Ministri kroat i arsimit Dragan Primorac mbajti ligjëratë në USHT
Një delegacion nga Kroacia, i udhëhequr nga ministri i Shkencës, Arsimit dhe Sportit i Republikës së Kroacisë, Dragan Primorac dhe ambasadorit kroat në Maqedoni, Ivan Kujunxhiq, të mërkurën pasdite, së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, Sulejman Rushiti, qëndruan për një vizitë pune në Rektoratin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, ku u takuan me rektorin prof. dr. Sadi Bexheti.
Ministri kroat Primorac, me këtë rast mbajti edhe një ligjëratë, me temë: “Ndryshimet e sistemit arsimor në Republikën e Kroacisë në rrugë e saj drejt BE-së”. Duke uruar Ditën e arsimit shqip, ministri kroat tha se vendi i tij dhe i yni kanë marrëdhënie të ngushta. Duke folur për qëllimet strategjike të Kroacisë për integrim me BE-në, ai tha se pos obligimeve të tjera, një vend të vecantë ka zënë dituria dhe shtoi se vendi i tij deri në vitin 2010 do të jetë konkurrente me dije në Evropë.
Strategjia e Lisbonës e vitit 2000, në planin aksionar kërkon rritje prej 3 për qind në fushën e dijes dhe hulumtimit, ndërkohë që Kroacia po ec kësaj rruge. Ministri kroat i arsimit, Dragan Primorac tha se më një punë të madhe arrihet gjithcka. Ai bëri të ditur se gjatë dy viteve të fundit janë hapur 5.064 vende pune. Mirëpo, sipas tij, një kusht tjetër i rëndësishëm është paga dhe si ministër ka bërë përpjekje të mëdha, duke kërkuar nga të gjithë mësimdhënësit një punë më të madhe se sa që janë pagat dhe që kishte sjellë rezultate të mira. Duke folur për sistemin e arsimit në Kroaci, ministri Primorac tha se në shkollat fillore mësohen dy gjuhë të huaja, njëra fillon që nga klasa e parë dhe e dyta nga klasa e katërt, sikundër edhe informatika, me cka nxënësit shumë më të përgatitur mund të konkurrojnë në Evropë. Një nga përpjekjet që bën Kroacia, është aplikimi nga viti i ardhshëm i shkollimit të detyruar 11-12 vjecar. Ministri kroat ishte i kënaqur me anketën e bërë te studentët kroat në përgatitjen e programeve studimore. Duke përmendur përvojat e mëhershme, ku një transferim nga universiteti i huaj në një universitet kroat ka qenë shumë i vështirë, tash kjo procedurë është shumë më e lehtë. Ministri kroat Primorac tha se në dije është investuar shumë dhe kjo është në një rritje të vazhdueshme, duke përfunduar se ai do të japë mbështetje ministrit të Arsimit të Maqedonisë, Sulejman Rushiti, për një rrugë të përbashkët në integrimet evropiane...



Zyra për informim e USHT-së