Para nja nje jave po shikoja ne 60 min historine e spiunit rus, ish anetar i KGB-se, qe vdiq ne 24 nentor ne Londer mbasi helmimi i tij shkaterroi komplet fizikun e tij, duke e vene ne koma, dhe eventualisht duke sjelle vdekjen e tij. Eshte me te vertete per te ardhur keq qe nje burre aq i mbajtur, simpatik, ne nje moshe kaq te re, me nje familje kaq te bukur, pesoi nje fund kaq tragjik.
Litvinenko u helmua me polonium-210, nje mase radioactive shume e rralle e cila edhe ne doza shume te vogla eshte shume vdekjeprurese, duke mos lene menjane faktin qe eshte shume, shume e shtrenjte. Sipas 60 min, ajo sasi e vogel qe iu administrua Litvinenkos mund te kete kushtuar rreth 2-3 milione dollare. Duke pare emisionin diskutimi lindi qe ai ishte nje njeri qe dezertoi vendin e tij, duke marre me vete shume sekrete te nje organizate me rrenje shume te thella, te nje kombi shume te madh. Duke marre parasysh qe KGB eshte nje organizate qe krahasohet me CIA ( e cila edhe ne keto kohe po zhvillon gjyqe qe te ndeshkoje njerez vetem per permendjen e identitetit te nje prej agjenteve te saj), a ishte Putini (nqs e ka bere me te vertete kete gje) gabim apo ishte ky nje veprim i domosdoshem per te mbrojtur sekretet e shtetit?
Mendimet tuaja, pls.
Krijoni Kontakt