Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Të burgosurit shqiptarë, Greqi, shans për burg në vend

    Të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet greke, duket se kanë "shanset" për t'u kthyer në burgjet shqiptare. Kjo është kërkesa që ministri grek i Drejtësisë i ka bërë Këshillit Evropian gjatë një takimi pune

    Të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet greke, duket se kanë "shanset" për t'u kthyer në burgjet shqiptare, të paktën kjo është kërkesa që ministri grek i Drejtësisë i ka bërë Këshillit Evropian gjatë një takimi pune. Lajmi që është një ogur i mirë për qindra të burgosur, të cilët kanë kërkuar me ngul të vijnë në Shqipëri për të vuajtur dënimin që u ka mbetur, është publikuar dje në faqen zyrtare të Ministrisë greke të Drejtësisë. Sipas burimeve zyrtare të këtij dikasterit, ministri Anastasios Papaliguras ka pasur në qendër të bisedimeve të tij me funksionarë të Këshillit Evropian, iniciativën greke sipas së cilës, të burgosurit më shtetësi të huaj në burgjet helene, të vuajnë dënimin e tyre në burgjet e shteteve të tyre. Kështu, gjatë takimit më Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Terry Davis, Drejtorin e Përgjithshëm, z. Philippe Boillat si dhe me kryetarët e komisioneve të specialistëve, ministri grek analizoi hollësisht avantazhet e iniciativës greke, që ka filluar të diskutohet qysh prej vitit 2006. Në takim ai është shprehur se riintegrimi i këtyre të huajve në shoqëri do të ishte shumë më frytdhënës, nëse të burgosurit e huaj në burgjet greke do të vuajnë dënimin e tyre në burgjet e vendeve të tyre, atje ku flitet gjuha e tyre, atje ku pas lirimit krijohen edhe kushtet e përshtatshme për të gjetur menjëherë një punë të ligjshme. Ministri grek i Drejtësisë kërkoi nga funksionarët e Këshillit Evropian, të shpejtohen procedurat e diskutimit të kësaj iniciative nga komisionet përkatëse, në mënyrë që çështja të kthehet në një vendim politik brenda vitit 2007. Siç dihet, në burgjet greke vuajnë dënimin plot 3000 shqiptarë, të cilët janë shpallur fajtorë për krime të ndryshme. Të burgosurit shqiptarë në Greqi kanë kërkuar prej vitesh me ngulm që të kthehen për ta vuajtur dënimin e mbetur ne Shqipëri, pasi pretendojnë se atje nuk trajtohen si të burgosurit e tjerë, por diskriminohen, nuk kanë mundësi takimi me të afërmit, etj.

    Gazeta Shqiptare.

  2. #2
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176

    Ama gazeta shqipetare(si SUN)y anglez.

    Të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet greke, duket se kanë "shanset"me i shpetu zotit,.


    Kjo eshte arritje shume e madhe e qeverise shqiptare me sa po shoh me kurven greke.

    Nuk duan te harxhojne edhe leke ne burgje, per shqipetaret,...................shume njerezoreeeeee.
    Edhe pak gjak aortal.

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •