Close
Faqja 5 prej 21 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 208
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,071

    Kuvendi, të hënën debat për videon greke

    • Komisioni i Jashtëm parlamentar do të mblidhet të hënën për të diskutuar ngjarjen e rëndë të videos skandal ku ushtarë grekë kishin kthyer në himn të tyrin një këngë rraciste ndaj shqiptarëve.

    Vendi anëtar i NATO-s tashmë është demaskuar publikisht për mënyrën sesi po reagon ndaj këtyre ngjarjeve.Kryetari i komisionit të politikës së jashtme, Preç Zogaj tha dje se që ditën e hënë do të diskutohen me urgjencë përmbajtja e këngëve antishqiptare gjatë marshimit të ushtarëve grekë.

    “Do ta diskutojmë në komision të hënën mes gjithë anëtarëve dhe do të vlerësojmë çështjen, sigurisht pasi të shohim edhe qëndrimin e autoriteteve greke mbi këtë situatë”, - tha Zogaj. Tepër i rezervuar në komentet në lidhje me ngjarjen e djeshme dhe videon e publikuar, ai tha se “akte të tilla ushqehen nga qarqe të vjetra në Greqi dhe theksoi se një skandal i tillë e turpëron shtetin grek”. Megjithatë, komentet e mëtejshme, Zogaj tha se do ja lenë mbledhjes së të hënës në komision. Deri nesër sipas tij, do të shihen vlerësimet e autoriteteve greke, që sigurisht do të merren parasysh gjatë diskutimeve që do të zhvillohen të hënën. “Nuk dihet se si do të veprohet në këtë rast”, - tha Zogaj, teksa përjashtoi hartimin ndoshta të një rezolute. Ai theksoi se i mbetet autoriteteve më të larta.

    Reagimi

    Notë të ashpër proteste qeverisë greke për videon skandal të ushtarëve grekë që këndonin këngë me përmbajtje të fortë antishqiptare. Republikani Sabri Godo tha dje se qeveria duhet të bëjë notën më të ashpër të protestës që ka bërë ndonjëherë ndaj qeverisë greke për ngjarjen e ndodhur dje. Ndërkohë që i kërkoi ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu të reagojë në mënyrë të veçantë për këtë ngjarje të rrallë. “Tirana zyrtare duhet të reagojë ashpër. Nuk është hera e parë që ndodhin akte të tilla”, - tha Godo. Sipas tij, Shqipëria duhet të reagojë, në mënyrë që të bëhet e qartë se jemi gjallë e akte të tilla nuk duhet të tolerohen. “Të mos na detyrojnë që edhe ne të reagojmë me të njëjtën gjuhë”, - tha Godo, duke përmendur se ky nuk është rasti i parë. Ai theksoi se akte të tilla janë provokime që bëhen ndaj shqiptarëve dhe ky është rasti më i mirë që qeveria shqiptare të reagojë.

    Ndërkohë që politikani Pëllumb Xhufi u shpreh për “Gazeta Shqiptare”, se një ngjarje e tillë kur ushtarët grekë stërviten me këngë antishqiptare, është shumë herë më e rëndë se një incident. “Është një ngjarje më e rëndë se sa një incident. Për mua është një frymë që po edukohet në shoqërinë greke, në shkolla e gjithandej”, - tha me shqetësim Xhufi. Sipas tij, për këtë arsye situata është më e rëndë se një incident dhe duhet të vlerësohet si e tillë. Megjithatë, Xhufi nuk dha ndonjë variant se si duhet të reagojë shteti shqiptar ndaj kësaj ngjarjeje. “Nuk mund të them se si duhet të jetë reagimi, por ngjarja është e rëndë”, - tha ai.

    GSH

  2. #42
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    150

    Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët

    A Duhet Te Kete Nje Reagim Mbare Shqiptar Per Videon Raciste Te Ushtrise Greke Apo Te Vazhdojme Me Strategjine Qe Mos E Qello Kosheren Me Shkelm Se Ngelesh Pa Mjalt ?
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    eshte dicka qe dihej por kjo video tregon me fakte ate qe flitej .
    ne video permendej dhe Turqia dhe nuk e di cfare reagimi ka bere shteti turk .
    por nje gje eshte e sigurte qe turku kembet ne qafe ka per ti ngritur grekut mbas asaj vidjos .

  4. #44
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    ..........................
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 04-03-2007 më 09:10
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    shume e kruajne b... keta greket por kur ti hyje ushtria turke per 24 ore ne athine
    atehere do behen njerez ata .

  6. #46
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Racizmi i ushtrisë greke, Tirana hesht

    Athinë, deputetët e PASOK: Të japë sqarime ministri i Mbrojtjes

    MARKO CAKA / ATHINE

    Tirana zyrtare hesht përballë publikimit të videove të ushtarëve grekë që kanë shpërthyer në një racizëm antishqiptar, gjatë një stërvitje në prani të eprorëve të tyre.

    Publikimi i pamjeve filmike nga gazeta greke "Ta Nea", ku disa ushtarë grekë shfaqen duke mashtruar, teksa këndojnë këngë antishqiptare ka ngjallur reagime të shumta edhe brenda vetë Greqisë. Por kjo nuk ka ndodhur në Tiranë. Në faqen zyrtare të internetit të qeverisë shqiptare nuk është pasqyruar asnjë qëndrim lidhur me ngjarjen. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Tiranë, Desada Metaj, e pyetur nga gazeta "Panorama", mbrëmë rreth orës 19:18, nëse dikasteri diplomatik shqiptar kishte ndonjë reagim lidhur me skandalin e ushtrisë greke, tha se "ende nuk kemi reagim". Në po të njëjtën kohë gazeta kontaktoi edhe me zv/ministrin e Mbrojtjes Petrit Karabina. Ai tha se lidhur me video-skandalin e ushtrisë greke ka përgatitur një konferencë shtypi, që do të zhvillohet sot rreth orës 11:00 në Ministrinë e Mbrojtjes. Zyrtari i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, refuzoi të jepte më tej ndonjë koment paraprak lidhur me skandalin. Ndërkaq ditën e djeshme në të gjitha faqet shqiptare të internetit që është publikuar lajmi për videon antishqiptare të ushtarëve grekë, ka pasur një reagim të menjëhershëm nga shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Shqiptarët e kanë konsideruar një akt të pastër racist veprimin e ushtarëve grekë, të cilët teksa stërviten, këndojnë "i shihni ata, i quajnë shqiptarë, litarë do të bëjmë me zorrët e tyre".

    Skandali në Greqi

    Pamjet filmike janë publikuar nga gazeta greke "Ta Nea", e cila zbuloi skandalin. Sipas kësaj gazete, kënga antishqiptare e ushtarëve grekë këndohet, teksa ata janë duke bërë një stërvitje në terren, konkretisht një marshim rreth 50 kilometra. "Filmi" është regjistruar nga telekamera e një telefoni celular. Një personazh i ngjarjes, oficer epror i ushtarëve që bëjnë thirrje kundër shqiptarëve dhe turqve, ka thënë se një veprim i tillë u lejohet ushtarëve, me qëllim ngritjen e moralit të tyre. Megjithatë prania e një ushtaraku epror me ushtarët që po këndonin këngën, është cilësuar si një skandal i përmasave të veçanta në Greqi. Më shume se gjithçka tjetër në Greqi është e qartë se publikimi i pamjeve të tilla filmike dëmton imazhin e vetë ushtrisë. Megjithatë Ministri grek i Mbrojtjes Meimarakis, ditën e djeshme është përpjekur të shmangë pyetjet e gazetarëve rreth skandalit. Por situata është ashpërsuar në Parlamentin grek. Menjëherë pas publikimit të videove raciste, deputeti i PASOK, Mihail Karhimaki ka lëshuar kritika të rënda ndaj ministrit të Mbrojtjes Meimarakis lidhur me pamjet ku ushtarët grekë bëjnë thirrje raciste. Deputeti i PASOK-ut, e ka cilësuar këtë ngjarje si një turp dhe ofendim të rëndë për uniformen e ushtrisë greke, duke kërkuar që ministri i Mbrojtjes të japë shpjegime për skandalin. Zyrtari i dikasterit të mbrojtjes në Greqi e ka cilësuar kritikën e deputetit si një rast, që opozita dëshiron ta përdorë për të njollosur figurën e tij me pyetje të pakuptimta.

    Ushtarët maniakë
    Njëra nga pamjet filmike, ku ushtarët grekë bëjnë thirrje kundër shqiptarëve dhe turqve është transmetuar dje nga televizioni vendas "Mega", në Greqi. Ndërkaq gazeta "Ta Nea", që botohet në Greqi, denoncon se thirrjet raciste nuk janë problemet e vetme për ushtrinë helene. Në skandalin ku ka hyrë ushtria greke, sipas gazetës përfshihet edhe një aksion kufitar në det ku u kapën dhjetë klandestinë në brigjet e Rodosit, të cilët pas ndalimit u keqtrajtuan dhe u fyen përmes akteve barbare. Mediat greke kanë denoncuar se skandali i ushtarëve grekë vazhdon më tej me fotografi dhe video pornografike të vetë ushtarëve, që janë publikuar në faqe të ndryshme interneti.



    Videoja për të fshehur skandalin e oficerit


    ATHINE - Hapësira që i kanë kushtuar mediat greke videos ku ushtarët helene shprehin urrejtjen e tyre ndaj shqiptarëve është shumë e vogël nga hapësira mediatike, që i është kushtuar fotografive të një oficeri grek, që shfaqet lakuriq. Ushtarët janë kapur në flagrancë, teksa kërkonin shoqëri në internet për marrëdhënie homoseksuale "online", përmes fotografive dhe pamjeve filmime nudo, që kishin publikuar. Një skandal i tillë ka pushtuar prej ditës së enjte mediat greke. Pikërisht pas publikimit të materialeve të tilla komprometuese për oficerët dhe ushtarët grekë, është publikuar edhe videoja ku shprehet urrejtja ndaj turqve dhe shqiptarëve. Ka dyshime të forta se një video e tillë antishqiptare dhe kundër Turqisë, është publikuar pikërisht për të tërhequr vëmendjen e publikut nga skandali i publikimit të fotografive, ku shfaqet lakuriq oficeri i ushtrisë. Gjithsesi Greqia ka një ligj kundër thirrjeve të tilla ndaj popujve të tjerë dhe nuk dihet, nëse një skandal i tillë do të bëhet objekt i punës së organeve të drejtësisë për ndëshkimin e shkelësve të ligjit në fjalë.



    Reagon ish-kreu i komisionit të Jashtëm
    Godo: Jam i shokuar nga pamjet, qeveria të reagojë menjëherë

    TIRANE - Ish-kryetari i komisionit Parlamentar të Jashtëm, Sabri Godo ka thënë dje se është shokuar nga imazhet filmike të ushtarëve grekë, të cilët gjatë stërvitjes këndojnë këngën antishqiptare. Në komentin e tij, Godo e ka cilësuar si një racizëm të pashembullt videon e publikuar, e cila bën fjalë për këngën e ushtarëve grekë gjatë mashtrimit të tyre 50 kilometra të gjatë. Kreu i komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Shqipërisë Godo, ka pohuar dje se pas kësaj ngjarje qeveria shqiptare duhet të reagojë menjëherë, duke dënuar ngjarjen e rëndë. Politikani i njohur Sabri Godo ka thënë më tej se Shqipëria dhe Turqia, edhe kjo e prekur nga fjalët fyese që përmban imazhi filmik, duhet të koordinojnë mes tyre protestën ndaj akteve dhe marrëzive të tilla të pashembullta. Godo ka kujtuar se Greqia është pjesë e strukturës së atlantikut verior NATO, dhe në këto kushte veprime të tilla janë ngjarje të pafalshme për shtetin grek. I pyetur nga mediat, nëse publikimi i kësaj videoje, ku ushtarët grekë shfaqin racizmin dhe antishqiptarizmin e tyre, do të ketë ndikim në marrëdhëniet mes dy vendeve, Sabri Godo është shprehur duke thënë se "një marrëzi e tillë nuk mund të ndikojë aspak në marrëdhëniet e mira dhe në traktatin e miqësisë Shqipëri-Greqi". Godo ka qenë nga të vetmit politikanë dhe zyrtarë të shtetit shqiptar që ka shfaqur reagimin e tij lidhur me videon e publikuar nga gazeta greke "Ta Nea". Gjithsesi mësohet se përveç Tiranës zyrtare, e cila ende nuk ka artikuluar ndonjë reagim lidhur me videot e skandalit edhe në Athinë, Kryeministria, Ministria e Mbrojtjes apo Ministria e Jashtme mësohet se nuk kanë dalë ende me një qëndrim zyrtar për këtë rast.

    Shkaku i thirrjeve

    Thirrjet dhe këngët e tilla të ushtarëve grekë, kundër shqiptarëve dhe turqve janë pranuar se kanë ndodhur edhe më parë. Konfirmimi vjen nga oficerë të ushtrisë turke, që kanë thënë se thirrje të tilla u janë lejuar ushtarëve me qëllim për t'u ngritur atyre moralin.

    Distancimi grek
    Edhe pse prej dy ditëve pamjet filmike dhe kënga antishqiptare e ushtarëve grekë është publikuar në mediat helene, autoritetet zyrtare të Athinës ende nuk kanë shprehur distancimin nga akte të tilla. Një veprim i tillë nuk është kërkuar ende nga Tirana zyrtare.

    Panorama
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #47
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Shkodrani që zbuloi video-skandalin grek


    Video-skandali grek, asnjë reagim nga Tirana zyrtare

    Nuk ka patur gjatë ditës së djeshme asnjë reagim nga politika në Tiranë lidhur me sekuencat e një videoje amatore, ku dëshmohej këndimi i disa vargjeve me përmbajtje të fortë antishqiptare nga toga të ushtrisë greke gjatë stërvitjes. Veç një prononcimi të Sabri Godos dhe një emisioni televiziv në darkë, pjesa tjetër e Tiranës zyrtare, në vecanti qeveria, e ka kaluar në heshtje skandalin. Reagimi me heshtje ishte i pritshëm dhe është në vazhdën e pafuqisë që vërehet prej vitesh në mënyrën si i trajton Tirana zyrtare këto raste. Dje ndërkohë është shfaqur në TV edhe djali që sinjalizoi egzistencën e videove në Ta Nea dhe Shekulli. Ai quhet Francesk dhe është nga shkodra, aktualisht emigrant në Suedi. Në një intervistë në A1 Televizion, ai tha se kishte vendosur të bënte publik në Tiranë dhe Athinë, zbulimin e tij, sepse në cdo vend normal do konsiderohej skandaloze, që vargje të tilla të urrejtjes dhe racizmit ekstrem të këndohedhin nga një vend, anëtar i BE, ushtria e të cilit aderon në NATO.

    Cesk Marjakaj eshte djali qe zbuloi videot e urrejtjes. Ne e kontaktuam Ceskun me email dhe ai iu pergjigj me miresjellje disa pyetjeve te Shekullit.

    Kush është Francesku, nga eshte dhe ku jeton tani?

    Quhem Çesk Marjakaj, (francesk shkruhet në email – shën red) jam nga Shkodra dhe jetoj e punoj ne Stockholm/Suedi.

    Si rate ne gjurme te këtyre videove?

    Me daten 19 shkurt po kerkoja ne internet videoklipe nga forcat speciale ushtarake te vendeve te ndryshme te botes. Ajo qe gjeta tek forcat speciale greke ...ishte me shume se ajo qe kerkoja une.... U ndieva keq nga videoja dhe kontaktova mediat. Filimisht mendova te kontaktoj mediat shqiptare ne Tirane por pastaj mendova: meqe videoklipi ishte xhiruar dhe vendosur ne internet nga ushtare greke mendova qe sensibilizimi duhet te filloje ne Greqi, ia nisa edhe Ta Nea-s

    Aktualisht nje gazete ne Tirane dhe nje ne Athine e kane botuar lajmin. Kjo është ajo që prisnit?

    Mediat ne Tirane dhe ne Athine nuk duhet te ndalojne se komentuari derisa pergjegjesit te vihen para pergjegjesise dhe eproret e ushtrise greke te na tregojne se qfare masash jane duke marre per te parandaluar qe nje gje e tille te ndodhe ne te ardhmen!

    Si ndihet një emigrant, aq më tepër në këtë pozicion të vecantë që keni ju në këtë çështje, kur sheh që nuk ka, le të themi hë për hë, asnje reagim nga qeveria shqiptare…

    Nuk mendoj se qeveria shqiptare duhet te hidhet perpjete menjehere. Ajo duhet te presi dhe te analizoje me gjakftohtesi veprimet dhe masat e pales greke,por mendoj qe meqe çeshtja ne fjale ka prekur te gjithe shqiptaret qe e kane pare videoklipin, atehere edhe qeveria shqiptare duhet qe te prononcohet disi.

    Adresat ku mund të shihen videot e urrejtjes në internet

    http://www.youtube.com/watch?v=t8fEkLI8J6k

    http://www.youtube.com/watch?v=_rKGOF0bQ3E

    Shekulli
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #48
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Une vete ofroj "zorren" time per ushtaret greke... gjynaf se vete nuk dine ta perdorin... prandaj dhe une e ruaja per femrat greke

  9. #49
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Nuk kam ndonje koment per skandalin, por lexuari shtypin ditor shqiptar ne internet, hasa ne dicka qe me beri te qesh. Ne gazeten Shqip ishte ky titull: Ushtaret greke: Duam gjak shqiptar , si pershkrimi me poshte kishte nje foto te ushtrise greke! (Hape kutizen e kaltert per te shikuar foton)

    http://www.gazeta-shqip.com/f470-185...eket-kurva.jpg

    ... rastesisht doja te shoh daten e krijimit te fotos, dhe me beri te qesh emri i fotos qe administratoret e botimit ne internet te kesaj gazete e kishin emeruar ate forografi: ushtaret-greket-kurva.jpg

    Ja properties-i origjinal i fotos ne fjale:

    http://<a href="http://imageshack.us...&#91;/IMG]</a>

    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga Nemesistjeter
    Une vete ofroj "zorren" time per ushtaret greke... gjynaf se vete nuk dine ta perdorin... prandaj dhe une e ruaja per femrat greke
    edhe un i nje mendimi jam o burra te mbledhim sa me shume¨zorre¨ se kombi grek ka nevoje per to.tja bejme hallall se i kemi dhe kojshi

Faqja 5 prej 21 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •