Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    44

    “Vetëvendosja” dhe përkrahësit e saj vërtet janë armiqtë e të ardhmes së Kosovës

    Si qytetare i Kosoves perkrahi deklaraten e Ambasadores Kajdanov lidhur me keta rrugaqet e vetefundosjes dhe prese qe policia e Kosoves duhet te tregoje vendosmeri, te tregojme qe jemi te afte te mbajme shtet.

    Po i porosise kete bande qe nuk kane konsiderate per asgje se nuk mund te luajne me fatin e Kosoves me asnje çmim.

    --------------

    Kaidanou: Besoj se Vetëvendosja dhe përkrahësit e saj vërtet janë armiqtë e të ardhmes së Kosovës

    Besoj se “Vetëvendosja” dhe përkrahësit e saj vërtet janë armiqtë e të ardhmes së Kosovës. Po e them këtë shumë qartë pasi që populli duhet ta kuptojë që sa herë ka demonstratë dhe sa herë që komuniteti ndërkombëtar sheh dhunë në Kosovë në mënyrën se si provokoi “Vetëvendosja” më 10 shkurt, komuniteti ndërkombëtar sheh një Kosovë e cila nuk është e gatshme për hapin tjetër në procesin për definimin e statusit. Ne nuk e dëshirojmë këtë.
    Mendoj se njerëzit duhet të pyesin veten se për çfarë angazhohet “Vetëvendosja”. Nëse i shikoni pankartat në qytet ku paralajmërohet demonstratë, çka shikoni? Është shumë e qartë se ata nuk e pranojnë pakon e Ahtisarit, por cila është alternativa për këtë proces ? Nuk ka, ka thënë në një intervistë për TV 21, shefja e Zyrës amerikane në Prishtinë, Tina Kajdanou.

    03 mars 2007 - 09:05:54

  2. #2
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Gomari nuk di të lexojë e i duket se nuk ka alternativë. Alternativa është këtu:

    http://www.vetevendosje.org/

    Besoj se “Vetëvendosja” dhe përkrahësit e saj vërtet janë armiqtë e të ardhmes së Kosovës.
    Shumë interesant, dmth politika paska mbetë në ndërgjegjen e besimit e jo të fakteve, e ti qytetari i Serbisë i referohesh një ambasadore me mbiemër sllav. Vazhdo rrugën tënde deri në pleh-ngrënie.

  3. #3
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Po mos u lodhni kote pothuajse gjithkund ne ballkan egziston nga nje levizje e till,,,,,,,,

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Duhet ndalu kete organizat anti kombtare me demaqin ne krye,eshte e pa tolerushme qe keta rrugaq me ndihmen e shkive deshirojn qe kosoven ta kethejn atje ku ishte.Deshira e tyre eshte qe te gjith te dorzojn kosoven ne duar te tyre,edhe parolla e fundit"duam vetvrasje per ekipin negociator"deshmon qe ketyre nuk ju intereson qeshtja kombtare por si te arrijn vet ne poste.Shteti duhet te reagoj fuqishem dhe keta lahperat te dalin para drejtesis sepse kosoven nuk e perbejn 2000 vet por 2 000 000.Kurti duhet ti vej gishtin kokes se nuk eshte e mundur qe te gjith jan tradhtar e vetem ai na qenka patriot,nuk guxojm qe te konfrontohemi me bashkesin nderkombtare sepse pa ndihmen e tyre nuk do ishum ketu ku jemi.Pajtohem me deklaraten e zonjes kajdanov se kjo organizat eshte armiku i ardheshem i kosoves dhe qdo komentim tjeter eshte i tepert

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Shkupi s’mbështet protestat

    Derguar me: 04/03/2007 - 09:56


    Shqiptarët e Maqedonisë i dhanë përgjigje të ftohtë lajmërimit të lëvizjes së Kosovës, “Vetëvendosje”, sipas të cilit kjo organizatë po planifikon të hapë zyra në Shkup. Aktivitetet e grupit nacionalist nxitën kureshtje pas raportimeve se edhe shqiptarët e Maqedonisë morën pjesë në protestat e “Vetëvendosjes” në Prishtinë, me 10 shkurt, të cilat përfunduan me vrasjen e dy të rinjve. “Tani për tani, në Maqedoni kemi vetëm aktivistë, të cilët i kontribuojnë qëllimit të Vetëvendosjes, që është e drejta e popullit për vetëvendosje”, tha Glauk Konjufca. Deklaratat e shumta të Konjufcës për hapjen e zyrës në qytetin shqiptar të Tetovës, qendër e Universitetit Evropian Juglindor, kanë ngritur dyshime rreth pasojave të këtij veprimi. Lajmërimi nuk është pritur me entuziazëm nga partitë shqiptare të Maqedonisë, intelektualët apo studentët, e madje as nga kosovarët që studiojnë në Tetovë. Politikanët vendorë thonë se “Vetëvendosja” s’ka ç’të kërkojë në Maqedoni. Ata i frikësohen faktit se prezenca e një grupi të tillë do të ketë efekt negativ në imazhin e shqiptarëve në përgjithësi dhe se kjo mund të rrisë tensionet etnike. Tema e “Vetëvendosjes” u bë e rëndësishme pas zbulimit të faktit se Fazli Veliu, udhëheqës i lartë në Bashkimin Demokratik për Integrim, BDI, mori pjesë në protestën e 10 shkurtit në Prishtin,ë së bashku me shqiptarë të tjerë nga Maqedonia. Veliu tha se ai mburret me pjesëmarrjen në protestë, duke shtuar se ai është i gatshëm të mbrojë të gjithë shqiptarët që “kërkojnë liri dhe pavarësi në Kosovë, Ballkan dhe Evropë”. BDI-ja është distancuar nga qëndrimet e Veliut dhe ka mohuar akuzat,sipas të cilave ajo ka organizuar praninë e protestuesve nga Maqedonia në protestën e Prishtinës.

    “BIRN”
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #6
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Post Protestë e qetë e 'Vetëvendosjes'

    Mijëra qytetarë të Kosovës kanë protestuar të shtunën në Prishtinë kundër propozimit të kryenegociatorit Martti Ahtisari për statusin e Kosovës.

    Protestuesit në mënyrë simbolike kanë shkatërruar pakon e z. Ahtisaari dhe kanë kërkuar lirimin pa kusht të udhëheqësit të 'Vetëvedosjes', Albin Kurti.

    Folës në protesë kanë kritikuar ashpër pjesëtarët e Grupit Negociator të Kosovës.

    Por policia tha se protesta ishte e qetë dhe pa incidente, ndryshe nga protesta e tre javëve më parë të organizuar nga lëvizja.

    Dy protestues u vranë me plumba plastikë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në 10 shkurt gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë.

    Protestuesit marshuan nga selia e lëvizjes "Vetëvendosje" në drejtim të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare dhe nuk u ndaluan nga policia.

    Kritika të ashpra

    Para ndërtesës ku ndodhet selia e presidencës, protestuesit në mënyrë simbolike shkatërruan pakon e kryenegociatorit Martti Ahtisari.

    Masës së tubuar iu drejtua aktivisti i lëvizjes, Glauk Konjufca.

    "Meqë kjo pako nuk e përmban vullnetin tonë politik dhe vendin tonë ia lë peng Serbisë dhe 5 përqind të popullit të Kosovës, ne këtë pako do ta shkatërrojmë. Sot do ta shkatërrojmë atë simbolikisht, ndërsa në të ardhmen realisht", tha Konjufca.

    Protestuesit kanë kërkuar lirimin pa kushte të udhëheqësit të lëvizjes Albin Kurti dhe aktivistëve të tjerë, të cilët u arrestuan gjatë protestës së dhunshme të 10 shkurtit.

    Gjatë mbajtjes së protestës rrugët kryesore të Prishtinës kanë qenë të mbyllura për trafik dhe policia kishte rrethuar ndërtesat qeveritare.

    Protestë e qetë

    Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani tha se protesta kishte kaluar pa incidente.

    "Policia vlerëson se protesta ishte e qetë... Kur policia ka parë formën e qetë të protestës sipas premtimeve të dhëna më herët nga lëvizja 'Vetëvendosje', është vendosur që të lirohet edhe pjesa e rrugës përballë ndërtesës së OKB-së që ishte e përfshirë në planin operativ", tha zoti Elshani.

    Ndërkohë pas përfundimit të protestës, institucionet e Kosovës dhe udhëheqësit opozitarë kanë falënderuar pejsëmarrësit për sjelljen e tyre paqësore.

    Ata i kanë siguruar qytetarët se Kosova është në rrugën e duhur për t'u bërë shtet i pavarur dhe sovran.

    Udhëheqësit kosovarë kanë bërë thirrje për qetësi dhe maturi në fund të procesit.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Duhet te zbardhet e verteta per lideret e "vetfundosjes" edhe pse disa here ketu kam shkruar per "backgroundin" e disave nga lideret e kesaj organizate revolucionare po shoh qe keto jane fshire.Populli duhet ta dije se kush jane keto njerez dhe cka perfaqesojne ata.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Postime
    9
    Shkupi
    Ata jan aq te bardh sa qe shendrisin. por qfar informata te duhen une do ti tregoj !

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vrasjet ne pabesi ne kosove te shum figurave te njohura.. sikurse Drini, Xhema, Uka, Sabaheti, Tahir Zemaj e gazetari Bardhyl.. etjetj.. jane akte armiqesore edhe kunder Pamvaresise se Kosoves..

    albin kurti asnjihere nuk i ka denuar vrasjet.. qofte dhe me gjysemfjale..

    kaq mjafton qe tekuptosh se albin kurti nuk eshte per pamvaresi te kosoves..

    vetfundosja.. e paska etiketuar dikush ktu.. "vet vendosjen" e albinit..
    me sakte ska si thuhet..

    pra dallohen me kohe kombetaret dhe anti kombetaret..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Postime
    9
    OO i Mjere!! Pike se pari Vetevendosja nuk eshte e kerkujt, e me se paku e Albinit ( per te mos rene ne pozicionin e idiotit, tu kisha lut informohu me mire). Albini eshte vetem nje figur publike, qe di ti mbroj pikpamjet politike te Levizjes Vetevendosje!
    Vetevendosja eshte organiziata me e cenzuruar ne kosove sa i perket mediave. gati mbi 70 % te popullsise as iden nuk e kan se qka eshte Levizja Vetevendosje, qellimimin e saj, pse nuk e pranon realitetin ne Kosove ... Keta nuk i vrau Albini e as Vetevendosja, po njerzit qe jeni lidhur me ta ne te ashtuquajturen grup i Unitetit, (Hashimi e Fatmiri vetem sa nuk e ndajne shtratin bashk). Dikur vriteshim sot jan miq, ironia e fatit qte besh... Vetevendosje e as Albini nuk ka absolutisht nevoj tja mbuloj te zezat e njerezve qe jan zhytur ne llumin e kriminalitetit e korupsionit! per njerezit e prishur moralisht qe njohin vetem gjuhen e shantazhit, paras e biznesit!

    SA PER KOMBETARET E E ANTI KOMBETARET>>>> Pajthem me ty, koha do ti tregoje!
    Ndryshuar për herë të fundit nga An_activist : 10-03-2007 më 13:46

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •