Hasani ka ikur në Greqi rreth datës 24.04.1994, me njërin nga kushërinjtë e tij të quajtur Avni. Pasi bënë disa dite rrugë në këmbë, arritën në vendin e quajtur Dhionisë ose (Dionis). Hasani vendoset në Greqi, ku punoi disa ditë me Avniun, bënte suvatime në një banesë, por brenda pak ditësh i del një punë tjetër me mur guri, në vendin e quajtur Skinja ose Skini, një zonë e Neamokerit ose Marathonë, në Athinë. Hasani atje mbante emrin Kosta, punonte usta në ndërtim me punëtorë Ilirjanin ose Jani në Greqi, ndërsa Mentori dhe Myzaferi që atje quhej Pandeli, dy emigrantë të tjerë, grumbullonin gurë. Pasi punuan disa muaj në Skinja, në orët e vona të natës së 16 shtatorit të 1994, në vendin ku flinin katër shqiptarët ndihen sinjalet e makinave të policisë greke. Emigrantët dolën nga vendi ku flinin dhe ikën jashtë në errësirë për disa orë. Tre të tjerët u bashkuan përsëri, ndërsa Hasani jo. Që nga ajo ditë, zemra e kësaj nëne përjeton ankthin e kësaj mungese enigmatike. Ndërsa babai i Hasanit nuk mundi ta duronte gjatë dhimbjen, duke u larguar nga kjo jetë me një amanet për të gjithë fëmijët e tij, të zbulonin të vërtetën e Hasanit.

Ka ikur në Greqi me djalin e hallës, me pas zhvendoset për të punuar në një vend tjetër ku qëndronte djali tjetër I hallës për një punë më të mirë nga ajo që kishte. Një natë ju vjen policia në vendin ku qëndronin dhe largohen prej atij vendi, të gjithë të tjerët rikthehen pas largimit të policisë ndërsa Hasani nuk kthehet më pas asaj nate.


HASAN BREGU

Vendlindja:Skrapare
Datelindja: 15.02.1955
Gjatesia: 165
cmNgjyra syve: Kafe
Ngjyra flokeve: Gështenjë
Zhdukur ne: Greqi
Data e zhdukjes: 16 shtator 1994


Nese keni ndonje informacion per kete person ju lutemi te kontaktoni ne keto adresa:

TEL : 00355 4 359 104
FAX: 00355 4 359 139
CEL: 00355 692044144
Adresa: Ish Kombinati I Autotraktorëve, Tiranë
E-mail: info@jetenekerkim.com