--------------------------------------------------
Kreshnik Alimerko ėshtė kandidati i "zbuluar" vetėm orėt e fundit, ndėrkohė qė kėto ditė ka filluar futjen vrullshėm nė fushatė pėr postin e kryetarit tė njėrės prej bashkive mė tė mėdha nė Jug tė vendit, Bashkisė sė Vlorės.
- Sa i motivuar ėshtė prefekti Alimerko pėr garėn e kreut tė Bashkisė sė Vlorės si pėrfaqėsues i koalicionit tė djathtė qeverisės?
Unė vij nga njė mision i mundshėm. Nė njė vit e gjysmė kohė qėndrimi nė krye tė Prefekturės sė Vlorės, pėr tė zgjidhur shqetėsimet e qytetarėve tė njė qyteti turistik, zhvillimi i ekonomisė sė qėndrueshme tė qytetarėve qėndron nė thelb tė pėrpjekjeve tė mia. Nuk mund tė ketė pėrshtjellim kur qyteti shkon drejt njė shkatėrrimi permanent nga drejtuesit e tij. Kėshtu, qyteti ynė, me resurse turistike, ka ecur si njė anije pa orientim dhe busull nėpėr vite, tė njė qeverisjeje prej 10 vjetėsh tė majtė. Dhimbshėm, shumė probleme tė qytetarėve janė akumuluar, ndėrsa qeverisja vendore ka qenė njė realitet i robėruar.
- Problematika e Bashkisė sė Vlorės nė fokusin tuaj?
Qyteti turistik ka ndjerė dy anė tė medaljes. Njė bashki ėshtė aktori kryesor nė zhvillimin e qytetit. Ka lartėsim pallatesh, por ka qytetarė tė harruar. Cilėsohet me tė drejtė "mbretėresha e turizmit", por rrugėt e saj ende fshihen apo pastrohen me fshesa gjeshtre. Janė hedhur fonde pėr spektakle, por s'i ka tretur mirė "stomaku" i shpirtit. Shtrohet zift elektoral, por dhimbja ėshtė se zifti bie shpejt nga rrugėt. Mė shumė pėr qytetin turistik ėshtė punuar pėr fasadėn. Rrugica tė tėra nė periferi janė viktimė e harresės. Dhe qytetari mallkon baltosjen nė dimėr dhe pudrosjen nė verė. Njė fushė e tėrė me mbeturina, qė nuk iu dha dot zgjidhje. Dhe kjo rrugė e gjatė e fasadės sigurisht njė fund e ka. Sa do tė ecet kėshtu me ide tė pluhurosura?
- Vizioni juaj pėr tė ardhmen e Vlorės?
Bashkia e qytetit tė Vlorės do tė vendosė nė epiqendėr punėn pėr qytetarin. Hapja e dyerve tė saj do tė jetė njė motiv mė tepėr. Bashkia e njė qyteti turistik do tė mendojė pėr qytetin turistik nė thelb dhe pėrmbajtje. "Turizmi vjetor pėr tė gjitha stinėt" -kėshtu do tė motivohet. Sezonet turistike do tė kenė vetėm dy data. Ēelja nė fillim tė vitit dhe perėndim nė mbyllje tė vitit. Kėshtu, ky qytet do tė jetojė gjithė stinėt me turizmin e rėrės, detit, malit, kulturės, etj., etj. Thithja e turistėve tė huaj do tė shoqėrohet me njė paketė masash, me tė gjithė operatorėt turistikė, bashkinė, institucionet qė lidhen me kulturėn, artin, duke vėshtruar me njė detajim tė njė historie navale tė qytetit, qė tė ketė identitetin e vet tė shkruar si, historinė e saj nė luftėra, por dhe paraqitjen dhe shpalosjen e vlerave tė objekteve qė paraqesin fytyrėn e vėrtetė tė saj. Kėtu do tė synohet me publicitet, emėrtime rrugėsh, lokale, magazina, muzeume, TV, gjithfarė qė tė punojė pėr turizmin, nė ēdo kohė dhe me cilėsi. Kjo do tė shqyrtohet me filozofinė e mirėseardhjes. Nuk do tė jetė njė kujtesė e hidhur turistike, por njė vendqėndrim turistik si tė gjitha vendet qė zhvillojnė turizėm.
Duke qenė nė qeverisje koalicioni i djathtė, do tė kėrkohet pėrfundimi i rrugės "Transballkanike", e njohur si rruga e biznesit, pėr t'i dhėnė njė frymėmarrje zhvillimit tė portit, me fillimin e investimeve pėr tė thithur turistė me tė gjitha mjetet si dhe rritjen e aftėsive pėrpunuese e tregtare tė tij. Turizmi kėrkon autostradėn qė tė cekė qytetin bregdetar. Qeverisė do t'i kėrkohet pėrfundimi, brenda disa viteve, i autostradės Fier-Vlorė. Kėto do tė shėrbejnė pėr ta bėrė qytetin mė atraktiv dhe mė tėrheqės, fonde qė do tė mundėsohen nga qeverisja e djathtė, e cila e tregoi kėtė vullnet mė lėvrimin e fondeve pėr rrugėn "Transballkanike".
Ndėrsa nė kuadėr tė njė bashkie eficiente do tė krijojmė njė administratė tė vogėl, me profesionistė e njerėz tė pėrkushtuar. Kjo do tė bėjė zgjidhjen e halleve tė tyre non stop, njė shėrbim mė i thjeshtė pėr vetė qytetarin si dhe afrimin e tij nė politikat e zhvillimit tė qytetit.
Problemet qė fokusohen ndoshta kėrkojnė kohė pėr t'u studiuar dhe pėr tė dhėnė zgjidhje nga specialistėt mė tė zotė qė do tė afrohen pranė kėsaj bashkie, por mbeten ndėrkohė sistemimi dhe asfaltimet e rrugėve dytėsore; lulishtet e mjedise argėtuese. Betonimi i qytetit ka cėnuar sipėrfaqen e nevojshme tė gjelbėrimit. Janė shtuar shumėkatėshet, por janė zvogėluar hapėsirat gjelbėruese tė qytetit. "Mushkėria e qytetit" po shkatėrrohet nga politika qė kėrkojnė zėvendėsimin e tyre me betonimin e bregdetit. Qyteti ynė turistik do tė jetė njėsoj si pėr qytetarin nė qendėr tė tij, edhe pėr qytetarin nė periferi. Sot, malet me plehra nė fushėn e avacionit janė njė akuzė e rėndė pėr qeverisjen vendore aktuale. Pėrditshmėria e kėtyre banorėve po vėshtirėsohet nga probleme tė shumta qė e kanė zanafillėn tek kthimi i fushės sė avacionit nė njė varrezė plehrash. Ka abuzime me fonde publike. Shpėrdorim nė rikonstruksione qė u hedhin hi syve, hedhje zifti e mbulim fondesh pėrmbi to. Bashkia e njė qyteti me resurse turistike, duke patur nevojėn e zhvillimit, do tė jetė tepėr e hapur dhe transparente me ndėrtuesit. Klientelizmi, nepotizmi, ryshfeti dhe fenomene tė tjera tė njohura ndėr vite, qė kanė cėnuar hapėsirat publike tė kėtij qyteti, do tė marrin fund. Biznesi do tė ketė njė derė tė hapur pėr tė zhvilluar qytetin larg fenomeneve qė kanė mbetur njė hije e keqe dhe e hidhur e qeverisjes vendore.
- Cili ėshtė mesazhi qė u dėrgon qytetarėve tė Vlorės?
Qytetarėt e Vlorės kanė nevojė pėr ndryshim. Janė qytetarėt e Vlorės qė me votėn e tyre do tė largojnė nga qeverisja vendore kėta pushtetarė tė sė kaluarės e do t'u kthejnė qytetarėve njė qeverisje tė re, me vizione tė reja pėr Vlorėn qytetare.
--------------------------------------------------
Krijoni Kontakt