Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Do vrisja mendjen per presidentin shqiptar, po qe se Shqiperia do ishte shtet presidencial. Sa per Selamin me kembet ne toke, qe permend dikush, me vjen te qesh dhe te qaj. Se kembet mund t'i kesh ne toke, por koken ne hava. Thuaje troc, qe Selami ishte tip idealisti ne politike, por politikes, qe ta dini me mire, i bejne dem dhe jo mire idealistet. Keshtu qe dhe Selami do kalonte pa e kuptuar as vete, nga idealizmi rinor, ne realizmin dyfytyresh, qe s'po na ndahet e s'po na ndahet, ta marre e mira, ta marre.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    Moisiu eshte tashme nje figure e konsumuar dhe pjese integrale e pushtetit te korruptuar qe ndertuan socialistet ne 8 vjetet e tyre ne pushtet. Kjo duket tek fakti i thjeshte se perdite ministria e rendit dhe forcat e veta policore por raportojne kapje droge, arrestime trafikantesh e kriminelesh, ashtu sic po mesojme se prokuroria e vendit le te lire njerez te inkriminuar publikisht si "Gezimi i Kashtes". Pra, ngurimi i Moisiut per shkarkimin e Sollakut pas kerkeses se pozites eshte jo vetem i paprecedent por edhe nje veteshkarkim i presidentit te vendit.

    Ai president qe i imponohet shumices qeverisese te vendit nuk meriton te marri nje mandat te dyte. Dhe ne rastin e Moisiut, "presidentit konsensual" pa mbeshtetje politike, as qe behet fjale qe ai te rizgjidhet president.

    Berisha mbetet rrenja kryesore e konfliktualitetit sikur eshte ne opozite, ashtu edhe kur eshte ne pushtet.
    Arsyeja per kete eshte fare e thjeshte, pasi kryeminstri Berisha eshte i vetmi politikan qe prodhon politike ne Shqiperi dhe detyrimisht qe pjesa tjeter e politikes apo shqiptaret e thjeshte do te vazhdojne te pergojojne dhe komentojne inisiativat dhe idete e Berishes.

    Berisha nuk eshte e keqja e politikes shqiptare, nje njeri si Berisha eshte ajo per te cilen ka nevoje e majta shqiptare me shume se kurre ndonjehere ne historine e saj. Dhe kjo histeri e juaja ndaj figures se tij eshte nje forme e pandergjegjshme e shprehjes se kesaj xhelozie.

    "Anti-Berishizmi" eshte politika e vetme qe njeh e majta shqiptare per arsyen e vetme se ajo nuk ka nje njeri si Berisha qe te prodhoje politike dhe ide qe i apelojne elektoratit te majte shqiptar. Dhe mos u cudisni aspak kur edhe bastionet socialiste votojne per Berishen dhe alternativen e tij sic bene ne grup ne keto zgjedhjet e fundit lokale.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-03-2007 mė 13:34

  3. #23
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    .....



    Ju jap fjalen Zoti Nano dhe.... me falni qe ju kam cilesuar padrino dhe te korruptuar.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #24
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Moisiu te rizgjidhet!!!
    Nese Ed Selami e ka pase me gjithe mend ose e ka lene ajo e shkreta mendje ose ka ndonje lidhje familjare krushqie me Alfred Sollakun.

    Moisiu sot per sot eshte e keqja me e madhe e Shqiperise duke mbrojtur nje kryeprokuror te perfolur per lidhjet me krimin dhe qe nuk i dha asnje mundesi qeverise se pas zgjedhjeve te 2005-es te filloje e te luftoje krimin e organizuar ashtu sic ju pat premtuar zgjedhesve.
    Kisha ruajtur respekt per Eduard Selamin por me kete prononcim me duhet te reflektoj e ndryshoj mendim.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  5. #25
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Rexhep Meidani analizon pėr "Shqip" qeverisjen, debatin pėr Presidentin, reformimin e PS-sė, zgjedhjet e 18 shkurtit dhe ato nė Shijak

    Meidani: Mbėshtes Moisiun

    Ish-Presidenti, dakord me Edi Ramėn: Duhet pėrkrahur nė kėtė situatė qė "vlon"


    Gazeta Shqip



    Ish-Presidenti i Republikės, Rexhep Meidani, njėkohėsisht njė nga figurat kryesore tė socialistėve shqiptarė, deklaroi se opozita duhet tė hartojė njė strategji mė tė plotė pėr t‘i propozuar mazhorancės strategjinė pėr bashkėpunimin institucional. Duke analizuar paketėn "Rama", Meidani, gjatė njė interviste ekskluzive pėr gazetėn "Shqip", thekson se "kėmbėngulja vetėm nė njė variant strategjik (pra dhe maksimal), nė kushte kohore minimale, mund tė krijojė dhe mjaft probleme, deri mosmbajtje qėndrimi e premtimi apo dhe njėfarė "bumerangu" nė njė rrafsh ndėrkombėtar...

    Zoti President, lideri i opozitės, Edi Rama, kėto ditė u paraqiti pesė kushtet e socialistėve pėr tė shmangur zgjedhjet e parakohshme. Sipas jush, a janė kėto kushte tė realizueshme dhe a mendoni se zoti Berisha do t‘i pranojė ato?

    Realisht, kėto kushte janė zhbllokuese pėr situatėn aktuale, por dhe pėr atė tė pritshme. Normalisht, nė teori, ato duhet tė pranohen nga shumica qeverisėse, sepse janė nė shėrbim tė stabilitetit politik, tė zhvillimit ekonomik, tė realizimit tė reformave tė domosdoshme dhe tė vetė proceseve integruese. Por nuk besoj se ato mund tė kthehen nė "marrėveshje xhentėlmenėsh", ku nuk mund tė ketė as njė anė politike tė fituar. Edhe pse nėpėrmjet tyre fiton qytetari shqiptar dhe Shqipėria!...

    Kjo, edhe duke pasur parasysh ēfarė ka ndodhur gjatė 18 muajve tė qeverisjes, nė pėrgjithėsi, apo tė gjithė atė konflikt tė panevojshėm pėr reformėn apo garancitė zgjedhore, nė veēanti. Mjafton tė kujtojmė dhe udhėzimin e certifikatave njė natė para zgjedhjeve nė Shijak, pėr tė kuptuar qė loja e "maces me miun" mund tė vazhdojė dhe pas firmosjes sė marrėveshjeve politike dhe mishėrimit tė tyre ligjor. Me fjalė tė tjera, nė politikėn shqiptare, krahas njė mungese tė theksuar besimi midis forcave politike, tė kultivuar gjatė gjithė kėtyre 16 vjetėve, shfaqet po me aq forcė: mbajtja e pushtetit apo marrja e tij deri nė mėnyrė jo demokratike. Mjaftojnė vetėm kėta elementė, krahas shumė tė tjerėve, pėr tė kuptuar se dhe nga ana praktike ėshtė pothuajse e pamundur qė brenda 3-4 muajve tė realizohet ajo paketė reformash, qė nė fakt ėshtė mjaft thelbėsore pėr tė ecur pėrpara.

    Nė kėto kushte, ku nuk veēohet (apo, tė paktėn, nuk kuptohet) aspekti strategjik nga ai taktik, ēėshtja mund tė shtrohet shumė mė thjesht: Nga ana politike dakord, por cili ėshtė, nga ana teknike, varianti maksimal dhe cili ėshtė varianti minimal? Pėrndryshe kėmbėngulja vetėm nė njė variant strategjik (pra dhe maksimal), nė kushte kohore minimale, mund tė krijojė dhe mjaft probleme, deri mosmbajtje qėndrimi e premtimi apo dhe njėfarė "bumerangu" nė njė rrafsh ndėrkombėtar...

    Nuk duhet lėnė mėnjanė dhe fakti i pozicionit konkret tė pozitės, qė ėshtė mė e interesuar qė tė mos ketė reformė zgjedhore deri nė procesin e zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės, pavarėsisht se ē‘ thuhet apo ē‘ deklarohet publikisht. Madje, nga shumė tė dhėna "lexohet" njė variant i fshehtė i saj, qė nėse detyrohen tė hynė nė zgjedhje tė parakohshme, preferojnė "heshturazi" tė futen me skemėn zgjedhore tė sotme...

    Njė tjetėr zhvillim i rėndėsishėm ishte ndryshimi i qeverisė Berisha. Kryeministri largoi disa nga ekspertėt e KOP-it pėr t‘i zėvendėsuar me disa nga zėdhėnėsit e Partisė Demokratike. Si i keni parė kėto lėvizje?

    Pėrshtypja ime (ndoshta dhe fare e gabuar) ėshtė se po tentohet njė prirje pėr radikalizim nė pozicionimin politik. Tė paktėn, mė parė, kjo ėshtė shfaqur jo pak nė nivelin mediatik. Po ashtu, nuk mund tė mohohet se njė pjesė e propozimeve, duke ardhur nga radhėt e zėdhėnėsve, kanė manifestuar probleme serioze nė lidhje me respektin, qė duhet shfaqur ndaj fjalės sė thėnė nė mėnyrė publike apo ndaj institucioneve tė larta tė shtetit.

    Tė kthehemi njė muaj mė pas, te zgjedhjet lokale tė 18 shkurtit. Sipas jush, cili ka qenė dimensioni apo mesazhi politik i kėtyre zgjedhjeve?

    Pavarėsisht, disa "deformimeve" deri diku tė ēuditshme, mesazhi kryesor qė dha populli nė masėn e emancipuar tė tij, ishte pėr urtėsi, ekuilibėr politik dhe balancim pushteti. Nė mėnyrė tė veēantė, qytetarėt dėnuan me votė "zhurmuesit" e pėrditshėm tė qetėsisė sė tyre. Por, nuk mund tė mohohet qė nė kėto zgjedhje u shfaq dhe aspekti i votuesit konsumator, qė u lodh deri nė reagim nga ndėrprerjet e energjisė dhe tė ujit, nga njėra anė, apo premtimet e pėrditshme e demagogjike, nga ana tjetėr.

    Njė zhvillim i rėndėsishėm nė kėto zgjedhje ishte humbja e Partisė Socialiste nė bastionet historike tė saj. Kryetari i PS-sė, Edi Rama, theksoi se kjo ka ardhur pasi PS-ja nė bastione ėshtė plakur, po sipas jush pse ka ndodhur kjo?

    Isha nė atė mbledhje tė Asamblesė dhe tė them tė drejtėn u habita pak nga njė arsyetim i tillė. Nuk e di a ishte njė mendim pas njė analize kolegjiale nė kryesi apo thjesht njė mendim personal. Sidoqoftė, mund tė jetė pjesėrisht i vėrtetė, por nė asnjė mėnyrė njė argument shterues. Sepse nė kėto nivele u shfaqėn mjaft probleme tė tjera qė janė mjaft tė ndėrthurura midis tyre. U pėrfshinė nė procesin e kandidimit nėpėrmjet parimit "Njė anėtar, njė votė" disa kandidatė tė pakėnaqur nga mėnjanimi i mėvonshėm, bile pas njė pėrzgjedhjeje fillestare filloi diskutimi me aleatėt, pra u futėn nė lojė dhe kandidatura tė tjera. Nė disa zona, humbjet u kushtėzuan nga pakėnaqėsi tė tilla, qė u shfaqėn nėpėrmjet ēarjes sė votės me kandidatėt e pavarur, nė vende tė tjera patėn ndikime negative dhe pėrfaqėsues tė ndryshėm tė partisė, interesa tė lidhura me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mund tė kenė ndikuar nė humbjet pėrkatėse dhe dobėsi nė strukturat e partisė, njė fushatė e vonuar apo e zbehtė etj. Pra, analiza duhet tė jetė shumėdimensionale.

    Sė fundi, pėr tė qenė i sinqertė, mund tė them hapur se intelektualisht e politikisht unė e "urrej" fjalėn bastion. Me teori, mendėsi e sforcime apo dhe manipulime tė tilla ne pengojmė, deri e mbajmė peng emancipimin politik e shoqėror nė kėto zona...

    Muajt po kalojnė pak nga pak dhe po afrohet edhe koha ligjore pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės. PD-ja ka nxjerrė zyrtarisht zotin Topi si kandidaturė tė sajėn, disa deputetė tė PS-sė, zotin Nano, ndėrsa disa tė tjerė Presidentin aktual zotin Moisiu. Ju zoti Meidani, kė shikoni si personin mė tė pėrshtatshėm?

    Nė fjalėn e tij nė Ansamble z.Rama kishte mjaft tė drejtė dhe qartėsi nė trajtimin e kėtij problemi. Unė personalisht ndaj tė njėjtin mendim me tė dhe do ta quaja tė padėshiruar, madje as etike e as institucionale, njė diskutim tė mėtejshėm nė kėtė intervistė. Presidenti Moisiu ėshtė nė detyrė dhe ai duhet pėrkrahur e mbėshtetur nė kryerjen e kėsaj detyre, mjaft tė rėndėsishme, sidomos nė situatėn e sotme, qė duket e qetė nė sipėrfaqe, por nė brendėsi ėshtė e ngarkuar, madje aty-kėtu qė "vlon" jo pak...

    Zoti President, Kosova po afrohet gjithnjė e mė shumė drejt pėrcaktimit tė statusit final, qė sipas dokumentit tė paraqitur nga Ahtisari, ėshtė pavarėsi e kushtėzuar. Por, Rusia ka deklaruar se do tė vendosė veton e saj nė Kėshillin e Sigurimit. Ju si e shikoni kėtė proces, pse ndodh kjo dhe a ėshtė real kėrcėnimi rus pėr shqiptarėt?

    Fillimisht, po kthej pak vėshtrimin prapa. I ndodhur me punė nė Madrid, ndoqa deri nė detaje deklarimet e ndryshme njė ditė pas paraqitjes sė paketės sė Ahtisarit nė Grupin e Kontaktit. Mė pėlqeu njė kryeartikull nė "Financial Times"( mė 27 janar 2007) me titull "Kosovo to declare statehood in months" ("Kosova deklaron forminin e shtetit brenda disa muajsh") tė pėrgatitur nga Daniel Dombey nė Bruksel dhe Neil MacDonald nė Beograd. Madje, nė nėntitull theksohej se lėvizja drejt pavarėsisė ka mbėshtetjen e heshtur tė BE-sė dhe tė NATO-s. Kurse nė analiza dhe shkrime tė tjera nėnvizohej kundėrshtimi i Rusisė, qoftė dhe me pretekstin e krijimit tė njė qeverie tė re nė Beograd, apo mundėsia e njė vetoje tė saj nė Kėshillin e Sigurimit.

    Sidoqoftė, parė nė kėtė optikė konkrete, paketa Ahtisari, tė paktėn nė nivelin e sotėm, mbart nė mėnyrė tė kushtėzuar pikėrisht kėtė situatė. Vetė Ahtisari, edhe nė variantin e paraqitur, nuk ėshtė i sigurt pėr miratimin e paketės nė Kėshillin e Sigurimit. Pėr ēdo rast, ai i rezervohet apo, mė saktė, i "trembet" kėsaj vetoje ruse. Pėr kėtė arsye dhe aktorė tė tjerė tė fuqishėm ndėrkombėtarė kanė lėvizur tashmė drejt Rusisė...

    Me kėtė sjellje ruse lidhet ngushtėsisht dhe fakti qė kjo paketė e projekton pavarėsinė, por nuk e formulon, nuk e jep atė. Nga ana tjetėr dhe nė zbatimin e saj mund tė shfaqen natyrshėm edhe mjaft shqetėsime tė tjera, nė lidhje me ponderimin maksimal tė pėrfaqėsimit tė minoriteteve, tė objekteve tė kultit, shkollimit, gjuhės etj. Pra, nė njė mėnyrė apo tjetrėn mund tė shfaqen jo pak probleme segregacioni nė linja etnike-fetare, edhe pse dokumenti synon tė kundėrtėn. Histori tė ngjashme, sidomos nė periudhėn e fillimit, janė shfaqur dhe ekzistojnė ende nė Bosnjė. Por nga njė gjė e tillė nuk mund tė shpėtohet apo shmanget kur zbatohet "parimi i veprimit minimal" dhe "teknologjia e diplomacisė shumėdimensionale"...

    Sidoqoftė, pavarėsisht nga kėto, miratimi i njė rezolute tė re ėshtė bėrė tashmė absolutisht i domosdoshėm pėr stabilitetin e Kosovės dhe tė rajonit. Kjo edhe pse Rezoluta 1244, e miratuar nė Kėshillin e Sigurimit nė vitin 1999, rezultat i njė kompromisi tė detyrueshėm, shumė shpejt krijoi ngėrēe jo tė vogla nė procesin e ndėrtimit dhe funksionimit tė plotė tė institucioneve demokratike nė Kosovė, nė zhvillimin e ekonomisė sė tregut nė mjaft plane, nė transferimin e kompetencave nga ndėrkombėtarėt nė vendorėt etj. Por mbi tė gjitha, e formuluar me ambiguitet diplomatik, ajo krijoi shpresa false te serbėt e Kosovės pėr tė bojkotuar procesin demokratik, pėr tė marrė urdhra destruktivė nga Beogradi, pėr tė mos kontribuar edhe ata nė ndėrtimin e njė Kosove tė re, tė lirė e demokratike, si qytetarė tė saj.

    Nė kėtė kuptim, miratimi i njė rezolute tė re ėshtė, pra, njė domosdoshmėri e kohės. Madje, mund tė thuhet se kjo gjė duhet tė ishte bėrė disa vite mė parė. Ndryshe e thėnė, sot, si problem kryesor ėshtė formulimi i kėsaj rezolute tė re dhe miratimi i saj nė mbledhjen e ardhshme tė Kėshillit tė Sigurimit. Njė qėndrim negativ i Rusisė nė kėtė kėshill, natyrisht, krijon probleme. Por njė vonesė tjetėr aty ėshtė dhe larg interesave afatshkurtra e afatgjata tė rajonit, pėrfshirė dhe tė vetė Serbisė, qė duhet njėherė e mirė tė heqė dorė nga ėndrra e saj anakronike serbomadhe.

    Nga ana tjetėr, po tė shfaqet kjo sjellje ajo e bėn edhe mė tė qartė dhe tė "ashpėr" prirjen "putiniste" tė Rusisė pėr tė rritur me ēdo kusht profilin apo rolin e saj nė vendimmarrjen ndėrkombėtare. Por, nė tė gjitha rastet, nė radhė tė parė pėr interesat e veta, sesa vetėm e thjesht pėr hatėr tė Serbisė! Pra, mė shumė se pėr hir tė ndonjė aleance "sakrifikuese" Serbi-Rusi, ka arsye mjaft tė tjera, qė lidhen me problemet e vetė Rusisė dhe tė nxjerrjes sė pėrfitimeve maksimale prej kėsaj situate, nga njėra anė, apo tė minimizimit tė problemeve tė brendshme tė saj, nga ana tjetėr...

    Po ashtu, miratimi i kėsaj rezolute tė re ėshtė njė zgjidhje e dėshiruar, por nuk ėshtė zgjidhja e vetme. Njohja graduale bilaterale e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė njė mundėsi tjetėr, madje mjaft potenciale. Nė kėtė kuptim deklarimi i z. Koshtunica pėr shkėputje marrėdhėniesh diplomatike me vendet, qė do tė njohin shtetin e pavarur tė Kosovės, ėshtė jo thjesht njė gabim retorik, por njė megalomani arkaike e radhės, njė shprehje e "ideologjisė" sė viktimizimit apo vetė-viktimizimit dhe, pėr mė tepėr, njė shtysė mjaft negative drejt njė vetizolimi tė dytė tė Serbisė dhe tė vetė popullit serb, ndėrkohė qė energjitė duhet tė shpenzoheshin nė realizimin e reformave demokratike, tė domosdoshme pėr proceset integruese euroatlantike...

  6. #26
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Madhi: Duhet pakt me opozitėn, pėr Presidentin

    Shekulli



    B.S
    17-03-2007

    TIRANĖ
    - Kryetari i grupit parlamentar tė PR-sė, Arjan Madhi ėshtė shprehur dje pro gjetjes sė konsensusit me opozitėn, pėr zgjedhjen e Presidentit tė ri tė Republikės nė muajin qershor, kohė kur pėrfundon mandati i Presidentit aktual, Alfred Moisiu. Pavarėsisht se ka deklaruar mbėshtetjen e tij personale pėr kandidaturėn e nėnkryetarit tė PD-sė, Bamir Topi, kreu i grupit parlamentar tė PR-sė theksoi se, pėr tė shmangur njė krizė politike, duhet tė gjendet rruga e bashkėpunimit me opozitėn dhe tė zgjidhet njė President konsensual.

    Me kėtė qėndrim, republikani Arjan Madhi ka dalė kundėr deklaratės sė djeshme tė kryeministrit Berisha pėr mundėsinė e zgjedhjeve tė parakohshme, nė rast se mazhorancės do t'i imponohet kandidatura nga opozita.
    Sipas Madhit, konsensusi pėr kėtė ēėshtje duhet tė gjendet pėr hir tė stabilitetit tė vendit dhe mazhoranca duhet tė marrė nė konsideratė, nėse opozita do tė ketė njė kandidaturė tė sajėn pėr postin e Presidentit. "I mbetem strikt idesė, se Topi i pėrmbush kriteret pėr tė qenė njė individualitet qė do tė pėrfaqėsonte mjaft mirė institucionin e Presidentit tė Republikės.

    Nisur nga kjo, ne do tė siguronim njė President, qė do tė pėrmbushte kriterin e integritetit moral dhe aftėsinė e tij nė drejtimin e kėtij institucioni",- tha Madhi, ndėrsa theksoi se nevoja pėr konsensus nė zgjedhjen e Presidentit tė ardhshėm tė Republikės, u deklarua dje nė Tiranė, edhe nga Komisioneri pėr Zgjerimin nė BE, Olli Rehn.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Selami: Alfred Moisiu te rizgjidhet president i republikes.
    Nga ClaY_MorE nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 05:14
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •