Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e che_guevara86
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    verdalle anej ktej
    Postime
    641

    Cfare sigurie ofron shitësi nëse e paguaj me paypal?

    Eshte nje faqe kineze qe shet ca produkte dhe ti dergon me korrier :

    Sa besim i ke ketyre kompanive ???
    Paypal eshte i sigurte nese ben pagesen dhe te mashtrojne te merr leket???
    Cfare merr persiper PAYPAL (RIMBURSIM)????
    Faqja qe dua te blej nje produkt eshte : www.dowsm.com
    Ka dhe nje llogari tek Wester Union



    Nese ndonjeri pak a shume merr vesh ose ka bere blerje online ....
    Sa i sigurte jam une nga keto faqe dhe nese keto faqe jane serioze si mund ta verifikoj ...

    Ma keshilloni te blej ketu tek keto faqe apo jo (me PAYPAL)???
    A ka rrezik te humbin leket ose malli eshte skarco dhe nuk mund te kete nderrim ose garanci ....



    Kush me ndihmon flm shume ????

  2. #2
    BASTARDODENTRO Maska e reni00
    Anëtarësuar
    04-12-2002
    Vendndodhja
    * jetoje jetën sic e di unë :-) *
    Postime
    805
    Nuk duket ndonje faqe prometuese....

    paypal nuk siguron Rimbursim...

    provo te blesh nje gje te vogel

    A ka rrezik te humbin leket ose malli eshte skarco dhe nuk mund te kete nderrim ose garanci ....
    po ka shume mundesi, trufatoret skane te mbaruar

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Ajo faqja kineze ka adrese emaili aty per ndonje pyetje.Mund ti pyesesh per escrow service nese jane dakord qe te behet transaksioni me escrow service.Escrow service(Escrow=impegno) eshte servis qe ti i dergon leket dhe ky servis i mban leket deri sa ti te marresh pakon.Pastaj servisi ja dergon leket kinezit.Funksionon keshtu.Bere porosine dhe kinezi thote totali cmim malli +posta=60 dollare.Keto 60 dollare ja dergon institucionit escrow(ose agjentit escrow).Lajmeron kinezin qe leket u derguan te agjenti.Kinezi kontakton agjentin dhe pasi sigurohet qe leket jane derguar dergon mallin me poste.Kinezi te lajmeron me email qe malli u dergua.Ose e pyet kinezin u dergua malli apo jo? Kinezit duhet ti kerkosh te te siguroje nje numer,qe quhet post office tracking number.Mund te pyesesh te posta ne itali se cfare emri ka kjo tracking number si proces(tracking number ne italisht)Ai te jep nje numer ne nje forme si kjo 97635342562626272727.Atehere shkon te faqja e postes ne internet dhe fut numrin.Aty shikon rrugen qe ka bere pakua,deri ku ka arritur dhe kur parashikohet,ne cfare date do ta kesh pakon ne shtepi.Kur ti merr pakon,lajmeron agjentin qe u mor malli.Agjenti i dergon leket kinezit.Pra pagese me pale te trete.Paypali nuk ka servis escrow.Megjithate mund te paguash me paypal ndonje agjensi escrow ne itali.Agjencia ja kalon paret kinezit kur merr lajmerim nga ty qe e ke marre pakon.Nqs dergimi pakos behet me UPS qe eshte i perhapur ne gjithe boten atehere kerkohet per tracking number dhe shkon dhe fut numrin te faqja e UPS-se ne internet.
    Opsion tjeter eshte ti kerkosh kinezit a mund te dergoje pakon si COD(cash on delivery) qe do te thote kur te vjen pakua postieri te merr firmen qe e more si dhe paguan ne fillim postjerin,pastaj postjeri te jep pakon.Posta ja dergon leket kinezit.Kerkoji kinezit qe ta beje dergimin e pakos me dergim me konfirmim
    ose sic quhet ndryshe"delivery confirmation,qe do te thote kur pakua te vjen,postjeri nuk e leshon pakon te dera dhe kercet e iken por vjen dhe e dorezon pakon vetem kur ti te jesh ne shtepi dhe firmosesh qe pakon e more.
    ---
    Ose mund te aplikosh dhe plotesosh nje formular per programin qe ka paypal per mbrojtjen e bleresit nga humbjet(mosmarrja e pakos,demtimi i mallit ose humbja e pakos ne tranzit).Programi quhet "Paypal buyer protection"https://www.paypal.com/cgi-bin/webscr?dispatch=5885d80a13c0db1f702b5e20651bee6836 5c225e0a21574a860eacb8d5ea3cdb Te faqja ke edhe cilat shtete ky program mbulon.
    Faqja e kinezit nuk te jep as adrese rruge emri i firmes as numer telefoni.Kjo eshte nje pikepyetje e madhe.Kompanite pothuaj te gjitha serioze me inventar te fuqishem te sigurojne adrese rruge,nr telefoni,sherbimi per klientet(customer servise),numer faxi etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 10-03-2007 më 14:15
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e che_guevara86
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    verdalle anej ktej
    Postime
    641
    Benseven faqja e kinezit eshte http://www.dowsm.com/ ne faqe te pare nese e veren me kujdes ka nje licence kineze pastaj adresa dhe vendi ku eshte gjithsesi Benseven nese nuk e ke bezdi hidhi nje sy dhe arrin dot te me japesh nje mendim se sa seriozitet ka kjo firme .... Flm shume per gjithcka

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Ajo licence aty eshte licence fabrike.Faqja ne internet mund te jete e ndonje studenti psh Ai ka fut licencen e fabrikes aty qe ta beje faqen te besushme te duket sikur malli blihet nga fabrika me emer Ming Da.Ai ka gjetur diku ose vjedhur imazhin e licenses se fabrikes qe duket qe eshte licence cilesie produktesh qe fabrika prodhon vete ose monton produkte elektronike.Licenca te faqja ne internet nuk verteton qe faqja ne internet eshte e fabrikes.Mund ta kete bere dikush tjeter qe ska lidhje fare me fabriken dhe ben mashtrime duke marre para nga porosi dhe duke mos derguar asgje.Per te vertetuar qe tregetia qe faqja ofron eshte reale dhe jo fallco,kerkoji kinezit qe te te dergoje adresen postare te rruges duke i thene qe do i dergosh pare me money gram ose western union dhe jo me paypal.Shiko cfare pergjigje do te te jape.Nqs te jep adrese rruge dhe pranon pagesa me check,money order,western union ose money gram atehere ka shume mundesi te jete tregeti reale,jo mashtrim.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Me then te drejten mua paypal me duket bank serioze , sepse e kam bere vete prove . Kjo banke ka dhe kontrate me www.ebay.de qe eshte faqja me e madhe e shitblerjeve dhe ankanteve ne bote . Une kam te hapur nje konto dhe kisha derguar disa euro ne kete banke e cila ishte pa leke deri ne fund te 96 .
    Bleva dicka tek Ebay dhe e pagova mallin me ane te kesaj banke .
    Kur morra mallin , pashe qe me kishte ardh jo ai mall qe kisha porositur , u ankova tek kjo bank , dhe fatmirsisht banka me solli eurot mbrapsh . Kjo bank deri vjet ka punuar per antaret e regjistruar tek Ebay pa lek, per arsye qe te fitonte besim tek antaret . Ne janar te 2007 ka filluar me lek , por se sa kushton nuk kam info .

  7. #7
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Ne kete rastin tend ajo facja kineze thjesht ka perdorur PayPal si forme transicioni parash,dhe nuk ka te beje fare me kredibilitetin e PayPal.Ajo facja Kineze nuk me duket serioze,ndoshta per faktin se kam ndeshur ne mjaft faqe Kineze te tilla qe sjane gje tjeter veqese mjete mashtrimi.Ne llogarine time ne ebay,sa here qe shes apo blej dicka elektronike me vijne plot mesazhe me adresa faqesh te tilla.Nga kureshtja kam vizituar ca nga keto faqe dhe kam kontaktuar ca te njohur qe kane teper eksperience ne tregun elektronik te cilet me kane thene se sjane asgje tjeter veqese kon! (mashtrim)

    PayPal eshte kompani teper serioze dhe ka partnership me eBay.eBay si market eshte i bazuar kryesisht ne sistemin e reputacionit per te ndare te mirin nga i keqi.Nese perdoruesi i eBay ka reputacion 98% e siper pozitive,ka adrese dhe banke te konfirmuar atehere PayPal u garanton bleresve nje shperblim prej £500 per cdo material te blere qe nuk arrin ne adrese,arrin jo ashtu siq eshte reklamuar etj.

    Vitin e kaluar bleva nje iPod video per nje shok.Shitesi i ebay ishe nga Amerika dhe paypal garantonte £500 per kete person.Pas nje muaj,ngace iPod nuk mberriti,plotesova kerkese tek PayPal te cilet pas nje muaj me kthyen vleren qe kisha paguar.

    Perfundimisht,PayPal eshte mjaft i besueshem mire po faqeve si ajo qe ke sjelle me siper nuk do u besoja aspak.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Tema të Ngjashme

  1. Tekstet shkollore, për herë të parë, me pullë sigurie
    Nga Albo në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-06-2007, 18:23
  2. Certifikatat e maturës me 12 elemente sigurie
    Nga Albo në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 09:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •