Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 44
  1. #21
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    Tha Dr Birisha

    'Edhe një herë dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e Zotit Rama, falangave të tij paramilitare, luftën e shpallur me fletushkën e tij terroriste, aktin e shëmtuar dhe të përgëzoj qytetarët e Shijakut për leksionin e madh të demokracisë që dhanë.'

    po mor zoti birisha, populli shijakut ashtu dhe si populli i libofshes ne 1992, ta meshteti fort me 91%, edhe muho asllani do ta kishte zili.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga rachi : 12-03-2007 më 19:38

  2. #22
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Pra disa javësh, po në Shijak për zgjedhjet vendore, gjatë një mitingu të opozitës një shofer që "theu rregullat e qarkullimit" (sa për të qeshur raporti i policisë) hyri disa herë mes njerzve në miting me automjetin e tij derisa një nga personat që ishin në miting u detyrua të përplasë makinën e tij pas shoferit IDIOT që tentoi të merrte jetë njerzish.

    Kjo nuk pamë të diskutohej prej idhtarëve të PD-së si edhe nga Topalli e kompani që çirreshin dje për vrasje politike.
    Kur i bëjnë njerzit tuaj trapllëqet, i mbroni me të gjitha mjetet dhe i quani incidente të pa qëllimshme (si rasti i mësipërm) ama sapo i bëjnë të tjerët, QIMEN e BËNI TRA.
    Po për komisionerët e PS-së që i mbanin të mbyllur në një dhomë dhe nuk i lejonin të iknin, përse nuk flisni juve o të "drejtët" e shtrembërimit??!!

    Dikush më lart tha:

    Ka 10 vjet qe vjet qe vetem nga e majta shtihet kunder te djathtes, n'dac brenda ne parlament, n'dac ne qender votimi, e prape se prape e djathta del zullumqar.

    I kujtoj Namik Hotin, që të kuptojë atë që thotë... dhe mos harroni që u VETËARMATOS një popull i tërë për të shporrur një president të pa-aftë në '97 dhe deri sa ai e la karriken, u lanë me gjak dhjetra rrugë në gjithë Shqipërinë dhe ky gjak nuk vlente asgjë përballë një karrikeje që dashurohej me skicofreni nga Berishnikov-i

    Hë djema... pa shikoni njëherë çfarë bëhet nëpër gradinat tuaja dhe pastaj flisni për ato të të tjerëve.

  3. #23
    Politika e re e Edvin Ramës përgjak Shijakun



    Strategjia paramilitare e socialistëve tentoi dje të bllokonte procesin zgjedhor në Shijak, përmes ekzekutimit të kundërshtarëve politikë. Operacioni i përgjakshëm u drejtua prej Edi Ramës nga selia e PS-së, i cili urdhëroi bojkotin, kur kuptoi se nuk po arrihej ndalja e vullnetit të banorëve të Shijakut për të votuar. Gjithçka ndodhi para syve të vëzhguesve ndërkombëtarë



    Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka dënuar ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në qendër të qytetit të Shijakut, ku u plagos komisioneri i kësaj force në një KZQV, Marian Salihaga. Ajo theksoi se, më tepër se ngjarja e shëmtuar që përgjaku dje procesin e pjesshëm zgjedhor në këtë qytet, ajo që rëndon më shumë është heshtja që shoqëroi gjatë gjithë ditës së djeshme në Partinë Socialiste, në lidhje me këtë ngjarje, ku me përjashtim të vetë kandidatit socialist, askush nga drejtuesit e lartë përfshirë edhe vetë Edi Ramën, nuk denjuan që të dënonin këtë akt kriminal. “Kjo dite votimi u mbyll, duke provuar se politika e re e Edvin Rames eshte ekzekutimi i kundershtarit politik. Edvin Rama inauguroi diten e votimit me gjak, me atentat kriminal ndaj komisionerit te Partise Demokratike, studentit 21-vjeçar. Nderkohe, gjate gjithe dites, qytetaret e Shijakut i dhane pergjigje Edvin Ramës dhe politikes se tij terroriste, me civilizim dhe per kete, i falenderoj. Heshtja e tij, gjate gjithe dites, eshte aktakuza më e forte, dëshmia më e mirë dhe direkte per te treguar se ai qendron pas saj”, deklaroi dje kryeparlamentarja. E në fakt, nëse ngjarja do të kishte kahje të kundërt, pra nëse do të ishte socialist komisioneri i plagosur, Rama nuk dihej sesa herë do të kishte dalë vetëm nëpër konferenca për shtyp apo, nëpërmjet zëdhënësve të tij, për të denoncuar dhunën e ushtruar. Ndërkaq, plagosja e një komisioneri të Partisë Demokratike, pikërisht nga një anëtar i shtabit të kandidatit socialist, i ka hequr nga dora çdo gur për t’u përdorur. Si duket, ai ka hequr në momentin e fundit dorë nga futja në përdorim e skalioneve paramilitare në veprim, ashtu si në 18 shkurt, i intimiduar mbase edhe nga një pjesë e shtypit që ka mundësi t’i bëjë presion, megjithatë, efektet kanë qenë gjithsesi shkatërruese, pasi e tillë ka qenë strategjia e tij, me apo pa reparte speciale. Pas disfatës së regjistruar në rang vendi, kryesocialistin e ka tmerruar perspektiva e një humbjeje tjetër, pas së cilës fshihen prapa derës shumë të papritura të pakëndshme që kanë të bëjnë, në radhë të parë, me të ardhmen e tij politike në selinë rozë. Kësisoj, edhe këtë herë, ai ka vendosur të rrezikojë gjithçka, duke vepruar vetëm në mjedisin ku ai është mësuar përherë të luajë, atë të arrogancës dhe dhunës ndaj kundërshtarit. Nëse kjo mund të konsiderohet meritë nga një pjesë e përkrahësve të tij, atëherë dje ai ka fituar, porse ka humbur në anën tjetër, shumë më shumë. Ka humbur politikën e re që lindi, sipas tij, pas 18 shkurtit e të cilën, ai, me padurim priste ta proklamonte në fushatën e radhës që ka planifikuar të ndërmarrë në bazë. Edhe pse e re në moshë, ajo është e destinuar të vyshket shumë shpejt.


    55-sa
    Kryemafiozi hajduti me i madh i popullit shqiptar del perseri kryhajdut bashkie.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Me ne fund.. nderkombetaret e fuqishem e dine se kush eshte daja dhe kush derri ..

    Per her te pare pa ekuivoke Diplomatet e huaj ne Tirane.. i thone derrit derr e dajes daje..


    boll ma se fjalet pa adrese ishin bere ilac per mafien..e mullar ku fshiheshin kanibalet..

    mirpo ndodh dhe keshtu..

    --

    RD

    --

    BE, SHBA, OSBE, ambasada gjermane dhe italiane reagojnë pas pengimit të zgjedhjeve në Shijak nga opozita


    Perëndimi dënon bojkotin e Ramës


    Komuniteti ndërkombëtar në Tiranë dënoi ashpër dje vendimin e PS për bojkotimin e zgjedhjeve të pjesshme parlamentare në Shijak. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasada gjermane, ambasada italiane, Delegacioni i Komisionit Europian dhe Prezencës së OSBE-së në Tiranë, shprehën keqardhjen për atmosferën e trazuar dhe tensionimin e situatës gjatë mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme në zonën zgjedhore 26, në Shijak. Duke iu referuar thirrjeve të opozitës për bojkot të zgjedhjeve, përfaqësitë diplomatike perëndimore vlerësojnë se e drejta e qytetarëve për të votuar lirisht, është një element thelbësor i demokracisë. Më tej, në deklaratën e përbashkët, diplomatët europianë dhe amerikanë theksojnë se bojkotimi dhe pengimi i mbajtjes së zgjedhjeve të mandatuara ligjërisht, nuk përputhet me vlerat demokratike euroatlantike.

    "Ne vërejmë me keqardhje atmosferën e trazuar dhe të tensionuar në të cilën u mbajtën zgjedhjet e pjesshme të 11 marsit në Shijak. E drejta e qytetarëve për të votuar lirisht, është një element thelbësor i demokracive dhe është përgjegjësia e të gjithë forcave politike ta mbrojnë dhe ta mbështesin këtë të drejtë. Ne ritheksojmë se bojkotimi dhe pengimi i mbajtjes së zgjedhjeve të mandatuara ligjërisht, nuk përputhet me vlerat demokratike euroatlantike", vlerësojnë diplomatët në deklaratën e tyre të përbashkët. Më tej, ata vlerësojnë se çdo shqetësim që lidhet me përgatitjen e zgjedhjeve dhe mosmarrëveshjet mbi procedurat e procesit zgjedhor, duhet të paraqitet para institucioneve përkatëse sipas ligjit. "Shqetësimet lidhur me përgatitjet e zgjedhjeve dhe mosmarrëveshjet mbi procedurat, duhet t'i drejtohen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në përputhje me ligjin shqiptar", vlerëson deklarata, nëpërmjet të cilës përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-ve dhe Europës i bëjnë thirrje qeverisë dhe të gjitha partive politike të fillojnë tani punën për reformën zgjedhore, të cilën ata e konsiderojnë si urgjente. Shqetësimet e thella të komunitetit ndërkombëtar erdhën pas qëndrimeve destruktive të Partisë Socialiste, gjatë mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme në Shijak. Kryetari i PS-së, Edi Rama, rekrutoi elementë me precedentë të rrezikshëm penalë për provokimin e procesit zgjedhor dhe prishjen e standardeve të zgjedhjeve, me pretekstin se këta njerëz do të mbronin votën. Një qëndrim i tillë i kreut të PS-së ishte antiligjor dhe synonte përdorimin e elementëve kriminalë për grabitjen e votës, përmes presioneve. Si pasojë e këtij rekrutimi banditësh mbeti i plagosur komisioneri i PD-së, Marian Seliaga, 23 vjeç, i cili u qëllua me armë zjarri nga një komisioner i PS-së, shoqërues i ish-ministrit socialist Agron Duka. Një ngjarje e tillë mjaft e rëndë si dhe tërheqja e komisionerëve dhe kandidatit të PS-së në mes të procesit të votimit, në kundërshtim me çdo dispozitë ligjore dhe normë morale, nuk kishte si të mos përbënte një shqetësim të thellë për komunitetin ndërkombëtar, i cili po ndjek me kujdesh rrëshqitjen e Partisë Socialiste drejt kaosit dhe radikalizimit ekstrem. Gjithashtu, komuniteti ndërkombëtar shprehet i shqetësuar edhe për kulturën e mashtrimit, shpifjes dhe dezinformimit që po kultivohet në mënyrë progresive në radhët e partisë kryesore të opozitës. Shpifjet me qëllim dezinformimin e publikut që bënë disa deputetë të Partisë Socialiste, duke pretenduar se ishin marrë peng, kanë dëshmuar nivelin më të ulët të moralit njerëzor dhe dinjitetit intelektual që supozohet të dominojë tek përfaqësuesit e vullnetit të popullit në Kuvend.







    PS vijon mashtrimet publike për situatën në Shijak


    Mazhoranca vlerësoi dje deklaratën e përbashkët të ambasadorëve të akredituar në Tiranë, lidhur me zgjedhjet e pjesshme parlamentare në Shijak. Deputetja e Partisë Republikane, Lajla Pernaska, u shpreh se skenari i Partisë Socialiste për bllokimin e procesit zgjedhor dhe mohimin e të drejtës së zgjedhësve për të ushtruar të lirë të drejtën e votës, dështoi jo vetëm më 11 mars në Shijak, por ka dështuar njëherë e përgjithmonë në këtë vend. "Deklarata nënvizon se bojkotimi dhe pengimi i mbajtjes së zgjedhjeve të mandatuara ligjërisht nuk përputhet me vlerat demokratike euroatlantike", u shpreh Pernaska, duke theksuar se komuniteti ndërkombëtar kishte të pranishëm gjatë gjithë procesit të votimit në Shijak vëzhguesit e tij atje. Ajo evidentoi domosdoshmërinë urgjente për fillimin e punës për reformën zgjedhore. Ndërkohë, Partia Socialiste, në reagimin e saj, ka vijuar demonstrimin e shkallës më të lartë të papërgjegjshmërisë që ka manifestuar ndonjëherë një forcë politike në Shqipëri, duke akuzuar mazhorancën për ushtrim dhune. Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Socialiste, Arta Dade, është munduar të bindë, së pari, veten dhe më pas edhe opinionin publik, se Partia Socialiste nuk bojkotoi zgjedhjet në Shijak, por, sipas saj, komisionerët dhe kandidati u tërhoqën vetë nga gara. Dade tashmë është e njohur për mashtrimet e saj të paskrupullta, por vetëm fakti që deputetët socialistë pranuan ditën e votimit se i kanë kërkuar kandidatit të tyre në Shijak të tërhiqet nga gara, vërteton se sa të ulëta janë mashtrimet e sekretares socialiste. Por hipokrizia socialiste vazhdon edhe më tej, kur Dade pretendon se komisionerët socialistë u larguan nga detyra për shkak se ndiheshin të kërcënuar, në një kohë që faktet tregojnë tërësisht të kundërtën. Në Shijak nuk u plagos, nuk u dhunua, nuk iu bë presion asnjë komisioneri të PS-së, por ai që u plagos dhe ishte në rrezik për jetën, ishte kandidati i Partisë Demokratike, Marian Seliaga, i cili u qëllua me armë zjarri nga një komisioner i PS-së. Në qoftë se komisionerët socialistë braktisën detyrën për shkak të presioneve të njerëzve të rekrutuar nga Rama, këtë duhet ta sqarojë më qartë Arta Dade, e cila tashmë për opinionin publik simbolizon hipokrizinë, shpifjen dhe mashtrimin. Siç duket, edhe vetë sekretarja socialiste është ndikuar nga haluçinacionet e kryetarit të saj dhe ka filluar të ëndërrojë për dhunë, presion apo njerëz të armatosur që, sipas saj, ishin të gatshëm të intimidojnë komisionerët socialistë në Shijak. Megjithatë, Dade nuk është e vetme në dalldinë e saj, pasi edhe deputetë të tjerë socialistë ishin protagonistë të një aventure imagjinare me pengmarrje.






    -----------

  5. #25
    Shijaku dhe gabimet e liderit Edi Rama

    • Komuniteti ndërkombëtar i përfaqësuar nga ambasadorët e akredituar në Shqipëri dha gjykimin e tij mbi ditën dramatike të zgjedhjeve në Shijak.
    E bëri këtë dje përmes një deklarate të shkurtër, vetëm 10 rreshta, por me anë të së cilës (ndoshta duke befasuar ndokënd) kritikoi zgjedhjen e opozitës për t’u tërhequr nga procesi zgjedhor.Asnjë fjalë nuk kishte mbi legjitimitetin e atij 91 përqindshi votash të marra nga kandidati i Berishës. Kjo deklaratë, që në dukje ngjan të jetë e kundërt me përshtypjen e përhapur të shqiptarëve se të dielën në Shijak ndodhën abuzime si nga shumica ashtu dhe nga pakica, duhet të shërbejë për të arritur në disa përfundime:


    1- Edi Rama nuk arrin të dialogojë me faktorin ndërkombëtar.
    Argumentat e tij nuk bindin, tonet e tij “apokaliptike” trembin dhe, edhe kur ka të drejtë, lë tek bashkëbiseduesit përshtypjen se përkundrazi fajin e ka ai. Arsyeja e kësaj paaftësie për të ndërtuar një dialog diplomatik që t’i shërbejë opozitës, qëndron në shumë motive, ku natyrisht indiferenca dhe mënyra sipërfaqësore me të cilën Rama zakonisht sillet me ambasadorët, nuk janë të fundit në radhë. Ai sillet me ta, saktësisht siç sillet me shumicën dërrmuese të personave që njeh: Rama i drejtohet ambasadorëve vetëm kur ai ka nevojë, ndërsa u përvidhet kur ata e kërkojnë atë. Një gabim diplomatik që në politikë paguhet (paraardhësit e tij e kanë provuar këtë).
    2- Tërësisht ndryshe nga Rama, është Sali Berisha, i cili edhe kur është në faj, lë tek bashkëbiseduesit e tij të huaj përshtypjen se ndoshta ka të drejtë. Një situatë e tillë paradoksale, ndodhi edhe me zgjedhjet në Shijak, ku asnjë ndërkombëtar nuk i kërkoi shpjegime për rezultatin 91 përqind Berishës, që pas asaj që ndodhi do të “binte erë” për këdo, por kritikuan opozitën që siguroi vetëm 9 përqind. Berisha, në këtë aspekt, është një politikan i zoti: Respekton përfaqësuesit ndërkombëtarë shumë më tepër seç respekton ndoshta elektoratin e tij. Dhe kjo është një mprehtësi që në politikë shpërblehet.
    3- Kundër Edi Ramës ecën edhe faktori i brendshëm. Aradha e armiqve që diplomacia e tij e dobët i ka prodhuar edhe në radhët e partisë socialiste (emri i Fatos Nanos është ndoshta ai që ndjell më shumë frikë, por jo i vetmi), nuk e ndihmon të ndërtojë marrëdhënie frytdhënëse ndërkombëtare. Të kesh kundër një ish-kryeministër, apo një ish-ministër të jashtëm për shembull (të cilët jashtë vendit për arsye moshe dhe frekuentimesh kanë shumë më tepër kontakte se ai) është një disavantazh, për zbehjen e të cilit Rama nuk bën asgjë.
    4- Një element i katërt që shkon kundër kreut të opozitës, është bindja që Rama i ushqen vetes (me mbështetjen e dënueshme të një pjesë të “miqve” të tij këshilltarë), se politika bëhet eskluzivisht me metoda shqiptare, dhe se ndërkombëtarët nuk kuptojnë se cfarë ndodh realisht në Shqipëri. Ai u flet ambasadorëve vetëm për “emergjencë demokratike”, dhe i pëlqen të krahasojë shpesh situatën shqiptare me atë bjelloruse. Por ka dy probleme: e para, ambasadorët nuk janë aspak të bindur se gjendja është e tillë, dhe kjo tregon se Rama nuk ka gjetur prova apo fjalët e duhur për të mbështetur argumentat e tij. E dyta: nëse do të ishim vërtetë në një situatë bjelloruse, faji i Ramës atëherë është i dyfishtë. Sepse të injorosh faktorin ndërkombëtarë do të thotë të shmangësh të vetmen mbështetje vendimtare për të shpëtuar vendin nga rrëshqitja në diktaturë.
    5- Gabimi i fundit i pafalshëm, është heshtja vetëvrasëse me të cilën Edi Rama shoqëroi ditën e dielë plagosjen e komisionerit të PD nga ana e një militanti socialist. Askush nuk beson se Rama ka qenë urdhëruesi i atij veprimi të përgjakshëm, të ulët dhe tragjik. Por pikërisht për këtë arsye Rama kishte detyrimin politik dhe moral që të distancohej menjëherë dhe ta dënonte me shpejtësi (madje dhe përpara PD) dhe pa asnjë ekuivok. Edi Rama nuk mund t’i bëjë, me heshtjen e tij, të gjithë mbështetësit e opozitës moralisht bashkëfajtorë të një banditi ordiner që udhëton me një makinë prej 100 mijë eurosh me revole në brez.
    Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për një opozitë të Fortë, të Besueshme, të Bashkuar, të Organizuar, me Vizion, e që të gëzojë mbështetjen e plotë jo vetëm të opinionit të brendshëm, por edhe të faktorit ndërkombëtar. Të besosh se qoftë edhe një prej këtyre elementëve është sipërfaqësor, do të thotë të mos kuptosh shkallën e sfidës. Sali Berisha me energjitë dhe këmbënguljen e tij mundi të përmbysë, në më pak se tre javë, perceptimin e disfatës së tij elektorale të 18 shkurtit, ndërsa Edi Rama në të kundërt zbehu dhe e davariti të gjithë entuziazmin.
    Mesazhi i ndërkombëtarëve tashmë është i qartë: ose Edi Rama do të ndryshojë mënyrën e të bërit kreun e opozitës, ose opozita duhet të zgjedhë një drejtues tjetër.


    Ja dhe nje shkrim nga gazeta kanibale gazeta shqiptare dmth.
    Kryemafiozi hajduti me i madh i popullit shqiptar del perseri kryhajdut bashkie.

  6. #26
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    SHBA, BE, Italia dhe OSBE: Qeveria dhe opozita të nisin reformën zgjedhore

    Ambasadorët: Zgjedhjet në Shijak ishin të trazuara

    Deklaratë e përbashkët e pesë selive diplomatike të akredituara në Tiranë


    Gazeta Shqip


    Komuniteti Ndërkombëtar i akredituar në Tiranë, është prononcuar vetëm dy ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve në Shijak, duke deklaruar se votimet në zonën 26 u zhvilluan në një atmosferë aspak normale. Kanë qenë pesë ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit, të cilët dje kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, e cila u shpërnda gjatë orëve të paradites. Pas një takimi që kanë zhvilluar të hënë në mbrëmje, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Marcie Ries, ambasadori gjerman, Hans Peter Anen, i cili përfaqëson Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, kreu i delegacionit të Komisionit Evropian, Helmuth Lohan, kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Pavel Vaçek, si dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Attilio Massimo Ianuçi, vendosën të dilnin me një deklaratë të përbashkët në lidhje me zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara në Shijak. Deklaratë, e cila më shumë se përcaktuese, ishte kërkuese dhe një mesazh i qartë për politikën shqiptare.

    Në deklaratën e pesë ambasadave më të rëndësishme perëndimore të akredituara në Tiranë theksohet se: "Ne vërejmë me keqardhje atmosferën e trazuar dhe të tensionuar në të cilën u mbajtën zgjedhjet e pjesshme të 11 marsit në Shijak. E drejta e qytetarëve për të votuar lirisht është një element thelbësor i demokracive, dhe është përgjegjësia e të gjithë forcave politike ta mbrojnë dhe ta mbështesin këtë të drejtë. Ne ritheksojmë se bojkotimi dhe pengimi i mbajtjes së zgjedhjeve të mandatuara ligjërisht nuk përputhet me vlerat demokratike euroatlantike. Shqetësimet lidhur me përgatitjet e zgjedhjeve dhe mosmarrëveshjet mbi procedurat duhet t‘i drejtohen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në përputhje më ligjin shqiptar. Ne u bëjmë thirrje qeverisë dhe të gjitha partive politike të fillojnë tani punën për reformën zgjedhore për të cilën ka nevojë kaq urgjente".

    Një deklaratë e shkurtër me gjithsej 118 fjalë, e cila kishte si qëllim të tregojë si për qeverinë ashtu edhe për opozitën, se Komuniteti Ndërkombëtar, vazhdon të jetë aktiv dhe ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet më të fundit që ndodhin në Shqipëri. Pas zhvillimit të zgjedhjeve të Shijakut, në fakt nuk pati si në rastin e votimeve të 18 shkurtit, një deklaratë zyrtare të ndërkombëtarëve për zhvillimin e zgjedhjeve. Kjo për faktin se ishte jo vetëm një zonë elektorale, por dhe një taktikë e ndërkombëtarëve për të parë se si do të reagonte qeveria shqiptare, por edhe opozita, pas raportit të misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it, për zgjedhjet e 18 shkurtit, i cili ishte një goditje e rëndë ndaj Shqipërisë kur shpalli frazën: "Zhgënjyese dhe shans i humbur për plotësimin e standardeve".

    Edhe në deklaratën e djeshme, edhe pse nuk merret përsipër një qëndrim i fortë, ngaqë është më shumë një deklaratë e diplomatëve, ajo përfaqëson një qëndrim fillestar, i cili sipas të gjitha gjasave do të pasohet edhe nga nivelet më të larta të kancelarive, të cilat padyshim kanë dhënë miratimin e deklaratës së kuintetit të ambasadorëve. Që do të thotë, Departamenti i Shtetit i SHBA, Presidenca gjermane e BE-së, pra qeveria e Berlinit, Komisioni Evropian, Presidenca e Radhës e OSBE-së, si dhe qeveria italiane e Romano Prodit. Realisht zgjedhjet për zëvendësimin e deputetit Olldashi në zonën elektorale numër 26 në Shijak, janë ndjekur në mënyrë intensive nga efektivi i prezencës së OSBE-së në Tiranë, por edhe trupi diplomatik i selive të tjera perëndimore të akredituara në Tiranë, si ambasada e SHBA-së, ambasada gjermane, delegacioni i Komisionit Evropian dhe ambasada e Italisë. Por ndryshe nga zgjedhjet e 18 shkurtit, nuk do të dilte një raport për to, por thjesht një vlerësim, i cili është më shumë i qeverive përkatëse dhe jo një raport publik. Këtë rol e ka vetëm ODIHR-i, por mandati i misionit që u drejtua nga diplomati danez, Jorgen Grunet, ishte i limituar vetëm për zgjedhjet lokale. Ndërsa qeveria, nuk kishte bërë ftesë zyrtare, të paktën formalisht për monitorimin e votimeve në Shijak.


    PS:
    Siç shihet më lart, nuk qenka "akuzuar" vetëm opozita... dhe titulli i temës është i pasaktë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 14-03-2007 më 17:47

  7. #27
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Pra disa javësh, po në Shijak për zgjedhjet vendore, gjatë një mitingu të opozitës një shofer që "theu rregullat e qarkullimit" (sa për të qeshur raporti i policisë) hyri disa herë mes njerzve në miting me automjetin e tij derisa një nga personat që ishin në miting u detyrua të përplasë makinën e tij pas shoferit IDIOT që tentoi të merrte jetë njerzish.

    Kjo nuk pamë të diskutohej prej idhtarëve të PD-së si edhe nga Topalli e kompani që çirreshin dje për vrasje politike.
    Kur i bëjnë njerzit tuaj trapllëqet, i mbroni me të gjitha mjetet dhe i quani incidente të pa qëllimshme (si rasti i mësipërm) ama sapo i bëjnë të tjerët, QIMEN e BËNI TRA.
    Po për komisionerët e PS-së që i mbanin të mbyllur në një dhomë dhe nuk i lejonin të iknin, përse nuk flisni juve o të "drejtët" e shtrembërimit??!!

    Dikush më lart tha:

    Ka 10 vjet qe vjet qe vetem nga e majta shtihet kunder te djathtes, n'dac brenda ne parlament, n'dac ne qender votimi, e prape se prape e djathta del zullumqar.

    I kujtoj Namik Hotin, që të kuptojë atë që thotë... dhe mos harroni që u VETËARMATOS një popull i tërë për të shporrur një president të pa-aftë në '97 dhe deri sa ai e la karriken, u lanë me gjak dhjetra rrugë në gjithë Shqipërinë dhe ky gjak nuk vlente asgjë përballë një karrikeje që dashurohej me skicofreni nga Berishnikov-i

    Hë djema... pa shikoni njëherë çfarë bëhet nëpër gradinat tuaja dhe pastaj flisni për ato të të tjerëve.

    Ky shoferi qe e "perplasi" makinen per te "mbrojtur" ishte ai qe plagosi komisionerin e PD-se.
    ZP thoshte se "shpetimtari" ishte Kujtim Nerjaku, i cili u falenderua pa mase per gjestin e tij.

    http://www.zeripopullit.com/index.php?page=shownews&newsID=33662
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 14-03-2007 më 18:00

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Deklarata ne origjinal e ambasadoreve te akredituar ne Tirane:

    Joint Statement of the Embassies of The United States of America, The Federal Republic of Germany, acting as the local Presidency of the European Union, Italy, The Delegation of the European Commission and The OSCE Presencein Albania (March 13th 2007)

    We note with regret the troubled and tense atmosphere in which the March 11 by-election in Shijak was held.

    The right of citizens to vote freely is an essential element in democracies, and it is the responsibility of all political forces in a democracy to defend and support this right.

    We reiterate that boycotting and obstructing the conduct of legally mandated elections is inconsistent with Euroatlantic democratic values. Concerns regarding irregularities in the preparation of elections and differences over procedures should be addressed to the CEC in accordance with Albanian law.

    We call on the government and all political parties to begin work now on electoral reform which is so urgently needed.



    Perkthimi ne shqip:

    Deklarate e perbashket e Ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Republikës Federale të Gjermanisë që drejton aktualisht presidencën e Bashkimit Evropian, Italisë, të Delegacionit të Komisionit Evropian dhe Zyrës së OSBE në Shqipëri.

    13 mars 2007

    Vëme re me keqardhje atmosferën e trazuar dhe të tensionuar në të cilën u mbajtjën zgjedhjet e përkohshme parlamentare të 11 marsit në Shijak.

    Të drejtat e shtetasve për të votuar lirshëm janë një element esencial i demokracive, dhe është përgjegjësia e gjithë forcave politike në demokraci që të mbrojnë dhe mbështesin këtë të drejtë.

    E ritheksojmë se bojkotimi dhe pengimi i mbajtjes së zgjedhjeve të mandatuara ligjërisht nuk janë konsistente me vlerat demokratike Euro-atlantike. Shqetësimet në lidhje me parregullsitë në përgatitjen e zgjedhjeve dhe vërejtjet në lidhje me procedurat duhet ti adresohen tek KQZ sic e kerkon edhe vete ligji shqiptar.

    I bëjmë thirrje qeverisë dhe partive politike që të fillojnë punën mbi reformën elektorale që nevojitet me kaq urgjencë në vend.

    Burimi: Ambasada Amerikane ne Tirane


    P.S Lexoni burimin e lajmit qe te informoheni sic duhet e pastaj beni komente mbi komentet e te tjereve.

  9. #29
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Sala eshte kthyer ne diktator.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #30
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS
    Ky shoferi qe e "perplasi" makinen per te "mbrojtur" ishte ai qe plagosi komisionerin e PD-se.
    ZP thoshte se "shpetimtari" ishte Kujtim Nerjaku, i cili u falenderua pa mase per gjestin e tij.

    http://www.zeripopullit.com/index.php?page=shownews&newsID=33662
    Qazim lexoke ZP-në ti??!!!!

    Ja dhe ajo që shkruhet tek linku që postove:

    "Pasi takimi është mbyllur dhe njerëzit ishin dukeu shpërndarë qetësisht, një automjet tip benz me targë DR 2628 C i cili drejtohej nga shtetasi Muharrem Elezi ka lëvizur me shpejtësi në rrugën e cila kalonte afër vendit ku ishte zhvilluar takimi dhe për pasojë ka umbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me automjetin tip fuoristradë Volksvagen Tuarek me targë TR 4200 M në pronësi të shtetasit Kujtim Nerjaku i cili ishte parkuar në anë të rrugës..." Pra shikoni sa me lehtësi e ka interpretuar ngjarjen e rëndë policia e qarkut Durrës.

    ... meqë solle këtë rast, a mund të na sjellësh edhe të vërtetën se çfarë lidhje GJAKU ka i plagosuri Seliaga me Muharrem Elezin??!!
    Do bëje mirë ti sillje të dy lidhjet... edhe për Nerjakun edhe për Seliaga-Elezi (dhe më kë ishte në momentin që u qëllua i plagosuri Seliaga).

    Mos na jep informacionet përgjysëm Qazim.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Arrestohet pronari i Shijak TV ne Itali
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 15:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •