Per stinorin qe shkoi them se si titulli i futbollistit me te mire mund te zgjidhet vetem mes Ronaldinjos dhe Henrise. Dhe ne menyre kategorike jam kunder Bufonit, Kanavaros apo kujtdo italiani tjeter. Arsyeja: nje futbollist kur gjykohet per lojen gjate nje stinori, gjykohet ne baze te paraqitjes ne kampionatin e brendshem si dhe asaj nderkombetare, ne kete rast Liga e Kampioneve dhe Kupa e Botes. Nga lojtaret italiane, perberesi i kampionatit vendas nuk ekziston sepse viti qe shkoi perkoi me skandalin e madh Calciopoli. Per rrejdhoje nuk mund te masesh paraqitjen e Kanavaros, Bufonit, Pirlos bashke me shoket e tyre juventine dhe milaneze persa i perket kampionatit italian. Ne Ligen e Kampioneve Juventus mund te thuhet se deshtoi per standartet dhe objektivat qe i kishin vene vetes: kualifikim ne sekonde te fundit ndaj Verderit ne gjashtembedhjeteshe dhe eliminim nga Arsenali ne cerekfinale. Milani shkoi nje tur me teper dhe per mua lojtari me i mire i tyre vjet ka qene Kaka. Keshtu qe del qe Kanavaro dhe Bufon po vleresohen vetem ne baze te shtate ndeshjeve per Kupen e Botes, gje qe mua nuk me ngjan aspak bindese.
Dukshem me keq eshte emri i Zidanit ne kete liste. Lojtari me i mire i dhjetevjecarit te fundit (per mua) deshtoi krejtesisht ne kampionatin spanjoll dhe Ligen e Kampioneve me Realin, ndersa ne Kupen e Botes ne dy ndeshjet e para nuk krijoi asgje me vlere e ne ndeshjen e trete ne grup nuk luajti per grumbullim te verdhash. Ne paranteze, me kujtohet qe ne ndeshjen e dyte, ndaj Korese se Jugut ne mos gaboj, Domenek e zevendeson nja 10 minuta para fundit, dhe Zidane i nervozuar nuk i jep as doren trajnerit. Komentatori anglez thonte qe ky cast mund te jete fundi i karrieres se lavdishme te Zidanit (Franca nuk do e kalonte grupin nqs nuk fitonte ndeshjen e fundit ne te cilen Zidan nuk do luante dot). E mbylla parantezen,

. Keshtu Zidane ndodhet ne ate liste vetem per hir te tre ndeshjeve kunder Spanjes, Brazilit dhe Portugalise sepse dhe ne finale kunder Italise nuk prodhoi ndonje gje per tu permendur (pervec castit te famshem te cmendurise). Shume pak per ta justifikuar si nje nder tre me te miret te stinorit qe shkoi. Nqs FIFA kerkon ta nderoje per hir te asaj cka ka prodhuar ne te shkuaren, le te shpike nje cmim special karriere, por per sezonin qe shkoi Zidane thjesht nuk e meriton.
Keshtu, sipas logjikese time problemi thjeshtohet si zgjedhje mes Ronaldinjos, kampion i Spanjes dhe fitues i Liges se Kampioneve, dhe Henrise, finalist i boterorit, finalist i Liges se Kampioneve dhe golshenuesit me te mire ne Angli.
Krijoni Kontakt