Close
Faqja 13 prej 21 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 208
  1. #121
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Ne jemi te mare fund! Bejme gam gam kot. Pse nuk dalin ne proteste gjith populli i Tiranes? Pse nuk dalin ne proteste te gjith studentet e Universitetit te Tiranes edhe te shkojne edhe ti shkundin te gjitha Ambasadat Europiane per tu treguar se ne nuk kemi vdekur?
    A ka ndonje student ketu ne forum???????? Apo sa per te na shitur dengla ketu ne forum me llafe te bukura.
    Ku jane Shqiptaret??????? A ka mbetur ndoje Shqiptar ne Tirane? Apo ju ka bere Janullatosi te gjithe Greke?
    Epo lerini filmat edhe shkruani me ndonje teme tjeter se duhen burra per te kete pune nuk duhen langare qe lehin gjith diten
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    10
    te jesh racist ne kohet e sotme nuk eshte vetem prapambetje kulturore por edhe shterim argumentesh inteligjente qe vjen nga mos edukimi dhe lavazhi i trurit .... kjo vlen si per greket edhe per shqiptaret, e them kete me zemer te thyer por ka ca shqiptare qe u ka shteruar edhe ajo pak inteligjence qe trashegojme nga te paret tane qofshin afrikanopitekus , pallazge, ilire, arber, apo kushdo qofshin ...

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Zakonisht ne ushtri kenge te tilla perdoren kur antishtet kur jane ne lufte me ate shtet.Nuk e kuptoj Greqia nga nje ane thote qe ka nje miqesi te mire me Shqiperine nga ana tjeter perdorin kenge anti shqiptare.Te perdornin antiturke mund te kuptoja qe Turqia per Greqine eshte nje shtet si ushtrak ,si ajror kercenim per Greqine ketu e shume vjet.Por megjithate Turqia eshte nje shtet i forte nga ana ushtarake.Shqiperia nuk e ka kercenuar kurre Greqine me forcen e saj ushtarake.Kjo eshte nje propagande e Greqise per Shqiperine.

  4. #124
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Më pëlqen që diskutoni me kaq zjarr për një çështje të tillë.

    Me thënë të drejtën më habit fakti që shumë nga ju anashkaloni një të vërtetë. A e dini se edhe në forcat speciale shqiptare (komando) këngë të këtij lloji janë këduar nga shqiptarët? Këngë me përmbajtje jo të hijshme për serbët dhe grekërit? Jo nuk e dini. Po ta dinit nuk do dilnit të flisnit këtu kot.

    Prandaj mos u nxitoni të gjykoni.


    Shëndet.

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  5. #125
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Citim Postuar më parë nga Peniel
    Më pëlqen që diskutoni me kaq zjarr për një çështje të tillë.

    Me thënë të drejtën më habit fakti që shumë nga ju anashkaloni një të vërtetë. A e dini se edhe në forcat speciale shqiptare (komando) këngë të këtij lloji janë këduar nga shqiptarët? Këngë me përmbajtje jo të hijshme për serbët dhe grekërit? Jo nuk e dini. Po ta dinit nuk do dilnit të flisnit këtu kot.

    Prandaj mos u nxitoni të gjykoni.


    Shëndet.

    ns
    U fute ne nje fushe ku un bej pjes.
    Nuk jam tek komandot, pasi punoj ne tjeter njesi. Por, kam shum shoke oficere apo nenoficere qe punojne aty dhe nje gje e tille qe ti thua s'eshte aspak e vertete, per kete te jesh i bindur.
    Eshte e vertete qe edhe ne kemi kenge, sikurse te gjitha njesite "speciale", por eshte kategorikisht e ndaluar, mund te bashkbisedosh me ndonje shok por me ze te ulet, pasi po flasim per eliten e ushtrise, elite qe varet direkt nga Ministri, e jo si repartet e tjera, dhe kjo gje e ben me te rende ate qe ne po flasim, pasi ushtaret ne fjale jane te forcave speciale pra oficeret, nenoficeret si dhe ushtaret profesioniste jane te zgjedhur pasi ne rast nderhyrje, dalin jashte repartit vetem me urdher te Ministrit te mbrojtjes, nuk ka te drejte askush ti perdori, sikur Shefi i Shtabit te Forcave, gjeneral me 4 yje, nuk ju jep urdhera atyre, cdua te them me kete: ato qe kendojne kenge me ate teks, e kane kenduar dhe te tjere here pasi as qe ju bente pershtypje se dikush po i filmonte, ndersa neve as bisede me shokun nuk mund te bejme me till fjalor, pasi nese behet nje skandal i tille, pergjegjesite shkarkohen direkt ne hirarkine me te larte.

    Eshte, mbetet nje akt per tu denuar.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #126
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    E prisja këtë lloj reagimi.


    Unë kam qenë në forcat speciale 'komando' dhe e di fare mirë se si funksionojnë. Ndoshta në këto vite i kanë ndryshuar këngët, po unë me gojën time i kam kënduar vargje të tilla. I kam akoma në mendje fytyrat e minoritarëve që ishin të detyruar të këndonin një këngë të tillë, pasi disiplina e fortë nuk i lejonte të ishin indiferentë.


    Kuptove? Shko bëj një xhiro në Zall-Herr dhe dëgjo njëherë këngën e komandove atje meqë je ushatrak. Siç thashë, këngë të tilla kanë qarkulluar po tani nuk e di nëse ekzistojnë akoma.


    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  7. #127
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Peniel



    Nuk e di kohen se kur ke qendruar ne ushtri, por me duket se te dy po dalim jasht teme, e respektoj mendimin tend, keshtuqe nuk e quaj te kote te replikoj, gjithsesi:

    Forca speciale qe ishin ne video, ose me sakte me identitetin qe media ju ka dhene, jane shume me lart se komandot, mund ti = me ato te farkes "berretat e kuqe". Keta te fundit nuk kane ushtare (aktive) por jane te gjithe rrogtare, ose me mire Oficer dhe NenOficer, dhe me ate info qe une kam "thithur" nga media dhe forcat ne video ishin te kesaj kategorie.

    Ne te tilla forca (reparte), kontrolli eshte shume i rrepte, jo vetem per skandale, por edhe per "rrjedhje informacioni", per shkak te rendesise qe keto forca kane, sikurse e citova dhe me lart, hirarkia e tyre.

    Shembull, nese ne x repart, perveç atyre te lart permendur, kendohet nje kenge e tille, askush nuk do te vinte ne pune gjithe kete mekanizem sic po ndodh ne rastin konkret, pasi nje X oficer apo nenoficer i pishem detyron jo vetem 20 djem te rinj, por gjithe batalionin 600 veta (nese ky eshte me sherbim, jashte orarit te punes) te kendojne kenge me tekst "racist". Natyrisht te nesermen do te merrej masa per te, por sdo ti jipej kaq rendesi.

    Komandot, jane force speciale, por dhe forcat speciale ndahen ne kategori, dhe ne rastin konkret komandot nuk jane te atij kalibri, dhe te besoj nese nje gje e tille mund te kete ndodhur.

    Por reparti ne fjale, kengetaret ne fjale, (shpresoj mos te jete ai repart qe une ne Qershor kam stervitje, se...), per ta eshte nje veprim shume i rende, dhe ajo qe une dyshoj dhe shpresoj te mos jete e vertete, se mos mbrapa fshihet nje tjeter "armik" se sa ato ushtare qe kendojne, ke identifikoj si "armik", shume faktore, nje nga keto lobby grek per te testuar politiken shqiptare apo .... .

    Mirulexofshim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ingenuous : 07-03-2007 më 11:43
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #128
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga shefqeti11
    Nenoficeri grek ka zhdukur nga interneti video-skandalin

    17:06 06/03/07




    Zhduket nga interneti videoja, ku ushtarë të Forcave Speciale greke këndonin këngë me përmbajtje të fortë antishqiptare.

    Nga një kërkim të hënën në darkë në adresën ku gjendej videoja http://www.youtube.com/watch?v=_rKGOF0bQ3E, rezultoi se ajo nuk ndodhet më aty.

    Në vend të videos, dilte shënimi në anglisht: "This video has been removed by the user" - "Kjo video është hequr nga përdoruesi".

    Pra me c’duket nënoficeri i forcave speciale që është edhe autori I hedhjes së kësaj vidoje në internet ka nxituar të riparojë atë që bëri, duke zhdukur imazhet filmike.

    Sidoqoftë, dërguesi i videos ka lënë dashur pa dashur, gjurmët e identitetit të tij në YouTube.

    Së pari, aty vërtetohet lehtësisht data e regjistrimit dhe e hedhjes në internet të videos.

    Data e regjistrimit, është qershor 2006.

    Disa artikuj që aludonin dje në shtyp, apo media të tjera, se videoja është e vjetër, hidhen poshtë nga vetë përmbajtja e tekstit prezantues të videos.

    Teksti që hedhësi i videos në internet ka shkruar në momentin që ka vendosur ta bëjë një gjë të tillë, është:

    "...Etsi giati ida kati malakies apo tourkous. 50 km Grek Marines 505 TP/N June 2006… Tragoudaki gia ta vromotourka. Apo ton Efedro An8ipoloxago Eidikon Dynmameon…".

    Në shqip përkthehet: "E vura këtë video sepse pashë disa budallallëqe që kishin vënë turqit. 50 km marshim nga Reparti 505 TP/N i marinsave grekë, qershor 2006. Këngë për turqit e qelbur. Nga nënoficeri i Forcave Speciale…".


    Pra, postuesi i videos prezantohet si nënoficer i Forcave Speciale greke.

    ***

    Arsyeja e hedhjes së videos, nga sa kuptohet edhe prej përmbajtjes së disa videove që i paraprijnë asaj, është zemërimi i ushtarakut në fjalë, me disa video dhe komente të postuara nga dërgues turq.

    Në të njëjtën faqe, gjen disa komente dhe video me autorësi turke, ku fyhen grekët.

    Ndërkohë publikimi i të dhënave mbi ekzistencën dhe përmbajtjen e videos nga "Ta Nea" dhe "Shekulli", ka rritur në maksimum numrin e vizitorëve të kësaj videoje nga radhët e emigrantëve në Greqi dhe në vende të tjera.

    Disa minuta para se videoja të zhdukej nga YouTube, numri i vizitorëve, nga 28 që ishte ditën para botimit në dy gazetat në Athinë dhe Tiranë, kishte arritur dje në mbi 5 500.

    ***

    Pas 12 orësh nga zhdukja e videos origjinale, dikush tjetër është kujdesur të rivendosë sot një video ku ushtarët këndojnë këngë të forta nacionaliste në adresën http://www.youtube.com/watch?v=9Pa2-XwMkOk

    Zhdukja e videos së vendosur nga nënoficeri i specialeve greke, ka shumë mundësi që të bëjë që historia e saj të mbetet në stadin e "verifikimit”, i cili mund të veshtiresohet se tepermi, për shkak se videoja origjinale nuk ekziston më.

    Verifikimi i autenticitetit të videos, proces për të cilin flitej dje në deklarimet politike në Tiranë dhe Athinë, tashmë mund të vështirësohet deri në pamundësi.


    A1Tv
    Videot normale qe i kan rujt shqiptaret, edhe un kam kopjen time, se e dija qe do i hiqnin qe neser pasneser te mbulohet nga harresa kjo gje, ose pse jo, te dali sikur ska ndodhur kurre.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #129
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Peniel
    E prisja këtë lloj reagimi.


    Unë kam qenë në forcat speciale 'komando' dhe e di fare mirë se si funksionojnë. Ndoshta në këto vite i kanë ndryshuar këngët, po unë me gojën time i kam kënduar vargje të tilla. I kam akoma në mendje fytyrat e minoritarëve që ishin të detyruar të këndonin një këngë të tillë, pasi disiplina e fortë nuk i lejonte të ishin indiferentë.


    Kuptove? Shko bëj një xhiro në Zall-Herr dhe dëgjo njëherë këngën e komandove atje meqë je ushatrak. Siç thashë, këngë të tilla kanë qarkulluar po tani nuk e di nëse ekzistojnë akoma.


    ns
    Edhe Gjermanet vrane nja 50 milione Ruse, po si perfundim sikur i kane lene menjane cmendurirat. Perse Greku vazhdon ti bie te njejtes daulle, madje duke e goditur me fort e me fort ? Ket je ne gjendje ta shpjegosh ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #130
    Analog Brain Maska e josif
    Anëtarësuar
    26-02-2004
    Vendndodhja
    madagaskar
    Postime
    245
    Personalisht, videoja e disa racisteve greke nuk me ben pershtypjen e nje lajmi 'boom'.

    Te gjithe e dime se keto lloj veprimesh kryen rendom ne Greqi, dhe jo vetem ne ushtri. Llogjikoni pak, kjo video eshte rregjistruar nga ata ushtare per qejf, jo nga ndonje paparazz. Mendoni se cfare bejne ata kur nuk kane objektivin para. Barbarizma te paimagjinueshme.

    Kush me shume e kush me pak, te gjithe i dime historite e dhimbshme te emigranteve shqiptare. Keto vuajtje fillonin qe ne torturat e tmerrshme ne kufi. (Personalisht njoh nje mikun tim, te cilit i kane fikur cigaren ne sy), per te mos folur per rrahje deri ne vdekje, qe kane qene aq te shpeshta.

    Gjithsesi, barbarizmit nuk duhet ti pergjigjemi me shprehje deshtakesh. Shprehje deshtakesh jane te gjitha keto sharje boshe qe ne u bejme grekeve. Cfare vlere ka te shajme kot, kur policet ne greqi, cdo dite fyejne shqiptaret.

    E vetmja gje e mencur, qe mund te bejme ne per momentin, eshte te punojme. Te punojme me shume per Shqiperine, derisa te arrijme potencialin e nevojshem per te kthyer pergjigje. Vetem atehere do te kete mundesi qe edhe vete greku te na i kete friken, ne te kundert te mund ti pergjigjemi padrejtesive me te gjitha mjetet.

    Prandaj, do ti beja ftese te gjitheve, perfshi edhe atyre gjimnazisteve te pafajshem, qe urrejtjen per grekerit, ta kthejne ne deshire per pune dhe per te mesuar.

    Respekte te gjitheve!
    He walks among us, but He is not one of us ...

Faqja 13 prej 21 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •