Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Krimi brenda familjes godet përsëri...

    Fier, burri vret gruan shtatzene per motive xhelozie.

    Nje krim i rende ne familje ka ndodhur mbreme pas mesnate ne qytetin e Fierit, kur nje burre i ka marre jeten bashkeshortes se tij shtatzene. 28 vjecari Pajtim Duro, ka qelluar gruan e tij me pistolete dhe pasi e ka lene te vdekur ne vend eshte larguar menjehere .

    Ngjarja ka ndodhur ne fshatin ferme Clirim shume prane qytetit te Fierit.

    Policia e Fierit nuk ka dhene ende asnje version per ngjarjen, por ka bere te ditur se ka shpallur ne kerkim 28 vjecarin Duro qe eshte autor i ketij krimi te rende.

    Sipas te dhenave nga fqinje te familjes cifti grindej shpesh dhe mesohet se krimi mund te kete ndodhur per motive xhelozie.

    A. P. A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Uehhhhh c'na ka gjet "ne shqiptareve" Jena bo si shpi pushke.Sa shpejt mendojne direkt per vrasje mer jahu ncnnc.

  3. #3
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Tenton të vrasë bashkëshorten me armë, ndalohet 25-vjeçari


    Një 25-vjeçar nga Selita e Tiranës është ndaluar dje, pasi ka tentuar mbrëmjen e kaluar të vrasë me armë zjarri bashkëshorten e tij. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bënë të ditur se, "ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar në fshatin Kullë, rreth 25 km. larg Durrësit". Sipas burimeve, Përparim Demiri, 25-vjeç, banues në Selitë të Tiranës, është ndaluar nga forcat e Policisë së Tiranës, pas njoftimit, se ka qëlluar me armë zjarri automatike mbi bashkëshorten e tij, 23-vjeçaren M.D., e cila ishte larguar nga banesa e tyre në Selitë, për shkak të keqtrajtimit të vazhdueshëm nga ana e bashkëshortit, dhe ndodhej tek prindërit e saj në fshatin Kullë të rrethit të Durrësit. Sipas të njëjtave burime, bashkëshortët Demiri kanë dhe një fëmijë. Burimet thanë se, "në vendngjarje janë bllokuar në cilësinë e provës materiale arma automatike model 56, një krehër me 28 fishekë dhe autovetura tip "Benz", me targë TR 8458 H, në pronësi e babait të 25-vjeçarit". Mësohet se 25-vjeçari Demiri është arrestuar nga forcat e Policisë së Tiranës sot, në orët e para të mëngjesit dhe mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale "tentativë vrasjeje me dashje" dhe "armëmbajtje pa leje".
    .................................................. .....
    JA SHIF ENE KET TJETRIN PUPUPUPU MJER FEMRAT THUJ OPO SKA ME DISKUTIME APO KONSULTIME FAMILJARE DIREKT KERCET KALLASHI ,VERTET PER TE ARDHUR KEQ
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  4. #4
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Kane mare per kot keta hahahha.

  5. #5
    PATOS, VAR GRUAN ME RRIPIN E PANTALLONAVE, ARRESTOHET



    Krimi ne familje godet serish brenda pak oresh. Ngjarja ka ndodhur ne Patos, ku burri ka varur me rripin e pantallonave bashkeshorten e tij. Menjehere gruaja eshte derguar ne spital ne gjendje te rende. Policia ka bere te mundur arrestimin e Baftjar Myftarit, i cili tentoi qe te vriste gruan e tij. Ende nuk dihen motivet qe e shtyne Myftarin te kryente kete akt te rende, nderkohe qe policia ka nisur hetimet per te zbardhur ngjarjen. Ky eshte rasti i dyte brenda pak oresh ku bashkeshortet marrin masa estreme ndaj grave te tyre. Ne oret e para te mengjesit nje grua shtatzene u ekzekutua me arme nga bashkeshorti i saj, per motive xhelozie.



    Top-channel

    09/03/2007 11:20


    Ha re popull ....... Po qe kur eshte hequr ligji per denimin me vdekje pse mos terbohen mileti
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  6. #6
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    C'fare ironie? Dje ish 8 Marsi.

  7. #7
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Qe femra do dajak, kjo sdo mend, por jo deri ne kete far feje.

    Gjithsesi, ata te lartpermendurit vetem burreri nuk kan treguar.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Cfare turpi! Komb krimash. Eshte bere Shqiperia sketer. Njerez te pandrequr. Diku fukarrallik diku droge diku luks diku gjak. Kriminelat e politikes e shkatruan kombin shqiptar.

    Ngjarje te tilla bejne te te vij zorr qe je mashkull shqiptar

    Nje nje shoqeri te bardhe ne mes te evropes te lexosh kshtu krimesh eshte hata e madhe.

    Ku e gjejne gjithe kete urrejtje kta njerez? O zot cfare tmerri. Si nuk kane pak meshire kta kriminelet? Te vrases gruan shtatezen me dy binjak ne bark? kjo eshte cmenduri.

    Me mire te jetosh ne nje shoqeri me gay-s amerikan se sa ne nje shoqeri shqiptare me vrases grash shtatezena me binjak.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Pajtim Duro, Demiri, Baftjar Myftari. ca kan te perbashket keta te tre? ndonje ide

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Shkodër, pranga babait të vajzës së zhdukur. Vrau te bijen


    • Arrestohet babai i vajzes se zhdukur 12 vjet me pare, dhe njerka e saj. Brahim dhe Nurije Facaj, te cilet dje ishin vetem te dyshuar, sot akuzohen per vrasjen ne bashkepunim te 19 vjecares Aferdita Facaj, pak kohe pas kthimit te saj nga Italia.


    Cifti Facaj nuk ka pranuar autoresine e krimit, por policia shprehet se hetimet e kryera deri tani tregojne te kunderten. Burime te policise se Shkodres pohojne se ekzistojne prova te mjaftueshme qe tregojne se Brahim dhe Nurije Facaj jane autoret e vrasjes se 19 vjecares. Hetimet per zbardhjen e kesaj ceshtjeje, te nisura prej kohesh, duket se jane ndihmuar nga zbulimi i skeletit te viktimes. Nderkaq motivet e ketij krimi dyshohet te jene konfliktet e vazhdueshme mes babait dhe vajzes, te acaruara me tej pas kthimit te viktimes ne Shqiperi.





    Eshtrat e 19-vjeçares Drita Faci, jane gjetur dje ne kalane e Drishtit, në Komunën e Postrribës në Shkodër. Gjetja e kufomës 12 vjet pas masakrimit, ka ardhur si rezultat i hetimeve të bëra nga policia e Shkodrës në lidhje me zhdukjen misterioze të 19-vjeçares Drita Faci. Hetimet kanë vazhduar, derisa është përcaktuar dhe zona ku dyshohej se mund të ishte fshehur trupi i vajzës. Gropa ku ishte varrosur ajo ndodhej vetëm 10 metra larg shtëpisë ku kishte jetuar në atë periudhë familja Faci. Pas ngjarjes shtëpia është braktisur nga familja, e cila ka jetuar në një shtëpi tjetër 100 metra më larg. Grupi i eksperteve të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës pohojnë se vdekja ka ardhur nga dëmtimi i kafkës me mjete të forta.





    Drita Faci ishte fëmija i madh i Brahim Facit. Në moshë të vogël, Dritës i vdes e ëma dhe i ati martohet me Nurien ,me të cilën pati dy fëmijë. Drita Faci martohet jashtë vendit, në Itali dhe pas pak kohësh, në moshën 19 vjeçe, bëhet nëna e një fëmije. Më pas ajo kthehet në Shqipëri (dhe në mënyrë krejt të mistershme zhduket.)





    Nderkaq femija I Drites, tani 12 vjec, eshte rritur nga i ati i saj, Brahimi.


    G.SH

Tema të Ngjashme

  1. Miftar KRYEZIU, Udhëkryqet e një maturanteje - roman
    Nga Agim Metbala në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-11-2008, 15:00
  2. Seria Shpirtërore III: Kisha dhe shërbesat
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-08-2006, 00:40
  3. Cili do të jetë pasardhësi i Rugovës?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 01-02-2006, 12:33
  4. Roli i familjes gjatë socializimit politik
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 17-01-2006, 12:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •