Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    A është bota sot më e sigurtë sesa gjatë Luftës së Ftohtë?

    A është bota sot më e sigurtë sesa gjatë Luftës së Ftohtë?

    Aida F. Akl
    16-12-2006



    Rënia e Murit të Berlinit në vitin 1989 shënoi fillimin e përfundimit të Luftës së Ftohtë, pas së cilës, në të gjitha drejtimet, bota u bë një vend më i sigurtë. Por disa analistë thonë tani se disa probleme që janë trashëguar nga Lufta e Ftohtë, si dhe rreziqet e reja e kanë bërë botën po aq të rrezikshme.

    Në fund të viteve ’50 dhe në fillim të viteve ’60, gara e armatimeve bërthamore mes Shteteve të bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik e çoi botën në prag të luftës. Kur sovjetikët vendosën raketa bërthamore në Kubë në vitin 1962, Shtetet e Bashkuara ju përgjigjën me një bllokadë detare. Shumica e ekspertëve po thonë se ky ballafaqim mund kishte rezultuar në fillimin e një lufte bërthamore.

    Kriza 12-ditore e raketave të Kubës mori fund me heqjen e tyre dhe me pranimin nga të dyja superfuqitë se asnjëra nuk do të rrezikonte të shkonte në një tragjedi bërthamore. William Keller, Drejtor i Qendrës Mathews B., Ridgeway për Studime Ndërkombëtare mbi Sigurinë në Universitetin e Pitsburgut kujton atë kohë. "Kur isha fëmijë, ne kishim strehimet tona gjatë bombardimeve dhe na duhej të ishim të përgatitur në çdo kohë për një luftë, ku të gjithë ishin kundër të gjithëve, pra jetonim në një ambjent tepër të pasigurtë. Në vitet ’80, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik arritën të kenë mbi 60 mijë armë bërthamore. Mund të them se sot, rreziku nga armët bërthamore është pakësuar ndjeshëm dhe është zëvendësuar me kërcënime më të vogla dhe më të menaxhueshme". Disa njerëz, thotë zoti Keller, i imagjinojnë terroristët të armatosur me armë bërthamore, si kërcënimin më të madh të mundshëm të ditëve tona.

    Ndërsa disa analistë të tjerë shprehin shqetësim se terroristët mund të arrijnë të vjedhin ose të nxjerrin kontrabandë materiale bërthamore nga objekte të pasigurta në mbarë botën. Por të tjerë nuk e pranojnë këtë ide, duke thënë se nuk ka gjasa që teroristët të jenë të aftë të sigurojnë armë bërthamore, dhe aq më pak të jenë në gjendje të prodhojnë vetë armë bërthamore në të ardhmen e afërt.

    Por analisti Gordon Clark, i grupit me bazë në Merilend, Peace Action, thotë se përhapja e teknologjive të armëve bërthamore në shtete si Koreja e Veriut, ose edhe Irani, si dhe ndryshimi i natyrës së konfliktit, e bëjnë botën më të rrezikshme. "Sot ndodhemi në një situatë, kur megjithëse vende të tilla si SHBA dhe Rusia e kanë ndërprerë garën bërthamore, kemi vende të tjera që përpiqen t’i sigurojnë këto armë dhe që zhvillojnë trafik armësh...Pra ndonëse rreziku është i ndryshëm, ai vazhdon të jetë po aq i madh sa edhe gjatë Luftës së Ftohtë". Shumica e ekspertëve janë të një mendimi se kërcënimi nga një grup terrosiet i pajisur me armë bërthamore është real, ndonëse mundësia është e vogël.

    Në përgjithësi, shumica e ekspertëve janë të një mendimi, se shfarosja bërthamore me të cilën bota përballej gjatë Luftës së Ftohtë, nuk ekzsiton më, megjithëse natyra e konfliktit ka ndryshuar, nga mosmarrëveshje mes shteteve, në terrorizëm, luftra civile, dhe genocid, që kanë prirjen të kenë si objektiv civilët, por jo shtetet.

    Një studim i shkencëtarëve të Universitetit British Columbia në Kanada ka arritur në përfundimin se dëmi i shkaktuar nga këto konflikte është minimal, krahasuar me dëmet që i solli botës Lufta e Ftohtë. Sipas raportit terrorizmi shkakton rreth 3 mijë viktima në vit, krahasuar me dhjetra mijëra viktima të shkaktuara nga konflikte të tjerë në mbarë botën, që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Vërtet strehimet nga bombat mund të jenë diçka që i përket së kaluarës, në vendet e zhvilluara industriale, sot rreth një dekadë e gjysëm pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, por shumë analistë theksojnë se në botë ka ende shumë mosmarrëveshje, të cilat rrezikojnë të shkaktojnë luftra të reja.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2006
    Postime
    103
    Mendoj qe bota eshte sot me pasigurte.
    Dua te permend dy faktore.
    1. Gjate kohes se luftes se ftohte, mjetet e shkaterrimit ne mase ishin me te veshtira per t'u siguruar sesa sot.
    2. Gjate luftes se ftohte, perballeshin fuqi qe kishin potencial per te shkaterruar boten, por ajo qe eshte me e rendesishmja eshte qe keto fuqi nuk ishin vetevrasese. Me nje fjale, rreziku i humbjes se jetes se vetvetes, e ruajti boten gjate luftes se ftohte.
    Sot perballemi me nje rrezik vetvrases. Besoj se eshte e ditur qe teper shume vete te besimit islam (flas per radikalet), jane gati te vetevriten, po t'i jepej mundesia te shkaterrojne te tere civilizimin perendimor.

    p.s.
    Duhet gjithashtu te pranojme qe krahasimi eshte pak i padrejte, sepse lufta e ftohte ka mbaruar dhe ne e dime rezultatin. Ndersa e sotjma vazhdon me nje te ardhme te panjohur. Si te tilla eshte pak e veshtire te krahasosh me objektivizem te plote dy epokat ne fjale.

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sot bota eshte me e pasigurt me sa shohim ne baze ndodhive ne baze akteve terroriste qe tregojne se nuk jemi te pergatitur fare keshtu qe mendimi im eshte se eshte me e pasigurt

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Sigurisht qe eshte me e sigurte

    Regani ka thon nje te forte

    Puna eshte mos zihemi ne (Rusia Amerika) sepse nuk ka kush t,na ndaje, ndersa po u zine te vegjlit i ndajme ne

    Dy gjela ne nje kotec nuk ben

  5. #5
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Nga kontesti i konflikteve, Lufta e Ftohte nuk ishte dhe aq e ftohte. Vertete konfrontimet e drejteperdrejta midis US dhe USSR ishin "minimale" por luftrat e tyre proxy nuk ishin.

    Pertej saj, ky debat eshte debat klasik ne fushen e marredhenieve nderkombetare. Pa kaluar ne perkufizime, pyetja eshte nese sistemi bipolar eshte me stabilizues se ai hegjemonik (qe argumentohet te kemi sot.)

    Per mendimin tim, nga vete perkufizimi, rrethanat, pasojat (sic i shohim sot, me veprimet unilaterale te US) sistemi hegjemonik eshte i destinuar te jete jo-stabilizues, pavaresisht nga superfuqia ne fjale.

    Shume studiues te rrymes realiste, apo neo-realiste argumentojne te njejten ide.

    PS: C'me kujtuat seminarin e vitit te katert me kete teme lol.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Te gjitha ato sisteme qe permende bipolar e bikarar nuk japin siguri e mireqenie

    Ekziston vetem nje sistem (qe ofron siguri) e ai quhet SISTEMI HIRARQIK

    Nuk mundet te dali miu perpara luanit

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga evertet
    Sigurisht qe eshte me e sigurte

    Regani ka thon nje te forte

    Puna eshte mos zihemi ne (Rusia Amerika) sepse nuk ka kush t,na ndaje, ndersa po u zine te vegjlit i ndajme ne

    Dy gjela ne nje kotec nuk ben
    sa thenie e mirê,kjo edhe nji thenie e kam ndegju ne Tv nga bushi: nuk ishte veshtir mi shti nji shtet ne luft.
    mu me duket qe Civilizimi nuk asht duke e ndihmu njeriun te bahet njeri ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2007
    Postime
    57
    Po megjith ate qe na duket se mbretron nji lloj pasigurie edhe se gjithmon na duket apo thuhet se jemi perpara nji reziku botnor nga terorizmi global mendimi im esht se gjith kjo me shum i perngjan nji lloj Drame apo Teatri me skenar t caktum ku rriten gjanat me shum se qe jan realisht , shohim si vriten fshatar apo njerez te varfun n regjione t ndryshme t botes n emer terorizmit nga friga se do ta shkatrojn boten zhduken nga faqja dheut sepse po qe se lejojm t jetojn do ta rezikojn Token ne te cilen jetojm Ne , shum me e besushme esht te rezikohet apo shkatrohet nga shtete qe jan ma shum te zhvillume edhe qe posedojn arsenale te forta ku jo vetem rezikojn popullsi te ndryshme por sikur te perdorin arsenalin e tyre do ta shktronin totalisht gjith ket ne te cilen jetojm ..imagjinoni nje luft mes BRSS se atershme edhe SHBA prandaj mendoj se gjat kohes Luftes se Ftoht reziku per shkatrim ka qen maximal .
    plot 19 ..

    Fortes Fortuna Adiuvat !

  9. #9
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Per mendimin tim, nga vete perkufizimi, rrethanat, pasojat (sic i shohim sot, me veprimet unilaterale te US) sistemi hegjemonik eshte i destinuar te jete jo-stabilizues, pavaresisht nga superfuqia ne fjale.
    Shume studiues te rrymes realiste, apo neo-realiste argumentojne te njejten ide.

    Fundi i një epoke: Lamtumirë unilateralizmit!


    Nga MIKHAIL GORBACHEV

    Vit i ri është si përherë kohë kur të gjithë bëjmë pyetje të vjetra dhe lindim shpresa të reja; një kohë për të menduar për ngjarjet botërore dhe për të planifikuar të ardhmen. Është e natyrshme të kërkojmë shenja që na japin shpresë se gjërat do të përmirësohen, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Gjatë muajve të fundit, arena ndërkombëtare u përball me një çast vendimtar. Në fakt, viti që kaloi mund të ketë qenë fundi i një epoke të tërë në marrëdhëniet botërore - periudha e unilateralizmit dhe shanseve të humbura të post-Luftës së Ftohtë. Në fund të viteve 1980, kur mbaroi Lufta e Ftohtë, rrugët për të krijuar një botë më të mirë u hapën. Fuqitë kryesore, sidomos Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik dhe Kina po bashkëpunonin në mënyrë konstruktive për shumë çështje, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shumë konflikte ndërkombëtare, duke përfshirë ato në Angola, El Salvador, Nikaragua dhe Kamboxhia, kishin përfunduar.

    Ndërkohë po arriheshin marrëveshje të rëndësishme për kontrollin e armëve konvencionale dhe bërthamore, si Traktati INF, sipas të cilit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik do të eliminonin dy kategori raketash bërthamore; si dhe Traktati STAR 1, i cili parashikonte gati përgjysmimin e numrit të raketave strategjike dhe kokave të raketave, për të dy këto vende. Shumë vende të Azisë, Amerikës Latine dhe Evropës Lindore dhe Qendrore, po i ndryshonin sistemet diktatoriale të qeverisjes në sisteme demokratik. Karta e Parisit për një Evropë të Re, e nënshkruar nga udhëheqësit e vendeve Evropiane, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, në Paris, në vitin 1990 shënuan fillimin e një procesi që do të duhet të krijonte një rend botëror të ri, paqësor dhe demokratik; një Evropë dhe një botë pa kufij ndarës. Impakti i kësaj marrëveshjeje, do të kishte tejkaluar Kontinentin Evropian.

    Por, lëvizja në atë drejtim ngeci. Ndarja e Bashkimit Sovjetik u pasua nga ndryshime të elitave politike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera. Karta e Parisit u injorua dhe madje për vite me radhë u la në harresë. Në vend që shtetet të orientoheshin drejt një arkitekture të re të sigurisë, u vendos që e vetmja mbështetje për këto procese do të ishte trashëgimia e Luftës së Ftohtë. Shtetet e Bashkuara, dhe Perëndimi në tërësi, ra viktimë e "kompleksit të fitimtarit". Mbas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Evropa u trondit nga tragjeditë e ish-Jugosllavisë, të cilat patën pasoja të rënda për kontinentin, dhe sidomos për ekonomitë dhe cilësinë e jetesës së popujve të Ballkanit. Këto pasoja do të ndiheshin për vite me radhë. Shumë vende në ish-Jugosllavi, Lindjen e Mesme dhe Afrikë u tronditën nga dallgë të forta pasigurie dhe lufta për sferat e influencës, burimet dhe tregjet, rinisi me akoma më tepër vrull.

    Premtimi se NATO-s do të evoluonte në një organizatë kryesisht politike, nuk u mbajt. Në të kundërt, kjo strukturë vazhdoi të rriste anëtarësinë e saj dhe zgjeroi zonën e veprimtarisë. Tashmë, një garë tjetër armatimesh ka nisur. Problemet e armëve bërthamore dhe mospërhapjes bërthamore janë urgjente; dhe përgjegjësia kryesore për këtë, bie mbi anëtarët e hershëm të Klubit Bërthamor. Rreziku i një ndarjeje të re të botës është i pranishëm; mundësia e një Lufte të Ftohtë të Re, po diskutohet gjerësisht. Shtetet e Bashkuara pushtuan Irakun, duke shpërfillur Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara apo opinionin e shumë vendeve te tjera, përfshirë këtu partnerët dhe aleatët e saj.

    Të gjithë jemi dëshmitarë të pasojave shkatërrimtare që ka shkaktuar kjo nismë. Arroganca e fuqisë ushtarake ka krijuar një krizë të rëndë dhe ka zvogëluar rolin dhe ndikimin e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare. Një tjetër pasojë e politikave unilaterale dhe përpjekjeve për të luajtur rolin e udhëheqësit protagonist, është shfaqur në paaftësinë e institucioneve ndërkombëtare, për t'iu përgjigjur në mënyrën e duhur sfidave globale të shekullit të ri. Këto sfida janë kriza mjedisore që po thellohet gjithnjë e më shpejt dhe problemi i varfërisë, që prek miliona njerëz në të gjithë botën.

    Vijon ...

  10. #10
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    ...

    Shkalla e paprecedentë e terrorizmit ndërkombëtar dhe përhapja e konflikteve etnike dhe fetare, janë shenja shqetësuese të problemeve që do të na ndjekin në të ardhmen. Madje edhe vetë amerikanët i kanë ndjerë efektet e dëmshme të politikës së jashtme të gabuar, të administratës së tyre. Me humbjen e republikanëve në zgjedhjet e fundit në nëntor, votuesit e shprehën verdiktin e tyre. Kuptohet, që rezultatet e atyre zgjedhjeve përfaqësojnë një sfidë për të gjithë infrastrukturën politike amerikane, si për demokratët ashtu edhe për republikanët. Por, politikat e kësaj superfuqie duhet ta korrigjojnë kursin e marrë.

    A është e aftë administrata e Xhorxh W. Bush për një korrigjim të tillë? Si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe kudo në botë, opinioni mbi këtë mundësi është negativ. Në fakt, është vetë administrata që e nxit një opinion të tillë, pasi duket sikur ajo preferon inercinë e kursit të vjetër. Duket sikur e gjithë administrata e Bushit kërkon me ngulm të bindë botën, se është ende në kontroll të situatës. Deklaratat e fundit të presidentit Bush dhe planet e diskutuara nga administrata e tij, janë copa arnash të vjetra. Duket qartë se udhëheqja e tanishme republikane dëshiron që Presidenti i ardhshëm të trashëgojë të njëjtat politika dhe në këtë mënyrë, ta bëjë ndryshimin e kursit të pamundur. Kjo, jo vetëm që do të ishte një gafë taktike, por do të ishte edhe receta për një katastrofë akoma më të madhe.

    Pavarësisht nga kjo, unë jam ende i bindur se ka shanse për një ndryshim politikash. Administrata dhe Kongresi Amerikan, kane ende kohë t'i japin formë këtij ndryshimi. Duhet nisur me Lindjen e Mesme. Jo vetëm që Amerika duhet të nisë tërheqjen e trupave nga ai lëmsh, që është Iraku, por duhet edhe t'i kthehet politikave konstruktive në rajon. Procesi i Paqes në Lindjen e Mesme duhet të rinisë, e shoqëruar me një dialog serioz me fqinjët e Irakut.

    Nëse udhëheqja amerikane e ka largpamësinë dhe kurajën e duhur për ta parë botën ashtu siç është, ata do të zgjidhnin dialogun dhe bashkëpunimin në vend të forcës. Nuk ekziston nevoja për një rrjet ndërkombëtar pranish dhe ndërhyrjesh ushtarake, por duhet vetëpërmbajtje dhe vullnet i mirë, për t'i zgjidhur problemet nëpërmjet mjeteve që ofron politika. Në fund të fundit, bota ka ndryshuar thellësisht, edhe nëse krahasimin e bëjmë me fillimin e viteve '90. Është bërë më e ndërlidhur dhe e ndërvarur. Gjigantët e rinj: Kina, India dhe Brazili, kanë hyrë në arenën ndërkombëtare dhe pikëpamjet e tyre nuk mundë të injorohen tashmë. Evropa po bashkohet dhe ndikimi i saj politik dhe ekonomik është në rritje.

    Megjithëse bota Islamike po kalon vështirësitë e saj për t'u përshtatur me realitetet e reja, përpjekjet e saj do të vazhdojnë dhe ky civilizim i lavdishëm do të kërkojë respektin që meriton. Gjithashtu, Rusia dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, pavarësisht nga tranzicioni i vështirë dhe me probleme të konsiderueshme, po hyn në arenën ndërkombëtare si një lojtar i fuqishëm.

    Në vitet '90, që ishin kaq të vështira për vendin tim, kam thënë se problemet e Rusisë do të kalonin dhe se do të ngrihej sërish dhe do të përparonte si shtet. Kjo po ndodh tashmë. Ringjallja e Rusisë dhe këmbëngulja që ka treguar në mbrojtje të interesave të saj, si dhe aftësia e saj për të luajtur një rol të qenësishëm botëror, kuptohet që nuk shihen me sy të mirë nga të gjithë. Por, çuditërisht, kur Rusinë e kishte kllapitur kriza, Perëndimi e përgëzonte; sot, Rusinë po e akuzojnë se po mohon demokracinë dhe se ka ambicie imperialiste. Gjithsesi, frika nga Rusia është në thelb e pajustifikuar. Vendi im po përballet me shumë probleme; ka vend për kritika të shumta, që ne vendasit nuk i kursejmë. Është vërtet e vështirë të mësosh mënyra të reja veprimi dhe të ndërtosh institucione demokratike. Por, është e sigurt që Rusia nuk do të kthehej kurrë në të kaluarën e saj totalitare. Pjesa më e vështirë e rrugës sonë tashmë ka kaluar.

    E kam thënë gjithmonë, se sot nuk ia lejojmë dot vetes pesimizmin. Edhe pse ka shumë arsye për t'u shqetësuar, madje alarmuar, duhet të dimë se historia nuk është e shkruar. Ndarjet apo konfrontimet e mundshme botërore nuk janë të pashmangshme. Rendi i ri botëror demokratik nuk është thjesht retorike. Mund të ndërtohet.


    *Mikhail Gorbaçov ka qenë udhëheqësi i ish-Bashkimit Evropian, nga 1985 deri në kolapsin e tij në vitin 1991. I është dhënë çmimi "Nobel" për Paqen në 1990, ai është sot President i Fondacionit Ndërkombëtar për Studime Socio-Ekonomike dhe Politike (Fondacioni "Gorbaçov").

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Greqia ka përfituar 950 milionë franga ari nga pronat e çamëve
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-12-2008, 19:19
  3. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. Veteranët shqiptarë kremtojnë Ditën e Çlirimit të vendit
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-11-2004, 02:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •