Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 44
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja cfar shkruan nje shijaks tek forumi balkan web:


    beni shijakas (Derguar me: 14/03/2007 - 20:17)

    JO se me duket befasues kjo analize por do ndalem ne problemin vete. e para shume vete shkruajne dhe flasin pa qene ne shijak. ne shijak pervec vrasjes qe u krye nga nje njeri ordiner, militant i te majtes nje person i perfshire ne trafiqe droge dhe qe ne momentin e vrasjes ishte i shoqeruar nga z.agron duka, nuk ka ndodhur asgje tjeter, te dali nje TV dhe te japi filmime qe te na mbushi mendjen, edhe ne nje filmim te nje zone ku del nje i ri duke bere rremuje, njeri eshte djali xhaxhait te z,agron duka dhe tjetri shoku ti. pyetja duhet shtruar se pse politikan shoqerohen me keto tipa si Kujtim Nerjaku, met tola, apo ish doganieri nazmi kondo dhe mafioz te tere. i gjithe populli i shijakut e din mire se sa perpjekje kane bere klani z.Duka nje jave para zgjedhjeve duke shkuar shtepi me shtepi dhe duke afruar para, por qe nje pjese e familjeve nuk i kane pranuar, sepse e dine mire qe shijakun e shkaterroje dhe e percau me futjen ne politike z.DUKA . asnjehere ne shijak nuk kane fituar te majtet dhe sdo fitojne. klani Z.DUKA futi ne loje te gjithe te majten, sepse eksponente te majtes si BLUSHI,STERKAJ dhe te tjere jane takuar me vraresin Kujtim Nerjaku dhe kane drekuar dhe darkuar gjate gjithe javes para zgjedhjeve, dhe i kane pare gjithe shijaku dhe jo ju ne tirane, deomos ata si kane thene te vrasi njeri, por te shoqerohesh me tipa te tille ndikon ne shoqeri, DHE PA DASHUR z. RAMA ra viktime e ketyre, e klanit te ZEMUNIT, te injorantit STERKAJ, DHE Z. BERISHA i dha nje mesim te mire te gjithe te majtes. kush e pengoje z,RAMA te denonte vrasjen, e dine z.RAMA se babai i djalit te plagosur eshte komshi me shtepine e z.DUKA dhe jane rritur bashke, dhe politika e mafies deshi i mori djalin. te majtet kane prekur nje familje qe po deshi e shkaterron te majten ne shijak. edhe per ju znj.ALBA MALLTEZI duhet ta denoni kete turp ne shijak, ju e dini fare mire qe te majtet nuk fitojne kurre ne shijak, prandaj mos i fryeni zjarreve te mafijes, qytetin tuaj te lindjes e diskretituat, mos prano asgje ne kurriz te qytetarise shijakase, te takon ty me ane te medias te veshe nderin e shijakut ne vend, shijakut jepi ate qe i takon shijakut, Z. RAMA jepi ate qe meriton, faleminderit.

  2. #32
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Desha te shkruaja dhe une dy fjale lidhur me ngjarjen, por te them te drejten, e vetmja gje qe me vjen ndermend eshte se Shqiperia dhe demokracia jane pa lidhje me njera tjetren. Me kujtohen disa shprehje si puna e : "shqiptari vetem me dru mer vesh" , " Ska per tu bere ai vend" " ne jemi race e poshter" .etj qe kane dale nga vete goja e vete shqiptarit. Cfare pret ne nje vend ku ne nuk duam njeri-tjetrin???
    Eshte per te ardhur keq ku e katandisen vendin hipokritat shqiptare qe mendjen e kane ne b....e e duan ta rehatojne me cdo lloj menyre.
    Dhe me ne fund nje shprehje korcare qe thote: " nga ky vend eshte per te ikur dhe te hedhesh dhe nje gur mbrapa"
    Nuk i shkruaj keto se jam pesimist por se realiteti vete eshte i tille.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    korcar.. nje kriminel i njohur vret nje student me biografi te bardhe..
    i vetmi faj eshte se ai ishte angazhuar si komisioner per pd-ne.. gje qe nuk perben faj ne fakt..
    e denon ti korcar aktin kriminal..apo si edvini i ben bisht..?

    kjo eshte..

    ktu ndahen kanibalet nga njerzit..

    Nejse shum po kerkoj nga nje korcar..

    Po cfar eshte alarmante kto dite..
    Krimineli i PS-se Neriaku.. Vrau dhe ja mbathi..
    Por.. deri tani nuk degjova as nuk pashe gjekundi neper TV-era apo gazeta qe te publikohet Fotografia e kriminelit Nerjaku..
    Pra Neriak fshihu se ne Shteti (Gjykatat.. Prokuroria e e Policia) te kapim me vone.. ose ste kapim fare ose te shpallim ne kerkim mbasi te jemi siguruar se ke vajtur Komshi me altinin ton arap ne bruksel..
    Turp i madh..

    Po Media.. si nuk ben ciu miu qe te thote ku e kini Foton e kanibalit qe ta publikojme qe te kapet vampiri sa me shpejt..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 15-03-2007 më 13:15

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1
    Desha te shkruaja dhe une dy fjale lidhur me ngjarjen, por te them te drejten, e vetmja gje qe me vjen ndermend eshte se Shqiperia dhe demokracia jane pa lidhje me njera tjetren. Me kujtohen disa shprehje si puna e : "shqiptari vetem me dru mer vesh" , " Ska per tu bere ai vend" " ne jemi race e poshter" .etj qe kane dale nga vete goja e vete shqiptarit. Cfare pret ne nje vend ku ne nuk duam njeri-tjetrin???
    Eshte per te ardhur keq ku e katandisen vendin hipokritat shqiptare qe mendjen e kane ne b....e e duan ta rehatojne me cdo lloj menyre.
    Dhe me ne fund nje shprehje korcare qe thote: " nga ky vend eshte per te ikur dhe te hedhesh dhe nje gur mbrapa"
    Nuk i shkruaj keto se jam pesimist por se realiteti vete eshte i tille.

    Nuk je realist, ben kukumiacken ose korbin per interesat e grekerve.

    Ca realizem edhe vendeve shume me te medha e kushte shume me te favorshme i eshte dashur vite per te vendosur nje demokraci te plote. E kjo eshte dhe per shqiperine.
    E me qesharakia na sjell ca fjale qe i thone shtresat me te ultet e pa tru ne cdo vend e i perdor si referim?!

    Edhe fqinja jone e jugut greqi iu deshen vite, nje trazicion i gjate me luftra civile, grushte shteti , vrasie politike, e pas gjithe ketyre, edhe pas 20 vjeteve ne europe mesi e mori veten, megjithese nga mentaliteti eshte akoma anadollake e ballkanike.

    Shqiptaret jetojne shume me mire sote, kane bere shtepi shume te mira , kane makina aktivitete private firma te te gjitha permasave, te gjithe ushqehen me mire sote e plote te mira qe ne nuk i permendim, po ZMADHOJNE NGRINDJET POLITIKE QE NE CDO VEND KETE PUNE KA POLITIKA.
    Dhe ne Amerike te ndjekesh politiken dite per dite te duket sikur behet qameti e ku jeton.

    Do kemi probleme se cdo vend ka probleme, e se demokracia eshte e mire po do vite qe te funksionoj e seshte diktatur qe u vu me nje dite.

    Rendesi ka qe Shqiperine e duan shqiptaret dhe ata do ta bejne se e duan ashtu sic eshte me te mirat e problemet e saj e dita dites do eci para.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 15-03-2007 më 13:36
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  5. #35
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368

    BE: Presidenti konsensual, Berisha pranon paktin e opozitës

    TIRANË- Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur dje pozitivisht ftesës së kryesocialistit, Edi Rama, që mes mazhorancës dhe opozitës të lidhet një pakt për kryerjen e hreformave të mëdha të vendit, në një kohë që eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike, (ata që priten ministra të ardhshëm) janë deklaruar në kundërshtim me qëndrimin e tij. Berisha ka deklaruar dje, se qeveria mirëpret çdo ofertë bashkëpunimi nga opozita dhe nga faktorë të tjerë të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare, deklaratë që ka ardhur si një përgjigje ndaj interesimit të medias për ftesën që kreu i PS-së, Edi Rama, ka bërë një ditë më parë.

    Deklarata e kryeministrit Berisha është bërë dje gjatë një konference të përbashkët për shtyp të tij, me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Olli Rehn. Duke theksuar se qeveria mbetet e angazhuar dhe e përkushtuar për hreformat, Berisha tha se ajo mirëpret ftesa të tilla për bashkëpunim. "Qeveria mirëpret çdo kontribut, çdo ofertë bashkëpunimi nga opozita, dhe nga faktorë të tjerë të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare.

    Natyrisht, një nga problemet e rëndësishme që kemi për të zgjidhur është Presidenti konsensual dhe në kuptimin e vërtetë të një zgjidhjeje konsensuale, mbetem plotësisht i angazhuar",- tha dje Kryeministri për mediat. Por, ndryshe nga kryeministri Sali Berisha është shprehur dje deputeti Bujar Nishani, i cili është propozuar për postin e ministrit të Brendshëm, ndërsa një ditë më parë deputetja Majlinda Bregu, edhe kjo e propozuar për post ministror.

    Nishani, i cili është edhe zëdhënës i grupit parlamentar të PD-së, tha se ftesa e bërë nga Rama, ngjante më shumë si një kërcënim serioz sesa një ftesë e vërtetë bashkëpunimi për hreformat, apo për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. "Me thënë të drejtën, nuk kemi marrë asnjë propozim të sinqertë. Ka qenë një kërcënim i paarsyeshëm i Ramës, që do të bojkotojë procesin, çka është cenim i proceseve demokratike",- tha Nishani. Qëndrim të kundërt me atë të Berishës shfaqi një ditë më parë dhe Majlinda Bregu, e cila është propozuar për postin e ministres së Integrimit. Bregu tha se, hreformat e Ramës janë si pamfleti i certifikatave.

    Por, amulli në qëndrimin ndaj ftesës së Ramës, është vënë re në qëndrimin e mazhorancës në tërësi. Në një kohë që Bregu dhe Nishani janë deklaruar skeptikë ndaj ftesës së Ramës, kryeministri Berisha, kreu i PDK-së, Nard Ndoka dhe deputeti demokrat, Ylli Pango kanë lënë hapësirë për bashkëpunimi me opozitën. Në thelb, ftesa e kryesocialistit Edi Rama, parashikon heqjen dorë nga alternativa e zgjedhjeve të parakohshme, në rast se mes dy kampeve politike do të gjendet konsensusi për Presidentin, si dhe do të bashkëpunohet për hreformat madhore të vendit.
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    marre nga Panorama, 16.03.2007

    Skadon afati ligjor për paraqitjen e ankimimit për shpalljen e rezultatit në KQZ

    Shijaku, PS njeh firoren me 91 % të PD

    Nuk paraqitet asnjë ankesë në KQZ për pavlefshmëri të zgjedhjeve

    Partia Socialiste nuk paraqet asnjë ankesë për pavlefshmëri për zgjedhjet e së dielës në zonën e Shijakut.

    Edhe pse kanë kontestuar ashpër procesin zgjedhor për zonën 26 të Shijakut, opozita dhe socialistët nuk pranuar të paraqesin ndonjë kontestim në lidhje me rezultatin konkret të zgjedhjeve, ku kandidati i PD-së, Osman Metalla është shpallur fitues me 91 për qind të votave. Rivali i tij, Igli Çela mori mbi 1 mijë vota. Në bazë të Kodit Zgjedhor, pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve nga ana e KZQV-së, kandidati humbës apo partitë politike duhet të paraqesin pretendimet e tyre pranë KQZ-së brenda tri ditësh nga shpallja e vendimit. Dje, sipas burimeve pranë KQZ-së, ka qenë afati i fundit që opozita të paraqiste një pretendim në lidhje me procesin zgjedhor në zonën e Shijakut. Deri në orën 22:00, sipas burimeve zyrtare pranë KQZ-së, asnjë nga partitë politike nuk kishte paraqitur ankimim në zyrën e Protokollit në institucionin qendror të zgjedhjeve. Afati i fundit ishte dita e enjte, ora 24:00. Mosparaqitja e pretendimeve nga ana e partive bën që KQZ-ja të shpallë brenda pak ditësh mandatin e deputetit për zonën numër 26, për demokratin Osman Metalla. Votimet e së dielës u shoqëruan me mjaft polemika ndërmjet palëve, ku u shënua dhe plagosja e një komisioneri të djathtë në qendër të qytetit të Shijakut nga një vëzhgues i PS-së. Më pas në zonën e Shijakut, të Katundit të Ri dhe të Xhafzotajt u tërhoqën të gjithë komisionerët e majtë. Kjo më pas solli dhe bllokimin e procesit zgjedhor, por që KQZ-ja vendosi që ai të vazhdojë dhe pa ata komisionerë të majtë të larguar, për shkak se ekzistonte kuorumi i nevojshëm. Një ditë pas zgjedhjeve të 11 marsit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli zyrtarisht fitues kandidatin e PD-së, Osman Metalla, si deputet të zonës numër 26 të Shijakut. Metalla ka marrë 11 mijë vota, ndërsa Çela mori mbi 1 mijë. Ky është rezultati i shpallur nga KZZ-ja e Shijakut. Burime pranë PS-së bëjnë të ditur se pranojnë që nuk ka pasur një strategji të qartë për në Shijak. Kjo siç duket ka sjellë dhe mosparaqitjen e një ankimimi pranë KQZ-së për këtë zonë. Edhe pse është bërë thirrje nga ndërkombëtarët për të paraqitur kontestime në bazë të ligjit, një gjë e tillë nuk është bërë nga asnjë prej partive politike.
    Vendimet e kontestueshme
    Partia Socialiste kontestoi vendimet e KQZ-së në lidhje me vazhdimin e procesit të votimit vetëm me komisionerët e djathtë, edhe pse të majtët kishin ikur dhe kishin marrë vete njërën prej vulave. Vendimi i KQZ-së që u kontestua nga e majta kishte të bënte në vazhdimin e procesit të votimit dhe me një vulë. “KQZ vendosi: 1) Të urdhërojë KKZ-në nr.26 të identifikojë të gjithë komisionerët që bëhen pengesë për zhvillimin e votimit dhe të bëjë menjëherë kallëzim penal për ta; 2) Të gjitha certifikatat e regjistruara në regjistrin e posaçëm të zyrës së Gjendjes Civile, janë mjet i rregullt për identifikimin e votuesve; 3) KZZ-ja t’i kërkojë Policisë së Shtetit të detyrojë kryetarët, ose sekretarët e KQV-ve, të shkarkuar nga KZZ-ja, të dorëzojnë menjëherë vulën e kryetarit ose vulën e KQV-së në KZZ-në nr.26 dhe 4) të urdhërojë KKZ-në nr.26 të vazhdojë procesin e votimit. Në ato QV në të cilat mungon njëra nga vulat, e kryetarit apo e KQV-ve, të mbahet një procesverbal, i cili të identifikojë saktë orën dhe votimi të vazhdojë, duke përdorur sipas rastit njërën vulë”, thuhet në vendimin e KQZ-së të marrë më datën 11 mars. Pika katër e vendimit të KQZ-së u votua me pesë vota pro dhe katër kundër të anëtarëve të opozitës. Por, vendimi i marrë nga KQZ-ja nga pikëpamja ligjore, si një akt normativ quhet i miratuar edhe me pesë vota pro të anëtarëve të KQZ-së, pra nuk kërkon një shumicë të cilësuar.


    • 91 per qind
      Kandidati i PD-së, Osman Metalla, ka fituar me 91 % të votave në zgjedhjet e 11 marsit në Shijak. Ai ka marrë mbi 11 mijë vota, duke marrë më shumë vota se Olldashi në zgjedhjet e 2005
    • 9 per qind
      Mbi një mijë vota ka marrë rivalit i Metallës, Igli Çela. Ky është rezultati përfundimtar i nxjerrë nga ana e KZZ-së, numër 26 në Shijak. Kandidati Çela u tërhoq nga gara më 11 mars, ora 14:00
    • 15 mars
      Kjo ishte dhe dita e fundit e paraqitjes së ankimeve të partive politike për zgjedhjet e pjesshme në Shijak. Deri mbrëmë në orën 22:00 në KQZ nuk kishte mbërritur asnjë ankimim për zgjedhjet
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dr..
    a mundesh ta postosh ketu shkrimin sot te mero bazes ne tema.. ko,isioneret dhe sallaki..

    thx..

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1
    Desha te shkruaja dhe une dy fjale lidhur me ngjarjen, por te them te drejten, e vetmja gje qe me vjen ndermend eshte se Shqiperia dhe demokracia jane pa lidhje me njera tjetren. Me kujtohen disa shprehje si puna e : "shqiptari vetem me dru mer vesh" , " Ska per tu bere ai vend" " ne jemi race e poshter" .etj qe kane dale nga vete goja e vete shqiptarit. Cfare pret ne nje vend ku ne nuk duam njeri-tjetrin???
    Eshte per te ardhur keq ku e katandisen vendin hipokritat shqiptare qe mendjen e kane ne b....e e duan ta rehatojne me cdo lloj menyre.
    Dhe me ne fund nje shprehje korcare qe thote: " nga ky vend eshte per te ikur dhe te hedhesh dhe nje gur mbrapa"
    Nuk i shkruaj keto se jam pesimist por se realiteti vete eshte i tille.

    Njerez si ti i nxjerin keto shprehje , per TURPIN E TYRE.
    Ikni, ikni nga ky vend.
    Ne do ta bejme Shqiperine edhe pa ju.
    Por c`do tu thoni femijeve neser , kur t`iu pyesin :
    - Ku ishe ti babi kur Atdheu kishte nevoje?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #39
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Tema ka gënjeshtër për titull... moderatorët ta "riaprojnë" se po ja ndrrojnë titullin sipas lëvizjeve ditore të Berishnikov-it.
    Opozita jo vetëm NUK KA PRANUAR ndonjë humbje, sepse si gjitnjë U VODH nga PD-ja që nuk nxorri mësime nga 1996, por DENONCOI se këto NUK ISHIN zgjedhje por dhunë... PS-ja i BOJKOTOI TOTALISHT


    PS kërkon pavlefshmërinë e "Shijakut"

    Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë kërkesën e selisë rozë


    Gazeta Shqip


    Partia Socialiste nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme në zonën 26 të Shijakut. Zyrtarisht, selia rozë ka dorëzuar ankimimin për rezultatin zyrtar të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Opozitarët kanë reaguar kështu ndonëse u tërhoqën nga gara në mesditën e 11 marsit. Mandati i Osman Metallës nuk do mund të jetë i sigurt deri pas shqyrtimit të kësaj ankese nga institucioni i menaxhimit të zgjedhjeve. Sot do të zhvillohet seanca e parë e njohjes së nëntë anëtarëve me ankimimin e palës opozitare. Po dje, kandidatja e opozitës së bashkuar për njësinë bashkiake numër 10 në kryeqytet ka dorëzuar një kërkesë për pavlefshmërinë e dy qendrave të votimit në këtë njësi.

    Shijaku

    Partia më e madhe e opozitës insiston se procesi zgjedhor i datës 11 mars në zonën e Shijakut ishte tërësisht i pavlefshëm. Ata pretendojnë se kanë prova të qartë që dëshmojnë për problemet e shumta që u vunë re në këtë zonë. Shkaqe për të cilat edhe komisionerët e majtë u detyruan të tërhiqen nga procesi që në orët e paradites. Dhe rezultati final i shpallur nga KQZ-ja njihte fitues kandidatin e djathtë, Osman Metalla, me 91% të votave kundrejt 9% të kandidatit të majtë, Igli Çela. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, paralajmëroi mosnjohjen e zgjedhjeve teksa në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare sulmoi ashpër mazhorancën për këtë proces. Ajo, sipas Ramës, sapo e hoqi në Shijak edhe maskën e mbajtur me mundim më 18 shkurt, duke dhunuar zgjedhjet pa e fshehur as fytyrën dhe as dorën e 26 majit 1996. "Risia rrënqethëse këtë herë, 11 vjet më vonë, ishte se, pushteti i të njëjtit njeri të ‘96-ës, nuk i kërcënoi komisionerët e opozitës përmes policisë apo SHIK-ut, por nëpërmjet eksponentëve të krimit të organizuar", tha ai. Ndërsa shtoi se u vunë re edhe eksponentë të trafikut të drogës e të prostitucionit, individë shoqërisht të rrezikshëm me lidhje të bëra publike me ish-ministrin e Brendshëm. Këta, Rama i cilësoi si kriminelë ordinerë, që sundojnë të qetë në feudet e tyre në Katund të Ri e Xhafzotaj falë paprekshmërisë së garantuar qeveria. "Livadhisën lirisht me revole në brez e me makina me xhama të zinj, duke realizuar një krim shtetëror ndaj votës së lirë në rrugën e hapur prej forcave inerte të policisë e prej Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata, dhe nën frymën luftarake të komunikatave të shtypit që shoqëruan votimin nga selia blu", konstatoi kreu i PS-së.

  10. #40
    Ja ky humdingeria akoma kerkon fitoren ne shijak.

    Plagosen nje edhe nuk del askush nga selia kanibale te ngushlloje te ndjerin.

    Por dhe autoritetet e huaja ju thane se kush e ka fajin. Dhe akoma lopcaret e ps me kte zedhenesin e tyre humdingerine shofin enderra.

    humdinger ku ke qen mo se na mori malli.
    Kryemafiozi hajduti me i madh i popullit shqiptar del perseri kryhajdut bashkie.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Arrestohet pronari i Shijak TV ne Itali
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 15:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •