Close
Faqja 15 prej 21 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 208
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,076

    ”Trakte” kundër produkteve greke

    “Protestë” kundër videos antishqiptare me letra nëpër pallate, e-maile dhe sms.

    Pas videos antishqiptare të ushtarëve grekë, nëpër muret e pallateve kanë filluar të ngjiten disa “trakte” për të bojkotuar çdo produkt helen. E njëjta thirrje dje është transmetuar edhe nëpër e-maile, forume të ndryshme, apo me sms nëpër celularë. “A e patë videon e ushtarëve grekë? Kjo nuk ka lidhje me nacionalizmin, ka lidhje me barbarinë e tyre. Nuk është faji jonë! A e patë se sa të lehtë e pati qeveria dhe opozita shqiptare të heshtnin? Ky është para së gjithash faji jonë!

    Gjatë vitit të kaluar, i dhamë Greqisë: 406.5 milionë euro mallra të importuara, 300 milionë euro duke përdorur AMC dhe Vodafone, 68.6 miliardë lekë në formë depozitash në katër bankat greke që veprojnë në Shqipëri, i dhamë për pak para edhe punën e djersën dhe paguam diskriminimin e 800 mijë bashkëatdhetarëve tanë…Si shkëmbim për këtë morëm jo thjeshtë këngën e ushtarëve grekë që duan të bëjnë lidhëse këpucësh me zorrët tona…”. Kjo është vetëm një pjesë e tekstit të shpërndarë dje kudo, ndërsa thirrja ka vazhduar për të mos blerë asnjë produkt grek apo depozitim parash nëpër bankat e tyre në Tiranë.

    g.tiranes

  2. #142
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    ....

    Filluan nga zgjedhjet, Albania, Al Qaeda etj etj. Grisen flamurin ne mes te himaren, ne sy te policeve!
    Ca beri qeveria, shteti shqiptar ?! Shkoi deri te identifikimi i atyre qe bene kete pune, edhe “denimi” i tyre ne mungese…!

    Vrasin dhe djegin makinat e shqiptareve ne mes te Selanikut e Athines, pse ??
    Sepse Shqiperia i mundi ne futboll ne nje ndeshje krej normale.

    Pastaj fillojne nxjerrin ligje per pashaporta dhe greqizim te te gjithe shqiptareve, prape nuk ka reagime!
    Pastaj provojne me rritjen e numrit te te vdekureve greke ne Shqiperi, gjoja na paskan qene ushtare. Kete radhe sikur u nxehen gjakrat ne Permet, prape me vajtjen e “fortlumturise” se tij, gjthçka u vu ne vend! Nuk ka gje, tha qeveria! Ne ruajme marredhenie te “mira”.

    Tani na del dhe ushtria, aq me teper forcat speciale qe jane nen kontrollin direkt te qeverise i jepkan gajret vetes ne stervitje me kenge antishqiptare!

    Edhe minoritareve greke te shqiperise po jua bene “varrin” vete shteti greke me politiken e tije anti-shqiptare!

    Ne do te bashkohemi nje dite, dhe do te behemi nje shtet i fuqishem, ku do ti theme grekut: duhet ti kthesh Shqiperise 20 000 km2 territor te pushtuar me 1912 si dhe tu kerkoje falje publike shqiptareve per masakrat historike kunder tyre, se perndryshe ju ... .

    P.S Nuk mbaj mend qekur nuk perdor mallra greke, skam cti bej celularit, por per te tjerat made in Italia e me radhe.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #143
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous
    Ne do te bashkohemi nje dite, dhe do te behemi nje shtet i fuqishem, ku do ti theme grekut: duhet ti kthesh Shqiperise 20 000 km2 territor te pushtuar me 1912 si dhe tu kerkoje falje publike shqiptareve per masakrat historike kunder tyre, se perndryshe ju ... .

    Ooo më pëlqen ky entuziazëm... ne tani kemi para shtete si Kroaci e Greqi, mendoni sikur të bëhemi 7-8 milionë e një shtet i madh në Ballkan.

    Bullgaria...Rumania...Greqia... të gjitha këto do ishin mbrapa, prandaj dhe e gjithë kjo është e vështirë por jo e pamundur...

    të shpresojmë...

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Ne do te bashkohemi nje dite, dhe do te behemi nje shtet i fuqishem, ku do ti theme grekut: duhet ti kthesh Shqiperise 20 000 km2 territor te pushtuar me 1912 si dhe tu kerkoje falje publike shqiptareve per masakrat historike kunder tyre, se perndryshe ju ... .

    jam plotesisht i nje mendimi me ty
    dhe mendoj se patriotizmi me i madh eshte qe ti bojkotojme te gjitha prodhimet greke bankat etj se kjo do ti djegi me shume se djegja e flamurit.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  5. #145
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133

    Organizata Omonia denon djegien e flamujve greke

    Organizata „Bashkimi demokratik i Minoritetit Etnik Grek Omonia” nepermjet nje deklarate per median ka reaguar ne lidhje me aktet demostrative te djegies se flamujve greke ne disa qytete te vendit.

    Ne deklarate thuhet se keto akte fyejne ndjenjat kombetare te nje popull. „Duam te theksojme se aktet e diteve te fundit dhe sidomos ato ne Sarande, qe mesa duket nxiten nga forcat e padukshme dhe nga qarqet ultranacionaliste antigreke, kane si synim te cenojne bashkejetesen e shembullore te komunitet tone me qytetaret e tjere si edhe te prishin marredheniet e mira qe ekzistojne mes dy vendeve fqinje. Nuk duam qe akte te tilla te na cojne ne situata te konfrontueshme etnike” thuhet ne deklaraten e shoqates Omonia. Kjo shoqate paralajmeron me tej se nuk do toleroje, ndersa shton se neqoftese keto akte do vazhdojne do te reagojne ne menyra te tjera.
    Shoqata i ben apel qeverise, faktoreve politike konstruktive si dhe medias te distancohen nga akte te tilla dhe te tregojne se nuk jane indiferente kur nje pjese e qytetareve te ketij vendi fyhet masivishit dhe nepermkembet dinjiteti i tyre kombetar.

    Balkanweb.


    Tani ti bie murit me koke apo si?
    Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!

  6. #146
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga ardi_truss

    Ne deklarate thuhet se keto akte fyejne ndjenjat kombetare te nje popull.
    Po Omonia çfarë tha për këngën, ka bërë ndonjë deklaratë për këngën, apo ata djemtë grekë që këndojnë në kor duhet ta "ëmbëlsojnë" më shumë zërin.

    Citim Postuar më parë nga ardi_truss
    Duam te theksojme se aktet e diteve te fundit dhe sidomos ato ne Sarande, qe mesa duket nxiten nga forcat e padukshme dhe nga qarqet ultranacionaliste antigreke,
    Po ku janë këto forca, se shqiptarët reagojnë gjithmonë pas një veprimi të grekëve dhe asnjëherë nuk janë të parët në këto poshtërsi.


    Citim Postuar më parë nga ardi_truss
    kane si synim te cenojne bashkejetesen e shembullore te komunitet tone me qytetaret e tjere si edhe te prishin marredheniet e mira qe ekzistojne mes dy vendeve fqinje. Nuk duam qe akte te tilla te na cojne ne situata te konfrontueshme etnike
    hipokrizi...hipokrizi...hipokrizi dhe hipokrizi


    Citim Postuar më parë nga ardi_truss
    se nuk jane indiferente kur nje pjese e qytetareve te ketij vendi fyhet masivishit dhe nepermkembet dinjiteti i tyre kombetar.
    Nuk do rinë indiferentë?!... po ne si duhet të reagojmë... tu çojmë lule atyre ushtarëve apo ti ftojmë në turne këtu në Pallatin e Kongreseve... se ishin grup i mrekullueshëm.

    Shto dhe ti në mur një trakt "Bojkotoni ushqimet greke"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dragut : 08-03-2007 më 14:42

  7. #147
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs up

    Ore po qe do behet nami, nami do behet edhe do ja beje PAFFFFFF...

    Ku ke pare ti qe te shahet Shqiptari ne ate forme edhe mos t'i ndodhe ndonje gje atyre qe e shane. Une ve doren edhe floket ne zjarr biles qe Shqiptaret po ja bejne planin...do t'i vije siraja edhe Grekeve po he.

    Me ne e gjeten ato.
    As qe du me dit!

  8. #148
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Gazetat e krimit politik te majte ne vend: Shekulli + Gazeta Shqiptare, se bashku me disa televizione qe kane nen kontroll, po mundohen te bejne te pamunduren per te acaruar maredheniet Tirane-Athine, duke perdorur cdo gje qe mund te provokojne. Dhe idiotesia e njerezve te paguar te shtypit nuk njeh limit, deri dje e gjenin armikun e popullit sa ne minoritaret e Himares, ca ne eshtrat e ushtareve te vdekur ne Kosine, sa ne te qenit me kombesi greke te kreut te KOASH, kurse sot e gjejne tek nje video amatore ne Internet bere vite me pare e hedhur ne youtube! Kujt do ti kish shkuar nder mend qe edhe nje video ne youtube do te behej kryelajm ne Tirane! Dhe si gjithmone, lajme te tilla mbareshtojne njerezit e pashkolluar te rruges dhe kultivojne me se miri injorancen dhe urrejtjen. Per kete, si Gazeta Albanesse si Gazeta SHIKU meritojne nje yll te kuq ne balle.

    Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte se kalemaxhinjte kerkojne prononcime nga ana e qeverise shqiptare dhe asaj greke per kete problem, kujtojne se kreret e shteteve jane ne nivelin e tyre te rruges qe pord..t e pazarit i bejne kryelajm.

    Albo

    Po e shikon me shumë cinizëm këtë gjë Albo. Po pse e pranueshme është të trajtohemi si rrecka, qoftë dhe në internet. Atë çështjen e "eshtrave" të ushtarëve në Kosinë nuk e trajtuan vetëm mediat që përmed ti!

    Mos po paragjykon shqiptarët që janë të sugjestionueshëm, dhe bien lehtësisht në "grackat" e shtypit majtist/italian. Apo të shtypit në përgjithësi kur flasin e shkruajnë që shqiptarë keqtrajtohen nga ushtarët grekë, kur kritikojnë qeverinë greke për mosveprim, apo kur flasin për deklaratat e Bollanos... që nëse e mban veten për tolerant, duhet ti shikosh që janë jashtëzakonisht provokuese.

  9. #149
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Te vesh perseri shqiptaret si fajtore, nderkohe qe dikush kerkon te bej litar me zorret e tyre edhe ne kohen e globalizimit, ky eshte kulmi i kulmeve qe vec nje mendje e semure, ose e shitur mund te kryej.

    Te vesh perpara idealin e "fqinjesise se mire" edhe perpara ketij kercenimi te paprecedente, do te thote qe te besh BIZNES te qelbur dhe interesaxhi me kete fjale qe duhet te nenkuptoj me te vertete fqinjesi te mire ne realitet dhe jo ne letra apo neper gojat e dallaveraxhive dhe gjakprishurve shqiptare.

    Nuk eshte vetem qeveria shqiptare qe protestoi per kete gje, por dhe vete qeveria Maqedonase qe paska qene ne dijeni te videos dhe paska protestuar qysh ne 2001. Ardian Kloseve te gazetave dhe te forumeve do u thoja ti meshonin vendit, dhe te relaxohen, se akoma nuk eshte thene fjala e fundit per asgje. Edhe nese nuk do thuhet ne kete bote, do takohemi te gjithe ne diten e gjykimit ku te gjithe gjakpiresit do mbajne pergjegjesine per hipokrizine dhe tradhtine e tyre, krimi me i rende qe ne kohet me te kahmotshme.

    To Berati TO BERATI bertisinin kur arriten deri ne malin tone te shenjte si kafshe te terrbuara ashtu si fqinjet e tyre te mirfillte "te mire" Sllavet, bertisnin " Nema Draca nema Serbia" kur arriten ne Durres duke plackitur e djegur femije plaka e kisha(bashke me librat e regjistrat e tyre). Ju qofte i lehte ferri, edhe pse per tipa si puna juaj ketu siper duhet shpikur dhe nje rreth tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 08-03-2007 më 15:20
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    fleni shqipetar fleni

Faqja 15 prej 21 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •