“Protestë” kundër videos antishqiptare me letra nëpër pallate, e-maile dhe sms.
Pas videos antishqiptare të ushtarëve grekë, nëpër muret e pallateve kanë filluar të ngjiten disa “trakte” për të bojkotuar çdo produkt helen. E njëjta thirrje dje është transmetuar edhe nëpër e-maile, forume të ndryshme, apo me sms nëpër celularë. “A e patë videon e ushtarëve grekë? Kjo nuk ka lidhje me nacionalizmin, ka lidhje me barbarinë e tyre. Nuk është faji jonë! A e patë se sa të lehtë e pati qeveria dhe opozita shqiptare të heshtnin? Ky është para së gjithash faji jonë!
Gjatë vitit të kaluar, i dhamë Greqisë: 406.5 milionë euro mallra të importuara, 300 milionë euro duke përdorur AMC dhe Vodafone, 68.6 miliardë lekë në formë depozitash në katër bankat greke që veprojnë në Shqipëri, i dhamë për pak para edhe punën e djersën dhe paguam diskriminimin e 800 mijë bashkëatdhetarëve tanë…Si shkëmbim për këtë morëm jo thjeshtë këngën e ushtarëve grekë që duan të bëjnë lidhëse këpucësh me zorrët tona…”. Kjo është vetëm një pjesë e tekstit të shpërndarë dje kudo, ndërsa thirrja ka vazhduar për të mos blerë asnjë produkt grek apo depozitim parash nëpër bankat e tyre në Tiranë.
g.tiranes
Krijoni Kontakt