Ish kryetari i PD Eduard Selami , i larguar nga ky post ne 5 mars te vitit 95 me nje vendim te kuvendit te jashtezakonshem te PD, ka folur mbreme per here te pare gjate ne nje intervsite televizive lidhur me zhvillimet me te fundit politike ne Shqiperi, lidershipin e PD, largimin e tij nga strukturat drejtuese te PD 12 vjet me pare per shkak te mungeses se demokracise ne kete parti dhe nje rikthim te mundshem nga SHBA ne jeten politike ne atdhe.

Gjate kesaj interviste Selami u shpreh edhe per zgjedhjen e presidentit te vendit kete vere. Sipas tij presidenti aktual Alfred Moisiu eshte nje figure qe ka garantuar mbrojtjen e kushtetutes dhe te institucioneve dhe qe gezon mbeshtetje nderkombetare, duke hedhur ne kete menyre idene edhe per nje rizgjedhje te tij ne postin e kryetarit te shtetit.

Ndersa i pyetir per Fatos Nanon si president, Eduard Selami tha se nuk e shihte ate nje figure te pershtatshme, pasi nuk kishte pasur nje karriere te mire ne politike.

Pa dashur te flase shume per te shkuaren e tij ne PD dhe divergjencat me ish presidentin Berisha qe u finalizuan me shkarkimin e tij, Selami tha se ato qe ai kishte propzuar per reformimin e PD dhe qe nuk ishin pranuara, fatkeqesisht u provuan me nje fund te hidhur per te djathten ne 96 dhe ne vitin e trazuar 97 qe e rrezoi ate nga pushteti.

Duke u ndalur te situata e sotme e PD dhe qeverise, Selami shprehu shqetesim per per tendencen e qeverise dhe te Berishes per te minimizuar rolin e institucioneve te caktuara kushtetuese, duke cenuar pavaresine e tyre.

Ndersa per deshtimin e arritjes se standarteve te kerkuara ne zgjedhjet vendore te 18 shkurtit Eduard Selami beri perhgjegjes te dy forcat kryesore politike dhe krizen e tyre te besimit, nga e cila ata qe pesojne humbjen me te madhe jane shqiptaret.

Ne pergjigje te nje pyetje per rikthimin e tij ne politiken shqiptare Selami u shpreh se kjo mund te ndodhe ne nje kohe te ardhshme, nese ai do te gjeje hapesiren e dukur per te kontribuar ne permbushje dhe ne thellim te idealeve te demokracise per te cilat luftuan dhe u ben promotore ne fillim te viteve 90 ai dhe shume bashkemoshatare te tij qe rrezuan dikaturen komuniste.


A. P. A1TV