Close
Faqja 0 prej 31 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 301
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    FC Real Madrid

    FC REAL MADRID
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 12-08-2006 mė 08:53
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Tifozėt e FC Real Madridit (#8)

    Pėrshėndetje

    Jemi gati se nė fund tė sezonit futbollistik, dhe punėt nė kampin madrilen, nuk janė duke shkuar sipas parashikimeve. Gjithēka mbrapsht filloi me dorėheqjen e kryetarit tė klubit, Florentino Perezit, mandj eleminimi nga Kupa e Mbretit, elemiminimi nga Liga e Kampionėve dhe humbja e mundėsisė pėr tė fituar titullin nė Primera Division.

    Ky vit qė tash mund tė shpallet i mbyllur. Duhet koncentrim nė gjetjen e njė trajneri tė mirė, inkuadrimin e disa lojtarėve tė rinj nė ekip dhe njė rifreskim total i bankės rezervė. Flitet pėr disa blerje eventuale, por ende asgjė nuk ėshtė e sigurtė. Poashtu vlen tė ceket se nė qershor tė kėtij viti do tė mbahen edhe zgjedhjet presidenciale, pėr kryetar tė klubit.

    Kjo verė si duket do tė jetė shumė nxehtė nė Real Madrid....

    VAMOS REAL MADRID
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Aktori i mirenjohur, Antonio Banderas, qe eshte tifoz i flakte i Realit te Madridit, shprehet se Reali eshte duke u fundosur si nje Titanic, dikur nje gjigand i madh futbolli, sot eshte bere i pafuqishem, ka humbur identitet.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Trajneri Lopez Karo dhe portieri Iker Kasiljas komentojnė suksesin e "merengesve" nė Osasunė 02-05-2006

    Reali: Ishte fitorja e sakrificės

    Real Madridi ka fituar 1-0 nė ndeshjen e luajtur tė dielėn ndaj Osasunės dhe 270 minuta nga fundi i Primera Divizionit ndodhet vetėm dy pikė larg objektivit tė mbetur nė kėtė sezon: vendi i dytė. Fitorja e dy ditėve mė parė nė njė fushė tė vėshtirė ka shtuar besimin te "merengesit" pėr ta mbyllur si duhet kampionatin. Trajneri Huan Ramon Lopez Karo pranon se skuadra e tij nuk ka shkėlqyer nė lojė, por vlerėson pikėt e marra: "Shpreshherė drejtėsia nė futboll varet edhe nga fati.

    Mund tė luash mirė dhe nuk fiton, por ka edhe raste kur ndodh e kundėrta. Ishte njė ndeshje shumė e luftuar nga tė dyja skuadrat. Osasuna bėri lojėn e saj me njė futboll tė drejtpėrdrejtė, me ritėm tė lartė, me topin tokazi dhe me njė presing asfiksues. Qė nė minutat e para e dinim se duhej tė bazoheshim te kundėrsulmi dhe tek aftėsitė e futbollistėve qė kishim pėrpara. Mė pėlqeu loja e tė gjithė skuadrės nė mbrojtje. Luajtėm me rregull dhe mė pas fituam 11-metėrshin qė na dha tripikėshin." Mė pas, trajneri qė mori drejtimin e skuadrės pas dorėheqjes sė Luksemburgos nė muajin dhjetor, vazhdoi deklaratėn pas ndeshjes:

    "Ishte njė fitore e arritur me karakter dhe sakrificė. Skuadra ka punuar mirė gjatė gjithė kėsaj periudhe dhe i mori frytet ndaj njė kundėrshtari tė drejtpėrdrejtė. U treguan mjaft tė aftė qė nuk u ndikuan nga presioni pėrreth tyre." Iker Kasiljas ka qenė "heroi" i Realit nė ndeshjen nė Osasuna, pasi nė minutėn e 70-tė, numri 1 "merenges" priti 11-metėrshin e ekzekutuar nga Punjali. Karo tha: "Nuk mė pėlqen tė flas pėr individėt dhe mendoj vetėm pėr ndeshjen e sė enjtes ndaj Santaderit. Do tė jetė finalja e radhės dhe na duhet me ēdo kusht njė fitore ndaj njė skuadre qė rrezikon rėnien nga kategoria. Nuk do tė jetė e lehtė, por s'kemi alternativė tjetėr. Ēdo rezultat tjetėr qė nuk na jep tri pikėt, do tė zhvlerėsonte tė gjitha sakrificat e bėra nė Osasuna."

    Portieri i Realit, Iker Kasiljas, pas 11-metėrshit, mė saktėsisht dhjetė minuta nga fundi i lojės, u ndėshkua me kartonin e dytė tė verdhė dhe e la Realin me dhjetė futbollistė. Numri 1 i "merengesve" shpjegon: "U habita edhe vetė pas kartonit tė kuq. I pari ishte pėr protesta, ndėrsa i dyti ishte i kotė. Nuk po vonoja lojėn, thjesht po prisja qė futbollistėt e mi tė avanconin mė pėrpara. Ishte njė moment i ndjeshjes, nė tė cilin na duhej tė merrnim frymė. Gjithsesi, rėndėsi kanė tri pikėt, me apo pa mua. Duam me ēdo kusht tė arrijmė Valencian dhe kur bėhet fjalė pėr Championsin, vetėm njė gjė ka qė del mbi tė tjerat, fitorja." Pėr javėn e 36-tė, Valencia do tė udhėtojė tė mėrkurėn pėr nė Majorka, ndėrsa Reali do tė luajė nė Santander.

    Erikson, favorit pėr stolin "merenges"
    Sven Goran Erikson ėshtė favoriti i ri pėr tė marrė drejtimin e Real Madridit pas "jo"-ve tė vazhdueshme tė Karlo Anēelotit. Sipas sė pėrditshmes spanjolle "Marca", trajneri suedez nuk do tė kishte asnjė pengesė pėr tė pranuar ftesėn e Realit, pas largimit nga kombėtarja angleze nė fund tė botėrorit. Alternativa e Eriksonit ėshtė Shuster, gjermani qė drejton Getafen "e mrekullive".
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    L.Karo: Shpresė deri nė fund

    Trajneri i Realit, Lopez Karo ka bėrė tė ditur se do tė synojė deri nė javėn e fundit vendin e dytė. Ai tha: "Duhet tė fitojmė nė Santader pavarėsisht se ēfarė bėn Valencia nė Majorka. Ne duhet tė bėjmė detyrėn tonė, pasi vetėm kėshtu mund t'i mbajė gjallė shpresat deri nė javėn e fundit."
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sulmuesi "merenges" synon vendin e dytė nė Spanjė dhe njė vend te Brazili i Parreiras 03-05-2006

    Baptista: Botėrori? I lutem Zotit...

    Braziliani i Realit, Baptista, ka shėnuar gjashtė gola nė kėtė kampionat, tė fundit javėn e kaluar nė Osasunė. Ish-sulmuesi i Seviljes po ambientohet me fanellėn "merengese" dhe kjo i jep mundėsinė tė paraqesė ato nivele tė larta. Nivele nė tė cilat, pėr arsye tė ndryshme, nuk mundi tė ishte nė pjesėn e parė tė sezonit. Ja cila ka qenė intervista e 24-vjeēarit qė ėndėrron botėrorin dhe beson te vendi i dytė nė Primera Divizion...

    - Baptista, forma juaj nė ndeshjet e fundit mund ta shtyjė Parreiran t'ju grumbulloj nė botėror...
    - I luhem Zotit pėr kėtė. Kam luajtur edhe mė parė me "Selesaon" dhe e di sa e bukur ėshtė. Mė pas, kur bėhet fjalė pėr botėrorin... Do tė ishte njė ėndėrr pėr mua, ashtu siē ėshtė pėr ēdo futbollist.

    - Do tė luani ndaj Santanderit?
    - Kam pėsuar njė goditje dhe kam kaviljen e enjtur. Situata nuk ėshtė shumė e mirė, por do tė vendos me mjekėt vetėm para se skuadra tė udhėtojė pėr nė Santander.

    - Nė Osasunė luajtėt njė nga ndeshjet mė tė vėshtira tė karrierės suaj...
    - Nuk mund tė them se ishte ndeshja mė e vėshtirė, por me siguri ishte shumė e fortė. Ndaj Osasunės zhvillohen gjithmonė ndeshje tė tilla.

    - Me Realin, sepse me Seviljen ishte ndryshe...
    - Jo, ėshtė gjithmonė e njėjta gjė. Mė kujtohet njė ndeshje me Seviljen, nė tė cilėn mė dukej sikur isha nė njė shi tė objekteve qė vinin nga tribuna.

    - Njė futbollist mund tė ketė frikė ta luajė njė ndeshje tė tillė...
    - Personalisht kėto tipe ndeshjesh janė ato qė mė pėlqejnė mė shumė.

    - Pasi shėnuat 11-metėrshin, festuat nė mėnyrė shumė grintoze...
    - Ishte njė gol i rėndėsishėm nė njė fushė tė vėshtirė. Janė tė shumta ato skuadra qė janė mundur nė "Pamplona" dha tė pakta ato qė kanė dalė me tri pikė.

    - Tani tifozėt e Realit po shohin Baptistėn mė tė mirė?
    - Kam arritur njė formė tė mirė fizike. Po stėrvitem rregullisht dhe nuk kam asnjė shqetėsim. Dalėngadalė jam duke kuptuar tė gjitha sekretet e ambientit qė mė rrethon.

    - Ēfarė pret Baptista nga tri ndeshjet e fundit?
    - Janė nė lojė nėntė pikė dhe duhet t'i marrim tė gjitha. Nga ana tjetėr, shpresoj qė Valencia tė ndalet dhe tė marrim vendin e dytė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Legjenda e klubit "merenges" kritikon ecurinė e skuadrės nė vitet e fundit 04-05-2006

    Di Stefano: Notėn "5" Realit!


    Legjenda e Realit tė Madridit, Alfredo Di Stefano, ka kritikuar klubin pėr mungesėn e planifikimit pėr njė kohė tė gjatė dhe pėr dėshirėn pėr tė blerė gjithmonė lojtarė tė rinj. 79-vjeēari argjentinas, i cili i drejtoi madrilenėt nė pesė kupa europiane, nga viti 1956 deri nė 1960-n, ka thėnė se politikat e klubit kanė ndikuar nė shpirtin e skuadrės dhe nė lojėn e saj. "Ėshtė e habitshme se sa lojtarė janė blerė dhe janė shitur prej klubit, - tha Di Stefano pėr reporterėt.

    - Nuk mund tė drejtohet njė klub futbolli si tė ishte njė supermarket". Reali ka shpenzuar rreth 90 milionė euro nė fillimin e sezonit tė shkuar, por kėto shpenzime nuk kanė ndryshuar asgjė nė prezantimin e klubit, gjendje e cila nuk ka qenė mė e rėndė qė prej 50 vitesh. Sipas mediave spanjolle, klubi madrilen po planifikon njė seri tjetėr shpenzimesh pėr tė sjellė nė "Bernabeu" ndryshimin, por Di Stefano nuk e shikon kėtė si njė rrugėzgjidhje. "Duhet tė pėrpiqemi pėr t'u pėrmirėsuar pėr vitin e ardhshėm, - tha Di Stefano. - Ky sezon meriton notėn 5. Duhet tė punojmė me lojtarėt e rinj. Ka disa lojtarė tė mėdhenj te Reali, por ata nuk punojnė si njė skuadėr. Nė futboll ėshtė i rėndėsishėm shpirti i skuadrės.

    Nuk ėshtė sport individual si boksi apo tenisi". Di Stefano ka shtuar se ėshtė shumė i mėrzitur nga vendimi i Zidanit pėr t'u tėrhequr nga futbolli nė fundin e sezonit. "Mė vjen shumė keq. Ai ėshtė njė gjeni i futbollit. Ėshtė njė nga lojtarėt mė tė mirė qė ka zbritur nė fushė." Ai nuk ėshtė shprehur shumė i kėnaqur pėr mundėsinė e transferimit tė Henrisė nė Madrid. "Ne e patėm shansin ta sillnim kėtu para tetė vitesh, por nuk e sollėm, ndėrsa tani po pėrpiqemi sėrish. Kjo nuk ėshtė shumė e logjikshme", - shtoi Di Stefano.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    "Marca": Henri, pėr 35 milionė nė Madrid

    Reali e ka rritur ofertėn pėr xhevahirin francez tė
    Arsenalit, Tierri Henri. 35 milionė euro dhe 9 milionė euro rrogė pėr tė, nė rast tė njė transferimi tė mundshėm, por Tierri Henri akoma nuk e ka bėrė zgjedhjen e tij. Barcelona duket se ėshtė nė "pole-position" pėr kartonin e tij, megjithėse spanjollėt janė rivalėt pėr fitimin e trofeut tė Ligės sė Kampioneve. Juventusi vazhdon tė pėrgėnjeshtrojė se ka njė interesim pėr tė, ndėrsa madrilenėt kanė bėrė ofertėn mė serioze.

    Sipas lajmeve tė fundit tė gazetės sportive "Marca", Reali ka ofruar 35 milionė euro pėr Arsenalin dhe njė kontratė prej 9 milionė eurosh nė vit pėr Henrinė, por francezi nuk ka vendosur asgjė pėr tė ardhmen e tij. Duket se gjithēka do tė zgjidhet pas finales sė 17 majit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    "Zizu" do tė luaj ndeshjen e fundit nė "Bernabeu", trajneri shpreson te francezi pėr vendin e dytė 07-05-2006

    L.Karo: Zidan, kampioni mbi tė tjetėr!

    Trajneri i Realit tė Madridit, Huan Ramon Lopez Karo, i ka thurur elozhe yllit tė skuadrės sė tij, francezit Zinedine Zidane, i cili do tė zhvillojė ndeshjen e tij tė fundit me klubin spanjoll, pasi do tė tėrhiqet nė fund tė sezonit. Reali i Madridit do tė luajė nė fushėn e vet kundėr Vilarealit ndeshjen e fundit tė sezonit, e cila do tė ketė rėndėsi, pasi vendėsit synojnė tė arrijnė vendin e dytė. "Mė e rėndėsishmja ėshtė qė ne tė luajmė shumė mirė dhe t'i marrim tri pikėt nė kėtė sfidė. Kam besim tė madh te klasi i Zidane. Shpresoj qė ai tė jetė nė njė formė sa mė tė mirė dhe tė japė maksimumin e tij. Jam i sigurt kur them se ai ėshtė futbollisti mė i mirė nė botė. Ai meriton shumė duartrokitje, pasi ka dhėnė jashtėzakonsiht shumė.

    Tani ka ardhur koha tė mendojmė pėr gjeneratėn e re, por, pėrsa i pėrket francezit, vazhdon tė jetė mė i miri, edhe pse nuk ėshtė i ri nė moshė. E pėrsėris sėrish qė ėshtė mė i miri nė botė, si nė aspektin sportiv edhe nė atė personal. Ai ėshtė njė shkallė mbi tė tjetėr." - tha Lopez Karo. Ky i fundit ka bėrė tė ditur se mė e rėndėsishmja ėshtė forma e pėrgjithshme e skuadrės. Futbollistėt qė do tė jenė nė fushėn e lojės nuk kanė alternativė tjetėr, pėrveē se duhet tė japin maksimumin e tyre. "Futbollistėt janė shumė mirė fizikisht dhe, mbi tė gjitha, janė profesionistė. Ata e dinė se sa e rėndėsishme ėshtė ajo pėrballje, ndaj duhet tė japim patjetėr 100% tė formės sė tyre. Nė kėtė ndeshje varet dhe realizimi i synimit tonė. Ėshtė ndeshja ime e fundit, ndaj dua qė ta mbyll me fitore." Lopez Karo ka folur edhe pėr dy futbollistė tepėr tė talentuar, pikėrisht pėr Huam Roman Rikelmen dhe Antonio Kasanon.

    "Rikelme ėshtė njė futbollist shumė i mirė. Ai di se si tė krijojė njė rast pėr gol, dhe nė rolin e tij ėshtė njė nga mė tė mirėt. Njė gjė tė tillė e ka treguar qartė, sidomos nė sezonin e fundit, ku drejtoi skuadrėn e tij deri nė gjysėmfinalet e Ligės sė Kampioneve. Pėrsa i pėrket Antonio Kasanos, ai ėshtė gjithashtu shumė i talentuar; ka aftėsi qė shumė pak tė tjerė i kanė. Qė nga koha qė ai ka ardhur te Reali, fati nuk ka qenė me tė. Ka pėsuar disa dėmtime, tė cilėt i kanė kushtuar probleme me formėn fizike dhe, si rrjedhojė, nuk ka arritur tė gjejė shumė hapėsira. Dua tė bėj tė ditur se drejtuesit gjithmonė kanė arritur tė sjellin nė skuadėr futbollistė tė klasit botėror. Ata duan tė vazhdojnė ta bėjnė njė gjė tė tillė, por nuk duhen shumė, nė tė njėjtėn kohė. Kjo gjė i dėmton ata..."

    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Reali sonte barazon ne Madrid kunder gjysem finalistit te Liges se Kampioneve, ekipit te Villarrealit, me rezultat 3:3.

    Njeherit kjo ishte edhe ndeshja e fundit e Zidanit me fallen madrilene. Ai largohet nga Reali, nga kjo ndeshje me gol te shenuar ne ndeshjen e fundit te tij.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 31 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. FC Real Madrid
    Nga Fittox nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 499
    Postimi i Fundit: 27-08-2009, 18:21
  2. PRIMERA DIVISION 2006/07 - (FC Real Madrid - kampion)
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 217
    Postimi i Fundit: 17-06-2007, 21:16
  3. BAYERN MUNCHEN kualifikohet
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 18:41
  4. Fotomodelet e dobėta pėrjashtohen nė Madrid
    Nga Fiori nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2006, 13:56
  5. Himni i ekipit.
    Nga bayern nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-01-2006, 20:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •