ne kishim kaluar ilegalisht nė Shqipėri botime fetare dhe i kishim shpėrndarė ato nė mjedise publike, duke kryer kėshtu njė krim tė rendė.

    Nė fund, prokurori na u drejtua me kėto fjalė: Jemi menduar gjatė pėr tė vendosur mbi masėn e denimit. Sipas provave qė ne disponojmė, ju jeni plotėsisht fajtore dhe meritoni burgim. Por, duke marrė parsysh moshėn tuaj tė re, kemi vendosur t'i u lėshojmė. Qysh nga ky ēast ju konsideroheni " persona non grata" e, brenda 12 orėve, duhet tė largoheni nga territori i vendit.

    Mbas gjysėm ore, sė bashku me Eveyn, na hipėn nė njė makinė policie dhe na nisėn drejt kufirit shqiptar...



    Diplomat ne Tirane... 1)



    Nė fillim tė viteve '70, nė Tiranė midis 15 ambasadave tė huaja vetėm tre prej tyre pėrfaqėsonin vendet perėndimore, ose siē quheshin ndryshe vendet borgjezo - kapitaliste. Ato ishin ambasadat e Francės, Italisė e Turqisė. Ambasada mė e madhe nė kryeqytet qe __________________________________________________
    _____________________

    1) Sipas librit tė Emile Guinard "Inoubliable Albanie "( E paharruara Shqipėri ). Editons Godefroy de Bouillon.1966

    - 3 -

    ajo e Republikės Popullore tė Kinės e cila kish njė personel me mbi 50 vetė. Nė tė, bėnin pjesė, sė pari, ambasadori, i cili qe njė prej veteranėve tė Marshimit tė Madh, 20 diplomatė e, pjesa tjetėr, specialistė qė mbulonin fusha tė ndryshme si, ato tė ndihmave, livrimit tė tyre, ndėrtimit tė objekteve industriale, ushtarake, bujqėsore etj.

    Ndryshe nga ambasadat e tjera vetėm ambasada kineze, ( qė i ngjante njė kėshtjelle tė vėrtetė mes Tiranės ), gėzonte besimin dhe simpatinė e autoriteteve. Por, krahas saj, edhe ajo e vietnamezėve qe disi e respektuar pėr shkak tė luftės qė populli i saj bėnte kundėr imperialistėve amerikanė. Tė tjerat, kapitaliste a socialiste, ishin gjithmonė tė dyshimta e, funksionarėt e tyre survejoheshin e ndiqeshin hap pas hapi nga policia sekrete.

    Disi mė tė qetė, mes luleve e gjelbėrimit, ishin ndofta italianėt. Ata qenė instaluar nė territorin e ish pėrfaqėsisė sė dikurėshme amerikane. Ndėrsa, rekordin e dėbimeve pėr veprimtari tė dyshimtė, e mbante sidomos pėrfaqėsia tregtare bullgare. Pothuajse ēdo tre muaj, njė nga punonjėsit e saj, sipas autoriteteve shqiptare, kapej me presh nė duar dhe konsiderohej persona non grata, nenė akuzėn se zhvillonte veprimtari agjenturore nė dobi tė shėrbimeve sekrete sovjetike.

    Edhe marrėdhenjet me polakėt qenė tepėr tė acaruara, jo vetėm pėr shkak se ishin revizionistė, por dhe pse ambasadori shqiptar nė Varshavė qe dėbuar nga autoritetet polake pėr ndėrhyrje nė punėt e brendėshme tė atij vendi. Ndėrsa ambasada kubane, shihej me sy tė keq pėr shkak tė flirtit tė Fidel Kastros me sovjetikėt. Pak mė tė privilegjuar ishin, nė njė farė mase, ambasadat e vendeve arabe e, deri diku, edhe ajo e Rumanisė.

    Herė pas here me diplomatėt ndodhnin incidente tė ndryshme. Me sa dukej ato u sillnin autoriteteve njė kėnaqėsi tė veēantė. Por, njė herė, plasi njė skandal i madh pėr vetė shqiptarėt. Kjo ndodhi, pas dėbimit tė diplomatėve tė ambasades sė Ganės e mbylljes sė pėrfaqėsisė sė tyre pėr shtatė-tetė muaj. Misteri i atij incidenti doli nė dritė mė pas. Njė vajzė e re tiranase qė shėrbente nė atė ambasadė si pastruese, kish renė papritur shtatėzanė e, kur kish ardhur momenti i lindjes, mamitė e maternitetit qenė shtangur kur mbi duar u kish renė njė goxha vogėlush i ngjyrės sė ... zezė.

    Ndėrsa, ambasada ēekosllovake, pat pėrjetuar njė dramė tė rendė. Atasheu i saj tregėtar, ia kish hequr vehtes me plumb nė kokė, gjė e cila sipas disa zėrave, kish ndodhur pėr shkak tė njė depresioni nervor. Por, sikur tė mos mjaftonte kjo, nė ambasadėn e Turqisė, sekretari i tretė qe hedhur nga dritarja, edhe ai pėr shkaqe neuro-psikike. Nė vorbullėn e njė realiteti tė tillė, kuptohet se, tė ishe aso kohe diplomat nė Tiranė, nuk qe aspak diēka e kendėshme, interesante apo euforike.

    Me pėrjashtim tė kinezėve, pothuajse gjithė diplomatėt e tjerė tė huaj, konsideroheshin si armiq tė Shqipėrisė. Por, ajo ēka ishte revoltuese dhe mė e bezdisėshme, qe prania e pėrherėshme e agjenteve tė policisė sekrete, tė cilėt i ndiqnin pas, kudo qė shkonin.

    Puntorėt tanė shqiptarė tė shėrbimit -tregon Emile Guinard 1), ish-zv/konsull i Francės gjatė viteve 1966-1970 - ishin tė gjithė tė caktuar nga Sigurimi. Ne e dinim fare mirė qė, bie fjala, kopshtari ynė shqiptar qe agjent i tyre. Ai, pėr ēdo vit, merrte nga njė palė kėpucė tė reja nė komisariatin e policisė aty pranė. ( ... ) Ēdo muaj, nė shtėpitė tona, vinte njė teknik i PTT-sė i cili ndėrronte kufjet e telefonave e, po pėr ēdo muaj, ne

    __________________________________________________
    ______________________

    1) Emile GUINARD, zv - konsull i Francės nė Shqipėri gjatė viteve 1966 - 1970. Doktor nė gjuhėsi, i diplomuar pėr gjuhėn shqipe nė Institutin Kombėtar tė Gjuhėve Orientale nė Paris. ( Shenim i autorit )

    - 4 -

    shkonim pėr t'u qethur te berberi i Hotel Dajtit, njė agjent i njohur i policisė sekrete shqiptare.Gjatė stinės sė nxehtė tė verės, pėr familjet e diplomatėve tė vetmet zbavitje qenė ditėt e kaluara nė plazhin dhe hotelin Adriatik tė Durrėsit. Por, edhe aty, nuk gjenim qetėsi. Nė shėtitjet buzė detit, nenė rrezet e diellit, nė banjat nė det apo nė restorant, ne ishim vazhdimisht tė survejuar nga civilė qė mbanin syze tė errėta. Gjatė ditės, ata zakonisht benin plazh pranė nesh, kurse drekave e darkave hanin nė heshtje, ulur pėrballė tavolinės sonė nė restorant.

    " Mbrojtja" jonė, ai gjurmim i vazhdueshėm e kėmbė pas kėmbe, ishte me tė vėrtetė i " shkėlqyer" ! ( Por, njėkohėsisht edhe aq i bezdisshėm, stresues e revoltues sa qė, pjesa mė e madhe e diplomatėve, kishin hequr dorė pėrfundimisht tė dilnin nga shtėpitė e tyre, qoftė edhe pėr tė bėrė ndonjė shėtitje tė vogėl, sepse, gjithmonė ata do tė kishin nga pas ndonjė prej tyre.Kjo gjė, qe bėrė aq rutinė, sa qė ish kthyer nė njė mėnyrė jetese tė cilėn e kishim pranuar pa asnjė kundėrshtim ).

    Njė ditė - vazhdon tregimin e tij, Emile Guinard - provova tė dal nė kėmbė duke tentuar tė humbisja mes turmės. Kėshtu, shpresoja se do mund t'u shpėtoja gjurmuesve tė mi tė zakonshėm.Por, pa bėrė as dhjetė hapa, ndjeva se dikush mė ndiqte pas. Pra, qe e kotė tė vazhdoja. Bėra njė kthesė 180 gradėshe e mbrrita pėrsėri nė shtėpi. Ndėrsa, njė herė tjetėr, ndėrsa po vizitonim njė muze, i dhurova drejtorit tė tij njė libėr historik me ilustrime, thjesht nė shenjė mirėnjohje pėr mirėsjelljen dhe shpjegimet e tij interesante e tė hollėsishme.

    Drejtori e pranoi dhuratėn me ndrojtje e duke parė rrotull me frikė. Mbas vizitės, sa bemė pak hapa drejt daljes se muzeut, me bisht tė syrit vura ré se njeriu i Sigurimit qė na ndiqte, ia rrembeu librin nga dora duke e shfletuar me kujdes. ( Me shpresėn se mos gjente mes fletėve tė tij, ndonjė mesazh sekret, tė cilin unė mund t'i a kisha futur brenda ). Kur e pashė atė skenė, mė erdhi vėrtet pėr tė vjellė.

    ... Kur kujtoj e krahėsoj jetėn prej diplomati nė Tiranė, me atė tė homologut tonė nė Paris, ambasadorit shqiptar Javer Malo, nuk gjej asnjė pikė tė pėrbashkėt mes kushteve tė jetesės nė dy vendet respektive. Zoti Javer Malo, frekuentonte pa pengesėn mė tė vogėl, gjithė familjet e politikanėve, sindikalistėve apo njerėzve tė artit e kulturės qė e ftonin.

    Ai, mori pjesė nė krijimin e shoqatės sė miqėsisė franko-shqiptare, nė kremtimin e 50 -vjetorit tė MauriceThorez -it, nė Kongresin e XII-tė Partisė Komuniste Franceze si dhe, nė shumė raste, ndiqte nga afėr vizitat e presidentit Charles de Gaulle nė provinca tė ndryshme tė Francės. Ai, vizitonte gjithashtu disa herė nė vit e pa mė tė voglėn pengesė, bashkėpatriotėt e tij emigrantė nė Saint-Etienne, Marseille, Strasbourg etj. Ndėrsa ne nuk na u dha leje kurrė, tė takonim tė paktėn njė herė nė vit, pesė a gjashtė gra vejushe me orgjinė franceze, tė cilat banonin nė Shqipėri...

    Pra, tė ishe diplomat nė Tiranė, do tė thoshte tė bėje njė punė aspak tė kendėshme, tė vėshtirė e, bile edhe me risk tė madh. Incidentet me Sigurimin ishin tė shpeshta e brutale. Atasheu ynė ushtarak, njė kolonel francez, i cili vinte zakonisht nė ambasadėn tonė nė Tiranė dy-tri herė nė vit, u arrestua nga policia e pastaj iu dorėzua ambasadorit tonė, me kusht qė tė largohej nga territori shqiptar brenda 24 orėve si " persona non grata".

    Ai kish dalė shėtitje nėpėr rruget e kryeqytetit, duke mbajtur nė krahė njė aparat fotografik me njė goxha objektiv e kish marrė foto pa ēarė kokėn, andej e kėndej, qė nga ministritė nė qendėr tė Tiranės e gjer tek " blloku " i udhėheqjes pranė KQ tė PPSH. Kaq kish mjaftuar qė ai tė kapej nga agjentėt civilė tė Sigurimit, tė arrestohej nė vend, tė cilėsohej spiun e tė shpallej person i padėshiruar...



    Vdekja e ambasadorit francez ....

    Ngjarja kish ndodhur krejt papritur...

    Njė mbremje tetori, nė orėn 6, gruaja e ambasadorit, zonja Pinauldt, mė morri nė telefon e shqetėsuar dhe mė tha tė telefonoja urgjentisht nė poliklinikėn e Tiranės sepse i shoqi s'e ndjente vehten mirė. Telefonova nė ēast e, mjeku i rojes mė siguroi se do vinte menjeherė. Por, megjithėse kaluan 20 minuta, ai s'po dukej. Ndėrkohė, gjendja e ambasadorit po rėndohej edhe mė tepėr. Atėhere telefonova pėrsėri nė poliklinikė e pyeta pėr arsyen e vonesės.

    Dikush nga urgjenca mė shpjegoi se, pėr raste kėrkesash nga personeli i ambasadave, mjeku mund t'a kryente vizitėn vetėm me urdhėr tė zyrės sė Shėrbimit tė Protokollit nė ministrinė e Punėve tė Jashtėme. Mė hypėn nervat nga ajo logjikė idiote dhe i shpjegova personit matanė receptorit se, nuk ish fjala thjesht pėr njė vizitė mjekėsore po pėr njė rast tepėr urgjent. Megjithatė, s'e zgjata, i hipa shpejt makinės e mbrrita me njė frymė nė ministri, e cila nuk ndodhej mė tepėr se 2 km. larg rezidencės sonė.

    Pėr fat tė mirė, aty munda tė gjej, fare rastėsisht, njė nga punonjėsit e Shėrbimit tė Protokollit, tė cilit i shpjegova se ambasadori qe nė gjėnde shumė tė rendė e se nuk dija si t'a shpjegoja qendrimin e pakuptueshėm e aspak human tė mjekėve tė urgjencės nė poliklinikėn qendrore. Punonjėsi i ministrisė mė tha se pėr kėtė problem, " do mbante shėnim" e se do tė jepte menjėherė porosi qė tė dėrgonin urgjentisht njė mjek.

    I lehtėsuar nga premtimi, me tė mbrritur nė ambasadė, shkova e i dhashė zemėr zonjės Pinauldt e cila priste e alarmuar e plot ankth mbi krye e tė shoqit qė lėngonte i shtrirė mbi shtrat, i zbehtė e pothuajse pa ndjenja. Ndenja pranė saj, duke i thėnė herė pas here fjalė inkurajuese, me sigurinė se mjeku duhej tė qe tashmė nė rrugė e sipėr. Por, minutat kalonin dhe pėrsėri mė hypi dyshimi e frika se, edhe kėsaj rradhe, ardhja e tij mund tė zvarritej. Atėhere, mendova se do tė ish mirė qė, ndėrkohė tė shkoja pėr tė kėrkuar ndihmė te njė mjek shqiptar qė banonte fare afėr ambasadės.

    U ngrita e, brenda dy minuatave, u gjenda nė shtėpinė e tij. I thashė qė, ambasadori ish nė gjendje shumė tė rendė e se, ndofta, qe goditur nė zemėr nga njė infraktus. Ai ish duke vdekur, ndėrkohė qė, mjeku i urgjencės qė prisnim, nuk po vinte endé. Fqinji ynė, mė dha njė pėrgjigjje, e cila mė shtangu nė vend e qė s'doja t'a besoja. I qetė e prerė, ai mė shpjegoi se " s'mund t'i vinte nė ndihmė zotit amabasador, sepse edhe vetė nuk e ndjente vehten mirė, e se nė ato momente e kishte tensionin 17".

    I'u luta, duke i thėnė se, mund t'a ēoja nė ambasadė me makinėn time pėr disa sekonda e, kjo nuk do t'i shkaktonte asnjė lodhje. Por, pėrsėri ai refuzoi duke u justifikuar e duke mė lenė tė kuptoj se, pa urdhėr nga lart e pa qenė i shoqėruar nga njė person i autorizuar nga organet e Partisė, nuk mund tė hynte nė njė amabasadė tė huaj. E vetmja gjė qė ai sugjeroi, ishte rekomandimi qė mė dha pėr t'i bėrė tė sėmurit dy gjėlpėra me kamfor, e pastaj tė prisja mjekun e autorizuar pėr vizita mjekėsore nė ambasadat e huaja...

    Kur u ktheva nė rezidencė, gjendja e zotit Pinauldt ish pa shpresė. Rojet franceze po i bėnin frymėmarrje artificiale, ndėrkohė qė sekretari i parė i ambasadės qe nisur vetė nė poliklinikė pėr tė kėrkuar mjekun. I ēoroditur, vrapova te telefoni e kėrkova disa herė rradhaz ndihmė nė Zyrėn eProtokollit. Por, qė andej mė jepnin po tė njejtėn pėrgjigjje: Mjeku ėshtė nisur. Tani ėshtė duke mbėrritur...

    Mė nė fund, mbas 45 minutash, nė portėn e jashtme tė rezidencės u paraqitėn dy mjekė tė cilėt nxituan pėr nė dhomėn e tė sėmurit. Por, tashmė, qe tepėr vonė. Ambasadori kish vdekur. Nė orėn 9 tė darkės, mbrriti edhe mjeku" zyrtar" i autorizuar pėr Trupin Diplomatik i cili arriti tė konstatonte veēse...vdekjen. Ndėrkohė ne e kishim humbur fare. Tė gjithė ishim tė shokuar e tė tmerruar. Jo vetėm nga ajo humbje e rendė dhe tragjike, por nė menyrė tė veēantė, nga vonesa skandaloze e mjekėve, si dhe nga qendrimet absurde e tė papėrgjegjeshme tė autoriteteve shqiptare.

    Tė nesėrmen, trupin pa jetė tė ambasadorit e vendosėm nė sallėn kryesore tė rezidencės, ku gjithė trupi diplomatik i akredituar nė Tiranė, ( i cili tashmė qe nė dijeni pėr zhvillimin e ngjarjes e qėndrimin cinik tė autoriteteve), erdhi pėr tė bėrė homazhe dhe ngushėllimet e rastit. Pas tyre, erdhėn mbi 20 zyrtarė tė lartė shqiptarė, tė cilėt u pėrulėn nė heshtje para arkivolit duke shprehur " keqardhjen" e tyre tė thellė. Njeri prej tyre, z. R.Malile, u afrua pranė zonjės Pinauldt e i tha me zė tė ulėt: Mė besoni, zonjė, unė kam humbur njė mik tė vėrtetė!, ndėrsa z.M.Treska, i cili aso kohe drejtonte Komitetin Shqiptar pėr Marrėdhenje Kulturore me Botėn e Jashtme, u shpreh: Zoti Pinauldt ishte ambasador i vėrtetė i francezėve nė vendin tonė .

    Mė 4 nentor, nė orėn 14:00, arkivoli me trupin e tė ndjerit doli nga rezidenca i shoqėruar nga njė kortezh i gjatė me mė se 50 vetura nga gjithė personelet e ambasadave qė ndodheshin nė Tiranė. Me atė rast, qarkullimi i automjeteve, qe bllokuar gjer nė dalje tė qytetit. Me tė mbrritur nė sallėn e aeroportit tė Rinasit, fėmijėt e diplomatėve francezė vunė tufa me lule mbi arkivolin e mbuluar me cohė mendafshi tė zezė me bordura tė praruara. Njė togė ushtarėsh shqiptarė bente roje nderi. Ndėrsa dėgjoheshin tingujt e Marshit Funebėr tė Chopin -it, zonja Pinauldt e mbytur nė lotė, gjeti kurajon e fuqinė tė thosh dy fjalė falėnderimi pėr tė pranishmit e shumtė.

    Nė orėn 16:00, avioni special francez i ardhur posaēėrisht nga Parisi, u ngrit nga pista e Rinasit me zonjėn Pinauldt e arkivolin e tė ndjerit nė bord, ndėrkohė qė ne, me sytė plot lotė, morrėm rrugėn e kthimit drejt Tiranės. Pjesa mė e madhe e ambasadave nė kryeqytetin shqiptar, me atė rast ngritėn flamujtė nė gjysėm shtize, ndėrkohė qė shumė diplomatė, shprehėn revoltėn dhe pėrēmimin e tyre pėr qendrimin cinik e aspak human tė regjimit, i cili pa kokėēarje e nė indiferencė tė plotė, kish lenė tė vdiste pa asnjė ndihmė mjekėsore, njė diplomat 52 vjeēar.

    Njė mik tė vėrtetė tė shqiptarėve!

    Njeri qė kish harxhuar shumė energji e aftėsi pėr tė forcuar bashkėpunimin franko - shqiptar... 1)


    --------------------


    E megjithate si ambasada franceze si ajo italiane mbeten perkrahese te regjimit stalinist 50 vjecar dhe se i ngopen me viza per Europe kelyshet e Bllokut e nomenklatures..

    Sic duket enveri do kete realizuar nji shprehje popullore qe thote..

    Q.... nenen dikujte ..te te thote Baba..

    E ai ja Kiu shqiptareve dhe diplomatve te huaj mamate e mbreteroje i qete ne gerxhet buze adriatikut..


    Thx Kallmeti!

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gezuar festen e bukur te Krishtlindjeve..!

    I kalofshi sa me bukur keto dite te Krishtlindjeve me kete atmosfere njerzore.. magjike e romantike..ashtu si gjithe Bota e Qyteteruar..!

  4. #44
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    moderator/e
    pse nuk e hudhni kete theme tek humori, por e ndyeni forumin Letersia Shqiptare?

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ilirian !

    Cka te beri tu me kesh ktu..qe po e quan humor?

    Ai shkrimi per ate vajzen zelandeze qe shperndan Biblen nen hundet e policise staliniste?
    Apo vdekja tragjike e ambasadorit te Frances ne Tirane qe megjithse mik i popullit tone dhe i shtetit, ngeli per turpin e PPSH-se pa ndihme mjekesore??

    Mos deshe te tregoj per ca lahpera te Kosoves qe shperndanin ne 96-97-ten librat e Enverit neper Shqiperi?
    Nuk me frymezojne mua ata shoket e xhavit halitit.
    Ne se je poet bej nji poezi per Komandant Drinin ose Uk Bytyqin..

    tung!

  6. #46
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    brari,
    gjithcka duhet me mase
    as nuk duhet te zhgrehesh shume ne gaz as ne vaj, se te merret ndryshe...per ate shkrimin, apo udhepershkrimin, qe postove mire ore, ashtu edhe ishte, nuk ke cfare nderron dhe ai shkrim nuk perzihet bre brari me ato te sipermet...kendezi e pula e quani ju letersi ketu...? Ti ke nje imagjinate te mire, per nje hmor te lehte
    po ju disi po i jepni rendesi disa gjerave te parendesishme dhe duket sikur iu eshte bere nje gangrene psikike...Anet negative te njeriut e shoqerise abstrahohen me mjeshtri artesh, e jo me dufe
    te vjellash qe duhmojne ne trurin e rinise sone...e cka meson rinia jone nga keto? Me thuaj! Ne cilin rang poetik a letrar hyjne keto shkarravina (humor, satire, sarkazem a cfare...) nuk din asnjeri t'i klasifikoj letrarisht as poetikisht...Duhet pak me shume kujdes kur levize gishtat ne testature kompjuterike...jo vetem hajt se po shkruaj dicka...Me te vjella, dokrra, mendime degjenerike, shperthime vneri ne ekstrem nuk arrihet asgje e mire dhe e frytshme per shoqerine... Puna e frytshme eshte ajo perendesha qe rregullon rendin shoqeror edhe boteror...e shihni, se shume vigaj po shkojne edhe gjunjazi sot...si po reflektohet kjo dukuri? Nuk vjellet mbi fytyren e atdheut ne emer te nje politike shkaterruese, nuk mbushet populli vner e helme prej skizofrreneve, qe gjoja dine t'i rradhitin disa shkronja...

    Mat me kuti tand - thot, populli yne! Ku je e cfare ben?Kujt i sherben? Cfare pret rinia jone - cfare dukate e arsimimi...edhe ketu shihet fryma e secilit... Po, si duket dikush eshte aq i shtrenguar, ta kryej misionin e politikes se kohes, sa edhe mund te behet i marre e degjenerik para mases publike...

    Megjithate, humori eshte i mire, kur vepron ne vend te vet te gjinise letrare e artistike... Te qeshemi, por jo duke duhmuar poshte e larte per goje...ata qe jane neverike nga pasojat e djeshme, mos t'i verbojne edhe gjeneraten e sotme!

    Gjithcka vepro ne prosperitet kombetar! Biseda ka mjeshtri braro!

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ilirian !

    Komenti yt eshte i drejte ne parim.
    Megjithate "kendezi dhe pula" nuk e ulin vleren e letersise.
    Me kendeza e pula e dhelpra e arinj jane marre dhe Ezopi, La Fonteni, Krillovi etj.
    Edhe dufe do kete ne letersi. Nuk po shof ndonji skicofreni ne kte temen time.
    Ben mire qe kritikon por mos kritiko nga bazamenti yt ideologjik i se kaluares.

    Tung.

  8. #48
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225
    Sa e merzitshme aq edhe qesharake eshte kur bisedat here pas here fillojne e marin kete drejtim
    Ilirian, ti ke te drejte vetem per nje gje, postimi i brarit duhet te zhvendoset ne nje kend tjeter te forumit.
    Persa i perket gjykimit qe i ben Brarit, dhe se sa, e si ndikojne shkrime te tilla tek rinia mendoj se je gabim, biles po e teproni. Cilen rini e ke fjalen? Kjo rini po te gjykon dhe orienton ty, jo ti ate.
    Degjenerimin e te vjellat vetem ti na i permende aty me larte, mua nuk me la pershtypje te tille.
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  9. #49
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    ceshtja eshte se kush flet ne emer te kendezit e pules, e nuk eshte e lehte te jeshe Ezop e La Fontaine..., ja psh. po shoh se u lidhet ju te dy si dy miq...nje prrallez e Ezopit thoshte keshtu: miu u lidh me bretkocen ne miqesi aq forte sa vendosen te lidhen me nje toje kembperkembesh...derisa po kullotnin ne mocal, kanjusha erdhi dhe hopa e kapi bretkocen me sqep...kur shikoi me poshte pa edhe miun te varur (qe donte te behej i pavarur) me toje per kembe te saj. E pyeti, po ti c'deshe qe vjen pas? Miu i tha: kur te lidhesh me te keqin te gjene edhe ma keq se kujton!
    Po ti alboinline, c'lype qe erdhe e nuhate pas...Ja, po e zeme se jane keto 'prrallza te brarit' dhe tuajat, e per keso kafshesh e shpezesh ka vend kudo ne hapsire, por e zgjedhin vendin e degen ku rrine, e flasin ne emer te njerezve... Edhe poetet ne ze boteror shkruan per pulen e gjelin, edhe Jesenini shkroi pozine 'Kudra', por rilexonje cila eshte kudra e Jeseninit e cila eshte pula e brarit...Po, edhe ti alboinloine, mund te lidhesh edhe per dy kembesh me brarin, e din ti cka gjykon rinia? Ajo deshiron ta shoh: miun qe i nxierr pune maces, pulen qe i xierr pune dhelpres, qingjin - qe i nxierr pune ujkut...edhe te dalin fitues, por, vetem ne filmat vizatimor...i tille je edhe ti! Rinia mund te mesoj dicka edhe nga ky forum dhe pikerisht, forumi drejton rinine
    kur ka ide te forte kombetare, perndrshe ajo eshte nje kope a tufe zogjesh, qe lypin troha diturie edhe ketu...fjala artistike eshte krejt tjeter, nga mendoni ju disa...nuk krijohet arti, duke bluar si mulliri i prishur ballgur, qe s'e hane as qente ate qull...kjo ngjane sikur te shohesh dikend-dikend, qe shfryhet mbi kuaj e gomare te ngordhur, qe duhmojne - iu meshojne grushta e gerrithin mish t coft dhe japin duhma botes... nuk eshte art - kur ke koken bosh, e te ndizn dy-tri fije kashte ne tru e shuhesh ne vete... nukeshte art - te vjellesh publikisht mbi djepin e rrites sate, nuk eshte art - te gervallesh monstrum ideologjishe politike
    te vdekshme; nuk eshte art - te thuresh dokrra qe perlyejne fytyren e atdheut e popullit, fytyren e historise - sepse vetem perlyen vetveten - peshtyen perpjete! Nuk eshte art - te thuresh fjalet me te ndyeta (qe as nje shok yti, nuk don te ndegjoj, lene me nje publik lexues...)...nuk eshte art - te helmosh, te kundermosh duma pleherash, te dukesh i degjeneruar, psikopat e psikman, prevers - por te japesh doza ilaci per mbrojtje nga te ligat qe i kanosen rinise e popullit ne cdo kohe...po kush e ben nje gje te tille?

    Biseda ka mjeshtri! Hajde, te shohim kush gjykon ketu...

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ok Ilir mjeshtri boll mir ke fol.

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Batutat mė qesharake tė anėtarėve tė Forumit...
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 602
    Postimi i Fundit: 20-06-2014, 00:10
  2. Ēuditė e ditėve tona
    Nga zeus nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-02-2004, 17:52
  3. Akuza ndaj kryebashkiakut Rama
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 426
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 16:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •