Nga gazeta PANORAMAPLUS
ON/OFF
Tė talentuar apo me fat, tė zotė apo tė vetėkėnaqur, fjalėpakė apo sa dinė e aq tė thonė, mendjemėdhenj apo tė hutuar nga suksesi? Njė gjė dihet me siguri, asnjė prej personazheve tė ekranit nuk jeton dot pa televizionin. Por duhet tė bėjnė kujdes, sepse telekomandėn me butonin on/off ne e kemi nė dorė.
ON Liljana Kondakēi
Sa herė transmetohen regjistrime tė festivaleve, apo koncerteve tė dekadave tė shkuara, kureshtja na shtyn tė mėsojmė sekretin me tė cilin Liljana Kondakēi ka ruajtur tė paprekur figurėn e njė kėngėtareje tė paperėndueshme. Fletėt e kalendarit qė ndėrrohen kėngėtarja i shikon mė pėrēmim, sepse vitet vetėm ia shtojnė sharmin. Modestinė nė tė shprehur me fjalė, Liljana Kondakēi e hedh pas krahėve me lehtėsi, sa herė qė ngjitet nė skenė pėr tė interpretuar si pak kėngėtarė, drejtpėrdrejtė. Admirimi ynė pėr tė shtohet, sepse ajo ruan njė zė brilant qė natyra duket se ia ka falur pėr ti bashkuar tė gjithė brezat nė tingujt e kėngėve ku jetohet rinia e pėrjetshme. Pėrgėzime pa kufij pėr Liliana Kondakēiun, qė nga lartėsitė e pėrvojės shumėvjeēare ėshtė shembull pėr tu ndjekur nga kėngėtarėt e rinj, qė masė tė suksesit duhet tė kenė punėn dhe kultivimin e talentit. Duartrokitjet dhe admirimi i dashamirėsve tė kėngės janė tė merituara pėr kėngėtaren, tė cilės i urojmė tė mbetet gjithnjė nė formė.
OFF Nora Istrefi
Epo Nora Istrefi nuk e ka titulluar kot albumin Opium, sepse me tė vėrtetė po zgjohemi me vėshtirėsi nga trullosja e kėngėve qė dėgjohen aty. Aq mė shumė kur bėhemi tė pamėshirshėm me veten dhe shohim me vėmendje edhe ndonjė videoklip tė tyre. Ndalemi pak tek ai me titull Njė djalė apo Ēok gjyzel se kėngėtarja me dy fjalė orientale e ka mė tė lehtė tė dridhet nė ritmet e atyre vendeve nga ka huazuar tingujt e kėngės. Por tė paktėn Ēok gjyzeli nė kėtė kėngė ka lidhje me tekstin. Ajo qė ska pikėn e lidhjes ėshtė veshja, ku spikat njė fustan ngjyrė teneqeje, i cili e bėn Norėn tė duket si jashtėtokėsore qė ka zbritur nga anija kozmike tė marrė pak ajėr. Por nė kėtė pikė kėngėtarja nuk duhet tė shqetėsohet, sepse balerinat rreth saj nuk e kanė ndritur me veshjen dhe mungesa e shijes shpresojmė tė jetė epidemi kalimtare. Vėrtet rryma qė kėndon i kėrkon disa xixa e llamarina, por tė paditur siē jemi nuk kuptojmė lidhjen e tyre me kostumin e zi me jaka tė bardha si pėrparėse e klasės sė parė, me tė cilin ajo shfaqet nė sekuencat e tjera! Me siguri Nora Istrefi po pėrgatit ndonjė video pėr ditėn e parė tė shkollės dhe nga padurimi, disa xhirime i ka pėrdorur qė te ky klip.
ON Ylljet Aliēka
Nuk ėshtė aspak e lehtė tė rikthehesh nė gojėt e kritikėve apo analistėve me njė vepėr tė re letrare. Por duket se shkrimtari, Ylljet Aliēka, ka goditur pėrsėri atje ku duhet mė romanin e fundit, titulluar Njė rrėfenjė me ndėrkombėtarė. Skenaristi i mirėnjohur i filmit tė suksesshėm Parrullat meriton pėrgėzime pėr talentin dhe idenė pikante pėr tė ardhur nė tregun e madh tė letėrsisė me njė subjekt ndryshe. Nisur nga eksperienca e tij si nėpunės i njė organizmi diplomatik nė Tiranė, shkrimtari ka rrėfyer artistikisht me ngjyra komike dhe njėkohėsisht serioze kėndvėshtrimin e tij mbi situatėn aktuale tė marrėdhėnieve midis nesh dhe ndėrkombėtarėve. Ylljet Aliēka ka ditur tė tregojė situata tė jetuara apo edhe tė krijuara, pa u ndikuar dhe jo i tepruar nė mbėshtetje tė njėanshme. Pėrgėzime shkrimtarit, qė me thjeshtėsi tė sofistikuar ka dhėnė mesazhin se Shqipėria, nėse dėshiron tė integrohet nė Evropė, duhet ta bėjė me dinjitet dhe nė radhė tė parė, duke pasur respekt pėr veten.
OFF Arben Hasanaj
Nuk e dimė nėse vazhdon pa ndėrprerje ritransmetimi i Kafazit tė Artė nr.1, se ndryshe nuk kuptohet pse Arben Hasanaj nuk po i ndahet ekranit tė News 24. Mos kanė vendosur ta ndėrrojnė logon nė Arben 24? Ndoshta. Pėr ata qė kujtesa i mbahet ende nė kėmbė mund tė tregojmė se ndryshimi i vetėm i kėtij personazhi qė nga koha e Kafazit ėshtė se nuk ushqehet mė nė transmetim direkt, sa pėr tė tjerat gjėrat rrjedhin njėlloj. Pasi bėri shoferin intervistues nė makinė, pas sondazheve rrugės me pyetjet interesante ku, pse, si dhe ēa ke bo noj gjo, Arbenin si pėr ta shtrydhur pėr paratė qė fitoi nga Kafazi i Artė, e kanė vėnė tė tundė kėmborėn e gazetarit politik Njėlloj si tė vendosėsh Zajminėn drejtoreshė tė Kombinatit Metalurgjik. Vėrtetė ėshtė fillimi, po sinjalet e rritjes profesionale pėr Arbenin (shpresojmė tė jemi tė gabuar) na duken ende tė largėta. Sidomos kur e dėgjojmė tė shprehet sikur po luan me zėrin, qė tė kujton kukullat me bateri, apo fjalėt qė duket sikur janė prej karameleje dhe para se ti nxjerrė, i lėpin mirė e mirė.
ON Mevlaj Shanaj
Mos mendoni se ėshtė koha kur vetėm ēupėlinat kanė idhujt e tyre, qė admirohen pėr talentin dhe shpesh pėr pamjen tėrheqėse. Kėtė e themi me bindje, sepse edhe femrat mė tė pjekura kanė prej vitesh beniaminėt e tyre, qė edhe sot janė tė admirueshėm. Njėri prej tyre ėshtė me siguri aktori dhe regjisori i njohur, Mevlan Shanaj, i cili falė edhe profesionit ka shumė vite qė konsiderohet si njė nga personazhet e kinemasė tė preferuar, sidomos nga femrat. Nė shfaqen e tij tė fundit televizive si i ftuar nė Top-Show, aktori riktheu edhe njė herė mes shikueseve femra komentet dhe komplimentet pėr tė. Edhe pėrgėzimet tona shkojnė pėr formėn e mirė fizike dhe sportivitetin me tė cilin aktori shfaqet, edhe pse ka vite qė i ka mbushur tė njėzetat. Nuk dimė nėse falėnderimet i shkojnė vetėm natyrės, por aktori ėshtė nga tė paktėt meshkuj qė ruan linja tė pandryshuara prej kohėsh. Pa luajtur shumė me veshjet apo modelin e flokėve, Mevlan Shanaj nė vite ka stabilizuar njė look tė kėndshėm, qė me siguri ia ul moshėn ndjeshėm.
OFF West Side Family
Qė tė na kujtojnė se duhen regjistruar kartat e telefonit, ndėr tė tjerė po kujdesen edhe tre djemtė e grupit West Side Family. Ėshtė e zakonshme qė emra tė njohur tė bėhen imazh i fushatave publicitare, por nga sa kemi parė, asnjė nga djemtė nuk e ka vėnė ujin nė zjarr (ose nuk e ka ndezur zjarrin fare) pėr imazhin me tė cilin shfaqen nė kėtė spot. West Side Family vėrtetė njihen si grup muzikor hip-hop, por kjo nuk do tė thotė qė duhet tė mbeten historikisht tek pantallonat e gjėra, tė cilat ngjajnė si ēadra pashallarėsh dhe i bėn djemtė tė duken si tė sapongritur nga kafeneja e lagjes. Do tė thoni qė nė njė spot si ky, rėndėsinė kryesore nuk e ka veshja, por fjala. Atėherė le tė lexojmė pak nga ato qė W.S.F thonė gjatė sekondave tė promocionit:
- Me njė dokument identifikimi regjistrohesh kollaj fare.
- Po qenka kollaj fare, po shkoj tė regjistrohem qė nesėr.
Kollaj fare?
Mos kanė qenė duke xhiruar spot pėr pushimet e ardhshme nė Turqi?
- Themi ti pyesim.
- Kollaj fare.
Krijoni Kontakt