Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2006
    Postime
    23

    Intrumentet muzikore nė Islam - Hallall apo Haram ?!

    Paqja dhe bekimi i Allahut qoft mbi muslimanėt.

    E hapa kėtė temė pasi qė pash se disa vėllezėr nė fe kanė postuar disa ilahi me instrumente muzikore, e qė tė qartėsohet se a janė tė lejuara nė Islam instrumentet muzikore e hapa kėtė temė e shpresoj tė gjej mirkuptim.

    Ju lutem fyerjet, ofendimet, nėnqmimet dhe etiketimet t'i leni anash e tė diskutojm ashtu siq i ka hije njė muslimani. Pra nėse nuk pajtoheni me mendimin e ndokujt, mos e etiketoni me emra tė lloj llojshėm, dhe ju lutem parashtroni argumentet e juaja rreth kėsaj qėshtje pa ju drejtuar askujt personalisht.

  2. #2
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355
    Citim Postuar mė parė nga Faruk-
    Paqja dhe bekimi i Allahut qoft mbi muslimanėt.

    E hapa kėtė temė pasi qė pash se disa vėllezėr nė fe kanė postuar disa ilahi me instrumente muzikore, e qė tė qartėsohet se a janė tė lejuara nė Islam instrumentet muzikore e hapa kėtė temė e shpresoj tė gjej mirkuptim.

    Ju lutem fyerjet, ofendimet, nėnqmimet dhe etiketimet t'i leni anash e tė diskutojm ashtu siq i ka hije njė muslimani. Pra nėse nuk pajtoheni me mendimin e ndokujt, mos e etiketoni me emra tė lloj llojshėm, dhe ju lutem parashtroni argumentet e juaja rreth kėsaj qėshtje pa ju drejtuar askujt personalisht.
    Pershendetje

    Une nga ana ime besoj se cdo gje qe te ben te ndiehesh mire eshte e lejueshme.Une i bie kitares dhe kjo me sjell nje kenaqesi te jashtezakonshme,pse duhet qe feja te me ndaloje mua kete gezim?
    Une jam musliman por nuk besoj,sepse keshtu e shikoj une te arsyeshme.
    Me menyren se si ti je shprehur me siper nuk besoj se mund te kete njeri qe te kundervihet,besoj se do gjesh mirekuptim.

    Respekte

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2006
    Postime
    23
    Pasi qė unė e hapa temen, pe japi mendimin tim rreth kėsaj.

    Mendoj se padyshim janė tė ndaluara (haram) instrumentet muzikore dhe pėr kėtė ka argumente tė shumta nė Kur'an dhe Sunnet.
    KUJDES! Po flasim vetėm pėr instrumentet muzikore, jo pėr kėngėt me muzikat qė bėhen nga kėngėtarėt musliman dhe jo musliman me pėrmbajtje jo fetare, sepse nuk bien nė kundėrshtim nė kėtė as dy musliman se ėshtė haram.

    Pėr fillim do t'i sjell vetėm disa prej argumenteve se instrumentet janė haram.


    Fjala e Allahut tė Madhėruar: "Po ka nga njerėzit qė blenė tregime boshe e me qėllim qė t'i largojnė njerėzit prej rrugės se Allahut po pasur kurrfarė fakti dhe pėr t'i marrė ato (ajetet e) Allahut si tallje. Per ta me siguri ėshtė pėrgaditur denim i turpshem ". (Llukman 6)

    Ėshtė pyetur Abdullah ibėn Mes'udi r.a rreth domėthenijes sė fjalės "tregime boshe", e ai ėshtė pėrgjegjur: "Betohem nė Allahun, tė Cilin s'ka zot tjetėr perveē Tij, kuptimi i kėsaj ėshtė "Kėnga"."

    Ka thėnė ibėn Abbasi (Allahu qoftė i Kėnaqur me atė): Ajo (tregime boshe) ėshtė kėnga dhe tė ngjajshmet me tė.

    Ka thėnė Muxhahidi: "Tregime boshe" ėshtė ndėgjimi i kėngės dhe tė kotave tė tjera tė ngjajshme me tė".

    Po tė njėjtėn fjalė e kanė edhe krerėt e komentatorėve tė Kur'anit, siē janė: Ukrime, El-hasani, Seid bin Habir, Katade, Ibrahim en-Nah'iu etj

    El-Hasan el-Basri (All-llahu e mėshiroftė) ka thėnė: "Ky ajet ėshtė shpallur nė lidhje me kėngėn dhe instrumentet muzikore."(Tafseer Ibn Katheer, 3/451).

    El-Sa'di (All-llahu e mėshiroftė) ka thėnė: " Kjo nėnkupton ēdo lloj tė fjalėve tė ndaluara, ēdo bisedė tė kotė dhe boshe, dhe ēdo marrėzi e cila nxitė nė kufr dhe mosnėnshtrim; fjalėt e atyre tė cilėt flasin pėr tė mohuar tė vėrtetėn dhe pėr tė pėrkrahur gėnjeshtrėn, me qėllim tė mposhtjes tė sė vėrtetės; siedhe pėrgojimi, gibeti, gėnjeshtra, ofendimet dhe mallkimet; kėnga dhe veglat muzikore tė Shejtanit (sh.p. tė mallkuar); edhe veglat muzikore, tė cilat nuk kanė dobi, as nė shpirtėrore e as tė dunjasė." (Tafseer al-Sa'di, 6/150)

    Ibn el-Kajjim (All-llahu e mėshiroftė) ka thėnė:
    "Interpretimi i Sahabėve dhe Tabi“inėve se, me “tregime boshe“ nėnkuptohet kėnga, ėshtė i mjaftueshėm. Kjo ėshtė transmetuar me isnade (zingjirė transmetuesish) sahih nga Ibn Abbas dhe Ibn Mesud. Ebu“l Sahbaa“ ka thėnė: E kam pyetur Ibn Mesudin nė lidhje me ajetin: “Po ka nga njerėzit qė blenė tregime boshe…” [Llukman 31:6]. Ai tha: “Pasha All-llahun, pėrveē tė Cilit nuk meriton tė adhurohet askush, kjo nėnkupton kėngėn” - dhe kėtė e pėrsėriti tri herė. Nga Ibn “Umar (All-llahu e mėshiroftė), poashtu me isned sahih, transmetohet se kjo nėnkupton kėndimin. Nuk ka asnjė kontradikt nė mes interpretimit tė “tregime boshe“ me kuptim tė kėngės, dhe interpretimit me domethėnie tė tregimeve tė persianėve dhe mbretėrve tė tyre, mbretėrve romakė etj, siē ishte rasti me el Nadr ibn el-Harith, i cili i nxitte njerėzit e Mekkes tė largohen (braktisin) nga Kur“ani. Qė tė dyja janė tregime boshe. Kėshtu, Ibn “Abbas ka thėnė: “ “Tregime boshe“ janė gėnjeshrtat dhe kėnga.” Disa nga Sahabėt thonin njėrėn, disa thonin tjetrėn, ndėrsa disa prej tyre thonin qė tė dyjat. Kėnga ėshtė mė e keqe dhe mė e dėmshme se tregimet e mbretėrve, sepse kjo qon nė zina (kurvėri) dhe shkakton rritjen e hipokrizisė (nė zemėr); ėshtė kurthė e shejtanit, dhe turbullon mendjen. Mėnyra, se si kjo bllokon njerėzit nga Kur“ani ėshtė mė e rrezikshme se marrėzitė tjera tė kota, sepse njerėzit, nga natyra e tyre, anojnė nga ajo dhe dėgjimi i saj (muzikės). Ky ajet dėnon zėvendėsimin e Kur“anit me tregime tė kota me qėllim tė devijimit (tė njerėzve) nga rruga e All-llahut (Subhanehu ve Teala), pa vetėdije dhe duke e marrur kėtė si shaka, sepse kur i lexohet ndonjė personi tė tillė ndonjė ajet nga Kur“ani, ai e kthen shpinėn, pothuajse nuk e dėgjon fare, pothuajse tė kishte shurdhėri nė veshėt e tij. Nėse dėgjon diēka nga kjo (nga Kur“ani), ai bėn shaka (hajgare) me tė. E gjithė kjo ndodhė tek kafirat (jobesimtarėt), dhe nė qoftė se kjo ėshtė cilėsi edhe e kėngėtarėve dhe e atyre tė cilėt i dėgjojnė ata, ata qė tė gjithė kanė pjesė (hise) nė fajėsinė (mėkatin) e kėsaj (vepre). " (Ighaathat el-Lahfaan, 1/258-259).


    Hadithi, tė cilin e transmeton Ebu Mailk El-esh'ariu (Allahu qoftė i kėnaqur me atė) se Pejgamberi SalAllahu Alejhi ue Selem ka thėnė: "Do tė vijė njė popull qė do ta lejojnė amoralitetin, mendafshin, verėn, defet (el-meazif-muzika)". Kurse me njė rivajet tjetėr thotė Pejgamberi SalAllahu Alejhi ue Selem: Nga Ummeti im, me siguri do tė ketė prej atyre qė to t“a bėjnė tė lejuar zinanė, mėndafshin, alkoholin dhe veglat muzikore…” (Hadith i saktė, transemeton Buhariu 5590, Teberaniu, Bejhakiu kurse e kanė klasifikuar Sahih: Sheikh Albani, Ibni Kajjimi etj.).

    Ē'do tė thotė "el-meazif"?
    Ka thėnė El-Xhevheriu, e ky ėshtė kreu i gjuhės: "el-meazif" ėshtė kėnga dhe veglat (Muzikore) argetuese. "El-meazif" i thuhet ēdo kėngė dhe ēdo loje argetuese. Ndėrsa "do ta lejojnė" do tė thotė: do ta veprojnė sikur tė ishte e lejuar, pėrkunder asaj qė ėshtė e ndaluar. Pra, ata i lejojnė defet dhe ndegjimin e kėngėve dhe tė muzikės edhe pse ajo ėshtė e ndaluar.

    Ibn el-Kajjim (All-llahu e mėshiroftė) ka thėnė: “Nė lidhje me tė njejtėn ēėshtje, komentime tė ngjashme janė transmetuar nga Sahl ibn Sa'd el-Saa'idi, ‘Imraan ibn Husejn, ‘Abd-Allaah ibn ‘Amr, ‘Abd-Allaah ibn ‘Abbaas, Ebu Hurejrah, Ebu Umaamah el-Baahili, ‘Aa'ishah Umm el-Mu'minin, ‘Ali ibn Ebi Taalib, Enes ibn Maalik, ‘Abd el-Rahmaan ibn Saabit dhe el-Ghaazi ibn Rabi'ah.”

    Ky hadith tregon nė dy mėnyra se instrumentet muzikore dhe kėnaqėsia (gėzimi) nė dėgjimin e tyre janė haram. E para ėshtė ajo se, i Dėrguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thėnė: “ (ata) lejojnė” , gjė qė shumė qartė tregon se, gjėrat e pėmendura, duke pėfshirė kėtu edhe instrumentet muzikore, janė haram (tė ndaluara) me Sheriat, por kėta njerėz do t“i lejojnė ato. E dyta ėshtė fakti se, instrumentet muzikore janė pėrmendur sė bashku me gjėrat pėr tė cilat nuk ka kurrėfarė dyshimi se janė haram, siē ėshtė zinaja dhe alkoholi; po tė mos ishte e ndaluar (muzika dhe veglat muzikore), atėherė pse do tė ishin pėrmendur sė bashku me kėto gjėra (tė ndaluara)? (marrur nga el-Silsilah el-Sahihah, 1/140-141, tė Sheikh el-Albanit (All-llahu e mėshiroftė)

    Sheikh el-Islam Ibn Tajmijeh (All-llahu e mėshiroftė) ka thėnė: “ Ky hadith tregon se ma“azif janė haram, ndėrsa ma“azif do tė thotė instrumente muzikore, bazuar nė dijetarėt e gjuhės (arabe). Kjo fjalė pėrfshinė tė gjitha llojet e kėtyre instrumenteve.” (El-Mexhmu“, 11/535)


    Besoj se tani pėr tani mjafton, vazhdon inshAllah...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Faruk- : 07-03-2007 mė 13:57

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700

    A ndalohet kenga apo instrumentet muzikore

    Per Farukun


    Une nje gje spo e kuptoj a ndalohet (eshte haram) kenga apo instrumentet muzikore.

    Me ēka i lexova ato hadithet e tua qe i solle ma shume po flitet se ndalohet kenga ma se shumti ,vetem nja dy apo tri hadithe ishin ku flitej per ndalimin e instrumenteve muzikore.

    Faruk edhe nje gje spo e kuptoj ti po thua se nuk ke dyshim se instrumentet muzikore jane te ndaluara kurse kenget jo .
    Po hadithet qe i solle ti ma shume po e ndalojne kengen bile shume pak po i permendin instrumentet muzikore ,si e shpjegon ti kete.

    Mendimi im eshte se muzika nuk eshte e ndaluar ne islam ,as koftlargtit (shejtani) nuk ka ēka kerkon ne instrumente muzikore.

    Ma i keq se televizori per moral nuk ka por nuk eshte e ndaluar te shikosh tv.Ne muslimanet jemi te obliguar te gjitha gjerat materiale dhe kulturore tja pershtasim besimit tone dhe rregullave tona.

    Ju pershendes dhe ju uroj te mira

  5. #5
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Shum here me ka rastisur te degjoj debate te tilla lidhur me lojen e shahut , muziken etj etj .
    A jane instrumenta muzikore haram ,kjo eshte pyetja !!! Per mua , ne asnje menyre .
    Muzika eshte vetem argetim shpirteror asgje me shum . Une nuk e kuptoj nga mbije keto kerpurdha dita dises , duke u ndaluar muslimaneve cdo gje argetuese . Ndoshta jam gabim , por koheve te fundit , propagandat e fundit , sa e shikoj une cdo gje argetuese jane duke i bare haram . Haram muzika , haram futbolli , haram shahu , haram kjo , haram ajo .
    Ju lutem , a ka mundesi juve qe njifni fene mire te na tregoni gjerat qe jane hallall , se me duket se lista e tyre eshte shum me e shkurte .
    Si duhet te argetohet nje i ri musliman , a ben dikush nga ju te me pergjigjet ?!!!

    Vellau Faruk ka sjellur ketu nje ajet Kuranor . Cdo gje ne regull , per vete zemra me behet mal kur lexoj ajete Kuranore , lot me dalin nga syte .
    Dhe kete ajet e lidh me ndalimin e muzikes dhe instrumentave muzikore , vetem se ketu ka nje problem te vogel ( cfar i vogel , problem shum i madh ) .
    Ne kete ajet , sa me punon mua truri , ndalohen "bisedat boshe" , nuk thuhet ngalohet muzika , nuk thuhet ndalohen veglat muzikore , por e perseris thuhet ndalohen "bisedat boshe" !!! Ne vijim vetem per ta perseritur ja ku e keni ajetin :

    "Po ka nga njerėzit qė blenė tregime boshe e me qėllim qė t'i largojnė njerėzit prej rrugės se Allahut po pasur kurrfarė fakti dhe pėr t'i marrė ato (ajetet e) Allahut si tallje. Per ta me siguri ėshtė pėrgaditur denim i turpshem ". (Llukman 6)

    Per bese , nuk lexoj ketu qe ndalohet muzika dhe as instrumentat muzikore . Po nejse kjo nuk ka rendesi , rendesi ka se dikush mendon qe duhet te ndalohet muzika , nuk diskutohet nuk ka permbajtje Kuranore , ashtu qe njerezit e ketij mendimi duhet te gjejne nje menyre ta vertetojne tezen e tyre se muzika dhe instrumentat muzikore jane haram !!! Si e bejne kete ?!!! Thjeshte duke perdorur hadithet !!!

    Tani paramendoni nje arab idiot te shekullit psh ta marim tete !!! Qe e ka pasur inat muziken , sepse vete nuk ka ditur te kengoj , nuk ka ditur tu bie instrumentave muzikore , nga inati cfar ka bere , ka dalur para popullit dhe eshte betuar " Betohem ne shpirtin e ketij atij , keto fjale kartagjyshi ia ka percjellu ketij , ai ketij dhe jane te thene nga profeti a.s. Muhamed ?!!! " Dhe neve duhet ta besojme kete !!!

    Nuk jam kundra haditheve qe kane mbeshtje te paster Kuranore , ne asnje menyre , ato i respektoj vetem me zemre , me shpirt me krejt qenien time . Jam kunder atyre haditheve qe nuk kane permbajtje Kuranore . Nuk vertettohen nga Kurani.

    Dhe kush eshte ai burre nene ketu ne forum qe mi garanton fjalet e haditheve sidomos atyre diskutabile qe jane te verteta , qe jane te thena nga profeti ?!!! Kush eshte ai njeri ?!!!

    Neve kritikojne kristijanet , dhe vete jemi bere me qeshark se ato dhe kete nuk e kuptojme fare . Na duken interesant sepse bazohen ne pallavrat e kater apostujve , ne prallat e tyre . E cfar bejme neve ?!!! Akoma me zi !!! Bazohemi ne betimet e cdo cobani qe ka jetuar ne shekullin 8 , 9 , 10 . Kam degjuar profeti ka thene keshtu , me eshte percjellur , nga ky , nga ai !!!

    Ndoshta jam idiot , por me duket se vetem fjalet e KURANIT jane te garantuara nga Allahu .
    Nuk e di se ku shkruan ne Kuran se hadhithet jane te garantuara . Nese ekziston nje ajet i tille ksiha pasur deshire ta ma sjellni ketu .


    Me respekt Gostivari_usa

    P.S. " Perpara nuk shkohet duke pare se cfar te bejme haram dhe hallall , perpara shkohet duke studjuar , nese ka nevoje edhe mendimet e sahabeve "

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2006
    Postime
    23
    Vazhdojm me argumentet tjera nga Kur'ani dhe Sunneti se kėnga dhe instrumentet muzikore janė tė ndaluara nė Islam.

    Fjala e Allahut tė Madhėruar: "(Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpėrblimi i juaj ėshtė xhehennemi, shpėrblim i plotė. Dhe me ate alarmin e zėrit tėnd, mashtroje atė qė mundėsh prej tyre,..
    ." (El-isra 63-64)

    C'ėshtė pėr qėllim zėri i shejtanit nė ajet?

    Ka thėnė ibėn Abbasi dhe Muxhahidi: "Zėri i shejtanit ėshtė kėnga, fyejt dhe zbavitjet-argetimet."

    Kurse Ed-dahakė dhe Hasan el-Basriu: "Fyelli dhe daullja." Kurtubiu dhe ibėn Kethiri kanė thėnė: "Kėnga (ėshtė zėri i shejtanit)."

    Transmeton Ibn “Ebi Haatim nga Ibn Abbasi:”Kėmbsoria e tij ėshtė secili qė ecė nė drejtim tė mosnėnshtrimit ndaj All-llahut.” (Ighaathat al-Lahfaan).

    All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotė: “A habiteni pra nga ky rrėfim (nga Kur“ani)?

    Ibn Kajjimi (All-llahu e mėshiroftė) ka thėnė: “Kjo idaafah (konstruksion zotėrues apo gjenitiv, nė kėtė rast “zėrin tėnd“) shėrben pėr specifikimin e domethėnieve, sikurse me shprehjet “me kalorėsinė tėnde” dhe “me kėmbsorinė tėnde” (nė tė njejtin ajet tė Kur“anit). Ēdonjėri, i cili flet nė ēfarėdo qoftė mėnyre tė mosnėnshtrimit ndaj All-llahut, ēdonjėri qė fryen nė flaut apo nė ndonjė prej instrumenteve tjera fryrėse tė drurit, apo a i cili u bie ēfarėdo lloji tė daulleve tė ndaluara, kjo ėshtė zė i Shejtanit. Secili qė ecė nė veprimin e veprave kundėr nėnshtrimit ndaj All-lahut ėshtė pjesė e kėmbsorisė sė tij (sė Shejtanit), dhe secili qė kalėron nė veprimin e mėkateve, ėshtė pjesė kalorėsisė sė tij (sė Shejtanit).

    Ikrimah (All-llahu e mėshiroftė) ka thėnė: “Ėshtė transmetuar nga Ibn “Abbas se, el-sumud (foljorja nga samidun, e pėrkthyer kėtu si “Duke humbur jetėn tuaj (tė ēmuar) nė lojė e qejfe (nė kotėsi, muzikė, etj.)” ka pėr qėllim “kėndimin”, nė dialektin e Himjarėve; mund tė thuhet “Ismidi lanaa” (“kėndo pėr ne“- nga e njejta rrėnjė e fjalės sikurse samidun/sumud) me kuptimin “ghanij” (kendo). Dhe ai (All-llahu e mėshiroftė) tha: “ Kur ata (kafirat) dėgjonin Kur“anin, do tė fillonin tė kėndojnė, pastaj Zbriti ky ajet

    Ibn Kathir (All-llahu e mėshiroftė) ka thėnė: “Duke humbur jetėn tuaj (tė ēmuar) nė lojė e qejfe (nė kotėsi, muzikė, etj.) “

    Sufjan el-Thawri ka thėnė, duke transmetuar nga babai i tij, Ibn “Abbas: “(kjo ka pėr kuptim) kėngėn.“ Kjo ėshtė (dialekt) Jemeni: “ismad lana“ do tė thotė “ghan lana“ (na kėndo). Ky ishte edhe mendimi i “Ikrimah. (Tefsir Ibn Kethir) Ėshtė transmetuar nga Ebu Umaamah (All-llahu e mėshiroftė) se i Dėrguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thėnė: “ Mos i shitni robėreshat qė kėndojnė, mos i bleni ato dhe mos i mėsoni. Nuk ka asnjė tė mirė (dobi) nė kėtė tregėti, ndėrsa ēmimi i tyre ėshtė haram. Duke pasur parasysh ēėshtjet e kėtilla, ėshtė shpallur ajeti: “ Dhe nga njerėzit ėshtė ai qė blen (pėrkushtrohet nė veprimtari) biseda boshe (lojė, zbavitje, kėngė, muzikė) pėr tė gabuar (njerėzit) nga Rruga e All-llahut...“(Llukman 31:6) “ (Hadith Hasen)

    Vazhdojm me njė hadith tash, dhe kėshtu me radh nė postimet tjera.

    Hadithi, tė cilin e transmeton Enes ibn Maliku (Allahu qofte i kėnaqur me atė) se Pejgamberi SalAllahu Alejhi ue Selem ka thėnė: "Do tė ketė nė kėtė ummet nėnēmim, shpifje dhe shėmtim dhe kjo do tė ndodhė kur tė pijnė verė, tė luajnė me kėngėtare dhe tė luajnė me kėngė-muzike (el-meazif). (hadith i saktė, e nxorri Tėrmidhiu etj., dhe i vėrtetuar nga Albani,).
    Ka thėnė imam ibėn Kajjimi: "Ky ėshtė pretim nga Allahu, argetuesve me kėngė e muzikė do t'u leshojė tokėn dhe do t'i shėndrrojė ato nė majmuna dhe derra". (pėr kėtė thėnje ka shumė pėr tė thėnė, sepse shumica e keqkuptojn e nėse ka nevoj do ta shpjegojm inshAllah.)


    Dhe e pėrfundoj kėtė shkrim me thėnjen e njė prej halifeve tė njohur, i cili ėshtė halifja i pestė me radhė me drejtėsi (pas shokėve tė Profetit alejhi selam):

    Ka thėnė Omer bin Abdul Aziz: "Kėnga ėshtė prejardhje nga shejtani dhe perfundimi i saj ėshtė hidhėrimi i Mėshiruesit (Allahu xh.sh.).

  7. #7
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Veglat muzikore dhe tingujt e tyre i bejne keq zemres, tensionit dhe nxisin epshin per gjynah.Nese i shikoni te rinjte ne koncerte do te shikoni se ata kane kaluar ne ekstaza te cilat vetem se shejtanet i mundesojne.Shikoni si adhurohen kengetaret dhe nuk vleresohen dijetaret.A mos kengetari eshte dijetar apo di vetem kater rreshta te nje strofe.Pikerisht muzika e den shpirtin sikurse alkoli e deh mendjen thoshte nje musliman.Nuk eshte argument sikurse thote dikush qe ajo sjell kenaqesi dhe prandaj eshte e mire.Kenaqesi mund te sjelle dhe imoraliteti mirepo ajo eshte haram.Muzika ndalohet dhe ne bibel.

    11 Mjerė ata qė ngrihen herėt nė mėngjes pėr t'u turrur pas pijeve dehėse dhe vonohen deri nė mbrėmje sa tė flakėrohen nga vera!
    12 Nė banketet e tyre ka qeste, harpa, dajre, fyell dhe verė, por ata nuk i kushtojnė kujdes veprės sė Zotit dhe nuk marrin parasysh atė qė ai ka bėrė me duart e tij. (isaia 5)

  8. #8
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Pashe Zotin cka po perziheni ne kete forum ju jo muslimanet.A keni pak karakter a jo,a dini te rrespektoni besimin e dikujt?

    Ndalohet me islam, e edhe ne besimin hebre dhe ne krishterizem :skulptura e qenieve te gjalla , portreti(pikturim i fytyrave),dhenja pas ahengjeve diskotekave kafeneve, pijet alkoolike dhe cdo gje qe e largon vemendjen nga te kujtuarit se jemi ne sprove ketu.Gjithecka qe teprohet ndalohet perveq bamiresise dhe veprave te frytshme.

    Shkojne e me sjellin ketu jo Abu Dabi jo ku di une sahanelepiresve te perendimit thu se ata jan model i islamit.Edhe ata jane ne ate qe eshte e ndaluar dhe aq ju ben per ndalesat dhe lejesat.Qellim e kane kete bote dhe kopjimin e perendimoreve.

    Shkoni vella lexoni vete Kur'an dhe ndoshta u jep Allahu drite qe te kuptoni,sepse sa po shoh une ketu shume prej jush nuk e keni lexuar Kur'anin asnjehere apo ndoshta vetem nje here.Kur'ani nuk eshte liber "gu gu pici gu" ta mbash mend me nje te lexuar jo.Sa here qe ta lexosh do te hasesh ne gjera te reja qe nuk i ke verejtur heren e kaluar dhe do te thuash me vete "a thua ta kem nderruar me ndonje tjeter"
    E perseris gjithmone do te vereni gjera te reja ne te.Ato aty kane qene edhe heren e pare por nuk i keni verejtur apo i keni lexuar siperfaqesisht.Ose ose,heren e dyte dhe te trete jeni me te pjekur sepse njeriu ndryshon cdo dite dhe perjeton gjera dhe situata te ndryshme.

    Andaj mos ejani ketu jo mua ma merr mendja keshtu e jo s'ma merr mendja,jo shikoje ate shtet jo po ky shtet sepse po te vlente mendimi yne aq shume,nuk do te dergonte Zoti profetet me ligje shpallura.

    Tek e fundit te gjithe jane te bashkuar USA,EU dhe askush nuk tha pse.Tashti, pse ju pengon kur themi se duhet te bashkohen te gjithe muslimanet(gje qe e deshet ju apo jo do te ndodhe) ne nje udheheqje ?
    Jo, po do te duhej pastaj t'i pyesnin edhe ata per c'eshtje globale dhe ata nuk do t'ua benin lepe pekej orekseve te ketyre gllaberuese e ndoshta edhe do t'ua thenin turinjet po ngacmuan ndonje popull te dobet.Ketu qendron frika.

    Ata ishin bashke dhe me qellim i percane,e pseja po shihet tash.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 14-03-2007 mė 20:14
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  9. #9
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga alko71
    Pashe Zotin cka po perziheni ne kete forum ju jo muslimanet.A keni pak karakter a jo,a dini te rrespektoni besimin e dikujt?

    Ndalohet me islam, e edhe ne besimin hebre dhe ne krishterizem :skulptura e qenieve te gjalla , portreti(pikturim i fytyrave),dhenja pas ahengjeve diskotekave kafeneve, pijet alkoolike dhe cdo gje qe e largon vemendjen nga te kujtuarit se jemi ne sprove ketu.Gjithecka qe teprohet ndalohet perveq bamiresise dhe veprave te frytshme.

    Shkojne e me sjellin ketu jo Abu Dabi jo ku di une sahanelepiresve te perendimit thu se ata jan model i islamit.Edhe ata jane ne ate qe eshte e ndaluar dhe aq ju ben per ndalesat dhe lejesat.Qellim e kane kete bote dhe kopjimin e perendimoreve.

    Shkoni vella lexoni vete Kur'an dhe ndoshta u jep Allahu drite qe te kuptoni,sepse sa po shoh une ketu shume prej jush nuk e keni lexuar Kur'anin asnjehere apo ndoshta vetem nje here.Kur'ani nuk eshte liber "gu gu pici gu" ta mbash mend me nje te lexuar jo.Sa here qe ta lexosh do te hasesh ne gjera te reja qe nuk i ke verejtur heren e kaluar dhe do te thuash me vete "a thua ta kem nderruar me ndonje tjeter"
    E perseris gjithmone do te vereni gjera te reja ne te.Ato aty kane qene edhe heren e pare por nuk i keni verejtur apo i keni lexuar siperfaqesisht.Ose ose,heren e dyte dhe te trete jeni me te pjekur sepse njeriu ndryshon cdo dite dhe perjeton gjera dhe situata te ndryshme.

    Andaj mos ejani ketu jo mua ma merr mendja keshtu e jo s'ma merr mendja,jo shikoje ate shtet jo po ky shtet sepse po te vlente mendimi yne aq shume,nuk do te dergonte Zoti profetet me ligje shpallura.

    Tek e fundit te gjithe jane te bashkuar USA,EU dhe askush nuk tha pse.Tashti, pse ju pengon kur themi se duhet te bashkohen te gjithe muslimanet(gje qe e deshet ju apo jo do te ndodhe) ne nje udheheqje ?
    Jo, po do te duhej pastaj t'i pyesnin edhe ata per c'eshtje globale dhe ata nuk do t'ua benin lepe pekej orekseve te ketyre gllaberuese e ndoshta edhe do t'ua thenin turinjet po ngacmuan ndonje popull te dobet.Ketu qendron frika.

    Ata ishin bashke dhe me qellim i percane,e pseja po shihet tash.

    Alko vella besom per ty kam shum respekt dhe jo vetem per ty por per te gjithe vellezerit musliman .
    Ti te pakten e di se si jane keta qe nuk jane musliman , kur neve shkojme tek forumet e tyre , nese dicka nuk ju pelqen e shlyejne mbrenda sekondit . Po tani eshte pyetja a edhe neve duhet te behemi te tille ?!!
    Per mendimin tim , une personalisht i mirepres jo muslimanet ne kete forum . Tek forumet e tyre ku te lejon Albo te bejsh bisede, debat !!! Ata pune ka , te gjurmoj shkrimet e muslimaneve dhe ti shlyej . Te pakten ketu ne forumin tone mundemi qe tua tregojme te verteten .
    Ata , lete fyejne , lete folin te paverteta , kete e kane ne natyren e tyre , jo se duan , por vuajne nga ajo semundje dhe ku i dihet ndoshta duke fyer e shajtur Allahu i hap syte dikujt nga ata i tregon te verteten dhe herohet nga ajo semundje .
    Neve qe jemi musliman ne e dime te verteten andaj fjalet e tyre nuk duhet te na brengosin.
    Ndersa per ate qe shtetet tjera jane te bashkuara dhe neve nuk jemi , mos fajso keta vizitoret jomusliman ne kete forum .
    Faji eshte i yni , dhe ate duhet ta kerkojme ne mbrendi . Po te kishim pasur mundesi te shikojme ftyren e profetit ne parajse , me siguri nuk do te ishim ne gjendje te hikojme dicka nga lotet e tij .
    Duam ose nuk duam neve , eshte fakt , neve momentalisht kemi deshtuar ne realizimin e endres se profetit .
    Andaj duhet te punojme me shum dhe mos brengoemi per fjalt e tjereve . Perkujto shprehjen "qente lete lehin - Karavani lete eci para " !!!
    Kete pune duhet te bejme neve Alko .


    Me respekt Gostivari_usa

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar mė parė nga forum126
    Veglat muzikore dhe tingujt e tyre i bejne keq zemres, tensionit dhe nxisin epshin per gjynah.Nese i shikoni te rinjte ne koncerte do te shikoni se ata kane kaluar ne ekstaza te cilat vetem se shejtanet i mundesojne.Shikoni si adhurohen kengetaret dhe nuk vleresohen dijetaret.A mos kengetari eshte dijetar apo di vetem kater rreshta te nje strofe.Pikerisht muzika e den shpirtin sikurse alkoli e deh mendjen thoshte nje musliman.Nuk eshte argument sikurse thote dikush qe ajo sjell kenaqesi dhe prandaj eshte e mire.Kenaqesi mund te sjelle dhe imoraliteti mirepo ajo eshte haram.Muzika ndalohet dhe ne bibel.

    11 Mjerė ata qė ngrihen herėt nė mėngjes pėr t'u turrur pas pijeve dehėse dhe vonohen deri nė mbrėmje sa tė flakėrohen nga vera!
    12 Nė banketet e tyre ka qeste, harpa, dajre, fyell dhe verė, por ata nuk i kushtojnė kujdes veprės sė Zotit dhe nuk marrin parasysh atė qė ai ka bėrė me duart e tij. (isaia 5)
    Po quditem me kso shkrimesh.

    Edhe babgjyshin tem e pat rrok reuma (ramatizi) po me duket krejt prej muzike e ka pas .
    I ndjeri babgjysh i ngojke do kenge me qiftelia asi te kenge te gjata nga 1 ore.

    Edhe disa hoxhallar qe jane kane perpara qe ishin kunder shkollimit te Shqiptareve e qe skishin lidhje me fene thojshin se shejtani hyn ne qifteli mbrenda aty.
    Qysh nuk po e gjeni njehere ate shejtanin qe ju ka hyre mbrenda ne trup.
    Vete ai i mallkuari ka qejf qe ne me mendu se ai po rrika ne instrumente muzikore.

    Normalisht se ka disa muzika qe jane te ndaluara ne islam .
    Ka muzika qe me te vertet jane te demshme per njeriun edhe fizikisht edhe shpirterisht.
    Ka edhe muzika qe jane te mire per njerezit edhe fizikisht edhe shpirterisht.
    Une kur degjoj kenge nga Shkurte Fejza ,Mahmut Ferati;Sabri Fejzullahu etj.etj me pushon zemra ,me ben te mendoj me mire ,me ben njeri me te mire.
    Une kur degjoj ndonje ilahi te mire shpirti me duket qe me rritet .Kur i degjoj disa kenge te Adem Ramadanit ,Sami Yusufit ,Jusuf Islamit ,Ahmet Ozhanit me duket se besimi im eshte dyfishuar ne ato momente.

    E kam nje anetar te familjes ka qene pak problem ,nuk e degjonte sidomos nenen e tij ,kur e ka degjuar kengen e Adem Ramadanit kushtuar ja ka nise te qaje dhe te pendohet se ēfare bente me pare ; dhe me kurr nuk i sillte probleme familjes se tij sidomos nenes se tij.

    Ju duhet ta dini se nje artist shpeshhere i prek zemrat e njerezve dhe mund te sjell shume te mira .

    Ata qe jane kunder artit me duket se jane njerez te zbrazet ne mbrendesine e tyre.
    Zemrat e atyre qe nuk e dojne artin jane si me qene zemra prej guri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga albprofiler : 15-03-2007 mė 18:39

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Eno Koēo
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-09-2022, 21:01
  3. Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-11-2007, 13:31
  4. Media: ISLAMI
    Nga rapsod nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-03-2007, 05:38
  5. Folklori muzikor
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 04:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •