Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 37

Tema: Pak poezira

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Atyre qe erdhen

    Vazhdojne te rrine
    Ata qe erdhen
    Ata qe erdhen
    Te ikin nuk dine!

    Ata qe erdhen
    S'u tundkan nga vendi
    S'u tundkan nga vendi
    Te patundur mbeten!

    S'ju beka vone kurre
    Atyre qe erdhen
    Atyre qe erdhen
    Me njeqind flamure!!!
    * * *

    Maskaradenjte

    Vazhdon maskarada
    S'u lodhen, per Zot!
    Kostume, gravata
    Me koken pa kok'

    As dine se c'flasin
    C'ju thuhet as dine
    Vec dine te masin
    Karriken ku rrine.

    As dine te skuqen
    Te zverdhen as dine
    Vec dine te turren
    Te zhvatin Shqiprine!
    * * *

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Tek ty

    Kerkova nje te dyte
    Thjesht per variacion
    T'i kishte ndryshe syte
    Dhe floket tjeterlloj.

    T'i kishte ndryshe buzet
    Dhe gjoksin dicka tjeter
    Ne vargje ndryshe muzen
    Ne rrahje ndryshe zemren.

    Kerkova, ku s'kerkova
    Te dyte kurkund nuk gjeta
    Per ty vargjet vazhdova
    Tek ty, dashuruar mbeta.
    * * *

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Zhgenjim

    Sot Mos Ma Shani Vargun
    Se Eshte I Deshperuar
    As Mos Ma Prishni Gjakun
    Se Boll Esht' Prisheruar.

    Sot Lereni Verejtjen
    As Mos Ma Beni Qejfin
    Se Sot E Kam Me Veten
    Me Vete Edhe Dertin.

    Sot Fjalen Dot S'e Gjej
    Qe Tejkalon Zhgenjimin
    Kur Shokun-shok S'e Sheh
    Se Sheh Vec Tjetersimin.

    O Tjetersim I Ndyre
    C'ma Bere Shokun Tim?
    S'ka Maske Ne Fytyre
    Maskove Shpirt'n E Tij!
    * * *

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Tek ty...(2)

    Nese syte asaj i hodha
    Nese thashe qe esht' e bukur
    Mos kujto se mendjen ndrova
    Dhe u bera porsi flutur.

    Nese syte ajo me hodhi
    Dhe me buzet pak me qeshi
    Zemren time nuk e drodhi
    Zemra time tek ty mbeti.
    * * *

    Dialektike...

    Largimi tuaj nga ne
    Afrimi tone tek ju...
    Sic iket,
    kemi per t'ju gjetur
    Sic nuk na late,
    kemi per te erdhur.

    Brezni te vdekurish
    Brezni te gjallesh
    Kaq larg njeri-tjetrit
    Dhe kaq te afert.
    * * *

    Dhimbja

    Qaj e qaj dhe s'iku dhimbja
    Qesh e qesh dhe prape mbeti
    Per te gjallet-E PAMESHIRSHMJA
    NGUSHELLIM, vec per te vdekurit.
    * * *

    Si femi
    Sot kerkoj vec perkedhelje
    Sot jam bere si femi
    Nje perralle dua per fjetje
    Mos me ndahet der' ne zgjim.

    Sot provova perkedheljen
    Edhe qava si femi
    Si femi e ndjeva veten
    Ne ket' cast te burreris.
    * * *

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    mondishall

    Me ke dhene kenaqesi te veēante. Te lumte or njeri!

  6. #16
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    ..I madh je mondishall...u kenaqa me vargjet e tua.. mua me pelqen "poezia"...dhe sa lezet qe ne bote ka njerez qe mund te shkruajn ate qe une se kam dhunti por, ama e ndjeje njesoj ne mos edhe me shume..."Mall'..."Zhgenjim"....u kenaqa ...ne kete pushim dreke..se jam ne pune.....
    se z.Agim Doci ..e lexoj cdohere.eshte per mua nga me te preferuarit poet shqiptare........(dhe tekstet e kengeve te perjetshme..nga A.Doci.)
    .................................................. .................................................. ......
    p.s.
    Une kam lexuar shpesh poezi ne kete "forum'...dhe tash vone jam antarsuar,mu duk e padrejte mos te jap as nje kompliment te vetem ..mu duk vetja si vjedhacak..i kenaqsise qe me sollen vargjet e tua...shume falemnderit..ta kam borxh lumturine e ketyre casteve...dhe vazhdoni te shkruani.per vehten dhe te gjithe neve.....
    me nderime nga Amerika,
    Bili99

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ku...

    Ku ka dhimbje,
    lind nje renkim.
    Ku ka qarje,
    pikon nje lot.
    Ku ka qeshje,
    eshte nje gezim.
    Ku ka ndihme,
    eshte dhe nje shok.
    * * *
    Tek fjala e fundit(shok), nese pranoni, keni vendin dhe ju z.Bili99. Borxhin po ma shtoni ju mua, aq sa s'di sa kredi duhet t'i marr vetes time, per ta shlyer me nder.
    I kerkoj prape ndihme z.Agim Doci, qe s'do ma pertoje sigurisht, sic nuk ka pertuar deri tani, me shpirtmadhesine dhe fjalngrohtesine e tij te cmueshme.

    z

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    mondishall
    me keto vargje me ke perkujtu shum gjera qe skam mundur te ndalź pak lot nga syri ...me gjithse nuk qaj leht ....

    thuaja kemi jetu shpind per shpind ....
    Kur qaj, shpirti me qesh
    Kur qesh, syt' me lotojne
    Kerkoj pak antistres
    Mes stresit qe jetojme.

    Kur s'flas, shpirti me flet
    Kur shoh, syt' me rrin mbyllur
    Se dua pak te drejt'
    Mes drejtesis se shtirur.

    Kur rri, koha me iken
    Kur ec, kohen e ndal
    Se dua te zgjat diten
    Mes neteve me djaj!
    --------------
    Shoh detin e trazuar
    Me ngjan me shpirtin tim
    Kush vall i ka munguar
    Qe sot nuk gjen qetsin?

    Ec bregut dhe i them:
    Sot jemi ne nje hall
    Ti mall ke per ca diell
    Per Miran un' kam mall

    Shoh detin e qetsuar
    Me shpirtin tim s'me ngjan
    Ai dallget ka ndaluar
    Un' dallge lotet kam.
    ----------------
    Une dhe pasqyra
    Qeshim te dy
    Ajo me shume se mua.
    Qajme te dy
    Ajo me pak se mua.

    Te isha pasqyre
    Dhe pasqyra-une
    Nje cast te provonte
    Kush vuan me shume.
    ----------------
    Pyes shtetin
    Opozita me flet
    Qortoj opoziten
    Shteti me fort bertet!
    * * *

    S'kam kohe...
    S'kam kohe te rri
    S'kam kohe te pres
    S'kam kohe te lind
    S'kam kohe te vdes!

    S'kam kohe te flas
    S'kam kohe te hesht
    S'kam kohe te qaj
    S'kam kohe te qesh!

    S'kam kohe te urrej
    S'kam kohe te dashuroj
    S'kam kohe te gjej
    Nje varr ku te pushoj!
    -----------------
    Kerkoj lulen e pambire
    Kerkoj qiellin e panxire
    Kerkoj diellin e palindur
    Kerkoj ajrin e pathithur...

    Kerkoj syte e papare
    Kerkoj zemren e pandare
    Kerkoj buzet e paputhur
    Kerkoj shpirtin e parrudhur...

    Kerkoj fjalen e pathene
    Amanetin per te lene:
    -Kurre mos rrini pa kerkuar
    ne ket' bote te munguar!
    ----------
    Hajde o mik, te pime nje kafe!
    -S'kam kohe, kam pune, kam halle!
    Hajde o mik, te dalim nje cike!
    -Ouu, pertoj, te shlodhem jam shtrire!

    Pritme o mik, do vi te te shoh!
    -Do iki, s'me gjen, me fal se nxitoj!
    Te dua, or mik, prandaj te kerkoj!
    -Me fal, kush je, s'te njoh, s'te kujtoj!?
    * * *
    JEMI MIJRA KETEJ, JU MIJRA ANDEJ
    NE ROBER TE MERGIMIT, JU ROBER TE VETVETES
    SHTIMI KETEJ-ZBRAZETI ANDEJ
    EPILOGU-VETVRASJE E TMERRSHME.

    FEMIJET TANE-GJYKIMI I SE ARDHMES
    TA BEJME ATE QE C'BEME NGA MARREZIA
    NESE DICKA TE MIRE BEJ ME KETO VARGJE
    PO KETEJ DHE ANDEJ, QE JEMI QINDRAMIJRA!?
    -----------
    Deri kur!?
    Zemra te kthyera ne kasaforta parash
    Tjetersim me te tmerrshem s'me kan' pare syt'
    Kerkoj njeriun e vertete qe t'i flas
    E gjej te pafuqishem ne udhekryq.

    C'esht' ky ankth njerezor ne udhekryq shpirtrash?
    Mjegullnajes se parase, udhetim mijravjecar
    Avaz i vjeter me skllever piramidash
    Deri kur o Zot, do vazhdoje ky avaz!?
    * * *
    ---------
    Vazhdojne te rrine
    Ata qe erdhen
    Ata qe erdhen
    Te ikin nuk dine!
    S'ju beka vone kurre
    Atyre qe erdhen
    Atyre qe erdhen
    Me njeqind flamure!!!
    Vazhdon maskarada
    S'u lodhen, per Zot!
    Kostume, gravata
    Me koken pa kok'

    As dine se c'flasin
    C'ju thuhet as dine
    Vec dine te masin
    Karriken ku rrine.
    As dine te skuqen
    Te zverdhen as dine
    Vec dine te turren
    Te zhvatin Shqiprine!
    * * *
    Si femi
    Sot kerkoj vec perkedhelje
    Sot jam bere si femi
    Nje perralle dua per fjetje
    Mos me ndahet der' ne zgjim.

    Sot provova perkedheljen
    Edhe qava si femi
    Si femi e ndjeva veten
    Ne ket' cast te burreris.
    * * *
    Ku...

    Ku ka dhimbje,
    lind nje renkim.
    Ku ka qarje,
    pikon nje lot.
    Ku ka qeshje,
    eshte nje gezim.
    Ku ka ndihme,
    eshte dhe nje shok.
    -----------------------------
    --------------------------------------------------------------------------------
    ------------------------------------------------------------------------------------------
    sa shpejt iku rinia
    duke prit ditet e mira
    duke prit nji shtet
    duke prit nji kthim

    puno puno per vend
    e sot ai vend as qe te njef
    njerzit jan verbuar
    vetem euron jan duke shiquar

    i kam perjetu ato qe the ma parź
    sot sme interosn te lexoj te kaluaren
    ajo me sjell vetem lot
    sot vetem dua te jetoj troq

    si femij
    si fillozof
    si grof
    si prof
    si njeri i lirź

    e lir nga fjala
    e lir nga shprehja
    e lir nga liria
    e mbrojtur nga stuhia

    ka ndoj ditź jam arrogante
    per te mbrojtur drejten time
    ka ndoj dit jam kritike e ambel
    per ti gjunjezu njerzit e verber
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dorontina : 19-04-2007 mė 16:50
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  9. #19
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Je i Madh.

    Citim Postuar mė parė nga mondishall
    Ku...

    Ku ka dhimbje,
    lind nje renkim.
    Ku ka qarje,
    pikon nje lot.
    Ku ka qeshje,
    eshte nje gezim.
    Ku ka ndihme,
    eshte dhe nje shok.
    * * *
    Tek fjala e fundit(shok), nese pranoni, keni vendin dhe ju z.Bili99. Borxhin po ma shtoni ju mua, aq sa s'di sa kredi duhet t'i marr vetes time, per ta shlyer me nder.
    I kerkoj prape ndihme z.Agim Doci, qe s'do ma pertoje sigurisht, sic nuk ka pertuar deri tani, me shpirtmadhesine dhe fjalngrohtesine e tij te cmueshme.

    z
    .................................................. .......................
    Jam i nderuar,
    Mos tu shtershin kurre ngjenjat...dhe kurre mos tu harxhofshin shprehjet per te shprehur ata....
    Me nderime nga Amerika, Bili99

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Dorontinan kush ma solli
    Ne ket' ore pas mesnate?
    Mos vall' nga legjenda doli
    Per te hyre prap ne vargje?

    Mos me mbaj inat o gjume
    Se kam borxhe ne ket' bote
    Kujt me pak e kujt me shume
    I dergoj fjalen e ngrohte.
    FALEMINDERIT!!!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •