Pershendetja e Kryegjyshit Boteror te Bektashinjve Haxhi Dede reshat Bardhine inagurimin e bustit te Haxhi Bektash Veliut ne mjediset e selise se shejte ne Tirane ,me 4 mars 2007.
Nė emėr tė Zotit, Mėshirbėrėsit, Mėshirmadhit!
Tė nderuar pėrfaqėsues tė trupit diplomatik nė Tiranė!
Tė nderuar lider tė komuniteteve fetarė nė Shqipėri!
Tė nderuar besimtarė nga Kruja e Gjirokastra nga Vlora dhe Kosova, nga Tepelena dhe Tetova nga Dibra dhe Elbasani!
Tė nderuar miq!
Sot na ka mbledhur tek ky shesh, kujtimi, jeta dhe vepra e shenjtorit tė madh, Pirit tonė tė dashur, Haxhi Bektash Veliut.
I lindur 800 vjet mė parė, nė Horasan tė Iranit, ky pinjoll i nderuar i familjes sė Imam Rizait, do tė trodiste botėn e Lindjes me thellėsinė e mendimit dhe tė gjykimit.
Ai do tė pasuronte mendimin e qytetėruar islam, me misticizmin islam, duke udhėhequr me qindra mijra njerėz tė asaj kohe dhe duke e shtrirė filozofinė e tij edhe nė shekujt qė erdhėn mė pas.
Ndonėse aktivitetin e tij mė tė madh, e ushtroi nė Turqi, mėsimet dhe filozofia e Haxhi Bektash Veliut do tė vinin qysh herėt nė Shqipėri.
Pikėrisht nė shekujt e 14 dhe 15, bektashizmi do tė pushtonte shumė treva tė Jugut tė Shqipėrisė, duke u shndruar nė adhurim ndaj Zotit, nė dashuri ndaj atdheut, ndaj gjuhės shqipe dhe kombit tonė.
Nė kėtė vėshtrim, pamvarėsisht se neve pėrkėdhelim sot statujėn e Haxhi Bektash Veliut, nė tė vėrtet ai ka ardhur nė Shqipėri 5 - 6 shekuj, mė parė, me mėnēurinė, urtėsinė dhe filozofinė e vet tė mrekullueshme.
Tė nderuar miq!
Bektashizmi nė vendin tonė mundi tė jetojė edhe pse u godit rėndė nga ēdo okupator.
Kjo vinte sepse parimet bazė tė tij, ishin dhe mbeten parimet bazė tė veprės sė Profetit Muhamed (aleqym selam) si edhe tė Kuranit tė Madhėruar.
Bektashizmi nė vendin tonė, mundi tė jetojė edhe pse i rrėnua nga diktatura qė kaluam.
Kjo vinte sepse bektashinjtė jo vetėm nė trevat shqiptare por kudo nė botė u mbėshtetėn nė bujarinė urtėsinė dhe dashurinė e bekuar prej Haxhi Bektash Veliut.
Kauza, parimet dhe mistika e kėtij shenjtori tė madh, jo vetėm nuk u shuan por sa vijnė dhe ndriēohen mė shumė.
Selia jonė e shenjtė, me ndihmėn e tė Madhit Zot, tė Haxhi Bektash Veliut, tė milona besimtarėve, po zhvillon sot mardhėnie me bektashinj kudo nė botė, duke treguar vetėm vlera, duke rrėfyer vetėm dashuri.
Ju faleminderit tė gjithėve qė erdhėt sot, tė ndajmė kėtė gėzim sė bashku.
Zoti ju bekoftė tė gjithėve!
Amin!
Krijoni Kontakt