A ka ndonje site ne internet ku mund te shikojme kete videon?
A ka ndonje site ne internet ku mund te shikojme kete videon?
Te reagojne theeeee. Minimumi te jete sa reagimi i tyre nqs vidjon do ta kishim bere ne!!!Postuar më parë nga Justiniani 2007
Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni
Nga Ela Ruçi
Greqia konfirmoi rishtas se e ka në grusht politikën shqiptare dhe se as “diplomatikisht” nuk jemi në gjendje të formulojmë një notë proteste. Në fakt përveç ca deklarimeve të përmbajtura, zyrtarisht nuk protestojmë fare në emër të “marrëdhënieve të mira”.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë deklaroi publikisht se kishte reaguar ndaj shfaqjes së videos së ushtarëve grek por mbajti sekret një dokument që duhej të ishte një notë zyrtare dhe publike.
Që nuk kemi kurajë të përgjigjemi siç duhet kur policia greke asiston në djegien e flamurit shqiptar duke u justifikuar me faktin se ata që e kryejnë këtë veprim janë thjeshtë tifozë, këtë e kemi jetuar dhe pranuar në heshtje. Që politika shqiptare nuk nxjerr zë kur Greqia hap e mbyll kufinjtë me Shqipërinë duke kërcënuar qëndrimin dhe jetën normale të emigrantëve tanë në shtetin fqinj, ky është një lajm i rutinës së marrëdhënieve të fqinjësisë. Që kur qarqe greke djegin flamurin shqiptar në Himarë dhe politika nuk bën as fushatë politike partiake në këtë qytet të bregdetit shqiptar, këtë e konfirmuam rishtaz në 18 shkurt. Por për Ministrin e Jashtëm shqiptar nuk përbën një rast për t’u deklaruar as kur, jo një individ, por një institucion, si ushtria e një vendi anëtar në NATO, stërvit ushtarët e saj duke recituar vargje barbare ndaj shqiptarëve.
Bonizmi i diplomacisë shqiptare është një realitet i njohur në mënyrë të veçantë në marrëdhëniet me Greqinë. Në vite me radhë diplomatët shqiptarë janë justifikuar pa fund për nevojën e marrëdhënieve të mira dhe vetpërmbajtje. Por nuk kanë shpjeguar ende pse këto marrëdhënie të mira rrezikohen nga një notë zyrtare proteste dhe qenkan të paprekura kur shteti fqinj, zyrtarisht dhunon çdo marrëveshje dypalëshe të fqinjësisë dhe normat apo standardet e vendosura nga NATO apo BE. Pse kur vendi fqinj kolegu im tha se sjellja e diplomacisë shqiptare është shprehje e një servilizmi ndaj Greqisë, por më futet më shumë një paaftësi për të reaguar në duke e quajtur këtë publikisht një sjellje diplomatike korrekte. Pse një kundërshtim i politikës antishqiptare të vendit fqinj konsiderohet nga politikanët shqiptarë një “provokim” ndërsa vargjet barbare të atyre që ruajnë kufirin me ne, dhe që duhet të jenë pjesë e misioneve të paqes bashkë me ushtarët tanë, janë një rast për t’u hetuar. Pse nuk reagohet asnjëherë kur eurodeputetët grek në Parlamenti Europian ankohen dhe nxijnë imazhin e Shqipërisë, për shkelje dhe dhunim të minoritetit grek apo vjedhje të pronës së tyre dhe nëse partitë politike bëjnë fushatë në Himarë, menjëherë Greqia zyrtare reagon me deklarata publike në mbrojtje të asaj që vazhdon ta quajë zonë minoritare.
“Marrëdhëniet e mira dypalëshe” është një formulë e diplomacisë apo e takimeve zyrtare mes kryeministrave të dy vendeve, tashmë tradicionalisht pas viteve ’90. Por bonizmi i diplomacisë tonë merret vetëm si dobësi dhe i ngjan më shumë se ruajtje nga mosprishja e marrëdhënieve, frikës për të folur, pa tona nacionaliste, por duke transmetuar atë që shqiptarët mendojnë dhe ndjejnë në raste të tilla ekstreme, pa i lënë që ndjeshmëritë e tyre të drejtohen drejt nacionalizmit karakteristik për ballkanasit. Ne nuk shquhemi si popull i nacionalizmit ekstrem, jemi të kujdesshëm edhe kur flasim për shqiptarët që jetojnë në trojet e tjera në Ballkan, dhe për emigrantët dhe të drejtat e tyre në vendet fqinje dhe akoma më tepër kur bëhet fjalë për çështje si Çamëria. Por kjo në diplomaci mund të konsiderohet një strategji e ruajtjes së marrëdhënieve të mira, por dhe dobësi e diplomacisë së një shteti sovran.
Ministria greke e Mbrojtjes dënoi videon ku ushtarët grekë këndojnë marshe antishqiptare
Athinë, 6 mars - Ministria greke e Mbrojtjes e dënoi videon ku duken ushtarë grekë duke kënduar marshe anti shqiptare. Një zëdhënës i ministrisë nxorri një deklaratë ku thuhet se vendi i tij dënon pa mëdyshje incidente të tilla, duke shtuar se vërtetësia e videos ende nuk është konfirmuar. Në videon e publikuar në Internet shihen ushtarë, me sa duket grekë, që i këndojnë marshet gjatë trainimit. Publikimi i saj u bë shkak për protesta në Shqipëri, ku pati një incident në të cilin u dogj flamuri grek. Zëvendësministri shqiptar i Mbrojtjes, Petrit Karabina u bëri thirrje autoriteteve greke t'u japin fund akteve të tilla të papranueshme dhe skandaloze.
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
E theksoj perseri edhe pas postimeve tuaja te rrembyara e pa asnje lloj llogjikimi.
Ate video e kane bere 5 veta qe do gjykohen per ate pune qe bene.
Nuk e bejne perdite ushtrite ate marshim e ju lodhni koken kot se s'e kuptoj se ca jeni duke kujtuar?!
Kujtoni ju se do fitoni gje duke i dhene rendesi 5 ushtareve?!
Turqit kane rrezuar avione luftarake greke duke bere stervitje edhe nuk ka ndodhur asgje, ju merreni me llafe ne tym jo greket jo turqit jo islamiket shqiptare jo fondamentalistet kosovare etj etj.
Ballkan hesapi ca pret?
Ham Ham e luga bosh...
un them qe greket jan per ti pshurr ne goje...me falni per fjalorin po jan me i pshurr si rrace
Tålkìng behind my båck? While yoù re there..Kiss My Ass!!
Digjej flamuri shqiptar nga tifozat grek, policia aty, asnje arrestim.
Digjet flamuri grek ne Fier, me vrap ne komisariat ai qe e dogji bashke me disa shoke qe demostruan.
Me kete qe shikoj, mendoj se kemi nevoje per nje parti nacionaliste.
Ah mer shtet mer shtet, eshte koha e maskarejve, por atdheu i shqiptareve.
"Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"
te dashur forumiste me duhet tju bej te ditur qe sot me dat 06.03.07 ne sheshin para bashkise Elbasan esht ber nje proteste kunder shtetit Grek.duke mar shkas nga video e transmetuar te rinj te qytetit te Elbasanit kan dal ne proteste ku kan djegur edhe flamurin e Greqise.
e pranishme ka qen dhe policia ku per disa momente nuk ka lejuar qe protesta te vazhdoje edhe pse protestuesit kishin mar leje nga bashkia.si gjithmone tregohet dobesia e shtetit qe ne vend qe te protestoje bashk me qytetaret e saj,i ndalon ato.ky esht nje turp per shtetin shqiptar dhe bravo i qofte ketyre djemve te guximshem qe marin mundimin te djegin flamurin grek ne mes te Elbasanit!
URIME FIERIT!!!
keshtu duhet te bejn te gjitha qytetet!
Ata cunat e Fierit u treguan rrugace si ata greket qe po kendonin kenget antishqiptare kurse parlamenti u tregua servil qe nuk e beri te madhe kete problem.Te isha une nuk do thoja "te beje shteti grek dicka".
Nuk eshte turp qe per nje gje qe eshte denoncuar nga vete media greke shteti yne te rrije me i heshturi???
Ndryshuar për herë të fundit nga Militik : 06-03-2007 më 10:48
une jam me mendimin e njerit pak me lart,qe ne te gjitha qytetet e shqiperise duhet te protestojne dhe ti tregohet grekut dhe perkrahesvet te tij qe shqiptaret kan dinjitet!te djegish flamurin grek eshte gjeja me e paket qe mund te behet!
Krijoni Kontakt