-Vajza juaj po rritet me e bukur se Eliza. Do ta gjej shume shpejt, do kaloj duart ne gjoksin e saj, do e shtrengoj pas vetes, do e ledhatoj sic bera me Elin. Dua te bej dashuri me te. Sa me shpejt. Nuk kam per ta vrare. Jooo, Eliza kishte deshire te ikte nga kjo bote dhe une ia plotesova. Nuk ka per te vdekur, Ana eshte ndryshe nga vajza e pare…
Zonje, nese degjoni kete mesazh, kujtoni Elizen, nuk ka nevoje per sakrifica te tjera. Mos i tregoni asgje bashkeshortit tuaj. Edhe ai ka per t’u ndjere keq. Sic e shikoni, mua nuk me beri dem nderhyrja juaj. Tani po vuaj i qete denimin dhe shume shpejt do te dal jashte. Le te hedhim pas kraheve te kaluaren, kam nder mend t’i bashkohem familjes suaj. Buzet e Anes duhet te shijojne vetem frymemarrjen time. Ndryshe eshte e pamundur te jetoje! Me kuptoni, zonje???
Ana, Ana, nese e degjon e para kete mesazh, shko thirre afer mamin e i thuaj qe je e lumtur. Une kam per te qene babai yt, do te jem perhere prane kur te kesh nevoje. Jo si ai qe iu braktisi kur vdiq Eliza! Ana, e imagjinoj veshtrimin qe ke kur kerkon nga te gjitha anet, ne oborrin e shkolles, mikeshat e tua. Te kujtohet motra jote? Eliza me tha qe babai yt eshte i poshter! Dhe une ia plotesova deshiren. Shpirti im, nuk ka per te te munguar asgje. Mos i degjo c’kane thene per mua. Ti ke dicka prej Elizes, ajo me porositi qe te vija tek ty, keshtu mund te jetonim te tre se bashku. Une iu dua qe te dyjave.

E dashura ime, trembedhjetevjecare! E di qe mund te shoqerohesh pa frike me djem te tjere. Keshtu behem xheloz! Nuk dua te me harrosh! Shume shpejt kemi per te qene afer njeri-tjetrit. Nuk duhet te ndihesh e vetmuar! Ti vete e sheh si te rritet gjoksi i vockel! Ke aq deshire te shperthesh, une te ndjej, asnje nuk te ngroh me gjera te bukura qe i meriton t’i degjosh. Njerezit rreth teje jane te poshter.
Babai yt eshte nje perbindesh! Nuk e mbrojti dot motren tende! Nuk te mbron dot as ty!
Une kam per te te marre me vete ne dhomen time dhe ti do te me bindesh. Kjo ishte deshira e Elizes. Do vish prapa meje e kur te mbyllemi ne dhome, kam per te te lene te besh cfare te duash. E di qe babai yt nuk te le te shohesh televizor naten. Ne kemi per t’u shtrire ne nje krevat dhe ti do te mbash ne duar telekomanden. Pastaj une do te te shtrengoj afer, do te te mesoj e do te te mbroj nga endrrat e keqija. Kur te zgjohesh ne mengjes, une do jem prape afer teje, duke te te shtrenguar doren i lumtur. Asgje s’ka per te shqetesuar jeten tone, pervec vizitave te motres tende. Mos e pandeh te vdekur? Jooo, te kane mesuar gabim. Cdo mengjes do ta takosh ate ne dhomen time. Ne do zhvishemi me kujdes e do shtrihemi ne vaske, pastaj ka per te ardhur Eliza, edhe ajo lakuriq, e do kenaqemi duke lagur njerin tjetrin me uje.
Oh, Ana ime, me do edhe ti mua?
Zonje, nese ky mesazh degjohet prej jush, do te benit gabim te mos ia trasmetonit te plote Anes. Keshtu mund te behem nervoz, e kjo gje nuk me ben aspak mire. E mbani mend vajzen tuaj te pare? Do jete gjithcka e kote pastaj. Shume shpejt kemi per t’u takuar! Ju premtoj per kete! Ju premtoj!...
…

Zonja Mari doli duke u perplasur mureve. Arriti ne oborrin e shtepise se saj, u mat te kapercente rrugen, pastaj hapi gojen, syte i kercyen vendit e mbeshteti duart mbi gjoks, duke i ngulur thonjte thelle, ne mish, per t’u gjokosur ne nje lufte vetvrasese. Disa minuta me vone Ana zbriti nga shkallet, pa nenen e saj te rrezuar pertoke dhe filloi te ulerije, u shtri ne gjunje e tregonte me gisht trupin e zonjes Mari, derisa iu afrua, i kapi duart e filloi ta kafshoje e eger. Njerez te tjere nisin te dalin nga shtepite e tyre. Shume shpejt u mblodhen dhe kerkuan ta ndihmojne me cdo kusht Marian te permendej. Dikush tentoi te merrte Anen ne apartament, qe t’i shmangej gjithe atij tmerri, por zonja Mari u permend ne castin e fundit, shtrengoi fort pas dores goten qe i kishin dhene te pinte dhe u leshua e mjere ne drejtim te vajzes. U gervisht me fuqite e fundit, ia shkuli me perdhune femijen e saj nga duart, dhe pa e njohur kerkoi ta mbyste ne pak caste fqinjin e saj. Njerezit e tjere ngrine te shtangur, asnje nuk guxonte te afrohej, vetem ajo perpleshje e pabarabarte i kishte bere te linin menjane ndjenjat per te ngrire si turme, perballe tmerrit. Zoteria kerkoi te ike, arriti te gjeje startin e duhur per t’u strehuar diku larg, vetem qe duart e zonjes e kapen ne momentin e fundit, tani ajo po godiste me nje send druri qe kisht gjetur pertoke. Ulerinte, iu hodh persiper e ishte ne gjendje ta mbyste me gjithe terbimin e saj, vetem qe ne ato pak sekonda duart e Mateos i shkuan afer, e hoqen me force pertej duke i klithur:
-Gjithcka mori fund, e dashur! Maria! Jam une!
Zonja filloi te qetesohej, vetem kur njohu bashkeshortin e saj filloi te klithe si e marre, nisi te flase percart, u shkeput prej tij, e gjeti vajzen dhe e hoqi pas vetes, e tregonte me gisht dhe mbyste klithmat e veta ne nje zhurme te mjere e te pafajshme, aq te dobet sa s’mund te bente dot asgje, s’kishte fuqi e asnje s’e kuptonte dot!
Fqinjet kishin thirrur policine. Dy patrulluat qe erdhen i paralajmeruan njerezit te largohen. Dikush i beri me shenje Mateos, e ai gjeti veten duke marre perpara gruan edhe vajzen e tij brenda. Pas pak u degjuan nje sirene ambulance. Mateoja arriti te izoloje hyrjen e shtepise duke i ngjitur pas deres gjera te renda qe mezi hiqeshin zvarre. Pati kohe te kthehej e te perkedhelte Anen. Gruaja e tij qendronte me kembe, syte e saj treteshin ne ajer, sa deshire do kishte te vdiste ato caste. Mateoja u rrenqeth, Ana kishte shkuar me vrap ne dhomen e saj, tani po kthehej me nje kornize, ku ishte fotoja e vet me Elizen. I shkoi afer Marias, e kapi lehtazi nga floket dhe e perkuli ne gjatesine e saj. I la fotografine ne duar e me nje ze te humbur, peshperiti:
-Mos qaj, mami! Te lutem,mos!!
Zonja Mari nuk levizi, tamam si ne rastin kur ndodhej perballe lamtumires se fundit me Elizen, tamam si atehere kur askush nuk kishte mundur dot ta shkundte vendit, e te gjithe ishin larguar duke treguar sa e rende ishte bere hija e asaj nene me femijen e vrare.
Zonjes Mari iu kujtua si rrufe gjithcka, e bashkeshorti i saj, njelloj si diten e zeze, i kishte dale pas kraheve, percillte me sy njerezit dhe e kontrollonte i humbur, i vdekur ne shpirt. Mateo iu afrua telefonit. Shtypi butonin e sekretarise telefonike dhe degjoi njelloj si zonja Maria, nje ze te ngjirur, qe nisi te flase:
-Vajza juaj do te rritet me e bukur se Eliza...
E terhoqi me force aparatin dhe me dorezen e telefonit nisi te godase veten, aq keq sa u gjakos dhe Maria e trembur i shkoi afer, iu perlot qe te pushonte dhe si e ndjeu qe ai po dilte mendsh, nisi te klithe edhe ajo.
U degjuan trokitje ne dere.
-Hapeni! C’po ndodh aty?
Ana e vogel kishte zbritur prape poshte. Ato caste po tregonte qe kishte ndjere hijen e nje burri te madh, qe i thoshte te bente gjera te turpshme me trupin e saj. Pastaj kishte pare Elizen e vdekur, lakuriq, ne krevatin e Anes, ndersa dikush tjeter i qendronte mbi koke dhe i fliste me ze te ulet ne vesh. Ana nuk kishte mundur te qendronte me aty. E kishte njohur njeriun. Ishte i njejti qe kishte perdhunuar dhe vrare Elizen e saj. Ai qe ndohej ne burg e kishte per te dale prape!
Tani i takonte Anes. Dridhej e ne gjithe ate zhurme, shpirti i saj thyhej ne nje klithme te dobet, sikur asnje nuk e kishte mendjen cpo ndodhte brenda saj. Tamam nje jete qe i takonte cdo njeriu, ku gjerat shkonin perpara pa vullnetin e qiellit, e femijet i faleshin rastesise qe i mbante gjalle duke falenderuar perendine dhe prinderit.
-Per hir te zotit, c’po ndodh?-dhe njeri nga policet u mat te godiste deren me shkelma. Mateoja iu afrua dritares ngjitur, ngriti perden dhe pa i humbur turmen me njerez.
-Ngriti supet, veshtroi i terbuar policin dhe klithi:
-C’po ben keshtu? Ke per te trembur vajzen time!
Ata u terhoqen me prapa. Mateoja mendoi qe ishte mire te dilte jashte. U vodh pertej dritares, dhe u be barriere per njerezit jashte.
-Ai ka marre ne telefon! Njeriu qe vrau vajzen time! Shume shpejt ka per te dale nga burgu dhe kerkon te me rrembeje duarsh edhe Anen! E kuptoni kete?
-Zoteri, ju keni prishur rendin publik!
Nje polic i moshuar i shkoi afer atij qe kishte folur, e fshiu pas vetes dhe e shtyu tutje me perbuzje. Pastaj iu drejtua Mateos:
-Eshte e vertete? Ate e kane denuar me burg te perjetshem! Tani iu telefonoi, Mateo?
Njerez perreth nisen te peshperisin.
-Ikni, c’beni akoma ketu,-nisen te shtyjne kordonin e uniformave, per t’i qendruar prane asaj familjeje.
Mateo ngriti duart ne qiell, u gelltit dhe i ktheu shpinen te gjitheve. Trokiti ne deren e tij, e peshperiti:
-Maria, jam une! Vajzat jane akoma ne shtepi?!
Nuk u degjua asgje. Nje polic i ri nisi te qaje, shkoi ne makinen e patrulles dhe u mbyll brenda. Pas tij i shkoi pas nje tjeter, qe me zerin qe dridhej i tha:
-Fatkeqet! E mban mend si e kishim gjetur vogelushen? E kishte varrosur ne kopeshtin e shtepise perbindeshi. I kishte bere copa-copa mishin, e ulerinte ne qiell duke thene si e kishte bere me ate femije!
-Te ikim,-i tha tjetri, ndezi makinen e pa i marre leje askujt, u largua ne nje vend te vetmuar, per te mbledhur veten.
-Mateo, duhet te qetesoheni. Te premtoj qe ai njeri nuk ka per te dale ndonjehere ne driten e diellit.
-Por telefonata? E kupton perse kemi aritur deri ketu?
-Do te bejme kontrrollet e duhura. Mund te jete nje shaka e poshter, kush e di.
-Kush e di?!-dhe Mateoja u mbajt pas vetes ne dhimbjen e tij. Ate moment u degjua nje zile telefoni. Te gjithe heshten. Varen degjimin ne fije te tejdukshme, te lidhura pas nje peshperitjeje te mjere, qe i prishte te gjitha. Mateoja nuk guxoi ta pyeste bashkeshorten. As tentoi te futej brenda, shume shpejt u degjua kalimi ne sekretarine telefonike. Ana klithi ate cast. U ndje nje heshtje e kobshme. Telefonata u nderpre pa u degjuar asnje fjale. Syte e Mateos ishin te mbushur gjithe deshperim.
-Ai po tallet me ne! Ka per te marre prape!
Rreshteri afer tij u largua me prapa. Nuk kerkoi te hynte brenda. Tani degjoheshin vetem klithma te frikshme, e nisi nje kuje qe kujtonte emrin e Elizes si dikur. Mateoja u ul ne borduren e hyrjes, mbylli syte, e u ndje i dobet. Kishte lene qe t’i ikte duarsh vajza e vet. Nje tjeter e kishte mare dhe i kishte dhene deri ne prag-vdekje torturat e fundit. Ai s’kishte bere gje. Pedofili qe kishte pare per here te fundit vajzen e tij, dergjej ne nje qeli burgu, akoma i gjalle, e iu tregonte historira pikante shokeve te qelise.
…

Mateo, Mateo, qe i le ne dore shoqerise te vendoste per ty! Valle e tolerove ate Zot ku nuk ke me shpresa te hakmerret per vajzen pasi te kesh vdekur?
Por Eliza c’thote? Ke pret? Ana e gjore eshte akoma brenda, e ka frike nga perbindeshi qe merr ne telefon. Si valle nuk u tregove dot i afte t’i ishe afer femijes tende? Vajzes tende? Ne kohen kur t’i i tregoje perrallen e gjumit te mire e dikush tjeter i hipte siper, e perdhunonte e diten e fundit e priste copa-copa per te humbur gjurmet!
Dhe ai njeri eshte akoma gjalle. Mateo, perse e le? Shume shpejt ka per te dale e ti do te perballesh me te. Do te jesh gjithmone i paafte.
…
-Me merrni me vete,-i tha Mateo rreshterit. –Dua te me futni ne nje qeli me te!
-Kjo eshte e pamundur, Mateo! Nuk mund te lejojme nje gje te tille!
Ai trokiti lehte ne dere, ndjeu capin e kujdesshem te vajzes qe dalloi trokitjen e peshperiti:
-Bą, ti je?
-Zemer, mos u merzit, qendro me mamin dhe gjithcka do mbaroje shume shpejt. Zoti me tha qe njeriu i poshter do te vdese sot. Jam une me ty! Mos ki frike!
-Mire, bą!-dhe e vogla e gjeti shpejt rrugen ne krahet e marias. –Mami, gjithcka ka per te mbaruar shume shpejt. Asnje nuk mund te me beje keq kur kam babin ketu afer. Te dua shume! Edhe Eliza ka per te qene shume e lumtur aty lart, ne qiell...
Mateoja eci i vendosur brenda turmes se uniformave, e vetetimthi goditi me gjithe forcen njerin prej tyre. Grushti i tij u gjakos, e tjetri u perplas ne toke pa ndjenja. Kordoni i uniformava u hap i shtangur rrotull tij.
-Tani mund te me merrni me vete. Me coni ne qeline e tij.
-Mateo, perse???
Ai iu hodh persiper rreshterit dhe e shtyu pertoke duke e lene te kafshonte nje cope rruge. E goditi me kembe, dhe i klithi:
-Tani e ke te mbushur mendjen te me marresh me vete? Ai njeri me hoqi prej vetes engjellin tim. eshte akoma gjalle. E shume shpejt ka per te dale e do t’i bjere ne qafe Anes. E degjove telefonin?
Rreshteri u ngrit me mundim dhe e pa i dorezuar ne sy Mateon, pastaj i beri me shenje dy prej agjenteve ta arrestonin. Kur ata u afruan, u ndje nje klithme ne ajer: -Kjo eshte e padrejte!, pastaj sharje dhe nje lume fjalesh kunder atyre qe kerkonin krahet e ulur poshte te Mateos.
Nje djale i ri, me i guximshmi, doli perpara e tha:
-Asnje nga ju nuk ka per te arrestuar kete njeri! Ikni tutje, duhet te kaloni mbi trupin tim pa te arrini…
Pas tij hodhen hapin perpara te gjithe te tjeret. Nje e nga nje.
.Me lini,-klithi Mateoja.
-Je mire,-degjoi zerin e gruas se tij qe permendej vetem per disa sekonda.
-Mos u shqetesoni, zonja Maria! Jemi te gjithe me ju e s’ka per te ndodhur asgje e keqe!
Te gjithe fqinjet i dolen ne krah, e iu tregonin policeve qe benin mire te iknin e te siguroheshin per denimin e perjetshem te vrasesit te Elizes.
-Por ju nuk kuptoni,-klithi Mateoja, e nje grua plake i shkoi afer, e mori ne gjoks e i peshperiti fjale te ngrohta. Asnje nuk kishte per ta braktisur. As do ta linin te arrestohej. Nese ishte e detyrueshme, te gjithe kishin per te marshuar deri ne polici, brenda burgjeve, per t’i dhene fund nje here e pergjithmone jetes se atij pushti.
I gjori Mateo !
Policet iken pa marre ndonje urdher te vecante, shume prej tyre i shkuan afer dhe i perseriten fjalet e fqinjeve. Nuk do ta braktisnin. Aq i madh, e nje grusht i gjere njerezish rrotull tij. Ndersa vajza e Mateos, Eliza, i kishte duruar deri ne fund e vetme.
Rreshteri i shkoi afer dhe e perqafoi. Brenda tij ishte nje dhimbje e nxehte qe rridhte nga lote te kuq e te sinqerte, per t’u kthyer ne nje klithme pa ze deshperimi.
-kurajo, miku im, kurajo! Mos ki frike nga asgje.
-Me merr me vete,-iu lut Mateoja, por rreshteri ngriti supat, e shume shpejt u kujtua qe e kishte bere detyren e tij. Duhej te ikte.
Si u larguan, gjithe njerezit e sheshit nisen te therrasin te geezuar. Kishin korrur nje fitore, e ishte njelloj sikur te kishin hedhur hapa te rendesishem, perpara, ne ndergjegjiet e tyre. Zonja Mari e dalloi ndryshimim, iu afrua dritares prej nga kishte dale Mateo, e dalloi kete ne kembet e shkalleve dhe i tha:
-C’po ndodh?
-U gezuan! Policet nuk me moren dot.
-Por ai ka per te dale nga burgu?
-Besoj qe jo?!
-Por do vazhdoje te jete gjalle edhe te telefonoje?
-Ana c’po ben?
-I pa te gjitha nga e cara e deres. Ndihej shume e lumtur. Me tha qe babai i saj nuk do ta lere kurre vetem. Sa zili te kam!
--Une, e c’mund te bej…une?
-Ta hap deren, ke per t’u futur brenda?!
-Do pres sa te largohen njerezit. Kane nevoje t’iu them sa mirenjohes qe jam karshi tyre ! Merre me mend !!!
-Ne rregull ! Mesazhin, ta fshij ?
mateoja nuk tha gje, dhe gruaja e tij e mbylli me kujdes perden e dritares, shkoi kontrrolloi edhe njehere vajzen e saj, pastaj u shtri diku, e kornizen e fotografise qe s’e leshonte duarsh.
Mateoja priti deri sa te largoheshin te gjithe. Ato ore mundohej nga ideja qe s’kishte bere asgje. Tani ai, i burgosuri, po perpiqej te rrenonte edhe vajzen tjeter te tij. Kjo ishte e pafalshme per nje baba. Duhej t’i gjente nje zgjidhje qe ta justifikonte ne syte e shpirtit. Ana nuk meritonte akoma te vuante, dhe ai i kishte premtuar ta mbronte nje here e pergjithmone nga perbindeshat. E ndjente qe duke bere nje gje per Anen, do mund te shlyhej nje here e pergjithmone ne syte e vajzes tjeter te vdekur.
Buze mbremjes vendosi te beje nje shtetitje. Kaloi shume rruge te ngaterruara, kthehej hera-heres pas, mos e ndiqte njeri dhe e pengonte ne ate qe bente. Njeriun qe ngacmonte vajzen e tij s’mundej ta linte gjalle. Kurren e kurres, jo ! Nxorri ne duart nje shirit blu, e vuri me kujdes ne xhepin e zemres, qe te dukej, pastaj mendoi qe s’kishte me kohe per dyshime. Qendroi perballe nje ndertese te prishur, diku afer periferise. U mendua, sikur te ishte duke zbuluar enigmen e gjithckaje qe i kishte marre Elizen. Por ketu flitej per Anen. Ajo ishte gjalle dhe ne rrezik. Atehere vendosi te beje gjene e duhur. Kontrolloi monedhat e xhepit, e u fut ne nje klub te dores e fundit, ngjitur me ate ndertese. Gjeti nje telefon me monedha, formoi numrin, e peshperiti :
-Vajza juaj...Zonje ! Une mora fund! Burri juaj do te me vrase! Perse i thate atij?!
e mbylli telefonaten duke psheretire. tani s'kishte me nevoje te torturohej me imitimin e perbindeshit!
Doli dhe u strehua me te shpejte brenda nderteses. E gjeti menjehere vendin ku kishte ngritur nje lak te thjeshte, diten e varrimit te Elizes. Asnje nuk e kishte trazuar ate cark vetvrasjeje! Perbindeshi i mbyllur ne qeli nuk mund te prekej. Do mbetej akoma gjalle. Vetem qe Marioja ia kishte arritur te shpetonte te pakten Anen e vogel. askush s'do ta shqetesonte me me telefonata te poshtra vajzen e brishte te tij!