Close
Faqja 10 prej 21 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 208
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Jonela_vl
    Anëtarësuar
    27-02-2007
    Vendndodhja
    atje ku sme gjen dot ti...
    Postime
    40
    i urrej greket sepse jane shume racist,kam jetuar ne greqi dhe e di si jan greket ne njefare menyre medjithate ne shqiptaret jemi krenar per vendlindjen tone dhe nuk na plas shum........se na kan inat greket apo jo forumista?si thoni?

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,053

    Retrospektiva e emigracionit shqiptar ne greqi

    Nga Gjergji Gambeta, kryeradaktor i revistës "Prestige" që botohet në Greqi

    Historia e dhjetevjecarit te fundit, qe per shqiptaret eshte lidhur kaq
    shume me emigracionin sa me asnje fenomen tjeter, krijoi kushte te tilla qe
    shnderuan Greqine ne nje “strehe” per emigrantet, vecanerisht per ata qe
    kaluan kufirin ilegalisht. Ky eksod ka tensionuar here pas here marredheniet
    midis dy shteteve. Tensione jane provokuar per me teper nga mungesa e nje
    politike te vertete emigracioni nga te dy shtetet. Marredheniet
    greko-shqiptare u rifreskuan me renien e regjimit komunsit (1991) dhe pasi
    Shqiperia u clirua nga izolimi i vetevetes. Nje element i rendesishem ne
    keto marredhenie eshte prezenca e nje popullsie emigruese shqiptare ne Greqi
    Vala e rritur e kriminalitetit ne Greqi gjate ketyre viteve, u debitohej
    shpesh emigranteve shqiptare dhe kjo eshte perdorur shpesh si nje pretekst
    per te zbatuar taktika kundervenese ndaj tyre. Stereotipe negative jane
    krijuar ne shtypin grek edhe nga figura politike. Ndjenjat ksenofobe te
    vazhdueshme jane perdorur per te justifikuar veprimet e politikave
    qeveritare. Keto taktika u kane sherbyer dy qellimeve. Pike se pari, ato
    kane mbuluar ne nje fare menyre mungesen e nje politike koherente te
    emigracionit ne Greqi, e cila do te mund te kishte privuar (1) ngritjen e
    perqindjes se kriminalitetit, (2) perdorimin e emigranteve si krahe te lire
    pune ose (3) trafikimin e tyre me pashaporta ose viza fallso. Se dyti, keto
    taktika kane sherbyer si nje mjet per te ushtruar presion sa here qe
    tensionoheshin marredheniet midis shteteve fqinje. Qeveria greke shume here
    ka ndaluar ose shtyre dhenien e vizave ndaj qytetareve shqiptare per te
    ushtruar presion ndaj Tiranes. Shqiperia, nga ana tjeter, ka ofruar
    “koncensione premtuese” ndaj investitoreve dhe biznesmeneve greke, ne menyre
    qe te siguroje trajtimin favorizues te emigranteve shqiptare qe jetojne ne
    shtetin Helen.

    Emigracioni shqiptar

    Kalimi ne nje ekonomi tregu ishte dicka teper e veshtire per Shqiperine.
    Terapia shokuese filloi me 1991. Qindra e mijera mbeten te papune, pasi 90%
    e fabrikave u mbyllen. Legjislatura e modelit ekonomik te paefektshem,
    krizat ekonomike te viteve 90’, shkaterrimi i struktures ekonomike dhe
    revoltat e viteve 1991-1997, ishin vetem disa faktore nga te shumtet qe
    krijuan nje plage ekonomike gjate periudhes tranzistuese. Emigrimi ishte nje
    zgjidhje e shpejtuar dhe e pakthyeshme per momentet, sepse thjesht duhej te
    plotesoheshin nevojat baze me elementare. Ky emigrim u “ndihmua” nga mungesa
    e kontrolleve ne kufij (nga te dy palet) gje qe u ushqye me revoltat
    anti-komuniste ne fund te vitit 90’. Ne vitin 1996 numeroheshin rreth 400
    000 shqiptare qe punonin larg atdheut te tyre per t’i derguar familjes 500
    dollare ne vit. Keto para ishin te nevojshme per mbijetesen e atyre qe
    mbeten ne atdhe dhe per zhvillimin e bizneseve private. Eksodi i pare i
    emigranteve drejt Greqise e Italise u shenua gjate krizes se viteve 91-92.
    Gjate asaj periudhe, arsyet e largimit ishin kryesisht politike, pasi ata
    emigrante urrenin regjimin komunist dhe deshironin nje ndryshim. Ne te
    njejten periudhe kohore, qeveria greke vendosi te hape kufijte dhe dha nje
    numer te madh vizash, ne menyre qe te lejonte minoritaret greke ne Shqiperi
    te ribashkoheshin me familjet e tyre. Shume prej tyre kishin 40 vjet pa u
    pare. Me kete rast, shume shqiptare kaluan kufirin. Qe atehere arsyet e
    emigrimit ndryshuan duke u shnderuar ne, kryesisht, ekonomike. Gjithashtu ka
    ndryshuar edhe politika greke. Greqia ishte zakonisht destinacioni i
    shumices se emigranteve ekonomike shqiptare gjate periudhes 90-99. Kjo,
    sidomos kur lidhjet me Italine, nepermjet detit u bene te pamundura per
    arsye te kontrollit te vijave detare nga te dy anet e Adriatikut. Nga ana
    tjeter, eshte me e veshtire te ruhen kufijte midis Greqise e Shqiperise, aq
    me teper kur emigrantet zgjidhnin si rruge kalimi … malet.

    Reagimi i qeverise greke

    Shteti grek nuk ishte aspak i pergatitur per te pranuar nje fluks kaq te
    madh emigrantesh, pasi ishte hera e pare qe Greqia perballohej me nje
    fenomen te tille. Vecanerisht gjate periudhes 1990-1998, nuk ekszistonte
    asnje lloj politike emigracioni pasi vendi konsiderohej thjesht si nje rrjet
    eksportimi i popullsise. Nuk ekzistonin institucione te specializuara ose
    qendra keshilluese per orientimin legal, social dhe ekonomik te emigranteve,
    sidomos femijeve. Per me teper, emigrantet ishin perjashtuar nga cdo e
    drejte sociale, vecanerisht nga ato te strehimit e sigurimit shendetesor. E
    verteta eshte se asnje qeveri (shqiptare apo greke) nuk kishte asnje lloj
    politike per te perballuar keto nevoja ose lidhjen e rritjes se
    kriminalitetit me emigracionin (te pakten deri kohet e fundit). Si rrjedhoje
    e kesaj, shperndarja e vizave apo pashaportave si dhe e lejeve te qendrimit
    te fallsifikuara, ka treguar se bashkepunimi i grekeve me shqiptaret ne keto
    fusha te caktuara ka qene perfekt.

    Ndikimi ne ekonomine shqiptare

    Kryesore ishte dhe mbetet rendesia e emigracionit ekonomik per Shqiperine,
    pasi mbetet nje lloj “ndihme zhvilluese” nepermjet eksportit te forces
    punetore. Dergimet e parave nga emigrantet kane perbere nje burim financiar
    mese te nevojshem per zhvillimin e aspektit privat shqiptar. Sidomos ne nje
    periudhe kur burime te tjera – kursimet familjare, te ardhurat nga eksporti,
    borxhet, investimet e huaja, ndihmat - ishin te pamjaftueshme gjate viteve
    1990-1999. Per me teper, mbijetesa e maxhorances se familjeve shqiptare
    varej nga ata. Eshte llogaritur (sipas te dhenave) qe dergimet e parave per
    vitin 1991, te kene arritur ne 548.5 miline dollare dhe ne 364 milione
    dollare per vitin 1992. Shumica e tyre vinin nga Greqia (82% gjate dy viteve
    te siperpemendura) dhe shumica e pjeses tjeter nga Italia (13.2%). Pervec
    kesaj, njohurite teknologjike dhe eksperienca e punes, te fituara nga
    emigrantet duke punuar ne keto vende, u perdoren per modernizimin e
    prodhimit pas kthimit te tyre ne atdhe. Emigracioni ka edhe rendesi politike
    si nje celes per te ulur cdo lloj tensioni qe mund te krijonte anarkine ose
    rritjen e metejshme te kriminalitetit, ne qofte se gjithe keta njerez do te
    kishin qendruar ne vendin e tyre.

    Pasojat positive dhe negative ne ekonomine greke

    Nje nga pasojat positive ne ekonomine greke ishte punesimi i punetoreve
    shqiptare kundrejt rrogave te ulta dhe pa asnje lloj sigurimi. Kjo ka pasur
    si rrjedhoje prodhimin me kosto te lire dhe favorizimin e eksportit grek
    duke e bere ate me konkurues. Punetoret shqiptare kane ushtruar nje
    influence pozitive ne rritjen e harxhimeve totale konsumatore dhe ne te
    ardhurat e disa kategorive te caktuara te qytetareve greke, si ajo e
    pronareve te pasurive te patundshme. Me fjale te tjera, punetoret shqiptare
    dhe familjet e tyre ndihmojne rritjen dhe konsumimin privat te sherbimeve
    dhe te mirave materiale, megjithese ne nje shkalle te vogel, pasi synimi
    kryesor i tyre eshte kursimi dhe depozitimi i parave. Mbi te gjitha,
    punetoret e paligjshem perbejne nje force punetore te paorganizuar, te
    disponueshme, elastike dhe rastesore (okazionale). Shoqeri te vogla greke,
    te cilat perballohen me falimentimin dhe mbylljen, kane perfituar nga kjo
    force punetore. Ne vitin 1994, mbijetesa e tyre nga ana ekonomike eshte
    siguruar per arsye te pageses se ulet ndaj kesaj force punetore, afersisht
    2000 dhrahmi (6 euro) ne dite, duke iu shmangur sigurimeve shoqerore dhe
    duke punesuar ate vetem ne raste nevoje. Pjesa me e madhe e shqiptareve jane
    punesuar si punetore te pakualifikuar ne ndertim, transport si dhe ne
    bujqesi. Ne pergjithesi ata kane bere pune te cilat nuk duan te bejne
    punetoret greke - pune te veshtira, jo te paguara mire, te perkoheshme, pa
    pasur orar te caktuar ose sigurim shoqeror. Se fundi, per t’u permendur
    eshte fakti se femijet dhe adoleshentet shqiptare, sidomos ata ndermjet
    moshave 10 dhe 17 vjecare, kane “ushqyer” edhe “industrine” e erotikes ne
    Athine dhe provincat e saj.
    Nga ana tjeter, pasojat negative ne ekonomine greke duken ne ngritjen e
    papunesise ne punet e krahut (te pakualifikuara), nderkohe qe ne pune te
    kualifikuara nuk ka pasur ndryshim. Pagesat e ulta ndaj emigranteve kane
    sjelle si rezultat largimin e punetoreve greke, vecanerisht nga sektori
    industrial, i ndertimit, i bujqesise etj. Per t’u permendur eshte fakti se
    si pasoje e dergimit te parave nga emigrantet ne familjet e tyre, pjese e
    konsiderueshme e tarifes se kembimit del jashte kufijve te Greqise.
    Gjithashtu edhe humbja ne taksat mbi te ardhurat vjetore eshte nje dukuri
    negative pasi keto te fundit jane teper te ulta dhe te patatuara.

    ***
    Gjithnje shqetesimi primar i gekeve ne lidhje me emirantet ka qene i lidhur
    me mbrojtjen e tyre te jashtme, sidomos pas forcimit te marredhenieve te
    Shqiperise me Turqine, rivalit tradicional te Greqise ne Mesdhe. Greqia e ka
    pare kete afrimitet teper e alarmuar pasi ajo ka frike nga rritja e
    influences se Turqise ne Ballkan dhe mbi te gjitha rritjen e potencialit te
    harkut mysliman, qe do te rrethoje kufijte e saj (Shqiperi- Bosnje -Turqi).
    Por le te fokusohemi me mire ne kercenimin e nuhatur ndaj sigurise se
    brendeshme te Greqise e coroditur nga emigrantet shqiptare. Greqia eshte
    prekur nga rritja e krimit te organizuar pas ardhjes se emigranteve (sidomos
    nga tregetia e droges dhe armeve me Shqiperine). Vecanerisht tregetia e
    droges eshte rritur ne nje shkalle alarmuese gjate 10 vjecarit te kaluar ne
    gjithe zonen e Rusise, Azise Qendrore, Kafkaseve dhe Ballkanit si rrjedhoje
    e varferise, deshtimit dhe shkaterrimit te shume institucioneve shteterore
    dhe konflikteve te brendeshme. Ne kete sektor ekonomik jozyrtar,
    bashkepunimi midis grekeve dhe shqiptareve eshte perfeksionuar. Sikur ky
    problem te mos mjaftonte, rreth 700.000 arme u vodhen nga depot e armeve
    gjate trazirave te 1997-s, dhe vetem 100.000 prej tyre jane gjetur e
    rikthyer. Shume prej ketyre armeve jane shperndare nepermjet tregut ilegal
    te armeve ne Greqi.
    Per me teper, kerkesa e madhe per viza ka cuar ne zhvillimin e dallavereve
    qe kane te bejne me viza e pashaporta fallso ose te vjedhura. Edhe ne kete
    fushe bashkepunimi greko-shqiptar ka qene i cilesise se larte. Formalitetet
    greke ne Shqiperi dhe ne kufij kane “tregetuar” viza ilegalisht ne
    bashkepunim me shqiptaret.

    Ndjenjat e popullsise greke

    Ne pergjithesi, ndjenjat e qytetareve greke ndaj atyre shqiptare jane
    negative dhe per t’u permendur eshte fakti se nga te gjithe emigrantet e
    ardhur ne Greqi -bullgare, rumune, kurde, afrikane etj.- shqiptaret jane me
    te padeshirueshmit. E verteta eshte se racizmi dhe frika ndaj “ballkanasve
    te tjere” te perfaqesuar nga emigrantet shqiptare, eshte nje realitet. Kjo
    vihet re akoma edhe ne persona te cilet perpara 1991-t nuk shquheshin per
    ndjenja te tilla raciste. Pasiguria e qytetareve greke mbulon nje spekter te
    gjere, duke filluar qe nga frika e vjedhjeve ose vrasjeve, kercenimit te
    kultures dhe gjakut “te paster” grek dhe duke perfunduar tek frika e
    krijimit te nje potenciali te nje minoriteti shqiptar ne Greqi. Ne
    koshiencen kolektive sociale te grekeve, kriminaliteti eshte me teper i
    lidhur me emigrantet dhe vecanerisht ata shqiptare. Vecse sipas statistikave
    kriminaliteti i emigranteve shqiptare kap vetem 4.5%, pra nuk eshte aspak i
    larte. Eshte e vertete se situata ekonomike deshperuese, papunesia dhe jeta
    ne geto brenda qyteteve greke, jane faktore qe frymezojne kriminalitetit dhe
    izolimin e popullsise emigruese.
    Shqiptaret nuk jane vetem keqberes, ata jane edhe viktima te aktivitetit
    kriminal, pasi vete prezenca e tyre ka krijuar shanse te panumerueshme per
    aktivitete ilegale (si prostitucioni, trafikimi ilegalisht i emigranteve,
    fallsifikimi i vizave dhe pashaportave). Se dyti, keto aktivitete jane
    administruar nga te dy palet, greke dhe shqiptare dhe shpesh nga vete
    autoritetet greke. Megjithate emigrantet jane ata qe akuzohen lehte nga
    policia.
    Nje „ndihme“ te konsiderushme ka dhene media (televizioni, gazetat etj) qe
    nuk eshte kursyer ne akuza, kryesisht ndaj shqiptareve. Kjo histeri ndaj
    emigranteve shqiptare pati ekstremet e saj ne kohe sipas rastit... nga ky
    shtyp. Sa here kemi degjuar neper lajme ose kemi lexuar neper gazeta se
    hajdutet ishin shqiptare, pa pasur aktualisht ndonje prove, pasi individet e
    fajshem nuk ishin arrestuar. Ka pasur raste kur greket kane demtuar ose
    vrare shqiptare duke u justifikuar se ata ishin hajdute dhe duke u shpetuar
    keshtu pasojave penale dhe per me teper duke u ndjere te justifikuar qe
    kishin marre ligjin ne duart e tyre dhe duke inkurajuar te tjetret te
    vepronin si ata. Per me teper shqiptaret jane goditur vazhdimisht per arsye
    te kombesise se tyre. Megjithate per t’u permendur eshte fakti se ne Greqi
    nuk ekzistojne organizata raciste si ato ne Gjermani apo France. Se fundi,
    stereotipet kriminale kunder shqiptareve jane perdorur nga vete politikanet
    greke per interesa personale ose partiake te tyre dhe policia greke ka
    mbeshtetur shume here teorine e rritjes se kriminalitetit per arsye te
    emigranteve, per te mbuluar mungesat ne politiken e tyre parandaluese.

    Rrjedhojat ne marredheniet shqiptaro-greke

    Emigrantet shqiptare ne Greqi kane marre pjese padyshim ne aktivitete
    kriminale. Megjithate mediat dhe shume here politikanet greke i kane
    ekzagjeruar keto incidente me synim krijimin e stereotipeve qe i donin
    emigrantet fajtoret kryesore te krimit dhe papunesise ne Greqi. Keto
    stereotipe kane ndihmuar shoqerine greke te justifikohet shpesh per
    trajtimin jo te mire te emigranteve ekonomike nga policia dhe shteti. Le te
    kujtojme ‘Operacionet fshese’ si nje mase e rende qe ka ndermarre here pas
    here policia greke. Keto operacione i kane sherbyer nje qellimi te dyfishte.
    Pervec trysnise qe kane ushtruar ndaj qeverise shqiptare, ato kane mbushur
    boshllekun e krijuar nga mungesa e nje politike te emigracionit dhe
    kriminalitetit, e cila do te mund te privonte emigrimin ilegal si dhe mund
    te zgjidhte problemet e korrupsionit te lidhura me fallsifikimin e vizave
    dhe aktiviteteve te tjera. Masat e raprezaljes kunder emigranteve shqiptare
    u pranuan dhe u justifikuan moralisht nga maxhoranca e popullit grek, pasi
    sipas tyre te gjithe shqiptaret ishin kriminele dhe shteti i tyre duhej
    pastruar nga ata. Politika te tilla kane shkaktuar vazhdimisht ferkime ne
    lidhjet shqiptaro-greke.
    Qeveria shqiptare eshte ankuar tek organizatat nderkombetare dhe per shkak
    te kesaj protokolli i Greqise per te drejtat humanitare eshte „njollosur“
    seriozisht. Pervec kesaj, ne koshiencen e shqiptareve mbase Greqia mund te
    konsiderohej si armike, pasi kjo ide kishte qene kultivuar nga regjimi Hoxha
    Gjate periudhes 1990-1999, Greqia nuk ka arritur dot te largoje mosbesimin
    tradicional te popullsise shqiptare ose te portretizoje vetveten si nje
    superfuqi rajonale dhe mike ndaj Shqiperise. Stereotipet e kriminalitetit,
    vulgariteti ndaj shqiptareve kane shkaktuar demtim ne marredheniet
    greko-shqiptare edhe per nje arsye tjeter. Nje pershtypje e pergjithshme
    eshte krijuar per shqiptaret nga populli grek, se ata jane te korruptuar dhe
    te djallezuar dhe nuk duhet pasur besim ne ta, por as nuk duhen ndihmuar.
    Eshte teper e veshtire tashme per qeverine greke te binde popullin e saj se
    shqiptaret duhen trajtuar si miq... (kujtoj se) nje gje e tille duhet te
    ndodhe normalisht ne nje shoqeri normale qe evolon...

    ***

    Persa i perket Shqiperise, nga ana tjeter, nuk eshte vene re ndonje
    perpjekje, qe te ndaloje emigrimin ne menyre ilegale, as ndonje bashkepunim
    i dyanshem ne kete ceshtje dhe ne ate te rritjes se kriminalitetit. Qeveria
    aktuale, por dhe ato qe kane kaluar, nuk paten asnjehere nje politike
    konstante emigracioni per me shume se 1/3-en e popullsise!
    E pra edhe shteti shqiptar eshte tragjikisht i deshtuar ne kete aspekt...
    Megjithe kalimin e viteve, per shkak te mendimeve te ndryshme, zgjidhje te
    mjaftueshme dhe te kenaqshme nuk jane gjetur ende… Sigurisht qe eshte per
    t’u perkrahur nje projekt-ide, qe do te mundesonte krijimin e nje Ministrie
    te vecante Emigracioni (kaq te specifikuar), ne ate mori ministrish e
    organesh burokratike. Edhe pse pati nje fije shprese para disa vitesh, qe u
    konkretizua me krijimin e nje Instituti te Diaspores brenda Ministrise se
    Jashtme (gjate qeverisjes Meta), ky organ i izoluar ne struktura
    „therrmuese“ nuk realizoi asgje, perkundrazi mbeti nje strukture e
    parealizuar.

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Citim Postuar më parë nga SKORPIONSKING
    shume e kruajne b... keta greket por kur ti hyje ushtria turke per 24 ore ne athine
    atehere do behen njerez ata .

    Çfare ushtrie turke, ku guxon turku me shkel jashte kufijve te vet mos harro rusi
    i rrin ne qafe.

    ne duhet te bazohemi ne forcat e tona
    "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  4. #94
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga arturo

    C'pune ka emigracioni me te beren litar te zorreve te te tjereve ? Thone gje ushtaret Italiane qe do bejne litar me zorret tona ? Thone gje ushtaret Anglez apo Amerikane apo Kanadeze(ke mbi 1.5 milione vete ne keto dy vende bashke) qe do bejne litar me zorret tona ?

    Po ne Zvicer(ne dy vete ne Gjeneve e Zyrih njerin e ke shqiptar) cfare duhet te thone qe dihet se elementi kosovar eshte element shume here me keqberes se sa ai ne Greqi qe eshte dicka qe kufizohet ne vjedhje sporadike per buken e gojes. Nga ana tjeter kur nuk te lejne te zhvillohesh, kur te shtyjne statuse etj etj, atehere cfare pretendon ti te bejne shqiptaret ? Edhe se fundmi edhe ata qe jane kapur me organizata kriminale jane vec korriere.

    Ky Gambeta cfare eshte ? Kam patur disa shok shqiptar me kete mbiemer.

    Ndonje mendim i yti per shkrimin pa lidhje qe ke sjellur ne kete teme ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #95
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Cfar reagimi duhet te presim kur disa kohe me pare Kryministri del e thote se çeshtja çame eshte thjeshte çeshtje teknike dhe jo kombetare.

    Ne fakt kane te drejte se jane te zene, po lodhen duke ndare torten e qeverise, apo po mendojne ke te vendosin kandidat per president, ndersa kjo puna videos ka kohe pret... .

    Gjithsesi, nese greket do te donin me te vertete ta denonin veprimin atehere Ministri i Mbrojtjes Grek, duhet te dali para kamerave e te kerkoje falje publike.

    tung
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,053

    Digjet flamuri grek

    Pas skandalit te videos greke,protestojne qytetaret shqiptare."Zbraset" vetem Karabina Greqia te crrenjose nacionalizmin e semure

    Në shenjë proteste kundër publikimit të një videoje ku ushtarë grekë këndonin këngë fyese ndaj shqiptarëve, një grup qytetarësh fierakë janë mbledhur dje në një nga rrugët kryesore të qytetit. Afro 30 persona, shumica e të cilëve thanë se i përkisnin komunitetit çam, kanë mbushur lulishten para Bashkisë së Fierit, duke apeluar për një reagim ndaj shtetit grek, reagim që duhet të vijë nga të gjithë ata që ndihen shqiptarë. Në duar protestuesit mbanin flamurin grek dhe atë shqiptar. Ata kanë hedhur parulla për disa minuta dhe më pas kanë djegur flamurin grek.

    Thirrjeve të protestuesve u janë bashkuar edhe shumë qytetarë fierakë, ndërsa skena është ndjekur nga qindra persona, të cilët kanë qenë duke ecur ose pushuar në ambientet publike të qendrës së qytetit. "Fjalët që kanë folur ushtarët grekë dhe qeveria greke, ka thënë Bashkim Vulaj, njëri prej protestuesve, na injorojnë ne si shqiptarë. Por ne jemi popull që kemi tradita dhe i ruajmë ato. Po të ketë nevojë shteti shqiptar, për ta treguar vlerën e tij si komb, ne jemi gati ta provojmë".

    Ndërsa Kristaq Ziu, personi që i vuri flakën flamurit grek, teknik kabllor në televizionin privat lokal "Kombi", ka pohuar se populli i Fierit nuk duhet të jetë kaq indiferent përballë kësaj fyerje të madhe kombëtare. "Unë habitem, ka thënë ai, sesi qytetarët fierakë festojnë fundjavën të qetë sot. Ata duhet të protestojnë, sepse boll kemi ndenjur duarkryq kaq vjet, në një kohë kur greku ka vrarë, ka prerë, ka djegur flamurin shqiptar në mes të Athinës dhe qeveria shqiptare nuk proteston kundër mynxyrave që bëjnë ushtarët grekë me anë të videos që u transmetua dje. Fierakët në vend që të shkojnë për fundjavë sot, duhet të mblidhen të gjithë për protestë".

    Kjo protestë ka qenë e parapërgatitur më parë deri në detaje, pasi organizatorët kanë gjetur dy flamuj: një shqiptar dhe një grek. Me flamujt në dorë kanë demonstruar për pak minuta në këtë shesh dhe më pas duke valëvitur flamurin shqiptar i kanë vënë flakën atij grek. Djegia e flamurit grek ka shënuar edhe kulmin e kësaj miniproteste. Kjo mënyrë hakmarrjeje nuk ka pasur orator, por disa prej pjesëmarrësve kanë hedhur parullat "Poshtë shovinizmi grek", "Ku jeni o politikanë shqiptarë" etj.

    Djegia e flamurit grek është parë nga shumë qytetarë fierakë në mëngjesin e së dielës. Demonstruesit më pas janë larguar, pasi kanë realizuar edhe reagimin e tyre për videot e ushtarëve grekë, të shfaqur dy ditët e fundit në mediat greke e shqiptare. Protesta ka zgjatur vetëm 20 minuta dhe nuk ka shënuar asnjë incident, madje nuk ka rënë në sy të policisë.

    Policia

    Burime zyrtare nga Komisariati i Fierit kanë deklaruar për gazetën "Shqip" se nuk kanë pasur informacion në lidhje me këtë ngjarje. Uniformat blu nuk janë parë sot gjatë protestës, kur është djegur flamuri grek dhe as të ndërhyjnë në momentin që është bërë ky veprim. Në linjë telefonike vet shefi i komisariatit, Asllan Shyti, ka deklaruar se nuk ka deri tani ndonjë procedim në lidhje me personat që morën pjesë në protestë. Gjithsesi dhe nëse do të merret ndonjë hetim nga ana e krerëve të policisë, për dhunim të siglave dhe simboleve kombëtare, që në këtë rast është flamuri grek, Shyti ka pohuar se personat kanë marrë pjesë në protestë mund të ndiqen në gjendje të lirë. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk ka pasur asnjë person te proceduar apo të hetuar për ngjarjen.

    Karabina: Qeveria greke të çrrënjosë nacionalizmin e sëmurë

    Qeveria shqiptare ka reaguar dje në lidhje me pamjet filmime ku tregoheshin ushtarët grekë që stërviteshin duke kënduar këngë antishqiptare. Reagimi ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet zv/ministrit Petrit Karabina, një ditë pas këtij skandali. Zëvendësministri i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes greke që të merrte të gjitha masat për të çrrënjosur të gjitha këto shfaqje të nacionalizmit të sëmurë grek. Gjatë një konference për shtyp, zv/ministri Karabina është shprehur se "Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, duke besuar në vlerat tona të përbashkëta euroatlantike, pret që të dënohet sa më shpejt e vërteta e kësaj kasete filmike nga ana e kolegëve tanë të Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë". Zëvendësministri i Mbrojtjes ka theksuar se kaseta është një fakt i vërtetë e i besueshëm edhe për vetë mediat greke, që e publikuan dhe e dënua. Përmbajtja e saj tha zv/ministri Karabina përbën një skandal vështruar në sfondin miqësor të marrëdhënieve shqiptaro-greke, e të së ardhmes së tyre në bashkësinë e vendeve euroatlantike. Në emër të ministrisë që përfaqëson Karabina, është shprehur se "ne jemi të bindur se këngët frymëzuese antishqiptare në stërvitjet e ushtarëve grekë janë të papranueshme, të dënueshme dhe po aq skandaloze edhe për të gjitha vendet anëtare e partnere të NATO-s, ndaj kërkojmë që edhe Ministria e Mbrojtjes e Greqisë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të çrrënjosur këto shfaqje nacionalizmi agresiv ndaj shqiptarëve në radhët e forcave të armatosura të Greqisë". Sipas zëvendësministrit Karabina, Ministria e Mbrojtjes ka punuar e vazhdon të punojë në të mirë të marrëdhënieve të miqësisë e të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Karabina tha se "ushtarakë të të dy forcave tona të armatosura kanë shërbyer e shërbejnë së bashku nën të njëjtin frymëzim, e me vlera të përbashkëta në operacionet paqeruajtëse, si në kuadrin e Kartës së Adriatikut, apo të Brigadës së Evropës Juglindore". Gjithashtu, ai ka shtuar se "Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë programe edukuese për pjesëtarët e tyre, në të cilët lartësohen vlerat demokratike aspak shoviniste e fyese për kombet e popujt e tjerë". Duke përfunduar deklaratën e bërë në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të shtetit shqiptar, në këtë kontekst ai shtoi që "ne besojmë se dukuri të tilla brenda radhëve të ushtrisë greke, të cilat shkojnë kundër frymës së vlerave euroatlantike e të fqinjësisë së mirë, nuk do të kenë më vend dhe se në programet e tyre edukuese për forcat e armatosura do të mbizotërojnë vlerat demokratike euroatlantike". Videoja skandaloze është xhiruar në ambiente stërvitjeje të ushtrisë greke, ku këndohen këngë me përmbajtje të fortë antishqiptare. Fillimisht ekzistenca e videos është zbuluar nga gazeta greke "Ta Nea", e cila ka botuar të dhënat e para në lidhje me këtë skandal. Kjo video ka qarkulluar fillimisht këto ditë në internet, por një ditë më parë pas publikimit në shtyp ka tronditur edhe Ministrinë greke të Mbrojtjes. Videoja është realizuar nga një celular, ku dallohen qartë ushtarë grekë, të cilët janë duke kryer një maratonë prej 50 km. Përgjatë rrugës, nën kujdesin edhe të oficerëve, ushtarët këndojnë këngë me përmbajtje të theksuar antishqiptare dhe jo vetëm kaq. Brenda tekstit të këngëve të ulëta dhe ofenduese në adresë të shqiptarëve dhe turqve, citohen fraza urrejtjeje. Një prej frazave të ulëta gjatë këngës së ushtarëve grekë ka qenë "këpucët tona do i bëjmë me lëkurën e tyre. I quajnë shqiptarë. Lidhëse këpucësh do të bëjmë me zorrët e tyre". Gjithashtu, në gazetën greke jepen edhe prononcimet e disa drejtuesve të ushtrisë greke, të cilët pranojnë se këngë të tilla janë kënduar edhe herë të tjera nga ushtarët grekë dhe kjo është bërë me qëllim që të ngrihet lart morali i tyre. Ndaj kjo tregon se në ushtrinë greke janë të shpeshta këndime të tilla, me tekste nga më skandalozet dhe nxitëse të urrejtjes.

    Gazeta Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 05-03-2007 më 15:39

  7. #97
    Ministria greke e Mbrojtjes dënon videon me përmbajtje antishqiptare

    05-03-2007

    Ministria greke e Mbrojtjes e dënoi videon ku duken ushtarë grekë duke kënduar marshe anti-shqiptare. Një zëdhënës i ministrisë nxorri një deklaratë ku thuhet se vendi i tij dënon pa mëdyshje incidente të tilla, duke shtuar se vërtetësia e videos ende nuk është konfirmuar.

    Në videon e publikuar në Internet shihen ushtarë, me sa duket grekë, që i këndojnë marshet gjatë trainimit. Publikimi i saj u bë shkak për protesta në Shqipëri, ku pati një incident në të cilin u dogj flamuri grek. Zëvendësministri shqiptar i Mbrojtjes, Petrit Karabina u bëri thirrje autoriteteve greke t’u japin fund akteve të tilla të papranueshme dhe skandaloze.

    VOA

  8. #98
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Ata cunat e Fierit na nerun... paskan qen te medhenj fare.... na i kalun neve knej (neve qe u cam tu shkrujt)

    Jepi.. Fieri jepi..

    P.S ju atje lart mer jau.. pse sillni shkrime te shtypit.. ato hudhin atje ku kane venin... ketu flisni se cfare mendoni (edhe ju filogreket/minoritare) se si ju krahasojne greket me nje lecke.

  9. #99
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Kristaq Ziu: Më është ngjethur mishi nga urrejtja patologjike e ushtrisë greke ndaj popullsisë shqiptare

    Çfarë ju shtyu të dilni në shesh dhe të digjni flamurin grek?

    Një ndjenjë shqiptare, si çdo njeri që e ndjen se është i tillë. Kam parë, si të gjithë shqiptarët, atë video skandaloze dhe më është ngjethur mishi nga urrejtja patologjike e ushtrisë greke ndaj popullsisë shqiptare. Në fakt, historia shpreh qartë se ne duhet të kemi një urrejtje të tillë për ta. Historia fatkeqe e popullsisë çame flet për urrejtjen dhe cinizmin e grekëve ndaj shqiptarëve, sidomos atyre të pambrojturve, fëmijë, grave dhe pleqve. Nacionalizmi grek, të tërbon. Nuk e di se ç’u kemi bërë ne atyre, kur në fakt, ata kanë bërë qindra poshtërsira ndaj nesh. Flamuri shqiptar është djegur në qendër të Athinës, ndërsa tashmë, ushtria greke kërkon të bëjë lidhëse këpucësh me zorrët e shqiptarëve(!) E dimë dhe e njohim “trimërinë greke”. Këtë, le ta thonë këtu, në vendin tonë ata. Kjo më shtyu. Nëse je shqiptar, diçka patjetër shqiptare do të të bëjë nacionalist, përballë kësaj fyerjeje dhe këtij poshtërimi.

    -Patët përkrahjen e qytetarëve?

    Të them të drejtën, shumë pak u sensibilizuan me ne. Unë çuditem, kanë apo s’kanë gjak këta njerëz. Në vend që të ngriheshin e të bënin turma të mëdha protestuesish, shkojnë për fundjavë, pas kësaj videoje skandaloze. Unë që kur e pashë videon, nuk më zinte gjumi nga nervozizmi.

    -Ju keni qenë emigrant?

    Po, kam qenë në Greqi. Nuk mund të rrija gjatë, pas një diskriminimi të gjatë e poshtërues që u bëjnë ata shqiptarëve dhe emigrantëve tanë, që shkojnë nga halli. Grekët janë të poshtër, na shanin, fyenin, ishin racistë të tërbuar dhe aspak miqësorë. Për më tepër, nuk paguanin as djersën e hedhur të mijëra emigrantëve. Greku na ka fyer, poshtëruar, vrarë dhe qeveria jonë, hesht. Të them të drejtën, nuk e prisja reagimin e ftohtë dhe aspak patriotik të qeverisë shqiptare, sidomos ndaj kësaj videoje. Greqia, madje, është anëtare e Bashkimit Evropian, çka do të thotë se është pro lirisë dhe të drejtave të popullsisë fqinje; në fakt, ka treguar se po bën të kundërtën.

  10. #100
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga nostradamus99
    Çfare ushtrie turke, ku guxon turku me shkel jashte kufijve te vet mos harro rusi
    i rrin ne qafe.

    Mmmm, më fal që ta them po nuk dike me bo llogari... babai i kalbur rus, gënjehet me heshtjen e çështjes çeçene etj., etj., dhe Greqia asnjëherë nuk është konsideruar si një e mbrojtur nga Rusia, nëse e ke mendu e ke pas gabim...

    Kurse për ato forcat tona... mjafton ti trembim se ata 600 mijë që punojnë për bukë të gojës, mund të kthehen kundër shtetit grek edhe me mjete jashtë istitucionale.

Faqja 10 prej 21 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •