te rroni e ti kujtoni prinderit tuaj te dashur..
poezi te bukura..
te rroni e ti kujtoni prinderit tuaj te dashur..
poezi te bukura..
25.08.........
.......BABI!
Sa shum me mori malli
Sa shum kohe kaloj
Pa Ty Babi i dashur
Sa veshtir te jetoj!
Lulet qe ke mbi varr
T'i ujita me lot
Te them Babi ime
Jame e merzitur sot!
Tani Babi im
Me mall te perqafoj
Do t'largohem ngadal
Me gjate s'mund te qendroj!
Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.
Sot duke lexuar keto poezi e kuptova se ne fakt kurr nuk kam shkruar poezi per babain .
Isha dhjete vjeqe kur vdiq babai im ,dhe sikur isha mesuar te kem vetem nene.Edhe pse tani s'kam me as nene.
Por une kujtoj qe me xhaxhain shkova ne Shkup per ta pare babain e semur.
Dhe per cudine time te me pastajme, as njeri as tjetri su afruam.
Ndoshta per te mos nxjerr dhembjen jashte apo..........
Por babi nuk u kethye gjalle nga Shkupi ,dhe une gjate e kisha bindjen se kush shkon per tu sheruar atje, sdo te kethehet gjalle.
Tė lutem,baba
Mora rrugėn dredha-dredha,
Baba,prapė nė fshat tė gjeta,
Buzė grillit nė tokėn e rrethuar,
Nėn hijen e pemėve tė errėta.
I strehuar nė njė dhomė prej balte
Nuk di ē'far po bėn atje.
S'u mėrzite prej njėzet vjetėve?
Dil njėherė dhe shiko ku je.
Sa herė kam ardhur te dhoma jote,
Pllaka e bardhė derėn s'ma hap.
Lexoj shkronjat e asaj pashaporte,
Tė puth mbi pllakė e iki prapė.
Lotoj mbi ty sa tokėn lag,
Ke gjumė tė rėndė dhe nuk mė ndjen.
S'di ē'ėndėrr shef nėn atė prag,
As njė prej tyre s'po mė rrėfen.
Si s'more pjesė nė dasmėn time?
Njė kėngė tė merrje a njė dolli,
Shaminė e valles nė qiell ta hidhje,
Tė ma pushtoje kokėn nė gji.
Fjala, baba,ka kohė qė mė ka munguar,
Portreti yt m'i zgjon tė gjitha kujtimet.
Nė vesh kam zėrin tėnd tė regjistruar,
Nė mėndje jetėn tėnde me stėrmundime.
Mbi supe i kam hedhur tė dyzetat,
Para teje mbetem gjithmonė i vogėl;
Kam nevojė pėr fjalėn tėnde tė ngrohtė,
Mė mungon busulla jote pėr botėn.
Ngado qė shkoj para syve mė shfaqesh ti
Dashuria tė ringjall kudo,baba.
Dhe nė regėtimėn e fundit do tė ringjall pėrsėri
Dhe pse jeta e ēmėndur kėtė fat na dha.
Pershendetje e panjohura dhe respekte......
Ngaqe qava shume gjate
tani syri me mbeti thate
Dhe kur per ty me mer malle
s'qaje me lot por qaj me fjale.
Kur t'me zer i madhi gjume
prane teje te me vene
po te kthesh koken nga une
do shikosh imazhin tend.
Do shikosh dhe do perlotesh
veten kur ke qene i ri
si ke qen para ca motesh
dhe si je tani.
Do mendosh dhe shume te tjera
sikur te ishe i ri
por mendimet t'i merr era
se je tretur je bere hi.
S'di ne do te behet qejfi
jo jo fare nuk e di
me mua hatri te mbeti
pres qe te ma thuash ti.
Kafe raki dhe duhane
sepse ti i doje shume
me vete ty nuk ti dhane
ndaj dua te ti sjell une.
Zemra ime vuan shume
se me mungon ti baba
tani syri yt fle gjume
por syri im gjume nuk ka.
Engjelli ty te rrembeu
dhe shume per ty une kam malle
se ty te ka tretur dheu
por une po tretem e gjalle.
________________________________________________
Cdo nate ne enderr me ty jam
sa bukur te kem prane
tek varri lule kur te sjell
sa mall per ty une ndjej
Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.
Babi!
Neser do te vij tek varri
Por nuk do vij me lot
Do ta uroj festen
Qe ne e festojm mbi toke!
Tavolinen festive Babi
Une kur do ta shtroj
Vendin ku ti u ulje
Pjaten do ta servoj!
Ndoshta s'jam e drejt
Me Ty o Nena ime e shtrenjt
Babin e kisha mbeshtetje
Kete te gjithe e kan vrejt!
Kur me qante zemra
Ai qante me mua
Koken ma vnonte ne preher
Flokun duke ma lemua!
Me mungon ajo dore
Me mungon zeri yt
Kur degjoj thirrjen BABI
Dicka me ngulfat ne fyt!
Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.
Shume prekese poezia jote e panjohura...
Shume emocionuese........
Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.
E nderuara Pranvera dhe Suada,kur te dhemb zemra emocionet vijn pa i thirrur fare,edhe pa poezi!Flm.qe me lexoni,dhe me falni ne kete nate qe ju hap plaget!
Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.
Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.
Krijoni Kontakt