Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 208
  1. #181
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga arturo
    Ka studiuar në shkollën kryesore ushtarake greke në Athinë “Shpresa të reja”, Evelpidhon. Pasi ka lënë përgjysmë shkollimin ushtarak i është kthyer përfundimisht jetës civile. Duke mos harruar episodet e 3 viteve të kaluara në Athinë, në shkollën e vendosur në lagjen Vari.
    Rolandi paska qene 3 vjet atje dhe s'ka mesuar se Shkolla e Kadeteve, te cilen ai ndiqte, perkthehet (mgjs sforcueshem) "Shpresat e mira". Kohe e humbur kot...
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  2. #182
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Ne kete teme do mjaftonte vetem ky postim:

    Citim Postuar më parë nga Peniel
    Më pëlqen që diskutoni me kaq zjarr për një çështje të tillë.

    Me thënë të drejtën më habit fakti që shumë nga ju anashkaloni një të vërtetë. A e dini se edhe në forcat speciale shqiptare (komando) këngë të këtij lloji janë këduar nga shqiptarët? Këngë me përmbajtje jo të hijshme për serbët dhe grekërit? Jo nuk e dini. Po ta dinit nuk do dilnit të flisnit këtu kot.

    Prandaj mos u nxitoni të gjykoni.


    Shëndet.

    ns
    Gjysma e anetareve qe shprehu mendimin e vet ne kete teme jane femra, pra nuk dine cfare eshte ushtria. Gjysma tjeter perbehet nga meshkuj, te cilet zor se e kane bere ushtrine ne Shqiperi (per shume arsye, moshe, emigrimi, e kane paguar etj etj). Dhe aq me pak jane ata qe kane bere ushtrine ne nje njesi speciale.

    Te gjitha njesite speciale ne bote funksionojne ne menyren qe u paraqit ne video. Na pelqen ose jo kjo eshte nje e vertete. Fanatizimi i tyre eshte nje realitet dhe kur nuk kane armiq duhet ti krijojne.

    P.S. Peniel, duke qene komando hipe nje shkalle ne respektin tim. Je tek e para.

  3. #183
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Ne kete teme do mjaftonte vetem ky postim:



    Gjysma e anetareve qe shprehu mendimin e vet ne kete teme jane femra, pra nuk dine cfare eshte ushtria. Gjysma tjeter perbehet nga meshkuj, te cilet zor se e kane bere ushtrine ne Shqiperi (per shume arsye, moshe, emigrimi, e kane paguar etj etj). Dhe aq me pak jane ata qe kane bere ushtrine ne nje njesi speciale.

    Te gjitha njesite speciale ne bote funksionojne ne menyren qe u paraqit ne video. Na pelqen ose jo kjo eshte nje e vertete. Fanatizimi i tyre eshte nje realitet dhe kur nuk kane armiq duhet ti krijojne.

    P.S. Peniel, duke qene komando hipe nje shkalle ne respektin tim. Je tek e para.

    Ej po pse argument është ky ë? Po juve ju kanë zënë sytë eurot greke. Po ku jepi ti shohim nai herë këto video me shqiptarë që këndojnë duke sharë grekët?

    Ja po e pranojmë se edhe shqiptarët këndojnë kështu këngësh, sepse i këndokan të gjitha forcat speciale. Por grekët e nxorrën videon për të shit men dhe për të treguar se nuk e rruajnë fare. Ja me këtë meru ti, ata të tregojnë se nxjerrin video dhe nuk i gjen gjë. Kurse shqiptarët kur këndojnë e mbajnë për vete. E kupton diferencën o file.

    A ka noi ulje për minoritarët grekë këtu d.m.th shtetas shqiptarë. Do u merren të gjitha zorrët apo do ket ulje, meqë janë gjys grekë?

  4. #184
    A ka noi ulje për minoritarët grekë këtu d.m.th shtetas shqiptarë. Do u merren të gjitha zorrët apo do ket ulje, meqë janë gjys grekë?
    po per romet qe japin dhe jeten per Shqiperine si nji aty me poshte? po ata ca faji kane? sa do e kene masen?

    po per minoritaret kineze?

  5. #185
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga BARAT
    Shqipni tavolinash


    Artan Lame

    ZHGENJIMI

    Të nesërmen e ditës së zgjedhjeve, tek dëgjoja Grunnet-in t‘i quante zgjedhjet "zhgënjim" dhe "një shans i humbur", nuk e fsheh se m‘u duk disi e ekzagjeruar. Zgjedhjet vërtet ishin më të këqija se ato të korrikut 2005, por pa diskutim ishin edhe më të mira se ato të majit 1996 (të vetmet të organizuara nga PD-ja). Ditët kaluan, problemet u shoshitën njëri pas tjetrit dhe dalëngadalë fillova të kuptoj thelbin e zhgënjimit të Evropës. Për ta, firmosja para një viti e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit, paskësh qenë një gjë vërtet serioze. Për ta ajo firmë ishte pengu që vërtet politika shqiptare do ta merrte seriozisht udhën e integrimit. Por për ne, ajo firmë paskësh qenë thjesht një copë letër tjetër që na i vunë përpara dhe që e firmosëm si shumë të tjera në këto vite. Por për institucionet serioze të Evropës, tani pas 16 vjetësh sherresh shqiptare, pas kësaj firme nuk ka më llafe, por vetëm impenjim. Për ta çdo germë e atij dokumenti është impenjim serioz dhe detyrim i padiskutueshëm, ndërsa për qeverinë tonë që e firmosi gjithë bujë ishte vetëm një mundësi për të dalë në televizor me të mëdhenjtë e kësaj bote, pa ç‘bëhet më pas hajt mo, do ta shtyjmë siç e kemi shtyrë. Kjo është diferenca në të kuptuar, që u bë e dukshme me lëmshin e zgjedhjeve dhe që i bëri evropianët të kuptojnë se ne nuk e kemi marrë seriozisht.

    Se, e dini sa seriozisht e kanë ata këtë punë (siç i kanë ata të gjitha punët)? Lista e gjatë e vërejtjeve për zgjedhjet fillonte me çështjet madhore të konsensusit politik, të Kodit Zgjedhor, vazhdonte me dhjetëra vërejtje për mënyrën e organizimit dhe ju kujtoj se mbyllej me një vërejtje që "në dhomat e votimit pihej duhan"(!) E kuptoni sa seriozë janë? Kur deputetët tanë, duke pirë duhan votuan ligjin e ndalimit të duhanit në vende publike, as që e morën seriozisht atë ligj. Hë mo, ata të Strasburgut na thanë ta votojmë dhe ja po e votojmë, pa varja pastaj, se mos do na kontrollojë njeri pimë a s‘pimë, a ku e pimë. Por ata të Strasburgut kësaj radhe, pasi Kryeministri hodhi firmën tek ai dokumenti me emrin kollë-sjellës "asocim-stabilizim", e kanë marrë seriozisht çdo germë. Dhe kur na kujtojnë edhe punën e duhanit, lëre pastaj të na falin për gjëra më serioze si puna e turpit të djeshëm në Shijak. Prandaj, sot e kam kuptuar se pse nuk ishte e ekzagjeruar ajo fjala e trishtë "zhgënjim" dhe sesa profetik paskësh qenë Grunnet-i një ditë pas 18 shkurtit dhe 26 ditë para Shijakut.

    KUR TE VIJE DITA

    U ngrenë ca djema në Fier, dogjën flamur‘e grekut e neve na u mbush zemra, demek thamë se e muarmë hakën. Meqë këto punëra janë ngjitëse, u ngrenë edhe ca vërsnikë të tyre në Lezhë e Sarandë e bënë të njëjtën gjë. Pastaj u kthyem të flemë m‘anë tjatër, mos na prishet rehati. Ama punë. Pse kështu do ia mbërrijmë Evropës ne? Le pastaj ata të Lezhës, që e dogjnë flamurin mu bash te Monumenti i Besëlidhjes. Po mor djema, sikur Gjergji i Besëlidhjes të ish mjaftuar vetëm me të djegur të ca flamujve të Turqisë, do të ish harruar me kohë. Po kur do ta marrim vesh këtë punë? Kur të vijë dita që ne të blejmë avionë luftarakë që kushtojnë nga 20 e 30 milionë dollarë njëri, në vend të MIG-ëve tanë të lodhur. E dini se aktualisht Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka asnjë avion luftarak në gjendje gatishmërie! As pulat e laraskat nuk kanë frikë nga ne, e jo më tjetër kush.

    Kur të vijë dita që studentët e universiteteve ta kenë për nder të shkojnë të bëjnë shërbimin ushtarak dhe të mos kërkojnë sa herë bëhen zgjedhje, që për studentët të hiqet shërbimi ushtarak. Kur të vijë dita që oficeri shqiptar të jetë një burrë azgan gjithë grada e medalje, që ngjall frikë e respekt kur të shkojë udhës dhe jo si sot që i shohim sikur të jenë rrogaxhinj të dorës së dytë tek ecin më këmbë a me biçikletë, gjithë frikë mos i shtypë ndonjë "Tuareg" a "Sllon". Kur të vijë dita që politikanjët të zgjasin a përmirësojnë shërbimin ushtarak dhe jo ta shkurtojnë atë vit pas viti, sa tani mbaron pa filluar mirë. Kur të vijë dita që të blejmë tanke të reja e topa me lazer, siç po bëjnë të gjitha shtetet që shpresojnë të hyjnë në NATO. Se a e dini që sot armët në Shqipëri përmenden vetëm për të raportuar sa tanke të vjetra kemi shitur si skrap apo sa topa të prishur kemi sharruar. Kur të vijë dita që ëndrra e një politikani për t‘u bërë ministër i Mbrojtjes, të lidhet me këto aspirata dhe jo me ëndrrën për të bërë tendera për groshët e ushtarëve, orizin e zboristëve dhe rrobat e oficerëve. Kur të vijë dita që djelmoshat të shkojnë pa bërë llafe dhe gjithë vullnet të bëjnë ushtrinë dhe jo si sot që s‘lënë gur pa lojtur që t‘ia hedhin apo të paguajnë ato 3 milionë lekë që duhen për të mos e bërë. Kur të vijë dita që ushtarët me flamur në ballë të kalojnë nëpër qytet duke rrahur çizmet në bulevard dhe gjyshet me nipat t‘u hedhin lule mbi supe. I keni parë si kalojnë të trembur e të bërë pis ushtarët shqiptarë nëpër rrugë, mes muzikës së klubeve dhe kërthizave jashtë të vashave gjithë parfum. Kur të vijë dita që për buxhetin e shtetit deputenjtë të diskutojnë kush e kush për blerjen e armatimeve ultramoderne dhe jo vetëm për pajisjen e burgjeve me dixhital.

    Kur të vijë dita që pronat e ushtrisë të jenë të shenjta dhe të mos jenë thjesht plaçkë tregu deri sa t‘ju dalë pronari, apo t‘i privatizojë ministri i radhës.

    Kur të vijë dita që shqiptarët ta kenë çuar aq përpara vendin e shqipeve, sa t‘u dalë më mirë hesapi të ruajnë dhentë e tyre në livadhet e tyre, sesa të ruajnë dhentë e grekut në livadhet e grekut, siç bën vaki sot. Kur të vijë dita që ta kemi lartuar me punë vendin tonë, aq sa Hasanët e Zenelët ta kenë për nder që u thonë Hasan e Zenel dhe të mos këmbejnë emër e fe për një vizë. Kur të vijë dita që himarjotët të mos i bien hasha gjuhës së gjyshërve për 250 evró pension në muaj, që pastaj i bëjnë rrush e kumbulla në klubin e fshatit duke pritur muajin tjetër. Kur të vijë dita që të nxjerrim nga shkollat e akademitë tona shërbenjësit e fesë me gjak e besë shqiptare, e të mos presim të na vijnë priftërinjtë nga Eladha dhe hoxhët nga Arabistani. Kur të vijë dita që t‘i ndreqim kishat me paratë tona, e jo të presim të na i ndreqë greku me qeramidhe Selaniku, ndërsa ne hamë fara kungulli në trotuarin përballë. Kur të vijë dita që shqiptarët të kenë aq respekt për gjyshërit e vdekur, sa të mos u shesin edhe kokallat muhamedane për ca evró të krishtera. Kur të vijë dita që shqiptarët të lenë kokën për të ruajtur lavdinë e ushtrisë së tyre dhe jo për të plaçkitur depot e ushtrisë së tyre, siç bënë në ‘97-ën. Kur të vijë dita që ne të jemi në gjendje të ndihmojmë NATO-n në pastë nevojë dhe jo të dërgojë Evropa 14 ushtri për të na ndarë neve të mos therim e djegim njëri-tjetrin, siç bëri me Pelikanin në ‘91-in dhe me Albën më ‘97-ën.

    Kur të kemi bërë të gjitha këto, nuk do të jetë nevoja të djegim flamurin e grekut në Fier. Nuk do të kemi nevojë, se greku do mendohet mirë para se të këndojë këngë për të lidhur këpucët me zorrët tona. Por deri të vijë dhe që të vijë ajo ditë, duhet të bëjmë patjatër ato që zura n‘goje, ato që radhita më sipër, se udha për Evropë matet me punë të bëra e jo me flamurë të djegur. Kemi b... t‘i bëjmë? Hë, po i bëmë edhe greku nuk do ketë b... të na nxjerrë këngë. Po nuk i bëmë, le të shtrojmë kurrizin të durojmë dhe të mos i zgjidhim punët siç i kemi bërë gjithmonë: S‘kemi ç‘ti bëjmë gomarit, e i biem samarit.

    Penieli ka shume te drejte, madje si fetar qe eshte, ka gjasa ta kete kaluar edhe shkallen e pare te rrespektit tek une. Tani ndodhet ke me siperorja.


    Vetem se, vetem se Penieli flet per shekullin e kaluar, ku ne po ate shekull Ushtaret Gjermane hanin kokat e gjithe dynjase, mirepo tani nuk i sheh as ata, as francezet, perberes te nje force ushtarake si Nato-ja dhe organizmave nga me te ndryshmet ku boria kryesore shtypet tek te "drejtat e njeriut" etj, qe te bejne gjeste te tilla ne shekullin e XXI. Nuk jemi ne qe kemi ligj lufte me Grekun, por ata qe kane ligj lufte me ne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 15-03-2007 më 14:49
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #186
    TJETER VIDEO, USHTARET GREKE THIRRJE ANTI – MAQEDONISE


    “Gjaku ne venat e maqedonasve te vertete eshte grek”



    Mediat maqedonase kane publikuar nje video, ku shfaqen ushtare greke qe bejne thirrje nazionaliste under Maqedonise. Incidenti, i ngjashem me ate te videos shqiptare ka shkaktuar te njejtin reagii edhe ne mediat maqedonase. Por ndryshe nga Tirana, e cila sot permes sekretarit te Ambasades ne Athine ka kritikuar qendrimin e medias shqiptare, qeveria maqedonase ka dorezuar nje note proteste ne ambasaden greke ne Shkup duke kerkuar ndeshkimin e fenomeneve te tilla, qe mund te cenone marrdheniet dypaleshe. Ne pamjet e xhiruara shfaqen ushtare greke qe gjate stervitjes kendojne: “gjaku qe rrjedh ne venat e maqedonasve te vertet eshte grek”. Videoja eshte xhiruar ne vitin 2005.


    Top-channel. 16/03/2007 19:45



    Keta njerez me te vertet kan probleme psiqike....
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  7. #187
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga Shekulli

    Sindromi i bunkerit

    Nga Gazmend Kapllani

    Filmin e fundit të Klint Izvudit e pashë dy ditë para se të nisesha për një udhëtim në Ballkan, ditari im i dashur. Në atë film Izvud flet për një betejë të Luftës së Dytë Botërore mes Amerikanëve dhe Japonezëve, në një ishull në oqeanin Paqësor. Nuk e sheh betejën vetëm me sytë e Amerikanëve. E sheh me syrin e armiqve të dikurshëm, të Japonezëve. Gazetat shkruajnë që në Japoni spektatorët dalin nga salla e kinemasë të përlotur. Preken sidomos nga fakti që një Amerikan 'kapi' vështrimin dhe ndjenjat e tyre mbi luftën, mbi vdekjen, mbi humbjen...

    Disa mijëra kilometra larg, në tokën e Ballkanit, librat e rinj të historisë që po ndryshohen kanë krijuar bujë. 'Patriotët' fillojnë menjëherë akuzat për komplotin e globalizmit kundër kombit. Në Greqi libri i ri i historisë së klasës së gjashtë fillore u konsiderua nga disa qarqe si 'anti-kombëtar'. Megjithatë, duket se këto qarqe nuk kanë më aq shumë audiencë. Në Turqi gjërat janë shumë më të egra. Profesorët që përkujdesen për librat e rinj të historisë kërcënohen pothuajse çdo ditë. Një gazetar turk që shkruante për genocidin e Armenëve, u vra para disa javëve, nga një dorë e armatosur prej 'patriotizmit Turk'. Çfarë po ndodh në të vërtetë? Çfarë po ndryshon në shoqëritë ballkanike.

    Ndodh që ka kaluar një shekull e kusur nga koha kur shtetet e reja ballkanike, si të gjitha shtetet në rruzullin tokësor, konsolidonin ndërgjegjien e tyre kombëtare. Dhe elementi kryesor i këtij konsolidimi ishte propaganda historike dhe prania gjithkund e armikut. E atij me të cilin u ndeshën ose mund të ndesheshin në fushat e betejës. Pas kaq vitesh, duket se shoqëritë ballkanike, të paktën disa prej tyre, maturohen. Ndjehen më të sigurta në vetvehte. Dhe në se ndjehesh më i sigurtë në vetvehte, atëherë fillon e sheh historinë si shkencë dhe jo si propagandë. Kur ndjehesh i sigurtë në vetvehte e kupton që nuk është e nevojshme që ti të jesh gjithmonë heroi dhe viktima ndërsa tjetri ngaherë i ligu dhe fajtori. Bota njerëzore është më e ndërlikur se sa skema bardhë e zi. Fatkeqëisht, bota njerëzore është e mbushur me beteja, luftra, gjak, urrejtje.

    Dhe në histori dihet që heroizmat e njërës palë janë tragjedi për palën tjetër. Heronjtë e njërës palë janë vrasës për palën tjetër. Vetëm gjaku i njerëzve të vrarë është i përbashkët. Sot Gjermanët dhe Francezët, që kanë derdhur lum gjakun e njeri-tjetrit, shumë më shumë se sa ne Ballkanasit, mësojnë pothuajse të njëjtat libra historie. Dhe përvjetorin e zbarkimit në Normandi sot e festojnë bashkë Aleatët dhe Gjermanët. Nuk ndryshoi historia, ndryshuan shoqëritë. Këtë pra mundohen të bëjnë këtu e disa vite librat e historisë së vendeve Ballkanike.Me ngurim dhe pak nga pak. Jo të ndryshojnë historinë. Thjesht të heqin epitetet. Atë që arritën me pak fjalë Francezët dhe Gjermanët. Në fakt 'patriotëve', kudo që janë në Ballkan, nuk i intereson aspak historia. Ata thjesht nuk duan që popujt e ballkanit të harrojnë urrejtjet e hershme, epitetet e frikshme për tjetrin.

    Dhe kanë lëndë të parë sa të duan. Kanë të kaluarën. Në disa vende, si në Turqi, Serbi, Shqipëri, kanë aleate edhe varfërinë. Dhe dihet që 'patriotët' janë llogaritarë të zotët, janë Ekonomistët, Shefat e Marketingut të Urrejtjes...

    Ushtarët grekë që këndonin atë këngën e publikuar në një link në YouTube, padyshim janë pjesë e historisë së djeshme të Ballkanit. Më dërgonin e-mail disa lexues, ditari im i dashur, dhe më pyesnin se si u ndjeva kur dëgjova vjershat e urrejtjes kundër Shqiptarëve. Si gjithkush, neveri. Ashtu siç ndjej neveri për vjershat e urrejtjes kundër Grekëve, Turqve, Serbëve apo Bullgarëve. E-mailet e lexuesve me kalimin e ditëve u pakësuan. Në adresën time elektorinike filluan të mbërrinin disa e-mail-te të tjera, të çuditshme. Ato bënin analizën e 'rracës së degraduar greke'. Ishin të përmbytura nga shprehje të tipit: 'do t'i djegim të gjallë Grekët', 'Grekët racë e keqe', 't'a zhdukim Greqinë nga harta', 'sa keq që nuk është gjallë Enveri', 'minoritarët dhe ortodoksët janë kollona e pestë e asfalias greke' etj. Ndoshta disa nga këta 'analistë' u mësojnë histori fëmijëve në shkolla.

    Pasonin vjersha 'patriotike' të tipit 'provoje o Grek i ndyrë ndaç me Turkun ndaç me ne' (mirë sharjet raciste, po ne çfarë lidhje kemi me Turkun pyesja vehten dhe nuk e gjeja dot përgjigje). Mandej, një listë për bojkotin e mallrave greke në Shqipëri (një listë të tillë, por me mallra amerikane dhe gjermane, ndajnë akoma 'patriotët' e Sheshelit në Serbi). Hyra në faqet online. Mbizotëronin fjalët 'rraca', 'flaka', 'lufta'. Dhe këto shkruhen pa teklif, lirshëm. Në Shqipëri, dihet, kemi demokraci tani. Dhe sidomos kemi zbulur fjalën treg. Dhe tregu i urrejtes primitive është nga më të begatët. Lash kompjuterin dhe hapa televizorin. Në disa panele, duke marrë shkasë nga video, diskutohej për Revolucionin e 1821-it, për Himarën, për Ali Pashën dhe Suliotët, për Kolokotronin dhe Homerin.. I gjithë pejsazhi më trishtoi pa masë, ditari im i dashur. Sepse të kujtonte Korenë e Veriut dhe Libinë.

    Vetëm në Korenë e Veriut të Kim il Sungut dhe në Libinë e Gadafit mund të ndodh që video neveritëse e disa ushtarëve, të trajtohet si shpallje lufte.Por nuk mjaftonte kjo. Pas disa ditësh, u derdhën në rrugë disa dhe vendosën të digjnin flamujë grekë. Dhe këta nuk ishin në YouTube. Ishin në mes të shesheve, në mes të njerëzve. Ushtarët grekë që këndonin se do bëjnë zorrët e Shqiptarëve lidhëze këpucësh, në se u jepet rasti ndoshta mund të bëjnë lidhëze këpucësh edhe zorrët e bashkëatdhetarëve të tyre, atyre që ata i quajnë 'Grekë të padenjë' ose 'shërbëtorë të të huajve'. Dhe 'trimat' që dogjën flamuj, po t'u jepet rasti nesër, me të njëjtën lehtesi, mund të djegin libra dhe dyqane. Pasnesër edhe njerëz.... Por më e keqja, ditari im i dashur, është se të gjitha këto bëheshin nën heshtjen shurdhuese të njw pjese tw medias në Shqipëri. Madje kjo pjesë e nxiste situatën. Zërat e kundërt censuroheshin.

    Një miku im, gazetar i njohur në Shqipëri, më shkruante se u vërdallos nga gazeta në gazetë për të botuar një koment kundër histerisë anti-greke. 'Rreziku helen' për Shqipërinë sjell reklama, sjell unanimitet, shet? Ashtu siç shiste dikur 'rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë'? Dhe më e bukura është segjithë kjo nuk quhet 'nacionalizëm'. Duket se ne shqiptarët e kemi të shkruar në ADN të mos jemi nacionalistë. Madje, thonë disa 'analistë', nuk jemi aq sa duhet nacionalistë. Kemi nevojë për doping nacionalizmi. Megjithëse në librat e historisë botojmë harta të 'Shqipërisë natyrale' nga Podgorica e Malit të Zi deri në Artë të Greqisë, nuk jemi nacionalistë. Nacionalistë janë të tjerët. Megjithëse i kemi mbushur forumet dhe blogjet me teori fashiste e komente për raca të pastra dhe të degraduara, nuk jemi nacionalistë. Nacionalistë janë të tjerët. Megjithëse djegim simbolin kombëtar të të tjerëve, nuk jemi nacionalistë. Nacionalistë janë të tjerët. Ne thjesht provokohemi dhe mbrohemi. Po, vërtet, simboli më ipërkryer i 'nacionalizmit mbrojtës' është bunkeri

    Bunkeri është simboli më i trishtë që do t'a shoqërojnë gjithmonë brezin tim, ditari im i dashur. Simboli i ksenofobisë, çmendurisë, armiqësimit dhe izolimit total nga gjithë bota. Në shkollë mësonim se ne Shqiptarëve na kishte rënë diçka si 'bingo botërore'. Mbaj mend i vogël bëja habi me vehten time se si është e mundur që në 28.ooo kilometra katrorë mbizëtoronte burrëria, drejtësia, bukuria, fati dhe në gjithë pjesën tjetër të rruzullit tokësor mbizotëronte fatkeqësia, uria, egërsia. Dhe sigurisht qysh të vegjël, në librat e historisë, na mësonin që populli ynë është i lavdishëm, që e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë, që ka qenë gjithmonë viktimë e fuqive, të mëdha dhe të vogla bashkë.

    Ne ishim të vegjël, të lavdishëm dhe viktima. Një popull i vogël dhe i lavdishëm që priste çdo moment armiqtë: nga deti, nga ajri, nga toka. Për t'u mbrojtur nga armiqtë, në emër të mbrojtes së etnosocializmit, regjimi mbolli me mijëra bunkerë. Bunkerët u bënë pjesë e lojërave tona të fëminërisë. Dhe ndërkohë rriteshim duke pritur armikun. Kalonin vitet dhe armiku nuk dukej gjëkundi. Prisnim e prisnim. Më kot, asgjë në horizont. Dhe kur pamë se nuk kishte ndërmend të vinte, atëherë vendosëm ne të mësynim në vendet e armiqve tanë. Jo si ushtarë, si emigrantë klandestinë, të paftuar, që mbartnim me vehte vetëm zhgënjimin, rrobat dhe një pasion të madh për të kaluar kufijtë e një atdheu që u katandis në burg.

    Dhe kur kaluam kufirin zbuluam, në mënyrën më tragjike, se e keqja ishte brenda dhe jo jashtë nesh. Zbuluam se pas propagandës patriotike fshihej shkatërrimi i Shqiptarit prej Shqiptarit. Fshihej loja e pushtetit të një klike diktatorësh mediokër. Për mos të parë skamjen tonë, digjnim flamujtë e armiqve tanë. Për mos t'u përballur me plagët e vetvehtes, vizatonim potrete aqmiqsh, pa fund, pa pushim.
    Ne ishim zotëruesit e të mirës absolute, të tjerët ishin e keqja absolute. Zbuluam që në emër të histerisë patriotike dhe 'dinjitetit kombëtar' kishim mbetur jashtë kohës dhe hapësirës: pa miq, pa aleatë, pa të tashme as të ardhme... Prandaj, duke parë ata njerëz që digjnin flamujtë, atë histeri që shpërtheu në Shqipëri, ata deputetë që diskutonin gjithë patriotizëm, në një vend ku pas një muaji nuk kanë dalë ende rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ato vjersha primitive dhe raciste, që lëçiteshin publikisht nën vështrimin miratues të mediave, ato listat e zeza me mallrat greke, atë dizinfomarcion në media dhe heshtjen shurdhuese të mendimit kritik, m'u kujtua bunkeri. Bunkeri reloaded, ditari im i dashur...

  8. #188
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ngelen shqiptaret duke u indinjuar. C'presin shqiptaret, - mos duan valle ti puthe greku? Bejme si te skandalizuar e qajme si qurrashe. Le pastaj shkojme i themi grekut "Racist" - dmth greku eshte i bardhi e ne jemi zezaket. Ngrihemi e akuzojme qeverine (e kujtdo ane qofte) se nuk u ankua, apo nuk qau pak ashtu sic kemi ne qejf te qajme. Sa here qe greku ben ndonje gje te tille, aq me shume inat dhe vrer hedhin shqiptaret mbi njeri tjetrin. Akuzojne njeri tjetrin si tradhetare, anti-shqiptare e gomarlleqe te tilla, sigurisht ne emer te nacionalismit shterp dhe kot te ca njerezve e jane po kaq shterp dhe kot per ate vend.

    Pak vjet me pare degjoja sesi shqiptaret ankoheshin per ate $10 takse solidarizimi qe paguhej ne Aeroportin Nene Tereza kur dilje prej andej. Po na rrjep shteti thoshin. Por kerkojne nga ana tjeter qe shteti te beje garipin kur nuk ka breke ne *****. Nga te gjithe kokoshat llapaqen qe flasin kaq fort per ate vend dua te di me pare cfare vlerash i kane dhene atij kombi vec llafeve plot zjarr. Dua te di sa taksa kane paguar qe shteti shqiptar te mbaje nje ushtri te fuqishme, qe te ndertoje rruge e te permiresoje kushtet e jetes. Dua te dij si kane kontriubuar keta lapanjoze ne stabilitetin dhe qendrueshmerine e jetes ne ate vend, qe paqja te mbizoteroje dhe tensioni e sherri te zhduket, e keshtu ti krijojme nje ambjent pa konflikt e tension shqiptareve qe jetojne ne Greqi qe ata te kthehen e te jetojne te sigurte ne ate vend. Kur ti shoh keta nacionaliste pra te promovojne pagesen e taksave, paqen sociale dhe stabilitetin e brendshem atehere do tu jap pike si anti-greke. Deri tani ata vetem kane folur sesi shqiptaret duhet te demonizojme, urrejne, apo shqyejne njeri tjetrin per inat te grekut. Ndoshta shume shqiptare nuk jetojne per inat te grekut, dhe keshtu duhet te jete per te tere.

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Bravo gazmendit dhe ty lioness qe e postove ketu.......

    Per te tille njerez perparimtare, ka nevoje shqiperia....... dhe jo per Shefat e Marketingut të Urrejtjes...
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  10. #190
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs down

    Fajin e kane politikanet tane, ata jane duke na tradhetuar ne si popull. Te isha une as qe nuk e kisha njohur Greqine si shtet fare, jo me t'a lejoj te beje biznes me mua.
    As qe du me dit!

  11. #191
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Qenka vështirë të thuhet me pak fjalë:
    “videoja e ushtarëve ishte dicka e neveritshme dhe duhen garanci nga shteti grek që sjellje te tilla të neveritshme dhe të rrezikshme nuk do përsëriten, sepse, të paktën nga ana shqiptare, nuk e quajmë veten në luftë me shtetin grek dhe me grekët, përkundrazi i trajtojmë si fqinjë të mirë.”

    PS: Mjafton pak nga “pushtetarët”dhe “patriotët” që kjo situatë të mbyllet në mënyrë konstruktive, dhe më duket e papranueshme që të lejohet të ngelet dikush me mendimin se, dhe kësaj radhe, “faji” është i shqiptarëve…
    dhe nqs është kaq e komplikuar le të ndërhyjnë “mendimtarët” për ta thjeshtuar dhe për të mos lejuar instrumentalizimin, pa na “hapur barkun” me metafora dhe epitete të reja apo me monografira, jo bunkeri jo historia jo psikologjia jo flamuri jo zjarri jo refugjatët jo lypsarët jo jevgjit jo bythëgrisurit jo shitësit jo blerësit e urrejtjes jo biznesi jo lidhset jo këpucët etj etj etj

  12. #192
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Cool Hiqen videot antishqiptare nga YouTube

    (sjell nje lajm paksa te vonuar)

    6 Mar 2007
    Menjëherë pas publikimit të reagimit të djeshëm të qeverisë shqiptare
    në International Herald Tribune në lidhje me publikimin e dy video
    klipave antishqiptare në YouTube.com që tregojnë ushtarë grek duke kënduar
    këngë raciste kundër shqiptarëve dhe turqve ato u hoqën menjëherë nga
    postuesi anonim.

    Videot të cilat u publikuan javën e kaluar paraqesin trupat greke duke
    kënduar “do të përdorim lëkurën e turqve për të bërë çizme, dhe zorrët
    e shqiptarëve për të bërë lidhëse”.

    Linkat e videove të hequra janë më poshtë, dhe nëse klikohet në ato
    shihet qartë janë hequr nga postuesi:
    http://www.youtube.com/watch?v=t8fEkLI8J6k
    http://www.youtube.com/watch?v=_rKGOF0bQ3E

    International Herald Tribune përfundoi artikullin duke thënë se
    “relacionet në mes të Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë të tensionuara që nga
    viti 1990 kur ra komunizmi në vendin e vogël ballkanas për shkak të
    perceptimeve të racizmit dhe ksenofobisë në Greqi, si dhe në lidhje me
    statusin dhe trajtimin e qindra mijëra imigrantë shqiptarë atje.”

    YouTube është një faqe interneti shumë e popullarizuar ku njerëzit e
    rëndomtë mund të publikojnë videot e tyre të cilat janë nga ato më të
    rëndomtat e deri tek ato shumë të popullarizuara që mund të jenë video
    klipa muzikor apo gafe nga më të ndryshmet e që mund të shikohen nga
    qindra miliona njerëz nga gjithë bota.

    Por çdo sukses dhe popullaritet i kanë edhe anët e errëta të tyre.
    YouTube po përdoret shumë edhe për propagimin e ideve politike nga më të
    ndryshmet si ta zëmë ato Neo Naziste e deri te ato drejtuar kundër
    armiqve tradicional.

    Vërehen postime të shumta nga postues grek të cilët haptas po i shfaqin
    urrejtjet e tyre ndaj shqiptarëve e ndër to ishin edhe ato që shtynë
    qeverinë shqiptare të reagoj.

    Ja disa linka të video klipave grekë me tema anti-shqiptare dhe
    pretendime territoriale:


    You will never become a Greek!!!!
    http://www.youtube.com/watch?v=a40wqm4aDlI

    Albanian guy on Fame Story
    http://www.youtube.com/watch?v=1N5uu0C2Z3s

    FREEDOM TO NORTHERN EPIRUS
    http://www.youtube.com/watch?v=Im63VCVlfHA

    Lidhje:
    http://www.iht.com/articles/ap/2007/...-Prejudice.php
    http://www.youtube.com


    Më shumë në: www.ukalbanians.org

    NËSE E PUBLIKONI KËTË SHKRIM JU KISHIM LUTUR QË TË SHKRUANI (CITONI)
    BURIMIN

    UK Albanians Network
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  13. #193
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    vidiot anti shqiptare te ushtarvet grek mund ti shikoni perseri!
    hyni ne you tube,dhe shkruaj/ greek soldiers insulting albanians (ORIGINAL)
    dhe mund ti shikoni perseri fdhigjesirat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BEHARI : 27-03-2007 më 11:12

  14. #194
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Nuk janë fajtorë "këngëtarët" grekë, por Greqia "demokratike evropiane" dhe politika e Tiranës

    19 Mars 2007

    BAROMETRI DIPLOMATIK
    Prof.Dr.Mehdi HYSENI


    Nuk janë fajtorë "këngëtarët" grekë, por Greqia "demokratike evropiane" dhe politika e korruptuar dhe e defaktorizuar e Shqipërisë në Ballkan

    * Nuk thuhet kot në popull, “ Kur vdes i Zoti i shtëpisë, edhe minjtë lozin valle”!

    Nuk është tragjike se çfarë këngësh antishqiptare këndojnë nacionalshovinistët grekë në Greqi, por është abusrde, e papranuershme dhe tragjike se si në heshtje dhe haptazi ka vërshuar me të madhe vala e greqizimit përbrenda në Shqipëri, duke ndërtuar kisha të panumërta dhe shkolla jo vetëm në mjediset e banuara me minoritetin grek, por edhe në ato vise (fshatra dhe qytete) ku nuk ekzisotn asnjë pjesëtar i minoritetit grek. Gjithashtu, tragjike dhe e pakuptueshme është se si në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, qe dy dekada është “fronëzuar” peshkopi grek, Anastas Janullatos. Po ashtu, tragjikomike dhe iracionale është se si Anasatas Janullatosi është shpallur “qytetar nderi” i Tiranës nga ana e disa autoriteve qeveritare shqiptare. Krahas këtyre të të gjitha diefketeve dhe të metave, gabimi më i madh dhe i pafalshëm politik dhe diplomatik i qeverisë së Shqipërisë është normalizimi i marrëdhënieve ndërshtetërore me Greqinë në vitet e 90-ta të shekullit XX, kur dihet se (as atëbotë e as sot) Greqia gjenocidale nuk e njeh problemin çam dhe të Çamerisë shqiptare?!

    Shikuar në këtë prizm të këndvështrimit tonë, nolens volens shtrohen edhe këto pyetje qenësore :

    (1) Pse qeveria shqiptare e Tiranës ka lidhur marrëdhënie diplomatike me Greqinë, para se të zgjidhet problemi kolonial i Çamerisë?

    (2) Pse qeveria e Tiranës qe pothuajse dy dekada nuk ka qenë e interesuar që të zgjidhë problemin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke krijuar dhe hapur vende pune në Shqipëri në mënyrë që t’i shpëtonte ata në aspektin ekonomik, material, social dhe ekzistencial etj.?

    (3) Pse qe 20 vjet në Shqipëri nuk është ndërtuar asnjë fabrikë , asnjë kombinat i industrisë së lehtë të prodhimit dhe të përpunimit të frutave, të perimeve, si dhe të produketeve të tjera nga fusha e bujqësisë, e blegtorisë dhe e turizimit etj., ku do të gjenin punë me qindra dhe mijëra punonjës shqiptarë?

    (4) Pse qe 20 qëndrojnë të mbyllura, të braktisura, nuk funksionojnë dhe, ende nuk janë rinovuar dhe modernizuar fabrikat dhe uzinat e industrisë së rëndë?

    (5) Pse fuqia punëtore shqiptare dhe Shqipëria qe 20 vjet të “mbijetojnë”, të varura dhe të ndërvarura nga ekonomia dhe tregtia e Greqisë, kur dihet se Shqipëria nuk ka 30 milionë banorë, por mbi 3 milionë sish?

    (6) Edhe sa dekada nevojitet të kalojnë, që qeveria shqiptare të vendosë për fatin e çdo qytetari shqiptar, e jo ata t’i lërë në “ mëshirën” e keqtrajtimit dhe të torturës së shtetit grek?

    (7) Pse qe 20 vjet asnjë nga qeveritarët shqiptarë nuk treguan kurrfarë aftësie, as kapaciteti intelektual, politik, kombëtar dhe shtetëror, që me veprat dhe me të arrirat e tyre konkrete, t’i bindin shqiptarët se shpëtimi dhe e nesërmja e tyre e lumtur dhe ndritshme, duhet kërkuar vetëm në Shqipëri, jo në Greqi, në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Evropë, në Amerikë, në Argjentinë, në Australi, në Kinë dhe në Rusi etj. ? Përderisa në mendje dhe në praktikë, të manipulohet me fatin dhe me ekzistencën e shqiptarëve, nën parullën demagogjike të “reformatorëve” dhe të “demokratëve” të korruptuar të “elitës politike” zyrtare të Tiranës, se “emigrimi ekonomik (me theks të posaçëm në Greqi!) është i vetmi shpëtim i shqiptarëve”, kuptohet as Greqia me aleatët e saj kolonialistë sllavë dhe, asnjë shtet tejtër në botë nuk do të na “bëjë hesap”, nuk do të çmojë, as respektojë si partner serioz dhe të denjë, në asnjë aspekt të zhvillimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve të ndërsjella ekonomike, politike, diplomatike dhe tregtare etj. Ndër të tjera, të gjitha këto deformime dhe devijime kardinale të politikës së qeveritarëve “demokratë” dhe “reformistë” të Tiranës (drejtazi dhe zhdrejtazi) kanë ndikuar negativisht, edhe në marrëdhëniet ndërshtetërore ndërmjet Tiranës dhe Athinës, si rrjedhim i mungesës së ndërtimit të mirëfilltë të staregjisë së objektivave prioritare të politikës së brendshme dhe të jashtme në favor të mbrojtjes dhe të avancimit të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë.

    (1) Jo befasi, as frikësim e as kanosje nga “bregu i fildisht”, por preventivë, vigjilencë dhe veprim konkret kundër së keqes greke dhe grekomane brenda dhe jashtë Shqipërisë


    Ne, nuk duhet të shqetësohemi, as të befasohemi tej masës se çfarë këndojnë ushtarët grekë gjatë stërvitejve ushtarake nëpër poligonet e kazermave të tyre në Greqi, sepse, fundja, ata janë në shtëpinë e tyre. “Mësuesit” e tyre e dijnë se çfarë këngësh antishqiptare apo antiturke, duhet të këndojnë ata. Ajo është “çështje e tyre e brendshme”(!).

    Mirëpo, ne mbajmë përgjegjësi dhe e kemi për detyrë që të interesohemi jetësisht se çfarë “këngësh patriotike dhe demorkatike shqiptare” janë duke kënduar qe dy dekada me radhë në Tiranë, peshkopi grek, Anastas Janullatos dhe minoriteti grek në Himarë, në Gjirokastër etj., sepse ndodhen brenda territorit të shtetit shqiptar dhe, si të tillë e kanë për detyrë që t’i respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë e jo të veprojnë në shpërputhje me to, duke tentuar që t’i fajësojnë shqiptarët për qëndrimet e tyre destruktive dhe për veprimet e tyre antishqiptare, në saje të mbështetjes dhe të instruksioneve grekomëdha të shërbimeve të ndryshme të politikës zrytare të Greqisë.

    Prandaj, ne duhet të interesohemi seriozisht dhe denjësisht se si të gjejmë rrugën e arsyeshme dhe të drejtë të preventivës për t’i ndaluar përzierjen, ndërtimin e shkollave dhe të kishave greke. të panevojshme grekekëngët, brohortijet, parullat dhe veprimet antishiptare të politikës zyrtare greke, e cila ka penetruar në të gjitha hapësirat e Shqipërisë.

    Sipas gazetës greke “Ta Nea”, qëmoti qenka bërë “zakon i detyrueshëm” që në radhët e ushtrisë greke (gjatë ushtrimit të stërvitjeve të ushtarëve të saj në terren) të këndohen këngë me moto antishqiptare dhe antiturke etj. Së fundi, këtë dukuri të shëmtuar, gazeta “Ta Nea” e ka nxjerrë në dritë përmes rënies në gjurmë të tri viedokasetave të tilla ekzistuese, ku ndër të tjera, ushtarët grekë këndojnë edhe kështu : “litar do të bëjmë nga zorrët e shqiptarëve, kurse këpucë do të bëjmë nga lëkura e turqve.” (www.liriakombtare.com, 4.03.2007).

    Lidhur me “eurekën” e këtij fenomeni “racist” të ushtrisë greke, siç është shprehur edhe shkrimtari ynë, Sabri Godo, kohëve të fundit, me të drejtë po debatohet me të madhe në opinion publik shqiptar. Mirëpo, deri tani, si duket, trajtimi i këtij problemi është bërë në mënyrë tejet simplifaktive dhe, madje edhe euforike, si rrjedhim i pushtimit të emocioneve spontane kundër “ befasisë së çastit” të ushtrisë greke.

    S’ka dilemë se këndimi i këngëve të ushtarëve grekë me përmbajtje antishiqptare është për çdo gjykim, sepse nxit dhe apostrofon ringjalljen e urrjetjes dhe armiqësinë ndërnacionale dhe ndërshtetërore mes dy popujve, të armiqësuar me shekuj për shkak të politikës pushtuese hegjemoniste dhe kolonialiste të Greqisë mbi territorin dhe mbi popullin etnik shqiptar (Çameria dhe Epiri). Pra, në rastin konkret, shkaku dhe pasoja duhet kërkuar në një sfond më të thellë, më të gjerë dhe më kompleks të historisë gjeopolitike të marrëdhënieve të derisotme midis Greqisë dhe Shqipërisë.

    Kuptohet, e drejtë e çdo inidividi apo kolektiviteti është që, kur vjen në shprehje cenimi dhe fyerja e rëndë e tyre qoftë mbi bazën e dinjitetit njerëzor, qoftë mbi bazën kombëtare, fetare, etnike etj., të reagojnë atypëraty edhe si individ, edhe si kolektivitet i organizuar, sepse e keqja, shpifja dhe e pavërteta nuk duhet pranuar kurrë, pavarësisht nga çmimi dhe, pavarësisht se kush qëndron pas tyre (individi, grupi, populli apo shteti).

    Pse gjatë periudhës së viteve të pushtetit popullor socialist në Shqipëri, në ushtrinë, as në shoqërinë e Greqisë nuk këndoheshin këngë me “nota” antishqiptare? – Sepse, Shqipëria nuk ishte e varur nga Greqia, duke kërkuar nga ajo shpëtim, punësim, pensione, kredi, investime dhe mallra të ndryshme etj., për të greqizuar shqiptarët dhe Shqipërinë, ashtu siç po ndodh qe 18 vjet me regjimet antipopullore dhe antidemokratike të Shqipërisë, të drejtuara nga individë, grupe dhe haranga të ndryshme politike, që lufotjnë vetëm për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, jo për të mirën e interesit të përgjithshëm të popullit dhe të shtetit shqiptar, por për ledverdinë e interesit të tyre personal, grupor, partiak, ideologjik, ekonomik, tregtar dhe karrierist.

    Pra, edhe në këtë kontekst, duhet të vështrohet “fenomeni i ri” paradoksal i këndimit të këngëve antishqiptare nga ushtria greke. Neve nuk kemi nevojë të angazhohemi, as të shpenzojmë kohë për t’i gjetur se cilët janë ata ushtarë, që paskanë kënduar apo që do të këndojnë edhe në të ardhmen “parodi” me nota muzikore antishqiptare, por për ne, e rëndësishmja është që, t’i indetifikojmë dhe t’i neutralizojmë me kohë, interesat dhe veprimet subversive të parapavijës së thellë të politikës pushtuese shekullore të “kompozitorëve” dhe të “dirigjentëve” të “korit diplomatik” ndërsyes të qeverisë greke, e cila qe 18 vjet rresht është infilturar në çdo segment të jetës ekonomiko-politike dhe shoqërore të shtetit shqiptar, me të vetim qëllim të fundit që, përmes “reformave demokratizuese-integruese” politike, ekonomike dhe tregtare (natyrisht, duke manipuluar para bashkësisë ndërkombëtare, edhe me minoritetin grek në Shqipëri, ashtu sikurse Serbia me minoritetin serb në Kosovë, kinse janë të “ndrydhur nga padrejtësitë” e shumicës dërrmuese shqiptare), ta realizojë strategjinë e interesave të saj prioritare në asmilimin e numirt sa më të madh të shqiptarëve. Këtë strategji dhe taktikë perfide në kurriz të greqizimit të territoreve të caktuara shqiptare, e provojnë edhe ndërtimi i qindra kishave e mejtepeve greke jo vetëm në Jug, por edhe në pjesët e tjera të Shqipërisë.

    Interesat vitale të kombitr shqiptar në Ballkan dhe të Shqipërisë nuk mund të mbrohen me “standadet demorkatike” greko-serbe dhe, në saje të profitit antihuman të “tregut të lirë”, sepse shqiptarët dhe Shqipëria Etnike nuk janë mall konsumi as i Greqisë, as i Serbisë e as i partnerëve të tyre tradicionalë hegjemonistë sllavë. Këtë fakt të rëndësishëm dhe jetik, duhet ta kenë mbajtur parasysh si shtetet kolonialiste fqinje (Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia), ashtu edhe politikat e falimentuara kollaboracioniste shqiptare me “pazarxhinjtë” dhe me “nudistët” e tyre në krye, të tipit Edi Rama.

    Gjithashtu, edhe trazirat e paradokoshme në Himarë (ku minoriteti grek përmes formave të ndryshme shantazhiste antishqiptare, natyrisht, sipas mësimeve politike të Athinës dhe “bekimeve fetare” të Anastas Janullatosit në Tiranë, ka kënduar dhe po këndon këngë antishqiptare, duke brohoritur se “Himara është greke” etj.) refelektojnë thellësisht se Greqia është ndërlikuar në mënyrë flagrante në destabilizimin e rendit politkko-shoqëror dhe shtetëror të Shqipërisë. Kjo strategji dhe taktikë e fshehtë dhe e hapur e politikës antishqiptare e Greqisë në Shqipëri, është bërë e njohur që nga shfaqja e organizatës subversive dhe famëkeqe “Omonia” (pjesëtarët e së cilës, edhe pse në mënyrë misterioze e patën vrarë një ushtar shqiptar në gjumë në kazermën ushtarake shqiptare, ata nuk u ndëshkuan nga gjyqi shqiptar i Tiranës, si rrjedhim i ushtrimit të trsynisë së politikës ndërkombëtare) në vitin 1994 të dekadës së fundme të shekullit XX.

    Vërtet, politika zyrtare e Shqipërisë, duhet ta dënojë botërisht aktin skandaloz të ushtarakëve grekë, të cilët kanë kënduar këngë antishqiptare. Mirëpo, kjo nuk mjafton, që qeveria greke të ketë marrë ndonjë mase ndëshkuese kundër “këngëtarëve” ushtarake grekë, pavarësisht nga përgjigjet e saj premtuese “notave” dhe “prememorieve” të qeverisë së Shqipërisë, drejtuar qarqeve dhe institucioneve më të larta të shtetit grek.

    Për të parandaluar të keqen greke, e cila qe 20 vjet pa asnjë arsye valide ka vërshuar në Shqipëri (me tendencë që të krijojë pakëaqësi te përfaqësuesit e minoritet grek), politika e jashtme dhe dipomacia shqiptare, duhet të ndërmarrin hapa energjikë dhe racionalë, duke paralajmëruar Greqinë, se po qe se ajo edhe më tej injoron zgjidhjen e drejtë të çështjes koloniale të Çamërisë, si dhe nëse vazhdon me krijimin e “inicidenteve” të tilla antishqiptare, duke pretenduar që, edhe më tej, të përzihet në çështje të brendshme të Shqipërisë, do të vijë në shprehje prerja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë, pavarësisht nga fakti se ajo është anëtare e Bashkimit Evropian(BE) dhe, pa marrë parasysh faktin se, edhe Shqipëria është duke ëndërruar dhe shpresuar se “me nidhmën” e Greqisë së Anastas Janullatosit, do të ketë fatin, të aderojë në BE, si anëtare me të drejta të plota, ashtu sikurse Greqia.


    Paraqet:Sabri Selmani-Gjermani

  15. #195
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Ja! Qe Ju Edhe Grekdoshesit E Tjere Ta Kuptoni Vidjon!

    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Ne kete teme do mjaftonte vetem ky postim:



    Gjysma e anetareve qe shprehu mendimin e vet ne kete teme jane femra, pra nuk dine cfare eshte ushtria. Gjysma tjeter perbehet nga meshkuj, te cilet zor se e kane bere ushtrine ne Shqiperi (per shume arsye, moshe, emigrimi, e kane paguar etj etj). Dhe aq me pak jane ata qe kane bere ushtrine ne nje njesi speciale.

    Te gjitha njesite speciale ne bote funksionojne ne menyren qe u paraqit ne video. Na pelqen ose jo kjo eshte nje e vertete. Fanatizimi i tyre eshte nje realitet dhe kur nuk kane armiq duhet ti krijojne.

    P.S. Peniel, duke qene komando hipe nje shkalle ne respektin tim. Je tek e para.



    Republike per “Vorio Epirin”
    E Hene, 23 Prill 2007
    Integriteti territorial i Shqiperise pesoi nje goditje te rende dje, kur televizioni Top Channel shfaqi gjate emisionit “Exlusive” te gazetarit Sokol Balla, nje deklarate te kryebashkiakut te Himares, Vasil Bollano, i cili vendoste paralele midis Kosoves dhe konceptit te “Vorio Epirit”, emer me te cilin nacionalistet greke therrasin territore te gjera shqiptare ne jug te vendit.

    Bollano tha se Vorio Epiri meriton po ate zgjidhje qe shqiptaret kerkojne per Kosoven, duke aluduar per nje ndarje te territoreve nga bregu jugor i Vjoses, ne nje republike te pavarur.

    Deklarata erdhi gjate nje interviste qe Bollano i dha kanalit TCH, gjate nje programi qe perkujtonte masakren e Peshkepise, ku nje komando greke hyri ne territorin shqiptar dhe vrau anetaret e personelit ushtarak te nje poste kufitare me 1994.

    Deklaratat e disa eksponenteve te PBDNJ-se, partise e cila mbron interesat e minoritetit grek ne Shqiperi, jane radikalizuar ditet e fundit, qyshkur qeveria shqiptare nisi procesin e shkaterrimit te shume objekteve pa leje te ndertuara ne zonen e Himares. Sipas nacionalisteve greke, treva patriote shqiptare etnike e Himares eshte nje territor grek, i cili duhet perfshire brenda zones se konsideruar si me prani minoritare ne jug te Shqiperise.

    Deklarata e Vasil Bollanos, i cili fitoi per here te dyte zgjedhjet lokale fale nje aleance me Partine Demokratike ne Himare, duket se do te ngjalle reagime te forta ne Tirane, por jo vetem. Nderkohe qe zgjidhja e ceshtjes se Kosoves ka mberritur ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, pas afro 90 vjetesh pushtimi serb, dhune, persekutimesh, vrasjesh, debimesh dhe masakrash, nacionaliste greke nga disa fshatra te jugut te Shqiperise, kerkojne t’i japin te njejten ngarkese dhe peshe ato qe ata i quajne probleme ne nje territor teresisht shqiptar sic eshte i ashtuquajturi “Epir i Veriut”. Nga autoritetet e Tiranes nuk ka ende asnje reagim, per kete deklarate qe lirisht mund te klasifikohet nga shkelje e rendit kushtetues e deri ne thirrje per irredentizem.

  16. #196
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885
    DIKUSH DËFREN ME KËNGË RACISTE-
    Nën këtë titull e nis artikullin e saj Gazeta "ESPRESSO" e datës 05/03/2007.Vidio e ushtarëve Grek që u bë aq e njohur,nëpërmjet gazetës "TA NEA" nuk është e rastësishme,këto ditë të Marsit të 2007-ës.Ajo është një pjes e shkëputur e thesarit ANTI-SHQIPTAR që egziston dhe mbretëron në Greqin fqinje.Nën diçiturën " Të panjohur"Justifikohen edhe pushtetarët, edhe gazetarët,edhe politikanët,edhe nacionalistët, edhe kushdo tjetër, që mundet ta hedhë lumin me "FANTAZMA".Gazeta ESPRESSO, e sqaron deri diku se, ka disa kohë që qarkullon në internet një këngë me ngjyra të theksuara racizmi, antishqiptare.Kjo për mendimin tim do të thotë se;shoqëria e sotme Greke, e dënon, nuk pajtohet me këto shfaqje raciste, nacionaliste e shoviniste! Kur theksojm këtë, do të pranojmë se është shumica ajo që e dënon këtë veprim.Kështu duhet të jetë!Shpresojmë!Por po t'i bëjmë një analizë, nga një prizëm tjetër, përsëri dihet nga të gjith se në një shoqëri demokratike është shumica që komandon, qeveris vëndin.E kur pranojm këtë të vërtetë,duhet të pranojmë se është kjo shumicë që lejon të livadhisin grupe e ide të tilla."Gjuha eshtra s'ka, por eshtra bluan" është fjala e urtë.Duke përvetësuar mirë mjeshtërin e kësaj fjale, si ustallar të mirë, përse të mos vëmë përpara lezetllëkun e fjalës "PËRPIQEMI" ti luftojmë shfaqjet shoviniste! Zgjidhjen e kësaj e ka dhënë LENINI, kur thekson"Politika është koncetrim i ekonomisë".Si mundet të ketë forcë politika Shqiptare kur frenat e ekonomisë i ka dikush tjetër? Po i përmbahemi artikullit të gazetës ESPRESSO. Artikullshkruesi nuk heziton ta dencocoj faktin e egzitencës së racizmit dhe na e jep të plotë tekstin e këngës, të cilën po e përkthejmë në Shqip, sepse në Greqisht e kemi fokusuar në foto.
    NDRYSHIM ME RRËNJË
    Mirmëngjesi Greqi,shkërdhevsha Shqipërinë.
    U dham ushqim dhe arsim Grek.
    Tër shqiptarët zën vënd në banka
    Në TEI, grekët mbeten jashtë nga klasa
    Nuk duhet të mbeten.Nuk më bëhet von në jan të uritur!
    Më neveriten si qelbin erë!Më neveriten si flasin!
    Të zhduken, të ikin, në djall të venë.
    Kemi grekët për punë, të ushqehen.

    Mirmëngjes Greqi, voto tani ligje.
    Jo për Shqiptarët,Jo për të huajt e pa ligjshëm.
    Shiko pak Greqi edhe për fëmijt e tu!
    Shqiptar zhduku në djall, atje është vëndi jot.
    Të më rrosh Greqi dhe Ata ti shuash.
    Dhe kur ata trokasin, derën mos e hap.
    Nuk dua në kufi kafe,portokalladha.
    Ne kemi Iliadën dhe Ata ...asgjë.

    Greqi më fal,në do të ndërroj mendim.
    Duhet dhe ti të mësosh të duash.
    Pusho të më mundosh e të më tallësh.
    Dhe ëndërrat e mia Greqi mos i shpërnda.

    Përkthimi është bërë direkt pa humbur radhën e shkrimit.Në gjuhën shqipe nuk ka rimë por në gjuhën vëndase është një këngë me rimë.Kjo këngë qarkullon në CD në internet dhe askush nuk është shqetësuar më parë.Duke parë se nuk u ndalua kjo këngë "REVOLUCIONARE", muarën shkas dhe ushtarët e oficerat ta bënin si hymn.Kjo tregon ndjenjat e vëllazëris së mirë.Kjo e shpjegon më së miri edhe bllokimin e procedurës së legalizimit. Gazeta vë në dukje me të drejtë revoltimin e kryesuesit të grupit Niko Vurlioti dhe krijuesit të vargjeve KALIMERA ELADHA këngëtarit NIVO.Ndryshim me rrënjë pohon Nivo, për gazetën ESPRESSO.

  17. #197
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,885
    [IMG]
    http://C:\Documents and Settings\j-b moloset\My Documents\My Pictures\danel Athina\New Folder jetimi 015, jetimi 016
    [/IMG]
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ali Baba Tepele : 29-04-2007 më 11:16

  18. #198
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2009
    Postime
    8
    Rracistet Me Te Medhej Ne Bote Jane Greket.per Mendimin Tim.ju Si Thoni?

  19. #199
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-02-2009
    Postime
    19
    Po Mir Na E Bejn Greket Ne , Ne I Duam ,rrespektojme Minoritetin Grek Ne Jug Kta Na Vrasin E Qeveria Shqiptare E As Shqiptaret Nuk Degjohen


    Rrine Te Gjithe Urte

    Thone Nuk Kam Pare Gje Nuk Kam Degjuar Krisma

  20. #200
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2009
    Postime
    8
    Citim Postuar më parë nga unipukjan Lexo Postimin
    Po Mir Na E Bejn Greket Ne , Ne I Duam ,rrespektojme Minoritetin Grek Ne Jug Kta Na Vrasin E Qeveria Shqiptare E As Shqiptaret Nuk Degjohen


    Rrine Te Gjithe Urte

    Thone Nuk Kam Pare Gje Nuk Kam Degjuar Krisma
    JEMI TE PA MBROJTUR?

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •