Close
Faqja 12 prej 21 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 208
  1. #111
    mir bejne keto te rinj qe djegin flamurin grek po kjo nuk shpreh asnje gje perderisa shteti yne hesht dhe nuk ndihet, perderisa 800 mije emrigrante ne greqi nuk bejne nje proteste ca kuptimi ka kjo.mos e harroni gramoz palushin se u vra vetem se po festonte fitoren per shqiperine.megjithese nuk dua ta pranoj po realiteti eshte se ne jemi te mallkuar qe jetojme ne kete shtet te vdekur

  2. #112
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous
    Altin Metaj
    1 Mars 2007

    Një video që ka qarkulluar këto ditë në internet ka tronditur fort Ministrinë Greke të Mbrojtjes. Në video e cila është realizuar nga një celular dallohen qartë ushtarë grekë të cilët janë duke kryer një maraton prej 50 Km për qëllim stërvitjeje. Përgjatë rrugës nën kujdesin edhe të oficerëve ushtarët këndojnë këngë që improvizohen gjatë rrugës, me përmbajtje të theksuar antishqiptare dhe jo vetëm.

    Në njërën prej tyre thuhet: “I shikoni ata, I quajnë shqiptarë, litarë do të bëjmë me zorrët e tyre. I shikoni ata, quhen turq, opinga do bëjmë me lëkurën e tyre”. E gjithmon nën këtë ritëm dëgjohen të qeshurat dhe këngë të tjera në vazhdim me përmbajtje të përafërta për turq, shqiptarë apo maqedonas. Videot mund të ndiqen në http://www.youtube.com/watch?v=t8fEkLI8J6k

    Egzistencën e videove e ka bërë të ditur gazeta greke “Ta Nea”. Një ish oficer Nikos Toskas i intervistuar nga “Ta Nea” thotë se kënge të tilla përdoren rëndom për të ngritur moralin e ushtarëve. Z. Toskas ka pranuar se kur ai shërbente në Evria ka lejuar ushtarët që të këndonin himne me përmbajtje të përfarta. “Tani që e mendoj kamë përshtypjen se e kam tepëruar pak” thotë Toskas.

    I menjehershëm ka qënë edhe reagimi i ushtarakëve të lartë grekë, të cilët janë shprehur kategorikisht kundra këngëve të tilla. “Fryma e urrejtjes është tashmë e huaj për ushtrinë greke” thotë një ushtarak grekë z. Thanasis Bafas. Sipas Z. Bafas egziston që prej 6 vjetësh një vendim që ndalon në ushtrinë greke hedhjen e parrullave apo këngë që ofendojnë turqit, shqiptarët apo edhe kombësitë e tjera. “Kushdo qoftë ai që shkel urdhërin në fjalë, do të përballet me pasojat” thotë z. Bafas.
    Keto lloj kengesh jane praktika mesjetare dhe nuk ka aresye qe nje ushtri e nivelit NATO t'i perdore ato .Te mos harrojme se ushtria greke ka marre pjese ne shume operacione si anetare e NATO-s per ruajtjen e paqes ne bote.Mund te kete ndonje plak te lajthitur oficer qe i vazhdon keto praktika .Keto nuk jane kenge trimerie, turp.Pastaj, te mos harrojme ne rast lufte ne front te pare do te veme vorioepiriotet c'do te behet ne kete rast ....lojra me zarar nuk i duhen te tilla Europes keto jane DE-MODE.Po Turqia i di keto video ?
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  3. #113
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Citim Postuar më parë nga nostradamus99
    Çfare ushtrie turke, ku guxon turku me shkel jashte kufijve te vet mos harro rusi
    i rrin ne qafe.

    ne duhet te bazohemi ne forcat e tona
    Nostradamus e ke gabim, sepse situatat gjeopolitike ne ballkan e gjetke kane ndryshuar dhe kane sjelle afrime armiqsh dhe largime miqsh. Ne rastin e Rusise afrimiteti me Turqine ka bere xheloz edhe USA edhe EU. Si shprehet ky afrimitet ? une besoj tek marrdheniet ekonomike - ndiqe kete link :

    https://www.cia.gov/cia/publications...s/tu.html#Econ

    TURKEY
    Imports - partners:
    Germany 11.7%, Russia 11%, Italy 6.5%, China 5.9%, France 5%, US 4.6%, UK 4% (2005) dhe ky 11% i $120.9 billion f.o.b. ne total eshte $13.2 billion. Mos te permendim ketu turizmin Rus ne Turqi qe kap shifrat e 1.000.000 turisteve ne vit....
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Postime
    112
    [[QUOTE]Mendo pastaj ti rrasin shqelmin shqipove te greqise e ti kthejne andej nga erdhen se cfare do ndodhte me ata. Cfare do hanin me Shqiperi e ku do punonin?
    Apo do fillonin ta merrnin buken me liste sic ndosh ne gjysmen e qyteteve te varfera shqiptare.Po sa here ju ka kapur greku per ***** dhe ju ka hedhur jashte kufijve te tij dhe po aq here jeni kthyer mbrapshte dhe i keni lutur ****** atyre duke mohuar dhe nacionalitetin tuaj dhe duke i lejuar greket tju shajne juve, ata qe ju kane bere koken dhe gjithe shqiptaret e tjere.PO nga ca si puna jote qe jetojne aty ne greqi na ka dale nami per keq ne shqiptareve se jeni gati te humbisni shpirtin tuaj, personalitetin dhe cdo gje njerezore qe kishit ne shqiperi qe vetem e vetem te hani nje cope buke duke pranuar cdo gje qe thote greku per ju.
    Mos dil me shpat te madhe e te mbrosh grekun se po si i interesove me grekut ose po mos tia lusesh ****** me ti grekut, ai te hedh ne rruge dhe se ka per gje.
    PO pse spyet veten njehere pse greket vetem diskriminojne shqiptaret qe jane aty dhe jo ndonje nacionalitet tjeter?
    Nese sarrin dot te gjesh pergjigjen ta garrantoj une qe kushdo tjeter ne kete forum mund te ta japi.


    Pastaj shiko sesi u drejtohesh ti shqiptareve"""SHQIPOVE""" pap ike respekti more mec duket ke filluar te besosh cdo gje qe thone greket per ne shqiptaret.
    Per ta perfunduar dua nje pergjigje nga ty Si te therrasin greket ty aty ose me sakte si e ke emrin e pagezimit?
    Ndryshuar për herë të fundit nga vlonjatja_usa : 06-03-2007 më 13:58
    Me mendje e shpirt ne Vlore.

  5. #115
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Mustafaj: Ky episod duhet trajtuar me maturi


    Ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj, deklaroi dje për mediat se MPJ është për t'i shtuar miq Shqipërisë dhe jo për të futur frymë konfliktualiteti. Në reagimin e tij ndaj pamjeve filmike, ku tregoheshin ushtarë grekë që stërviteshin duke kënduar këngë antishqiptare, ministri i Jashtëm shqiptar shtoi se ai “e vlerëson këtë episod, për aq sa meriton të ketë rëndësi”. “MPJ ka reaguar në rrugë normale, në rrugë diplomatike dhe këtu përfitoj nga rasti të përshëndes reagimin shumë të shëndetshëm që ka pasur shtypi grek dhe në një masë të madhe dhe klasa politike greke në parlament, në rrugë institucionale. Këto janë reagime që i shërbejnë forcimit të miqësisë midis dy vendeve tona, forcimit të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona fqinje, që kemi qenë dhe do të jemi dhe, është në interesin e të gjitha palëve, që të jemi sa më pranë njëri-tjetrit”, shtoi kreu i diplomacisë shqiptare. Duke përshëndetur dhe reagimin shumë të afërt të Ministrisë greke të Mbrojtjes, Mustafaj theksoi se Ministria e Jashtme është për t'i shtuar miq Shqipërisë dhe jo për të futur frymë konfliktualiteti. “Jemi në një fazë bashkëpunimi shumë të ngushtë me qeverinë greke, qoftë në marrëdhëniet dypalëshe, qoftë dhe në bashkëpunimin që kemi, madje dhe në fushën ushtarake”, përfundoi ministri i Jashtëm, komentin e tij.

    Gazeta55
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #116
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Zogaj: Shpresojmë që skandali i ushtarëve grekë, të jetë i izoluar

    Kryetari i komisionit të jashtëm tha se po merrej informacion nga Ministria e Jashtme dhe në varësi të tij, në mbledhjen e sotme, do të mund të dilet me një qëndrim unanim


    Kryetari i komisionit të jashtëm parlamentar, Preç Zogaj, deklaroi dje, pas përfundimit të mbledhjes së komisionit të jashtëm që diskutoi në lidhje me skandalin e videos së ushtarëve grekë, se uron dhe shpreson që pamjet filmike ku tregoheshin ushtarë grekë të cilët stërviteshin duke kënduar këngë antishqiptare, të jenë akte të izoluara. Megjithatë, sipas tij, përmasat e këtij skandali do të dalin nga investigimi, që, sipas informacionit, po bën pala greke e ndoshta, edhe strukturat e NATO-s, sepse Greqia bën pjesë në NATO. “Nga investigimi që do të bëhet, do të dalin edhe dimensionet që ka skandali, sigurisht që ky imazh me një armiqësi me fqinjët na sjellë një kohë të vdekur, një kohë të kaluar dhe nuk i bën mirë askujt, por priret të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha ai. Në këtë drejtim, deputeti demokrat theksoi se “është detyra jonë ta analizojmë me gjakftohtësi këtë skandal, t'i japim përmasat që ka dhe të vazhdojmë në rrugën e integrimit në NATO, dhe në rrugën e forcimit të marrëdhënieve me Greqinë”. Zogaj shtoi se komisioni i jashtëm po merr informacion nga Ministria e Jashtme dhe në varësi të tij në mbledhjen e sotme do të mund që të dilet me një qëndrim unanim. “Sigurisht që jemi duke pritur edhe reagimin e institucioneve greke, sepse ky është një skandal që është publikuar dhe denoncuar nga mediat greke, gjë që tregon që Greqia mediatike, por edhe ajo politike, nuk mund të jetë dakord me skandale dhe me qëndrime të tilla, kështu që, në këtë kuadër, do të mbajmë një qëndrim shumë realist. Është e paimagjinueshme që institucionet greke të mbështesin marshet e armiqësisë së Greqisë me fqinjët, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me gjithë frymën e kohës që jetojmë, ndaj ne urojmë që të jetë një rast i izoluar që, disa oficerë, u japin ushtarëve të tyre tekste të tilla, gjithsesi, është e shëmtuar edhe në këtë nivel dhe kjo, nuk ka dyshim”, vijoi më tej ai. Megjithatë, sipas kreut të komisionit të jashtëm, kjo çështje duhet parë në kontekstin e marrëdhënieve që Shqipëria ka me Greqinë dhe në kontekstin e përpjekjeve që “bëjmë për t'u anëtarësuar në NATO, pasi këto janë skandale që nuk i bëjnë mirë asnjë ushtrie të NATO-s dhe nuk kanë asnjë lidhje me vlerat rreth të cilave është bashkuar Aleanca e Atlantikut të Veriut, prandaj një qëndrim nga institucionet e Greqisë është i pashmangshëm dhe besoj se do të ketë një qëndrim të tillë”.

    Gazeta55
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #117
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Dobjani: Skandali nuk duhet të shërbejë si nxitje për elementë nacionalistë brenda Shqipërisë


    Përfaqësues të partive shqiptare, por edhe Avokati i Popullit, kanë reaguar dje njëzëri, pas bërjes publike edhe në mediat shqiptare, të videos me ushtarët grekë. Ish-ministri i Jashtëm dhe anëtar i komisionit për politikën e jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Kastriot Islami, tha se kjo është një ngjarje e rëndë dhe e dënueshme dhe që kërkon, në radhë të parë, një investigim nga vetë shteti grek, për të evidentuar se sa reale dhe në çfarë niveli ajo përcakton përgjegjësitë e shtetit grek. Megjithatë, sipas Islamit, ajo duhet të jetë e lidhur me qarqe të caktuara. “Besoj se qeveria shqiptare, me qetësi dhe maturi, duhet të presë investigimin dhe informacionin e plotë nëpërmjet strukturave të shtetit shqiptar. Mbi këtë bazë duhet të përcaktohet dhe qëndrimi i shtetit shqiptar, që duhet të jetë një qëndrim adeguat ndaj veprimeve, qëndrimeve e deklarimeve të tilla”, tha Islami. Ndërkohë, presidenti Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, e quajti “një akt shumë i shëmtuar që implikon ushtrinë dhe qeverinë greke, por edhe Brukselin, sepse ushtria greke është një pjesë e NATO-s”. Sipas Cekës, kjo ngjarje nxit urrejtje, jo vetëm ndërnacionale në Ballkan, por sipas tij, është edhe një akt i dhunës terroriste dhe i dënueshëm edhe nga ligjet ndërkombëtare. Sipas tij, qeveria shqiptare duhet të kërkojë sqarime nga pala greke. Ndërkaq, edhe Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, e quajti këtë episod të palejueshëm dhe të turpshëm. “Por nëse do ta marrim në koherencë me rastet e shfaqura nga elementë të caktuar të shoqërisë, nëse një shtetas grek do të marrë këtë edukatë qysh në ushtri, ai do ta shfaqë këtë urrejtje edhe në vitet e mëvonshme të jetës së tij. Kjo është shumë e dëmshme dhe shkon ndesh me politikën e fqinjësisë së mirë mes popullit shqiptar dhe tij grek. Por nga ana tjetër, kjo nuk duhet të shërbejë si nxitje për elementë nacionalistë brenda Shqipërisë, ajo duhet trajtuar me qetësi”, tha Dobjani.

    Gazeta55


    PS Ne gjithe deklaratat e mesiperme,dalim tek fjalet e Brarit.
    Ndersa qeveritare e avokate te Popullit kerkojne qetesi dhe maturi,Neritanet e Cekajve kerkojne konfrotim.Jane te njohura e me te vjetra se kerkimet e tij arkeologjike ata cka thote me siper sharlatini i zbardhur ne thinja dhe ide.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 06-03-2007 më 14:14
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #118
    Nenoficeri grek ka zhdukur nga interneti video-skandalin

    17:06 06/03/07




    Zhduket nga interneti videoja, ku ushtarë të Forcave Speciale greke këndonin këngë me përmbajtje të fortë antishqiptare.

    Nga një kërkim të hënën në darkë në adresën ku gjendej videoja http://www.youtube.com/watch?v=_rKGOF0bQ3E, rezultoi se ajo nuk ndodhet më aty.

    Në vend të videos, dilte shënimi në anglisht: "This video has been removed by the user" - "Kjo video është hequr nga përdoruesi".

    Pra me c’duket nënoficeri i forcave speciale që është edhe autori I hedhjes së kësaj vidoje në internet ka nxituar të riparojë atë që bëri, duke zhdukur imazhet filmike.

    Sidoqoftë, dërguesi i videos ka lënë dashur pa dashur, gjurmët e identitetit të tij në YouTube.

    Së pari, aty vërtetohet lehtësisht data e regjistrimit dhe e hedhjes në internet të videos.

    Data e regjistrimit, është qershor 2006.

    Disa artikuj që aludonin dje në shtyp, apo media të tjera, se videoja është e vjetër, hidhen poshtë nga vetë përmbajtja e tekstit prezantues të videos.

    Teksti që hedhësi i videos në internet ka shkruar në momentin që ka vendosur ta bëjë një gjë të tillë, është:

    "...Etsi giati ida kati malakies apo tourkous. 50 km Grek Marines 505 TP/N June 2006… Tragoudaki gia ta vromotourka. Apo ton Efedro An8ipoloxago Eidikon Dynmameon…".

    Në shqip përkthehet: "E vura këtë video sepse pashë disa budallallëqe që kishin vënë turqit. 50 km marshim nga Reparti 505 TP/N i marinsave grekë, qershor 2006. Këngë për turqit e qelbur. Nga nënoficeri i Forcave Speciale…".


    Pra, postuesi i videos prezantohet si nënoficer i Forcave Speciale greke.

    ***

    Arsyeja e hedhjes së videos, nga sa kuptohet edhe prej përmbajtjes së disa videove që i paraprijnë asaj, është zemërimi i ushtarakut në fjalë, me disa video dhe komente të postuara nga dërgues turq.

    Në të njëjtën faqe, gjen disa komente dhe video me autorësi turke, ku fyhen grekët.

    Ndërkohë publikimi i të dhënave mbi ekzistencën dhe përmbajtjen e videos nga "Ta Nea" dhe "Shekulli", ka rritur në maksimum numrin e vizitorëve të kësaj videoje nga radhët e emigrantëve në Greqi dhe në vende të tjera.

    Disa minuta para se videoja të zhdukej nga YouTube, numri i vizitorëve, nga 28 që ishte ditën para botimit në dy gazetat në Athinë dhe Tiranë, kishte arritur dje në mbi 5 500.

    ***

    Pas 12 orësh nga zhdukja e videos origjinale, dikush tjetër është kujdesur të rivendosë sot një video ku ushtarët këndojnë këngë të forta nacionaliste në adresën http://www.youtube.com/watch?v=9Pa2-XwMkOk

    Zhdukja e videos së vendosur nga nënoficeri i specialeve greke, ka shumë mundësi që të bëjë që historia e saj të mbetet në stadin e "verifikimit”, i cili mund të veshtiresohet se tepermi, për shkak se videoja origjinale nuk ekziston më.

    Verifikimi i autenticitetit të videos, proces për të cilin flitej dje në deklarimet politike në Tiranë dhe Athinë, tashmë mund të vështirësohet deri në pamundësi.


    A1Tv
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  9. #119
    Me falni per kte gjykin exprem por ato qe kan ideuar ate video duyan ne sniper edhe ti cosh ne boten tjeter. jane me te kqinj se serbet.
    Kryemafiozi hajduti me i madh i popullit shqiptar del perseri kryhajdut bashkie.

  10. #120
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs up

    Pfff, ato greket si jevgjit duan te na tregojne ne arrat...sa kemi pare ne si puna e tyre, keto gjera na duken si llokume. Ne po i bejme zorret e njeri tjetrit lidhse kepucesh, jo me grekun qe jo lidhse, po kordele ja bejm fare.

    Kur nuk zgjidhim dot gjendjen brenda perbrenda, se c'thuhet jashte pak rendesi ka. Te vine ato njehere te jetojne ne Shqiperi dhe te shohin se si i dalin zorret perjashta.

    Po thoni, na e gjeni icik ate videon qe t'a perhapim neper internet edhe t'i tregojme botes se kush jane greket ne te vertete.
    As qe du me dit!

Faqja 12 prej 21 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •