Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    Nano zyrtarizon kandidaturėn. Rama nė panik, kėrkohen tė mos nisė debati pėr presidencialet



    Ish-kryetari i Partisė Socialiste, Fatos Nano, ka zyrtarizuar dje me anė tė deputetit pranė tij, Taulant Balla, kandidaturėn e tij pėr President tė Republikės, duke theksuar se emri i tij do tė mund te jetė njė propozim i vetė opozitės, ndėrsa vetė pasardhėsi i tij u shpreh dje indiferent ndaj debatit presidencial, duke lėnė tė kuptohet pėr momentin, se vetė ai dhe mbėshtetesit qė ka me vete, kanė nė kokė tė tjera plane dhe jo tė zgjedhin kreun e ardhshėm tė shtetit. “Fatos Nano ėshtė dhe mbetet njė kandidaturė pėr President dhe do tė vijė vetėm nga opozita. Ka shumė gjasa qė opozita tė propozojė Nano pėr postin e Presidentit. Pasi ish-kryetari i PS-sė ėshtė njė kandidaturė qė gėzon integritetin e sė majtės. Nano mbetet figura mė e pėrshtatshme pėr pozicionin e Presidentit. Jam i bindur se Nano do tė sigurojė konsensusin e palėve dhe garanton njė President qė garanton njė president qė respekton Kushtetutėn dhe pavarėsinė. Gjithashtu, Nano siguron balancėn midis pushteteve”, deklaroi dje Balla. Ndėrkaq, vetė kryesocialisti Rama, i pyetur nėse PS ka njė kandidat tė vetin pėr President, tha se “ėshtė qesharake dhe e shėmtuar qė tė merremi tani me njė telenovelė kaq pa lezet”.


    Gazeta 55
    Kryemafiozi hajduti me i madh i popullit shqiptar del perseri kryhajdut bashkie.

  2. #12
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga Ingenuous
    Emri: Eduard
    Mbiemri: Selami
    Datėlindja: 22 janar 1962
    Vendlindja: Elbasan
    Vendbanimi: Virxhinia, SHBA
    Gjendja civile: I martuar, ka dy fėmijė
    Arsimimi: Kryen shkollėn e mesme nė qytetin e Librazhdit. Mė pas vazhdon studimet e larta nė Universitetin e Tiranės nė degėn e Filozofisė.
    Eksperiencat:
    Punon si pedagog nė Universitetin e Tiranės. Pėrfshihet nė lėvizjen e dhjetorit tė vitit '90 dhe ėshtė njė nga themeluesit e Partisė Demokratike
    1992 emėrohet kryetar i PD-sė, post tė cilin e mban pėr dy vjet e gjysmė
    1995 largohet nga posti qė mbante pas pėrplasjeve me presidentin Berisha
    1996 largohet me bashkėshorten pėr nė Amerikė, pas fitimit tė njė bursė Fullbright
    1996 - 2005 punon nė Virxhinia, nė SHBA
    Specializimet:
    Ai kreu specializime nė dy nga universitetet mė tė mira private tė Amerikės: Stanford dhe Columbia. .

    Eshte i vetmi politikan qe ka seder politike, dhe diti te largohet atehere kur pa se "llumi" u shtua shume.

    Njerez te tille nuk i duhen stilit berishjan, ai ka thirrur njerzit e tij besnik, si Gazideden & Agim Shehun, te tille kriminel i duhen sales, nuk i hyn ne pune as Bamiri as Selami.

    Jam shume kurioz te di se cfare do ti ndothte Partise Demokratike, nese Sali Berisha do te largohej nga drejtimi i partise.
    Sinjalet e tij i dha muaj mė parė kur u takua nė Washington me personalitete tė larta amerikane.
    Njerėz, 2007 nuk do jetė njė 1997 e dytė pėr popullin, por do e jetė e njėjtė si 1997-ta pėr Berishnikov-in.
    Eduard Selami ka qenė dhe ėshtė njeriu i duhur pėr PD-nė dhe nėse nuk do ti fuste brrylat Berishnikov-i PD-ja do tė ishte nė pushtet pėr shumė vite.
    E ardhmja e PD-sė natyrisht janė Selami dhe Topi... kush nuk do ta besojė kėtė, le tė krijojė partinė e re tė Shterpėve me Berishnikov-in nė krye.
    USA e dha sinjalin me kohė... Selami do jetė '97-ta e Berishnikov-it.

  3. #13
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    .....

    Sala, qe ruan intrigat e PP-se, nuk e duronte dot sinqeritetin e paster qe karakterizon te riun Selami.

    Ne Shqiperi te sinqertet, te ndershmit, s'bejne dot karriere, ata duhet me pare te heqin gangrenen qe trashegon si PS-ja dhe PD-ja. Ne Shqiperi bejne karriere tipa si Nano, Saliu, apo ate qe i dredhin fjalet nga te fryje era.

    Te ndershmit brenda Atdheut rrine si pulat e lagura, nga shume shkaqe... Mbi te gjitha, prej varferise se nxitur nga qeveritaret tane. Selami eshte vetem nje nga te ikurit. E debuan, pa i thene "ik", siē kane debuar shume te tjere qe i kishin neper kembe.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #14
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    po mir mor digital pa na thuaj ku ka qen selami ato vite kur atdheu e kish me vertet nevoj ate dhe cdo shqiptar tjeter per te kontribuar

    mesa di un ka qen andej prej amerike me be ca pare e tani vin e na ben te zgjuarin

    me kete nuk po them se vlen sala por ka plot te tjer te brendshem me te ndershem se sa ky i jashtmi qe na dashka kaq shume te miren
    Ti shoku ben dhe Skenderbeun te ngrihet nga varri. Sipas teje edhe Skenderbeu paska qene i jashtem dhe nuk duhet te kishte ardhur ne Shqiperi e te na bente te zgjuarin, sepse ne kishim te zgjuar brenda vendit qe shulloheshin ne diell gjith diten dhe u jepnin selam turqeve kur kalonin aty.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Krundet E Enver Hoxhes

    - Elegji per moralin politik -


    Shkruar nga KOLEC TRABOINI


    Padyshim qe tere thelbi i prapsive ne shoqerine shqiptare konsiston pikerisht tek mungesa e moralit tek ata qe mund ti quajme "burra shteti" apo "burra te politikes". Mirepo cfare kerkojme ne ne kete mocal te madh te pasdiktatures ku vec bretkoca e kallamishte ka. Kerkojme "Brave man"? E ku ti gjesh ata nacionaliste e idealiste( si Hasan Prishtina per shembull) qe shpenzuan edhe kacidhen e fundit per kete Dhč e per kete Popull. Ata kane vdekur. Ca i mori zoti, ca te tjere u vrane, me shume prej te veteve se prej hasmit.

    Ata cfare mbeten gjalle, a linden nen diktature, kane kaluar te gjithe neper shtratin e Prokustit. Nuk eshte fjala se u ishte percudnuar trupi, por me e keqja u ishte mpakur shpirti. A thene ndryshe ishin si ata kuajt, qe te rrahur prej te zoterve, nuk benin me per kaloshin, por vetem per kale karroce.Vec ky tipar nuk eshte vetem rezultat i nje gjysemshekulli dhune, por eshte ne thelb me i kahmotshem.

    Nje soj njerezish prej races sone shqiptare, historikisht ishin mesuar ti benin hosana pushtuesit shekuj te shkuar. Jo pak ishin pershtatur aq rehatshem ne rrethet e pushtuesve otomane, saqe na u bene vezire per te shtypur popujt e tjere te Perandorise Otomane pa perjashtuar edhe te vetet( cfare e bene me zell te madh), na u bene pashallare e cfare nuk u bene e sot madje per faqe te zeze historianet tane mburren. U mpleksen kaq shume me pushtuesin, kjo skote kameleonesh, sa me zor u ndane prej tyre ne 1912. A nuk e zbuan Vidin e ngriten flamurin e ish pushtuesve me thirrjet "Duam baben!". Dhe e donin vertete...


    Kur Shqiperia e konsolidoi ne mvetesine ( fale Austro-Hungarise e me pas Amerikes), prap u gjenden njerez te hosanave qe ju mpleksen qeverive qe ndrroheshin, madje ju gjenden ne Hosana Baraba Esat Pashe Toptanit, me pas farefisit te tij Ahmet Zogut, qe nuk e kishte per gje te vinte agjentet e vet per te vrare burrat e kombit, apo te varte ne litar , tek Fusha e Druve ne Shkoder madje edhe prifta si Dom Gjon Gazulli me 5 mars 1927. Sot emrin e Zogut vrases e ka nje bulevard ne Tirane por emrin e priftit martir nuk e gjen kurrkund, madje as te vellait te tij, po prift, Dom Nikoll Gazulli, albanolog e gjuhtar me emer ne historine e gjuhesise, qe e vrane kriminelat e ndjekjes te Enver Hoxhes ne pranvere 1946.

    Njerezit e hosanave, ata qe i lepiheshin pushtetit dhe perfitonin prej tij do te vazhdonin te mbijetonin edhe ne kohen e pushtimit fashist e nazist. Se, kishte nga ata qe e priten Musolinin me arme, por edhe nga ata qe e priten me lule. Kronikat jane ne arkivin e Albafilmit e ato nuk te lene te kesh kurrfare medyshje. Cudia me e madhe shqiptare do te vinte pas pesedhjet vjeteve, pas vitit 1990 kur jo pak prej puthadoreve me te zjarrte te pushtuesve fashiste e naziste na u shpallen heroj e martire ne pluralizem. ne keto pushte puthadoret e diktatorit cfare do te benin. Do te pershtateshin edhe ata sic ne kohen e diktatures u pershtaten fort mire ky lloj insani. Fakti qe e qame e u qurrosem aq shume kur theu qafen per ne ferr diktatori, tregonte se na i kishin shplare trute aq mire( ca madje me deshire te cpengueme) sa ishim kthyer ne nje soj urithesh, te cileve erresira ku jetonin u dukej komoditet.

    Kur erdhi dita per tu cliruar nga skllaveria e erresires, drita na verboi me shume se syte, mendjen. U leshuam si te marret te djathte e te majte, te shkatrrojme cdo gje mbi faqe te dheut. Ca nga urrejtta qe u kishte verbuar gjykimin, ca per te fituar nje deshmi se megjithese i kishin sherbyer me zell diktatures ishin reabilituar ( madje keta u treguan me te zellshem ne shkatrrim). Cdo fabrike e uzine, cdo shkolle e cdo spital e klasifikuam si prone te diktatorit dhe jo si rezultat i djerses e mundit tone te perbashket. O burra te shkatrrojme me themel. Dhe e kthyen ne pluhur te gjithe "bazen materiale te socializmit", duke harruar se duam nuk duam, qe te hash duhet te punosh dhe cekun e bardhe pa mund e pa djerse kurrkush ne bote nuk ta jep vec demagogjia politike.

    U krijuan parti. E parti do te thote pushtet. E pushtet ne konceptin e njerezve te mesuar me hosana do te thoshte perfitim e mireqenie personale. U sulen te gjithe te hynin ne parti. Ca djathtas e ca majtas, ca nga bodrumet e ca nga hatllat, vec te kapeshin pas ndonje karrikje a kolltuku. Kush ishte i velur prej emrit Parti, kush ishte dritheruar prej tmerrit te Partise, iku nga syte kembet neper bote duke menduar vec per buken e gojes, sepse idealet ishin perdhosur aq shume, saqe fjala politike ishte sikur te thoshje rruspi.

    E keshtu kur lindi pluralizmi, ne te cilin politika beri buke me krundet e Enver Hoxhes.

    E krundet e Enver Hoxhes, te ndara ne parti, nisen te luftojne me njera tjetren me egersi te pashoqe sepse keshtu ishin mesuar me lufte klasash. Thua ne barrikaden kundershtare nuk kishe shqiptare, krunde si vehten, por bash armiqt e pushtuesit turq, serb apo greke. E paradoksi eshte se me armiqt shekullore ta zeme serbet, mund te benim kompromise( nafte) por me shqiptaret e partise kundershtare nuk leshonim pe. Nuk leshonim pe se po na e moren pushtetin, iku mireqenia, ndersa kompromisi me serbet ishte mireqenie e garantuar, gjendeshe apo nuk gjendeshe ne pushtet.

    Brenda ketyre krundeve partiake, kur parti e re populiste na erdhi ne pushtet, u emruan qeveritaret, diplomatet, prefektet, shefat, drejtoret. Kur erdhi puna qe nje parti e krundeve te djathta mori rrakapjekthi prej marrezive piramidale, pjesa me e madhe e aparatcikeve te saj bene si mijt, te cilet e braktisin te paren anijen qe mbytet. E keta minj te majmosur tashme, kur e pane se kali i pushtetit te partise populiste ra pa fryme, nxituat ti heqin patkojt. Dhe ja hoqen pa frike e pa zori... Tani a mund ne te kerkojme qe kjo lloj mase amorfe e pa kurrfare idealizmi, te respektoje parimet morale e dinjitetin politik. Ne mund tua kerkojme, por ata te mesuar historikisht, te trasheguar mbase edhe nga trungu i fisit Hosana Baraba nuk mund te heqin dore nga zanati per t'ua hequr patkojt kuajve te ngordhur te pushtetit e politikes.

    Nuk dua te ofendoj asnje prej personave qe me poshte do te permend me iniciale, por vetem ti sjell per te ilustruar nje realitet absurd, mungesen e dinjitetit ne sferen e politikes dhe te hallkave te pushtetit ne Shqiperi.

    Kryeministri A.M. pasi perfitoi 6 vjet kolltukun e kryeqeveritarit e me kokefortesi te Presidentit nuk u hoq nga ai post, kur tere populli kerkoi doreheqjen e tij, me pas, kur Berishes i ra rrisku te udhehiqte opoziten, ky A.M. pra, doli ne opozite me opoziten e kunder mbrojtesit te vet, i cili paradoksalisht, per hir te kryeministrit, pranoi te digjej Shqiperia ne trazirat e vitit 1997. Shtroj pyetjen a ka te drejte morale ky ish kryeminister te llomotise per politiken nepermjet gazetave qe e dhe ato nuk e njohin moralin politik? Kush u beson akoma altoparlanteve te ndryshkur?!

    B. K., duke mos patur kurrfare merite a aftesia, nje anonim thuaj, u katapultua si zevendeskryeminister i Shqiperise. Kur qeveria e tij u rrokanis, ky na u shfaq tashme si nje gazetar(!!!) duke hedhur tere letyrat e jashtqitjet e Durresit mbi ish partine e vet me epitetin demokratike, e kurrnji fjale mbi kundershtaret e vet qe ja kishin marre pushtetin perdhunshem nen moton bolshevike, dhune kunder dhunes, cfare e ktheu demokracine e pluralizmin ne nje ferr per qytetaret qe nga frika e pasiguria si te vetmin shpetim pane udhen e mergimit, qofte dhe ne rrezik te jetes se vet e te familjeve.

    D. Sh., duke mos pas kurrfare aftesie na u gjend minister, nje minister qe nuk pertonte te pervishte menget e te grushtonte gazetaret ne kafenete e Tiranes, ky pra, si i voli fiqte, mori spaten ti binte trungut...iku nga partia e vet demokratike e formoi nje parti fantazme me nuanca pro mbreterore.Mos pyesni ku jane idealet sepse eshte nje pyetje qe i ngatrron keq analfabetet e politikes.

    S. Sh. ish ambasador i emruar nga Berisha ne Turqi, shfaqet sot si analist dhe tere forcen e vet, tashme ne nje fushe te re, larg diplomacise, e perqendron ndaj ish partise e qeverise se vet prej te ciles perfitoi jo pak.

    P. K., u emrua ambasador i Shqiperise ne OKB, dhe gjate gjithe karieres diplomatike e mbrojti me fanatizem partine e vet demokratike madje mori nen mbrojtje edhe prapsite e ushtrimit te pushtetit dhe, kur partia e pushteti qe e vuri ambasador u gremis, doli dhe ky ne opozite me te vetet.

    Ne partine kundershtare, socialiste, ndodh pak a shume e njejta gje. I dolen kundra Nanos te gjitha ata qe ishin beniaminet e Nanos qe ky i ushqeu si dadua femijen me tamlin e pushtetit. Mjel Shqiperine e ushqe tarafin e miqesine, packa se keta te fundit kur te kish mbaruar qumeshti do t'ja hedhnin kryetarit te vet tasin ne koke.A nuk i degjoni si ulurijne kunder Nanon nanoxhijte dhe ata qe i lepiheshin zonjes se tij neper koktej pijanikesh.

    Prandaj themi se e drejta morale eshte nje nocion qe ne Shqiperi nuk njihet. E ne kete sfond teper te trishte te jetes shqiptare nuk eshte cudi qe nje njeri pa kurrfare principi moral ne politike, pa kurrfare ndjesie ndaj interesave kombetare, nje puthador i Millosheviqit, i cili vetem pak kohe para se ky te niste fushaten e gjenocidit me te madh qe ka pare populli shqiptar ne Kosove, ta shpallte vrasesin serb pellumb paqe kur tha se "Millosheviqi, qe ka ditur te beje luften, di dhe te beje paqen". Vetem kjo shprehje duhet ta kishte zhdukur kete politikan te paprincipte nga skena shqiptare nga politika, nga gazetat e televizioni..

    Por jo, krundet e Enver Hoxhes qe sot bejne politiken gjysma-gjysma ne Shqiperi kerkojne ta bejne President teneqen e shpuar e te ndryshkur. Le ta bejne. Allaversen...Ne qe jemi larg Shqiperise, te pakten kemi te drejte te mburremi per faktin se kurre nuk ja kemi futur thiken pas shpine Atdheut, sic per gjashtembedhjet ka bere rasati i Partise se krimit dhe te dhunes qe e ktheu Shqiperine ne germadhen e Ballkanit dhe shqiptaret ne hije te vetvehtes, sa sot te vine te pabesueshme vleresimet plot shkelqim qe Bajronit dhe Edith Durhami benin dikur per shqiptaret.

    Boston 2007

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Pėr Eduard Selamin, sa ishte nė partin demokratike, para emigrimit tė tij nė SHBA, flitej se i ngjanė shumė ( nė pamje) Enver Hoxhės teksa gojėkėēinjėt nuk harronin sa pėr tė pėrmendur qė " e ėma e tij kishte punuar nė shtepin e Enverit"... Eduard Selami ka diplomuar ( doktoruar) nė Temėn " Estetika nė Veprat e Enver Hoxhės".
    Nga ajo qė ky kishte bėrė dhe vepruar si politikan nė Shqiperi, s'para s'kishte lėnė pėrshtypje tė njė demokrati, pėrkundrazi.
    E, tash se kush mendon ky se do tė ishte mirė pėr president tė Shqiperis edhe s'qon ndonjė peshė tė madhe.
    Mendimi im ėshtė qė Bamir Topi ėshtė kandidati mė serioz pėr atė vendė sikurse qė edhe plaku i urtė dhe i menēur Sabri Godo nuk do tė ishte i padeshiruar...

  7. #17
    Dr
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    ok, ora e mesimit te gjuhes shqipe
    gojekecinjet- duhet goje keqinjet ose goje keqinjte
    ka diplomuar- duhet eshte diplomuar
    s'qon- duhet nuk con

    cna ka gjet me kta analafabetet e dp-s

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga rachi
    ok, ora e mesimit te gjuhes shqipe
    gojekecinjet- duhet goje keqinjet ose goje keqinjte
    ka diplomuar- duhet eshte diplomuar
    s'qon- duhet nuk con

    cna ka gjet me kta analafabetet e dp-s
    Kėta janė " gjuhėtarėt tanė"
    Ai nuk ėshtė diplomuar ngaqė ka diplomuar mė herėt ( motiiiiiiiii)
    s'qon= ėshtė forma e shkurtėr e nuk qon
    dhe
    nuk shkruhet " nuk con" ngaqė nė Manastir kanė vendosė ( motiiiiiiiiiiiii) qė tė ekzistojnė qė tė dy shkronjat: "c dhe ē
    Ndėrsa kėtė "con nuk e kuptojė se nė cilėn gjuhė ėshtė...
    E, ē'na ka gjetė me kėta analfabetėt e megali-idhesė tė ESPE-ESIT!

  9. #19
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    ....

    Largimi i Selamit nga politika ishte nder me pak dinjitozet. Disa te tjere ndersa flakeshin bene nje fare zhurme. Selami nuk beri zhurme fare. Kish guxuar te thoshte diēka ndryshe pa marre bekimin e Zeusit dhe ky i fundit, sikunder e kishte paralajmeruar (nese nuk do te kthesh mendje nuk do te jesh me kryetar) e shkarkoi nga posti i larte i kryetarit me bekimin e keshillit kombetar te PD anetar i te cilit, Selami e ka per krenari te jete edhe sot e kesaj dite. Dhe pas kesaj, Selami u largua jo vetem nga politika, por edhe nga Tirana, jo vetem nga Tirana, por edhe nga Shqiperia, dhe jo vetem nga Shqiperia, por edhe nga Evropa.


    Berisha mbetet rrenja kryesore e konfliktualitetit sikur eshte ne opozite, ashtu edhe kur eshte ne pushtet.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #20
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar mė parė nga Ingenuous
    Berisha mbetet rrenja kryesore e konfliktualitetit sikur eshte ne opozite, ashtu edhe kur eshte ne pushtet.

    Mirulexofshim.
    T'a mbeshtes mendimin
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Selami: Alfred Moisiu te rizgjidhet president i republikes.
    Nga ClaY_MorE nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 05:14
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •