Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Eduart Selami: President tė rizgjidhet Moisiu

    Marrė me shkurtime nga "Top Story"
    09-03-2007



    Presidenti Moisiu ne takim me Z. Selami



    Ish-kryetari i PD-sė, Eduard Selami i ka ngarkuar qeverisė sė kryeministrit Sali Berisha, pėrgjegjėsinė pėr ecurinė e procesit zgjedhor vendor tė 18 shkurtit. Selami dha njė intervistė nė TCH, nė emisionin "Top Story". Ai tha sa i pėrket institucioneve, se ėshtė pėr t'u shqetėsuar, pėrpjekja e PD pėr t'i minimizuar dhe pėr t'i mare frymėn institucioneve tė caktuara. Por, ai nuk la pa pėrgjegjėsi nė zhvillimin politik tė vendit tė gjithė politikėn. "Qeveria ėshtė ajo qė ėshtė pėrgjegjėse e drejtpėrdrejtė. Por, mos harrojmė qė komuniteti ndėrkombėtar vlerėson qė tė dyja palėt dhe unė bashkohem qė kanė pėrgjegjėsitė e tyre dhe nuk mundesh dot tė tregohesh i papėrgjegjshėm, thjesht se mendon se pėrgjegjėsia do t'i akumulohet dikujt tjetėr",- tha Selami, i cili u shkarkua si kryetar i PD-sė, 10 vjet tė shkuara.

    Nė datėn 5 mars tė vitit 1995, zoti Eduart Selami pėrjetoi ditėn e tij tė fundit si kryetar i Partisė Demokratike. Duhet tė themi zoti Selami, qė nuk ka qenė njė ditė fort e kėndshme.

    Eduart Selami: Po, varet nga ē'kėndvėshtrim e shihni. Po patjetėr, s'mund tė ishte njė dite e kėndshme. Megjithėse mund tė them qė ishte njė ditė e rėndėsishme ku u shpreh mendimi i Kuvendit tė Jashtėzakonshėm tė Partisė Demokratike, tė cilin unė gjithmonė e kam respektuar pavarėsisht se nuk kam qenė dakord me tė, ėshtė vendim i marrė prej tyre.

    Zoti Selami, e di qė ėshtė njė kohė e largėt dhe shumė kujtime janė fshirė. Megjithatė, cilat qenė arsyet qė detyruan njė person me karrierė aq tė lartė politike ta braktisnin atė?

    Eduart Selami: Unė nuk do ta quaja braktisje, por gjėja qė mua mė ka mbetur nė mendje dhe qė duhet theksuar ėshtė fakti qė ai ishte njė proces, ku unė si kryetar i PD, pas humbjes se referendumit, sė bashku me miqtė dhe shokėt e mi ishim nė rrugėn mė tė mirė pėr tė dalė nga kjo dhe pėr tė institucionalizuar demokracinė. Kėshtu qė ajo qė unė propozova nė atė kohė pėr kalimin e Referendumit e Kushtetutės nė Parlament, mendoj se ishte rruga mė e mirė pėr ta zgjidhur nė mėnyrė institucionale kėtė problem tė rėndėsishėm, siē ishte Kushtetuta. Ky mendim nuk u nda nga shumica, kėshtu nė kėtė pikė u shkua pėrtej. Mua mė vjen keq qė, nga njė debat pėr njė problem parimor siē ishte, Kushtetuta u kthye nė njė debat pėr karrierėn time politike. Unė e gjykova se ishte njė qėndrim pėr karakterin kulturor, qė tė provohej edhe njėherė qė ajo ēfarė unė kisha bindje, qoftė dhe e gabuar, qė duhej kaluar Kushtetuta nė Parlament, t'i jepej njė shans pėr t'u debatuar. Kėshtu qė, qėndrova nė atė gjė dhe kjo solli njė konfrontim tė asaj natyre

    Pėr shumė vetė qė e kujtojnė atė kohė, por edhe pėr ata qė nuk e kujtojnė atė kohė. Ju kėrkuat dorėheqjen nė janar tė vitit 1995, pasi kėrkuat unifikimin e postit tė kryetarit tė PD, me atė tė Kryeministrit, njė gjė qė edhe atėherė u refuzua nga Kėshilli Kombėtar dhe mė pas u interpretua nga kritikėt tuaj, sikur ju donit tė zinit postin e Kryeministrit. Megjithėse nuk u pranua ideja juaj, zoti Berisha sėrishrefuzoi tė pranojė dorėheqjen tuaj. Pėrse e bėri zoti Berisha nė atė moment, duke parė qė gjėrat pak muaj mė vonė do tė pėrkeqėsoheshin. Pėrse zoti Berisha kėrkoi qė ju tė mos largoheshit nga PD, megjithėse ideja juaj u hodh poshtė?

    Eduart Selami: Kjo ėshtė njė pyetje, ku pjesa e dytė mė tepėr i takon zotit Berisha. Unė nuk e di se kush ishin motivet e tij, por pėr tė qene konsekuent nė atė ēfarė thashė mė pėrpara, ėshtė e vėrtetė qė unė kėrkova afrimin dhe bashkimin e postit tė kryetarit tė partisė me atė tė Kryeministrit, si njė rrugė tė kėrkimit mė tė mirė pėr tė bėrė njė kalim institucional dhe reflektim pas Referendumit. Kjo u hodh poshtė nga Kėshilli Kombėtar, dorėheqja ime kishte tė bėnte me faktin qė unė nuk doja qė kjo tė perceptohej si njė pėrpjekje pėr tė zėnė pozicionin e kryeministrit, por thjesht si njė pėrpjekje pėr tė gjetur rrugėn mė tė mirė dhe mė tė mundshme pėr tė kaluar kėtė krizė.

    Nė fakt, 10 vjet mė vonė, nė 2005, PD merr njė vendim qė ju e propozuat atėherė. Para zgjedhjeve tė 3 korrikut, kur PD u rikthye nė pushtet, u mor vendimi politik qė posti i Kryeministrit tė unifikohej me postin e kryetarit tė partisė. Ju duket disi ironike njė vendim i vonuar, megjithėse i drejtė?

    Eduart Selami: Nuk mendoj. Unė mendoj qė 10 vjet mė vone ideja ėshtė pranuar, megjithėse kushtet janė tė tjera dhe unė pėrsėri them qė ėshtė njė ide, e cila nė sistemin politik qė ka Shqipėria, ėshtė mbase ideja me e saktė.

    I rikthehemi janar-marsit 1995, kur ju, nė pak javė patet disa ulje dhe ngritje nė raportet tuaja tė brendshme me PD dhe nė veēanti me zotin Berisha. Ju kaluat krizėn e janarit dhe nė shkurt, nė njė deklaratė nė Shkodėr do tė kėrkonit publikisht qė Kushtetuta, pėrpara se tė kalonte nė Referendum, tė kalonte nė Parlament. Menjėherė pas kėsaj u pėrballėt me zemėrimin e zotit Berisha, i cili mė pas propozoi dhe largimin tuaj. Pėrse pranuat tė ishit Kryetar i PD?

    Eduart Selami: Mua nuk mė ka bėrė asnjėherė pėrshtypje qė jam kryetar i PD, nuk e kam parė karrierėn politike nė kuptimin klasik tė saj. Kam hyrė nė
    politikė rastėsisht, si njė pjesė e brezit tim, me detyrimin historik dhe me idealizmin pėr kontribuar nė rrėzimin e komunizmit. Ky idealizėm dhe ky pėrkushtim idesh mė ka ndjekur nė atė rrugė tė shkurtėr qė unė kam bėrė nė jetėn politike nė Shqipėri. Pėr mua nuk kishte rėndėsi nėse isha kryetar apo rrezikoja postin e kryetarit, pėr mua kishte rėndėsi konfrontimi qė Shqipėria kishte pėr shkak tė luftės sė brendshme. nė demokraci duheshin tė dyja palėt tė bashkėpunonin, prandaj edhe pse ishte ide e Partisė Socialiste, pata guximin qytetar qė tė rrezikoja pozicioni tim. Pėr mua nuk pėrbėn njė rrezik tė madh pėr tė marrė njė ide racionale tė opozitės dhe pėr ta sjellė. Nuk u pranua siē thashė dhe fatkeqėsisht kaloi nė njė drejtim tjetėr. Ky ėshtė njė pozicion qė e zgjodhi zoti Berisha, nuk ka asgjė pėr t'u diskutuar mė tej nė kėtė pikė.

    Largimi dhe jeta juaj nė distancė nga Shqipėria, ėshtė pėrzierė nga shumė mistere. Shumė vetė kujtojnė njė mbledhje tė ashpėr tė kryesisė sė
    PD dhe replika tė ashpra tė ish-presidentit Berisha me ju. Si e kujtoni atė ditė?


    Eduart Selami: E kujtoj njė ditė, qė mendoj se do tė ishte mė mirė qė tė kthehej thjesht nė ato qė unė propozoja dhe nė alternativat qė jepeshin dhe jo tė merresh me tė jesh apo tė mos jesh Kryetar. Nė kėtė pikė mendoj se ai kėrcėnim, qė nėse "ti nuk kthen mendje, t'i largohesh si kryetar" mua nė brendėsi mė dukej shumė pėr tė qeshur, jo se nuk e kisha marrė seriozisht, atė post, por mė e rėndėsishme ishte bindja pėr tė bėrė diēka tė mirė pėr demokracinė dhe procesin e Shqipėrisė. Nė kėtė pikė vlera qė kam nxjerre personalisht, nga keto deshtime ėshtė se njeriu meson dhe reflekton ndaj tyre. Pėrsėri mendoj qė edhe pse ra ideja poshtė, unė fitova atė ēka ėshtė bindja dhe zbulimi i karakterit tim qė kur t'i mendon qė ideja ėshtė me e rendesishme se pozicioni, duhet tė luftosh pėr tė. Unė pashė qė ishte e vlefshme pėr tė luftuar, qė partia tė hapet, tė kthehet nė njė platforme rrahjesh idesh dhe kush ka argumentat me tė mėdha, tė fitoje. Fatkeqesisht nuk mori kėtė rrugė, por mos harrojme se ishin edhe hapat e para dhe unė asnjehere nuk u largova nga deklaratat e mia tė para. U bera thirrje perkrahesve tė mi nė atė kohė, qė tė vazhdonin tė qendronin nė PD dhe tė kerkonin reformimin, sepse ideja ime nuk ishte thjesht pėr njė pozicion, sepse e kisha pozicionin e nderuar tė Kryetarit tė Partisė. Ideja ime ishte qė kjo parti tė hapej, qė kjo parti tė kthehej nė njė platforme ku demokracia e brendshme tė kontribuonte nė njė, demokracine e Shqipėrise.

    Pika e fundit qė lidhet me tė shkuarėn tuaj nė PD, ėshtė dita qė u shkarkuat. Ēfarė ndjetė pėr kėtė parti qė e bashkėthemeluat me shumė tė tjerė, nė momentet qė kjo parti u nxori jashtė?

    Eduart Selami: Deklarata e pare ishte ajo qė u bėra simpatizanteve tė mi, qė tė qendrojne nė PD dhe se bashku tė bejme reformimin e saj. Kuptohet, qė ndjeva njė zhgenjim dhe kuptova qė rruga pėr nė demokraci dhe pėr reformim ėshtė njė rruge me e gjate se ē'mendova unė nė fillim dhe si ēdo shqiptar, nuk kishim ekspozim tė demokracise dhe mesonim duke ecur. Mendova qė kjo rruge do tė ishte e gjate dhe nuk do tė ishte njė rruge qė do tė ishte e lehte pėr PD dhe pėr Shqiperine. Koha tregoi qė vleresimet e mia ishin tė drejta. Kam parasysh 1996, qė solli 1997 e mė tej...

    Pra, ju thoni qė ato qė ju paralajmėruat, ishin alarmet qė duhet tė ishin ndezur nga PD, pėr ngjarjet e 2 viteve qė e pasuan?

    Eduart Selami: Nuk mendoj se kishin lidhje tė drejtpėrdrejt,e por tendenca ishte e kesaj natyre. Njė gjė ėshtė universale: Nese nuk mbahen parasysh ato parime dhe nese nuk mbahet njė fryme e brendshme demokratike nė njė force politike, nė njė system dhe njė shoqeri tė hapur, kuptohet qė aksidente do tė kete. Nė njė shoqeri tė hapur duhet tė jete kontributi i tė gjitheve dhe kujdesi i tė gjitheve, sepse 1997-a... Shanset pėr tė ecur nė njė shoqeri demokratike jane tė medha dhe po kaq tė medha jane edhe shanset pėr tė deshtuar, nese humbet busulla dhe humbet pergjegjesia.

    Jemi nė mars 2007 dhe ka kaluar njė dekade, nga ato dite mbrapshta pėr Shqipėrinė dhe pėr historinė e shqiptarėve. Ēfarė ndjetė kur u kthyet, ose pėrse u kthyet nė ato ditė nė Shqipėri?

    Eduart Selami: Sepse situata u acarua dhe unė isha pjese, isha nė njė program nė Columbia University nė Neė York City dhe se ndjeja pergjegjesi pavarėsisht se isha larguar, kur shihje se Shqiperia fatkeqesisht, ishte nė faqer tė pare tė "Neė York Times" gazetės me tė madhe nė SHBA, njė nga gazetat mė me influence tė botės. Pėr tė shmangur njė katastrofė, qė dukej se po vinte. Fatkeqesisht, gjerat levizen shume shpejt. 1997 ėshtė ajo qė ėshtė dhe duhen nxjerre mesime nga 1997, qė ajo mos tė perseritet mė dhe duhet ecur dhe tė shikohet nė tė ardhmen.

    Per njė njeri me njė memorie politike duhet t'u kujtohet njė interviste juaja e rrallė pėr "Zėrin e Amerikės" pėr ngjarjet e vitit 1997, nder tė tjera, ju kerkuat largimin e zotit Berisha. Perse e kerkuat?

    Eduart Selami: Pėr tė rikujtuar ato kohe, sepse ika me mendimin se zoti Berisha nuk ishte nė kontakt se situata po perceptonte shume shpejt nė (disavantazh tė tij kėshtu nė kėtė aspekt njė njeri qė ishte si unė, njė njeri i matur dhe njė nga miqtė e tij mė tė afėrt, dola nė "Zėrin e Amerikės" pėr t'i tėrhequr vemendjen pėr tė bėrė diēka, sepse po t'i rikthehesh kohės, protestat sa vinin dhe zienin. Zoti Berisha u zgjodh President dhe ishte njė farė zhgėnjimi pėr tė parė se sa i izoluar dhe se sa jashtė realitetit ishim, gjė qė ndodh kur je aq larg, nė mėnyre ironike, sepse je rrethuar nga njerėzit e t'u qė thjesht tė shkėpusin nga realiteti. Unė kam qene vete nė kėtė gjendje. Kjo ishte arsyeja jo thjesht, njė revansh pėr tė tėrhėqur vėmendjen qė gjerat po shkojnė larg dhe fatkeqėsisht kjo ndodhi.

    Meqenėse jemi nė 10-vjetorin e ngjarjeve tė vitit 1997. Cilat ishin arsyet kryesore dhe si mendoni, a janė nxjerrė pėrgjegjėsitė pėr ato ngjarje tė renda pėr kombin tone dhe pėr vete historinė e shtetit shqiptar?

    Eduart Selami: I takon dhe janė bėrė vlerėsime tė ndryshme. U takon shume njerėzve qė ishin tė pranishėm nė atė kohe sepse unė, isha shkėputur dhe isha nė Amerike. Janė nxjerre disa mėsime, por fatkeqėsisht simptomat e njė fryme konfliktuale qė solli 1997 ndihen ende. Njė krize qė tė kujton 1997, por jo nė nė pėrmasat e 1997, nė sapo e kaluam. Kėto pėr tė mėsuar nga gabimet e pėrbashkėta, ashtu siē bėjnė njerėzit serioze dhe njerėzit e suksesshem. Ashtu edhe kombet duhet tė reflektojnė tek kjo dhe ky reflektim mos tė jete pėr tė dėnuar njeri-tjetrin, por pėr mos tė pėrsėritur gabimet e tė kaluarės. Dhe, kjo nuk do tė thotė t'i shmangesh pėrgjegjėsisė. Pėrkundrazi, unė mendoj se njė nga tė metat e politikes shqiptare ėshtė se ka mungesė nė pėrgjegjėsi dhe dhėnie llogarie, nė kuptimin e mirė tė fjalės. Por, ajo qė ėshtė mė mirė, ėshtė pėr tė gjetur rrugė, pėr t'i kthyer kėto dėshtime nė hapa pėr njė sukses.

    Siē e thatė, e shkuara shėrben pėr tė analizuar tė tashmen. Kanė kaluar 10 vjet nga 1997 dhe 12 vjet nga largimi juaj, nga radhėt e PD. Mazhoranca e kryesuar nga PD kaloi njė sfidė jo tė lehte elektorale, njė humbje tė konsiderueshme nė tė gjithė qendrat urbane dhe tė mėdha tė vendit, pėrjashtuar Shkodrėn dhe Sarandėn. PD dhe aleatet humben nė Tirane, por edhe nė Elbasan, Durres, Korēe, Pogradec, Fier, Lushnjė, Berat. Pra, tė themi njė harte elektorale disi e pėrmbysur, sa pėr shume analiste kujton vitin 1991, qė edhe pse PD humbi nė 31 mars, fitoi tė gjithe zonat urbane, ēka qė njė parathėnie pėr 22 marsin e vitit 1992, ku PD regjistron bazuar nė 31 mars 1991, fitore tė madhe historike dhe njė force politike antikomuniste erdhi nė pushtet. A ka njė momente reflektimi dhe analize qė duhet beje PD, lidhur me rezultatet e zgjedhjeve tė 18 shkurtit 2007?

    Eduart Selami: Patjetėr! Pėr mendimin tim, humbja me e madhe nuk ishte humbja nė qytetet kryesore, por vlerėsimi i komunitetit ndėrkombėtar se Shqipėria humbi njė shans historik, pas sė cilės pavarėsisht qė mund tė jesh dakord ose mund tė mos jesh dakord. Ky vleresim vertet ėshtė njė humbje pėr tė gjithe palet dhe reflektimi duhet tė jete nga tė gjitha palėt. Njė muaj me pare sugjerova dhe vazhdoj tė theksoj nevojat qė forcat politike shqiptare duhet tė bashkepunojne me njera-tjetren, kjo ėshtė njė shoqeri e hapur qė ka nevoje pėr tė dy forcat, pėr poziten dhe opoziten. Pėr mua shqetesimi ėshtė pėr zgjedhjet e ardhshme, qė tė jene tė lira dhe tė ndershme, qė Shqiperia tė afrohet njė hap me perpara nė strukturat euroatlantike, e cila ėshtė endrra qė ne, une, nė atė kohe, ju si studente, rrezikuam jeten tone kunder diktatures me tė eger dhe jemi akoma nė procesin e integrimi. Kėtu e shoh atė problemin dhe thelbin kryesor dhe nuk e shikoj qė ka njė reflektim. Pėr mua fatkeqėsisht, nė keto zgjedhje, me vleresimin qė ka bėrė komuniteti nderkombetar, humbesi i madh ėshtė procesi i Shqipėrise. Humbesit e medhenj jane shqiptaret.

    Cili ėshtė pergjegjesi kryesor, sipas jush, nė kėtė deshtim tė radhes nė arritjen e standardeve evropiane tė mbajtjes se njė procesi zgjedhor?

    Eduart Selami: Ēdo njeri nė politike ka nė njėfare mase pergjegjėsite e tij dhe gjithkush e shikon reflektimin e tij, por nė njė shoqeri tė hapur demokratike, pergjegjėsia ėshtė e dyanshme. Qeveria ėshtė ajo qė ėshtė pergjegjese drejtperdrejte. Por, mos harrojme qė komuniteti nderkombetar i vlereson qė tė dyja palet dhe une bashkohem, kane pergjegjėsite e tyre dhe nuk mundesh dot tė tregohesh i papėrgjegjshem, thjesht se mendon se pergjegjėsia do t'i akumulohet dikujt tjeter.

    Fakti qė ne pyesim pėr analizėn e rezultateve tė 18 shkurtit, tė dyja palet mungojne ta bejne kėtė analize tė plote tė rezultatit dhe ta lexoje atė ashtu siē duhet. Kembėngulja e opinionit ėshtė, perse PD arriti kėtė rezultat?

    Eduard Selami: Po, ky ėshtė njė problem, siē the, qė PD nuk ka reflektuar dhe nuk do tė bėjė analizė. Ky ėshtė njė problem. PD gjithmonė ka bėrė analiza, pavarėsisht nėse mund tė jesh dakord ose tė jesh dakord me rezultatin e kėtyre zgjedhjeve, ato gjithmonė kanė bėrė dhe do tė bėjnė analiza. Sepse, mos tė harrojmė, qė ėshtė forca kryesore politike, duke mos qenė e pėrsosur dhe pėr njė korrektėsi, unė nuk jam pėrjashtuar nga PD.

    Zoti Selami, me beri pershtypje komenti juaj, qė zerat se fillimi i ri dhe vazhdimi i avazit tė vjeter, sa vijne dhe po forcohen. Mund tė na sqaroni se ēdo tė thote kjo?

    Eduart Selami: Pikerisht kritikat qė zoti Berisha nuk ndryshon, pra qė PD nuk ndryshon, pėr atė gjithe skepticizmi dhe mosbesim qė vjen nga pozita, e cila duhet kuptuar qė ėshtė njė lojė politike qė behet nė ēdo vend. Por, kjo fatkeqesisht behet me ashper dhe merr ngjyra me tė forta nė Shqiperi dhe mendoj qė jane zera qė jane pak tė ngutur dhe qė duhet lene njėfare kohe, duhet krijuar njė fryme e qete, ku demokracia dhe liria tė ecin dhe perparojne. Fatkeqesisht, kjo qetesi mungon nė Shqiperi. Ka forca dhe individe tė caktuar qė nuk duan qė kjo qetesi tė jete sepse kur ka qetesi, ateherė duhet tė konkurrosh me alternativė, tė konkurrosh me ide, tė konkurrosh me forcimin e institucioneve, tė mbash premtime dhe jo thjesht tė hidhen fjale nė ere e tė mbingarkohet opinioni me premtime tė mbajtura dhe tė pambajtura. Nga vizita e ime e fundit, qė kisha 10-vjet pa shkuar, jane po ato probleme dhe nuk ėshtė se ka qene vetėm PD nė pushtet.

    Ne momentin qė ju keni ardhur, ka qene nentori 2006. Ju gjetėt Shqiperine tė pandryshuar nė problematiken e saj, gjetet njė politike konfliktuale, gjetet institucionet nė konflikt nė perballje me njeri-tjetrin, qeveria me Presidentin, qeveria me Prokurorin e Pergjithshem, konflikte te hapura persa i perket hierarkise nė strukturat e drejtesise. Pra, nė njėfare menyre mos kane tė drejte skeptiket, kur thane qė nė Shqiperi nuk kane mundėsi tė ndryshojne partite, pasi gjendja mbetet po ajo? Pra, problemi ėshtė tek idete apo tek individet?

    Eduart Selami: Pyetje shume e drejte. Siē e thashe nga ana tjeter pashe edhe gjera pozitive. Pashe iniciativa private, qytetaret shqiptarė, shoqeria shqiptare, shtypi ėshtė emancipuar dhe ėshtė perpara. Pėr mendimin tim personal, duhet qė klasa politike t'i afrohet kesaj madje, t'i paraprijė dhe jo tė mbahet peng nė atė konflikt, ku me tė drejte njė pjese e njerezve mendojne qė nuk ka rendesi se kush e bėn rokaden. Janė po ato njerez, jane po ato probleme, me ndryshime shume tė vogla, qė po prodhojne po ato rezultate nė kėtė drejtim. Persa i perket institucioneve, unė e kam thene edhe perpara nė zgjedhjet e 2005, qė ato janė tė brishta, kėshtu qė lufta midis institucioneve, ėshtė e dobishme dhe shenjė shėndeti nė njė shoqėri demokratike. Ajo ēka them unė, se ėshtė pėr t'u shqetėsuar, ėshtė perpjekja e PD pėr t'i minimizuar dhe pėr t'i mare frymen institucioneve tė caktuara. Ky ėshtė njė proces qė duhet ecur dhe ky vjen mirė me njė bashkėpunim tė dy forcave politike.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bashkpunim me vampiret ..thot selmani..
    te rrije moisiu akoma thot selmani president.. qe don te thote ne shqip.. te rrije dhori aty ku eshte si xhandar mbrojtes i mafies.. dhe mafia te lulezoje si gjithmone..

    ki eshte mesazhi i kopukut eduard..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-09-2005
    Postime
    96
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    bashkpunim me vampiret ..thot selmani..
    te rrije moisiu akoma thot selmani president.. qe don te thote ne shqip.. te rrije dhori aty ku eshte si xhandar mbrojtes i mafies.. dhe mafia te lulezoje si gjithmone..

    ki eshte mesazhi i kopukut eduard..
    Ty sikur te paska nxjerre Sala nga hundet. Aq idhull e keni sa doni ta imitoni ne cdo aspekt, edhe ne te folur.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    107
    Citim Postuar mė parė nga digital
    Ty sikur te paska nxjerre Sala nga hundet. Aq idhull e keni sa doni ta imitoni ne cdo aspekt, edhe ne te folur.
    po mir mor digital pa na thuaj ku ka qen selami ato vite kur atdheu e kish me vertet nevoj ate dhe cdo shqiptar tjeter per te kontribuar

    mesa di un ka qen andej prej amerike me be ca pare e tani vin e na ben te zgjuarin

    me kete nuk po them se vlen sala por ka plot te tjer te brendshem me te ndershem se sa ky i jashtmi qe na dashka kaq shume te miren

    ah dhe po e do atdheun ai kaq shume le te bej nje cop shkoll me paret qe ka fitu ne emigrim

    tung

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-09-2005
    Postime
    96
    Citim Postuar mė parė nga -x-
    po mir mor digital pa na thuaj ku ka qen selami ato vite kur atdheu e kish me vertet nevoj ate dhe cdo shqiptar tjeter per te kontribuar

    mesa di un ka qen andej prej amerike me be ca pare e tani vin e na ben te zgjuarin

    me kete nuk po them se vlen sala por ka plot te tjer te brendshem me te ndershem se sa ky i jashtmi qe na dashka kaq shume te miren

    ah dhe po e do atdheun ai kaq shume le te bej nje cop shkoll me paret qe ka fitu ne emigrim

    tung
    Citimi qe bera per Saliun nuk ishte per ti krahasuar ata te dy (mos o zot), por per ti bere me dije Brarit se nuk mund te gjykoje dikush kaq ngushte dhe kaq perciptas. Nejse, per tiu pergjigjur pyetjes tende po te them se edhe une kishe nje perceptim si i yti per Eduart Selamin derisa degjova intervisten e tij dje. E them kete pasi pashe vertet nje politikan shqiptar qe fliste me kembe ne toke. Pavaresisht pyetjeve provokuese te gazetarit ai arriti te mbante nje qendrim te qarte dhe te paster, duke mos fyer e provokuar njeri sic e kane zakon shumica e atyre "te brendshmeve" qe ti permend. Se dyti pashe nje vizion ndryshe nga ata qe shikojme brenda, dhe besoj se kjo gje i dedikohet pikerisht qendrimit jashte shtetit dhe edukimit qe ai ka marre atje jashte. Sa per ate copen e shkolles, me sa mora vesh ai kishte mbaruar Universiteti Princeton (nje "bicim" universiteti kot ne New York), plus qe jepte mesim edhe si i jashtem ne Universitetin e Columbia.
    Sa thashe me siper i qendrojne vetem atyre qe degjova ne interviste. Nuk pretendoj dhe as ve doren ne zjarr se ky njeri po te kthehet do ruaje te njejtin botekuptim dhe menalitet, por ama me duket se ketu brenda nuk para ka shume zgjedhje ndaj me gjithe qejf do provoja per figura te tilla.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    107
    Citim Postuar mė parė nga digital
    Citimi qe bera per Saliun nuk ishte per ti krahasuar ata te dy (mos o zot), por per ti bere me dije Brarit se nuk mund te gjykoje dikush kaq ngushte dhe kaq perciptas. Nejse, per tiu pergjigjur pyetjes tende po te them se edhe une kishe nje perceptim si i yti per Eduart Selamin derisa degjova intervisten e tij dje. E them kete pasi pashe vertet nje politikan shqiptar qe fliste me kembe ne toke. Pavaresisht pyetjeve provokuese te gazetarit ai arriti te mbante nje qendrim te qarte dhe te paster, duke mos fyer e provokuar njeri sic e kane zakon shumica e atyre "te brendshmeve" qe ti permend. Se dyti pashe nje vizion ndryshe nga ata qe shikojme brenda, dhe besoj se kjo gje i dedikohet pikerisht qendrimit jashte shtetit dhe edukimit qe ai ka marre atje jashte. Sa per ate copen e shkolles, me sa mora vesh ai kishte mbaruar Universiteti Princeton (nje "bicim" universiteti kot ne New York), plus qe jepte mesim edhe si i jashtem ne Universitetin e Columbia.
    Sa thashe me siper i qendrojne vetem atyre qe degjova ne interviste. Nuk pretendoj dhe as ve doren ne zjarr se ky njeri po te kthehet do ruaje te njejtin botekuptim dhe menalitet, por ama me duket se ketu brenda nuk para ka shume zgjedhje ndaj me gjithe qejf do provoja per figura te tilla.

    e para shoku thash me leket qe ka futuar te ngreri njo shkoll per kontribut dhe jo te bej shkoll ketu ai shkoll ka plot

    e dyta ai ska ku te kapet gjekundi pasi ne kaq vite si ka mbetur asnje deg e tija ne shqiperi keshtu qe ska se si te bej ndryshe vecse te dali me nje vizion te qart per te ardhmen e kombit etj etj si keto

    besom se u perpoqa ta degjoja por pash se sja vlente barra qiran

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-09-2005
    Postime
    96
    Citim Postuar mė parė nga -x-
    e para shoku thash me leket qe ka futuar te ngreri njo shkoll per kontribut dhe jo te bej shkoll ketu ai shkoll ka plot

    e dyta ai ska ku te kapet gjekundi pasi ne kaq vite si ka mbetur asnje deg e tija ne shqiperi keshtu qe ska se si te bej ndryshe vecse te dali me nje vizion te qart per te ardhmen e kombit etj etj si keto

    besom se u perpoqa ta degjoja por pash se sja vlente barra qiran
    Respektoj mendimin tend. Ajo qe them une eshte se nuk kemi shume zgjedhje ndaj dicka e re ndoshta do te ishte me mire. Mendoj se ka shume njerez qe mendojne se rikthimi i tij do te jete i vlefshem. Nje nga keta eshte edhe vete Berisha qe i ofroi per te qene Zv/kryeminister por ai refuzoi pasi (sipas meje) nuk do te behet marionete e tij sic kane preferuar te behen shume nga ata "te brendshmit"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    107
    Citim Postuar mė parė nga digital
    Respektoj mendimin tend. Ajo qe them une eshte se nuk kemi shume zgjedhje ndaj dicka e re ndoshta do te ishte me mire. Mendoj se ka shume njerez qe mendojne se rikthimi i tij do te jete i vlefshem. Nje nga keta eshte edhe vete Berisha qe i ofroi per te qene Zv/kryeminister por ai refuzoi pasi (sipas meje) nuk do te behet marionete e tij sic kane preferuar te behen shume nga ata "te brendshmit"

    e lere mo shoku se jemi lodhur nga heronjt e shpetimtaret ketu ne shqiperi me mire nje budalla mund te na shpetoj sepse ai qe eshte i zgjuar ketu behet boss me politiken shqiptare

    nuk e di nga flet ti por po bej nja ca vite ketu ne atdhe dhe pretendoj se e di mire kete gje

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e syteezez
    Anėtarėsuar
    05-03-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    2
    Ca absurditeti qe ndodh ne Shqiperi une se kuptoj. Duhet te mendohesh thelle qe ta kujtosh se ne kemi president pasi ai qe "kemi" ne eshte sa per figure. O Zot jemi mend gjeneratave te tjera se kjo aktualja ne Shqiperi tani ka ikur per fasule.

  10. #10
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974
    Emri: Eduard
    Mbiemri: Selami
    Datėlindja: 22 janar 1962
    Vendlindja: Elbasan
    Vendbanimi: Virxhinia, SHBA
    Gjendja civile: I martuar, ka dy fėmijė
    Arsimimi: Kryen shkollėn e mesme nė qytetin e Librazhdit. Mė pas vazhdon studimet e larta nė Universitetin e Tiranės nė degėn e Filozofisė.
    Eksperiencat:
    Punon si pedagog nė Universitetin e Tiranės. Pėrfshihet nė lėvizjen e dhjetorit tė vitit '90 dhe ėshtė njė nga themeluesit e Partisė Demokratike
    1992 emėrohet kryetar i PD-sė, post tė cilin e mban pėr dy vjet e gjysmė
    1995 largohet nga posti qė mbante pas pėrplasjeve me presidentin Berisha
    1996 largohet me bashkėshorten pėr nė Amerikė, pas fitimit tė njė bursė Fullbright
    1996 - 2005 punon nė Virxhinia, nė SHBA
    Specializimet:
    Ai kreu specializime nė dy nga universitetet mė tė mira private tė Amerikės: Stanford dhe Columbia. .

    Eshte i vetmi politikan qe ka seder politike, dhe diti te largohet atehere kur pa se "llumi" u shtua shume.

    Njerez te tille nuk i duhen stilit berishjan, ai ka thirrur njerzit e tij besnik, si Gazideden & Agim Shehun, te tille kriminel i duhen sales, nuk i hyn ne pune as Bamiri as Selami.

    Jam shume kurioz te di se cfare do ti ndothte Partise Demokratike, nese Sali Berisha do te largohej nga drejtimi i partise.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Selami: Alfred Moisiu te rizgjidhet president i republikes.
    Nga ClaY_MorE nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 05:14
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •