Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38
  1. #31
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    @ Studentt

    Separi deshiroj te te falenderohem per kete skajrim te mrekullueshem qe e bere lidhur me kete Ajetin e lartpermendur, dhe pergjegjien indirekte per betimin e Abdullah ibn Mes'udit dhe timin.
    (Disa te tjeret qe filluan te shajne ketu si fėmije heshten, e heshtja argumenton diēka ... )

    Citim Postuar mė parė nga Studentt
    Ju doni edhe t'i komentoni ajetet vete...pa lexuar ndonje dijetar deri ne fund.
    Nese e ke fjalen per mua ... une nuk kam komentuar asgje, une vetem e kam kundershtuar rreptesisht kete pohim te pa baze dhe te palogjikshem qe nuk e kap absolutikisht kerkah hiq te Abdullah ibn Mes'udit. Dhe une kurre nuk kam thene qe te mos i lexoni komentet e dijetarve te ndryshem te mUslimanizmit, por kam thene qe duhet te kemi kujdese se ēka lexojme dhe kujt ti besojme, sepse ka edhe Hadithe te dijetarve te ndryshem qe nuk qendrojne, jan absolutikisht te gabuara siē mund te shihet komentin Abdullah Ibn Mes'udit per Kur'an, Surah Lukman(31):6.

    Natyrisht qe duhet te lexohen Komentet e dijetarve te ndryshem te Kur'anit, por secili duhet pak edhe vet ta lodhi trurin e ti dalloj komentet palidhje "tregimet e kota" dhe ato komentet e verteta qe kan vlere dhe duhet mbajtur ne mend etj.

    Pra Ketu s'ka bir nene qe mundet te me bind mua qe "tregime te kota" apo "thenje te kota" do te thot te gjitha llojet e kengėve dhe muzikave, ai njeri qe ma thot mua kete eshte nje genjeshtar i poshter e i pafytyr qe mundohet te me genjej mua sy me sy, edhe ate duke u betuar ne Zot rrejshem.

  2. #32
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar mė parė nga Zėu_s
    Hiq s'ka gezime, dasma, festa, knaqesi, lumturi, relaxim, dashuri etj. ne kete féne tone islamin qe eshte krijuar nga Hadithet e NJERZVE e jo nga fjalet e ZOTIT te Madh te shpallura permes profeteve te tije e te shkruara ne kater librat e tije.
    Ju kerkoj ndjese per nje gabim qe kam bere ne kete tekstin e shkruar me lart, sepse aty kam dashur te them keshtu:

    Hiq s'ka gezime, dasma, festa, knaqesi, lumturi, relaxim, dashuri etj. ne kete féne tone islamin qe eshte reformuar me Hadithe te NJERZVE, dhe eshte larguar nga fjalet e ZOTIT te Madh te shpallura permes profeteve te tije e te shkruara ne kater librat e tije.

    A thua a do te vije koha ndonjehere qe te ēbehen keto far "reformime" (shtremberime) te fése Islame dhe te fjalve te Zotit te Plotfuqishem, apo do te vazhdoje keshtu e te shtremberohet edhe me shume nga njerz shum te papergjegjshem e te pandergjegjshem sikur disa ketu ne kete forum.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2007
    Postime
    37
    Se pari,

    Ilyrium, nuk e kam pasur me ty por me Valiin ne gjysmen e asaj qe kam shkruar me lart. Por as ti as valii, mos e merrni personalisht. Eshte vec nje keshille, e keshilla ne fund merret ose hidhet poshte.

    Zeu_s, duhen pare gjerat ne percaktimin e tyre. Mos harro se te pagabueshem nuk ka asnjeri. Fakti eshte se kushdo mund te gaboje, dhe mund te korrigjohet. Vete i Derguari eshte korrigjuar me Kur'an, dhe pasi eshte korrigjuar edhe ne ato pak gjera, mbetet i pagabueshem se ai eshte i cili ka derguar Zoti ta shpjegoje Kur'anin, por ndonje dijetar apo kushdo njeri pas te derguarit (paqja qofte me te) nuk zbret ndonje ajet nga Zoti ta korrigjoje nqs nuk e thote ceshtjen korrekt.

    Dijetaret kane graden e tyre dhe nuk mund te qortohen lehte se ata kane arritur dhe jane perpjekur me aq sa munden. Pra gabimet e ndonje dijetari shkrihen ne detin e te mirave te tyre. Prape se prapi ka qene vete metodologjia e gjithe dijeterave qe kane ndaluar "taklidin" - pasimin e verbert te opinioneve te tyre pa ditur argumentin e tyre.

    Pra kur dihet argumenti i tyre, atehere kuptohet se e kane goditur sakte ose ne se e kane goditur ceshtjen korrekt si e kane arritur, ose ne se kane gabuar si e ku kane gabuar. Disa mund ta qellojne gabim vetem per mungese argumentesh qe nuk i kane ardhur, dhe disa nuk e kane kapur kuptimin ashtu si duhet....ka edhe nje sere faktoresh te tjere qe nuk i vlen te diskutohen tani.....

    E verteta e ceshtjes, qendron se gjithekush duhet te kete nje grade dije dhe ndjekja e verbert eshte gjeja me e ulet dhe nuk i eshte lejuar askujt e tille pervec ne rast nevoje. Eshte njesoj sikur te jesh pa buke ne shkretetire dhe te jetosh, edhe mishi i derrit te behet i lejuar.

    Ndonese gjithkush duhet te mbeshtetet te dijetare, por jo ne menyre te verbert, por duhet ta perdori edhe ate dhurate qe i ka dhene Zoti, mendjen se nuk ta ka dhene kot. Edhe mendjen ju shume e mire e perdorni per shume gjera te tjera me pak te vlefshme se ato qe kane me shume rendesi per tu perdorur. Persa i perket qellimeve dhe abuzimeve qe ndonje mund te thoje se kjo hap deren ne abuzime, kjo eshte sipas pastertise se zemres ashtu si edhe "taklidi"-verberizmi i hap dere abuzimeve, por kjo e dyta ka me shume pallogjikshmeri ne abuzime se e para.

    Kete gje e kane shprehur gjithe dijetaret. Nqs e verteta behet e qarte eshte e detyrueshme te ndjekesh te verteten, pa bere tifozllek se nga vjen, ky ose ai. Pra nga cdo njeri ose grup pranohet e verteta dhe lihet genjeshtra. As nuk pranohet i gjithe njeriu apo grupi (nqs e kane nje fraksion gabim) as nuk mohohet i gjitha ca thone nga e drejta (nqs kane nje fraksion te mire). Keshtu eshte shprehur dhe dijetari El-Albani (Zoti paste meshire mbi te), qe shume injorante ketu tallen. Zemren e nje njeriu dhe qellimin qe gjendet ne te, vetem Zoti e di me mire dhe e gjykon ate per ate gje.

    Paqja qofte me te udhezuarit.

  4. #34
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Nuk e di more vllazen..nje gje s'po e kuptoj, une e di se cdo gje qe eshte e kote dhe qe nuk kemi cfar dobie prej saj duhet larguar.Nuk po bazohem ne dijetaret fare se edhe ashtu ka ketu qe i njohin me mire se une shume here ata, por nje gje e di, qe ne diten e gjykimit do te japim llogari per kohen e kaluar ,si e kemi kaluar dhe me cfare jemi marre.Une ndoshta, sepse kam punuar neper restorante te shumta dhe shume kohe me muzike te gjalle dhe me grupe te njohura ne Kosove dhe duke i vezhguar njerezit dhe ndikimin e muzikes tek ata,shfrenimin pa kufij duke vallezuar,dehur,kishte edhe nga ata qe deheshin pa pire asgje vetem me te vallezuar,femra me gjysmen e gjoksav dhe kembeve jasht.Pra isha vezhgues dhe studiues i tyre me vite sa qe kur e kujtoj me vie ndot(mundim) edhe sot.As dasma nuk me duket me interesante.Zeri shurdhues i zerimit qe te can timpanin sa qe edhe kur pushon cdo gje dhe shtrihesh per te fjetur te fishkellojne veshet edhe pese gjashte ore te mira dhe sado qe perbihesh per ti hapur veshet kot e ke.

    Dilni ndonjehere kur jeni ne dasem ne kendin vezhgues dhe perkujtone Zotin dhe vetem sodisni cka po ndodhe!Me nje fjale shikoni nga kendi i engjujve sikur nuk po ju sheh askush prej te pranishmeve(qe ne fakt ashtu ndodhe).

    Gjate atyre viteve ne mes te asaje zallahije erdha ne perfundim se nuk eshte gje e mire, mendoja kur te dalim para Zotit dhe te na shfaq ne 3D e ndoshta edhe me shume D qe ne nuk i njohim,te gjitha ato valle, lodra, shfrenime te cdo nateshme dhe te na pyes cfare ishte kjo qe po beje, si do ti pergjigjemi?

    Muzika, para se te behet melodia shkruhet teksti ne forme tregimi apo poezie dhe aty thuret nje tregim i trilluar per dashurine apo per bemat e filan personit.Pra eshte dicka e trilluar nga tekst shkruesi qe e bene kete (shumica ) per qellime komerciale.Pastaj vjen melodia poashtu per qellime komerciale e cila e terheq shpirtin per hunde dhe e dergon ne kujtime e nostalgji ,deshperim,hidherim,mallengjim e me te i bashkangjitet edhe teksti i kenges qe pijaneceve ua shton melankoline edhe me shume dhe i ben te fundosen ne shishet e rakise edhe me shume dhe leshojne zera te pa artikuluar te sarrakuqur(skuqur se tepermi ne fytyre nga dhenja zor e zerit) kinse po kenaqen duke paraqitur keshtu nje pamje ndryshe( qe i tradheton) nga ajo e mbrendshmja.

    Ne kohen e Profetit a.s. e di se kishte nga poetet qe thurnin poezi duke u tallur me Profetin dhe shpalljen dhe kishte nga ata qe i paguanin per kete gje.Atyre poezive sigurisht qe edhe u jepnin melodi dhe pastaj i kendonin, sidomos gjate betejave i merrnin kengetaret me vete qe tu jipnin kurajo dhe guxim luftetareve me ato poezi.Dhe ajeti i mesiperm i cituar nga shume ketu, me se miri i pershtatet ketyre tregimeve dhe kengeve.

    Pra poezija dhe kenga(e qe jane 99% te tilla) qe te largon nga te adhuruarit dhe te perkujtuarit e Zotit ndalohet sepse nuk kemi dobi ne ato aspak.

    Me thuani ju nje dobi te vetme dhe nje shperblim qe do ta marrim nga Zoti pse kemi degjuar muzike?
    Une nuk mund ta paramendoj duke i thene dikujt Zoti xh.sh.

    "Ti e ke degjuar Ilir Shaqirin apo Shkurten etj, ose te huajt Bjonce,50 cent a po?
    Dhe ti i thua'' po o Zoti im'', dhe Ai te thot ''si shperblim per kete veper e ke kete e kete''". A mundeni ju ta paramendoni se do te ndodhe keshtu? Mos te hyjm e ta paramendojme edhe tekstin per cka behej fjale ne ato kenge, mos vet sa kot do te na duket.

    Kam lexuar diku se ishte nje poet qe thurte poezi te tilla dhe qe me pas kaloi ne islam dhe filloi te thurte per islamin poezi pastaj, ne menyre qe ta cbente ate qe kishte bere me pare.Profeti nuk e ndaloi te thurte poezi per islamin.

    Po ashtu me sa kam mbajtur mend, pas marrjes se Mekes Profeti a.s. urdheroi per disa persona qe, nese zihen te vriten, e ne mesin e tyre ishte edhe nje poet i tille qe thurte vargje perqeshese lidhur me Muhamedin a.s. dhe ajetet.

    Nuk them se nuk degjoj muzike une vet, sepse eshte e pa mudur ne kohen qe jetojme te mos na zere veshi melodi ngado qe te sillesh dhe deshe ose nuk deshe ti te hyn ne koke melodia ose teksti.Vetem se gjithmone e shikoj a ka dobi apo jo nga ai tekst ose kenge

    Mua me pelqen muzika e qete qe te shtyn ne meditim sidomos muzika klasike.Hiq me larg se sot ne pune e mendoja nje melodi te nje kompozitori ,nuk e di a eshte Moxart apo Bethoven, por te kujton valet e detit, here here shtrengaten e furishme me vale te larta e qe vie duke u qetesuar deri sa humbet fare dhe perseri ngritje valesh, dhe me kete fillova ta kujtoj krijimin dhe fuqine e Zotit qe ka krijuar detin por edhe dhuntine qe i ka dhuruar njeriut qe ne forma te ndryshme dhe pa fjale t'i shpreh fenomenet e qe ne kete rast eshte melodia e cila perbehet prej shtate notave dhe keshtu kalova ne numrin shtate, shtate qiej, shtate ngjyrat e ylberit, shtate ditet e javes, 7 vjeq ne klasen e pare,+7=14 adoleshenca,+7=21 pjekuria,pastaj 28 35.... dhe humba ne meditim mbi krijimin dhe kuptimin e numrit shtate.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 19-03-2007 mė 04:29
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  5. #35
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    179
    Kodi:
    Ilyrium, ke vajtur ti i ke dhene thirje dhe qartesuar njerezve te verteten, dhe tani te eshte dhene leja t'i shash. Qysh ka thene i derguari (paqja qofte me te) pas ka vajtur dhe i ka bere thirje, dhe pastaj e kane goditur me gure? Qysh veproi ne rastin kur erdhi engjelli dhe tha t'i denoje ata njerezit?
    Ke te drejt kam rene shum posht ne rangun e njerzve siq jan Zėu_s

    Po te them se kot je duke spjeguar edhe ti, ne fund do ta hedhin posht te gjithen.
    hajt shnet

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar mė parė nga Zėu_s
    Hiq s'ka gezime, dasma, festa, knaqesi, lumturi, relaxim, dashuri etj. ne kete féne tone islamin qe eshte krijuar nga Hadithet e NJERZVE e jo nga fjalet e ZOTIT te Madh te shpallura permes profeteve te tije e te shkruara ne kater librat e tije.

    Pra sa ma rrept, brutal, diktatorial, ekstrem dhe me kuptime krejt kontra te jene komentet e fjales se Zotit nga disa njerz qe e quajn veten dijetar, aq me mire. Dhe nese nuk i ndiqni fjalet e njerzve (jo te Zotit) do te dalim nga rregullat e Kanunit te shenjet te Shqiptarve (qe keta mjekrroshat e palare e te gerrditshem kan filluar edhe Kanunin ta flliqin e ta perbuzin) dhe do te ju hedhim bomba ne Gadimoret, Shkollat, Xhamijat, Pazaret dhe ne te gjitha vendet e juaja te tjera ku mblidhen sa ma shum Femije, Gra, Pleq e Burra te pafajshem....



    Jo ne sot jemi njerz te padijshem, te pashkolluar, analfabet dhe jo dijetar, ne nuk dijme asgje. Ata njerzit para 1000 viteve kan qene kulminacioni i diturise.

    E pra themi keshtu qe nje njeri dijetar i kulminationit te diturise te para 1000 viteve bene keto komente nga fjalet e Zotit te madhnueshem:

    per shembull keto fjale:

    "Po ka nga njerėzit qė blenė tregime boshe e me qėllim qė t'i largojnė njerėzit prej rrugės se Allahut po pasur kurrfarė fakti dhe pėr t'i marrė ato (ajetet e) Allahut si tallje. Per ta me siguri ėshtė pėrgaditur denim i turpshem ". (lukman 6)

    Kur eshte pyetur gjenia i te gjitha kohrave Abdullah ibn Mes'udi se ēka do te thot "tregime boshe" ai thot keshtu:

    "Betohem nė Allahun, tė Cilin s'ka Zot tjetėr perveē Tij, kuptimi i kėsaj ėshtė "Kėnga".

    e tash une si njeri i padijshem, i pashkolluar, analfabet dhe jo dijetar, qe nuk di asgje them keshtu:

    "Betohem nė Allahun, tė Cilin s'ka Zot tjetėr perveē Tij, kuptimi i kėsaj ėshtė "tregime boshe".

    Njeri prej neve dyve po genjen, edhe ate duke u betuar ne Zot rrejshem.

    E tash pyetja per juve te gjithve ketu eshte:


    Cili prej neve dyve po betohet ne Zot (Allah) rrejshem dhe po i keqinterpreton fjalet e Zotit te Madhnueshem ???


    Tung
    Plotesisht pajtohem me ty Zeus.
    E ke qelluar me ate interpretimin e sures Lukman.

    Me duket se paskan harruar te tregojne per armiēt e vertet te islamit.
    Armiēt e Muhamedit a.s kane perdorur me te vertet tregime boshe ,krejt ēfare kane bere kunder pejgamberit tone a.s dhe muslimanve kane qene te inicuara nga tregimet boshe te cilat i ka nxit shejtani.
    A mund ti themi se tregimet boshe jane vetem kenget.
    A mos eshte ndoshta ma mire te themi se arabet e atehershit e kishin jeten e tyre 95 % krejt me tregime boshe.Edhe kur kane bere mbledhje ata kundershtaret dhe ska pas muzike ne mesin e tyre ka qene tregim boshe, edhe kur jane ra ne gjume kundershtaret e Muhamedit a.s kane tregime boshe.

    Ma se pakti ai ajeti ka te beje me muziken.
    Allahu adhurohet edhe me nje kenge ilahi ,Allahu adhurohet edhe me nje poezi pse mundoheni ti ndaloni kto gjera?

    "Faktet" e juaj nuk mund ti arsyetoni ne kso menyrash, muzika eshte diēka si neutrale sikur makinat e sotit dikush i vozite ato per te bere keq e dikush per nevoja te tyre dhe ,njerezit ose i perdorin gjerat per te mire ose per te keq.

    Po te ishte Muhamedi a.s ne kete kohe me siguri se do te thoshte nja 100 here mos i ndegjoni lajmet se jane te demshme dhe vetem gjera te rrejshme po tregojne .Do te kishte thene shume fjale te keqija per gazetaret se gati asnjehere nuk e tregojne realitetin siē duhet.
    Edhe per televizor do te kishte shume hadithe qe do e kishin bere tv te keqe .

    Jam i sigurt se feja islame eshte e plote dhe nuk i mungon asgje .Feja islame nuk ndalon diēka veē per qejf ,dihet shume mire se ndalohen te keqijat dhe miratohen te gjitha te mirat qe existojne.

    Muhamedi a.s ka then (paralajmeruar) se do te vij nje dexhall me nje sy dhe do ta krijoj nje bishe shume te madhe qe do te haj zjarr.Keshtu ju ka treguar arabve te asaj kohe se ata nuk do te kishin kuptuar ndryshe
    Dexhalli me nje sy dhe kjo bisha do te udhetojne ne gjithe boten dhe shumicen e njerezve do ti bejne ta harrojne besimin.

    Ky fare dexhalli veē eshte ardhur ,dexhalli simbolizon materializmin dhe materializmi po krijon bisha te medha ,dhe kto te dyja po bejne qe njerezit po e harrojne besimin e tyre duke u bere edhe ata materialiste.

    Kam degjuar nga disa njerez te dijshem se kur te vjen kjo kohe muslimanet duhet te mundohen qe te gjitha kto krijime te dexhallit ti bejne te dobishme per njerezit .

    Te gjitha kto materializma ne duhet qe ti bejne te nenshtrueshme islamit .
    Te gjitha gjerat ēka existojne duhet te mundohemi tja pershtasim islamit.
    Shkenca ,Arti, Kultura Mireqenia e njerezimit jane gjera me te cilat muslimanet duhet te merren me se shumti

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135
    Citim Postuar mė parė nga Studentt
    Paqja qofte me te udhezuarit.

    Ilyrium dhe Only Truth, mos hyni ne muhabete kote "Une jam me i mire se ty" apo "Aty kyr rri une jane te mire se ty" dhe budalleqe te tilla se late nam. Nuk eshte per ju te gjykoni te tjeret kot se koti. Pale shani edhe njerez kot se koti.

    Only Truth, ti duhet te lexosh dijetaret, se po ia fute vete shpjegimeve sipas qejfeve, cfare ndryshime ka midis teje dhe atyre qe i shperdorin ato ajete ne menyre makabre? Secili sipas qejfeve personale.

    Ilyrium, ke vajtur ti i ke dhene thirje dhe qartesuar njerezve te verteten, dhe tani te eshte dhene leja t'i shash. Qysh ka thene i derguari (paqja qofte me te) pas ka vajtur dhe i ka bere thirje, dhe pastaj e kane goditur me gure? Qysh veproi ne rastin kur erdhi engjelli dhe tha t'i denoje ata njerezit?

    .
    Selam Alejkum Student , talebe, bon vaki edhe hoxhe(nuk dyshoj hiq)


    Citim Postuar mė parė nga Studentt
    ...Ilyrium, nuk e kam pasur me ty por me Valiin ne gjysmen e asaj qe kam shkruar me lart. Por as ti as valii, mos e merrni personalisht. Eshte vec nje keshille, e keshilla ne fund merret ose hidhet poshte..
    Kjo pak po me duket kunderthenie , nejse.....

    shiko student shifet nga helikopteri se une dhe ti sa i perket Islamit jemi shume larg,si Skenderbeu me coca cola (po du me thone se e njeh Islamin shume me mire se une) ti mund te jesh edhe hoxhe e teblig e davetgji i fort , por te lutem mos me shit ti mua ketu devotshmeri , me gjithe respektin qe kam per ty ,dhe shkrimet tua , me duhet te them se kur ke diqka me mua , mos u drejto indirekt , nese ke me kundershtu ndonje shkrim timin cito ate , nese te vjen keq te ma maresh fytyren ne publik perdor PM .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga valiii : 19-03-2007 mė 17:28

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e phyro
    Anėtarėsuar
    09-12-2005
    Postime
    39
    Vellezer te nderuar se pari ju pershendes me pershendetjen mete n'grohte islame, pershendetjen e banoreve te Xhennetit pra Selamun Alejkum Ve Rrahmetullahi Ve Berekatuhu. ( paqja dhe meshira e All-llahut qofte mbi ju ).

    Un jam nje djal 15 vjeqar, dhe ka qe 3 muj u be qe fali namazin ( 5 vakte ).Cdo dite e me shume mesoja te reja dhe kur me than qe muzika eshte haram ?! se pari mendova a eshte ky budall apo qka???
    Nejse kjo qe me ishte thene ishte para se te falesha, dhe kur ja nisa te falesha kete fjal mendoj me ndryshe sepse e kuptova se Degjimi i Muzikes me instrumente muzikore eshte haram.
    Pra instrumente Muzikore ne fene Islami jan te ndaluara!
    Un mendoj se Kendimi nuk eshte haram por nese gjat kendimit perdoren Instrumentet Muzikore ajo hyn ne haram. E shohim se edhe Adem Ramadani kendon shum bukur por !!! pa instrumente,
    Perveq Grave eshte lejuar Defi.


    Vllezer te nderuar un me nuk mirem me muzik pra nuk ngoj mo muzik sic ngojsha ma heret rock apo metal tashme ngoj ilahi te adem ramadanit ndonjer Sami Yusufit dhe shpeshher ngoj Sure te Kuranit qe me ben te ndihem shumm mir!!!
    Pra ma USHQEN SHPIRTIN> sic namazi.


    Un kam shkuar ne parti te ndryshme pra para se te falem dhe vertet kur ja kam nis me u fal dhe kam lexuar me shum reth muzikes,dhe do sendeve tjera kam menduar disa minuta ato qaste te " TURPSHME : qe i bojshin femnat lakuriq bashk me meshkuj...Gjithe kjjo ishte muzika qe E " NGRISTE EPSHIN " PER " AMORALITET " Sikur te mendojme nje minute do te shohim se ato koncerte qe mahem ne vende te ndryshme te botes rock/metal apo ndryshe mund ti shohim se si te rinjet mashtrohen me " Tregime Boshe " qe nuk kan Kurrfare dobi perpos largimit nga rruga e All-llahut Subhanehu Ve Teala. Sikur ta ndalim zerin e muzikes dhe ta lshojm psh Suren El - Bekare ne ate koncert te gjithe njerezit do te hikin dhe s'ka dyshim se gjith Xhinet dhe Shejtanat do te kalleshin nga Fjalet e Kur'anit (Fisnik).

    Jam fillestar mund te gaboj ne shume vende por u mundova me fjalet e mia t'u tregoj diqka reth muzikes.

    I Derguari i All-llahut, Pejgamberi alejhisselam ka thene:
    "Do te vijen disa njerez qe gjerat e ndaluara do ti konsiderojne te lejuara: zinane, mendafshin, alkoolin dhe instrumentet muzikore". Buhariu).

    Ju pershendes vellezer te nderuar Selamun Alejkum Ve Rrahmetullahi Ve Berekatuhu. All-llahu qoft me ju, na bekoft, na meshiroft, dhe na beft prej Xhennetilive ( Firdeus )

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Eno Koēo
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-09-2022, 21:01
  3. Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-11-2007, 13:31
  4. Media: ISLAMI
    Nga rapsod nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-03-2007, 05:38
  5. Folklori muzikor
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 04:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •