Sa here me jepet mundesia te shpreh dashurine ,respektin per Nenen time ,mendimet dhe ndjenjat ,leshohen me zhurme si nje lum i rrembyeshem dhe behen ,perkedhelje,behen arome behen vargje poezie.
Nuk e di pse gjithmone e pata te veshtire te flisja dy fjale edhe per prindin,mikun,shokun,mesuesin ,fisnikun, babane tim te nderuar.
Ndoshta se nuk e jetuam njeri-tjetrin kaq shume. Dikur puna e tij e me pas mergimi na ndane shpejt qofte dhe persegjalli.
Shpesh flasim me mall pas akustikes te nje telefoni me ore te tera.Minutat vrisnin njera -tjetren,dhe ne fund te bisedes perseri harroja ti thosha se sa shume me mungon.
Kujtoj sa here ulesha prane ne cepin e ballkonit ,ai si zakonisht shijonte nje miken e tij te preferuar ,kafene .Me kot mundohej,mes xhepave te tij te gjente cakmakun per ti dhene zjerre nje dashurije tjeter ,cigares ,se une ja kisha fshehur ,duke menduar se kujdesesha per shendetin e tij.
Kurre nuk imagjinoja se nje njeri me karakter te hekurt ,te fort ,burrerror,do shenderrohej ne nje tufe lotesh ,te cilat binin ngrohetesisht mbi fytyren time ,diku i shtrire pas nje aksidenti te rende ne nje spital te Athines.
Pak vite me pare i dhurova per ditelindje mes te tjerave dhe ditarin tim personal.
Kujtoj si tani zerin e tij ne telefon duke me thene ,se me ke bere krenar me gjithca qe ke shkruar.
Jo o ati im i shtrenjte ,thjesht te dhurova nje pjese te krenarise se madhe qe me fale ti me gjithcka bere ne jete ne dobi te familjes ,te shoqerise.
U bene vite pa te pare e ndoshta ne floket e tua jane shtuar thinjat.Ndoshta te thinjem ne para kohe ,me hallet ,dhe brengat tona.Ndoshta thinjat te fisnikerojne ne shpirt dhe ne pamje.
I morra rruget e kurbetit me bekimin e nenes ,por edhe me mesimet ,keshillat e tua ,gjithmone ne folete e mendjes sime.
Te uroj ZOTI te shtofte ditet e jetes tende,dhe une do pres ditet kur nga limanet e emigrimit do nis shtegetimin tim bashke me pelikanet,te gjej beharin e vertete,ngrohtesine shpirterore ne prehrin e nenes por edhe ne kraharorin tend fisnik.
Ps Deus ,te thashe dhe ne msn,mos na i gervisht plaget se zene e rjedhin.
Krijoni Kontakt